Udhëpërshkrim
Luan Dibrani: Atmosferë festive në Shtutgard
E premte, 13.07.2012, 08:17 PM
Atmosferë festive me rastin e përfundimit të vitit shkollor në Shtutgard!
Nga Luan (Asllan) Dibrani
Ishte
dita e premte qe zhurmonte nga nxënësit
dhe prindërit shqiptar ,me rastin e përfundimit
të mësimit shkollor ku , patëm një takim të përbashkët në një nder shkollat shqipe me nxënës shqiptarë qe
vijojnë mësimin plotësues në gjuhën
shqipe në Shtutgard..
Në murin
e madh ishte teksti i lartshënuar "Mirë
se vini në Stuttgart-Ost Shkolla shqipe “Bashkimi Kombëtar” feston përfundimin
e vitit shkollor 2011/2012" me date
06.07.2012 .Pos, nxënëseve te kësaj paraleleje qe i ndoqën mësimet pati edhe tjerë nxënës qe
i shoqëruan moshataret e tyre të kësaj klase me mësuesen e Miradije Gashit .
Zonja
Gashi i përshëndeti të pranishmit,
emër të këshilli
te prindërve nder ta edhe zv.konsullin e
konsullatës se Republikës së Kosovës, zotin Ymer Lladrovcin, atdhetarët dhe
veprim- tarët qe ishin prezent si Xhafer Lecin,Baki Mustafin,Sejdi
Rexhepin,Iliriana Lladrovcin,Qerim Rexha,Man Zeqiri,Z.Hamdi Behrami, Luan (Aslla ) Dibranin,Premtime
Sejdiun ,Hyrije Hyseni etj.
Mërgata
jonë shqiptare ka bërë shumë për Kosovën duke filluar nga ana politike për ndërkombëtarizimin
e çështjes se Kosovës, në anën materiale
qe asnjëherë nuk u ndal po kapitalin e
ka derdhë ne atdheun tonë të shtrenjtë Kosovën,
para lufte ,mbas lufte, por edhe sot, dhe fizike qe shume djem dhe vasha ju përgjigjen atdheut edhe me pushkë në dorë deri ne vet flijimin
për dashurinë ,ndaj atdheut tonë. Pos këtyre medaljeve tanimë organizohet
edhe mësimi plotësues në gjuhës
shqipe qe i ka vlerat e veta! Edhe ky takim sinjalizoj shenja shumë të lumtur që pas një viti të angazhimit
të përbashkët u takuam serish që të festojmë përfundimin e vitit shkollor 2011-2012
nxënës ,prind dhe mësues.
Shtatori
i vitit 2011, shënoj një date te veçantë për Stuttgart-ostin, d.m.th edhe kjo
pjese e Stuttgartit me angazhimin dhe vetëdijen e prindërve arriti qe ta hape
shkollën shqipe me gjithsejtë 32 nxënës, të cilët mësuan në dy grupe. Sot në këtë
fund viti nga 32 nxënës, arritën qe ti
marrin dëftesat 28 nxënës, ndërsa 4 nxënës, mbeten pa
notuar për shkak të mungesave pa leje sipas mësueses Miradije Gashit.
Moderatorja
Shkëlqesa Gashi një nxënëse e shkollës , ftoj në diskutim "Këshillin e Prindërve" Qërim
Rexhajn ,Nasuf Koskovikun , Gani Gashin ,Enver Sejdiun ,Miradije Gashin dhe
zotin Ymer Lladrovcin ta merr fjalën me çka u prononcuan se janë te lumtur dhe theksuan se është domosdoshmëri e zhvillimit
të mëtutjeshëm te mësimit plotësues.
Programi vazhdoj
me recitime poezish ,
monologje, përshkrim abetareje ,fragmente me motive për atdheun Kosovën
Shqipërinë , mërgimin shkollën etj, me të cilën morën pjesë në skenë në forma veçanta dhe kolektive nga nxënësit
mesa vijon;
Aldina
Rexhaj, Agnesa Selimi, Aulon Islamaj,
Almina Seji, Arlinda Seji, Gentiana Islmaj, Ilirida Seji, Shkrepa Gashi,
Shkelqesa Gashi, Eldre Gashi,Leart Muslijaj,Teuta Zeqiri, Diellza Zeqiri,
Hatixhe Zeqiri, Riad Rexhaj, Sabrije Xhelili, Sumeja Shala, Naile Shala, Beni
blakaj, Dafina Papaj, Doruntina Papaj,Diellza Papaj, Fortesa Papaj, Etnike Koçinaj,
Erblina koçinaj, Fatlind Koçinaj, Liridona Ferizaj,Reolinda Halilaj,Ariona
Halilaj,Mirjeta Rexhaj,Donarta Rexhaj, Fitore Rexhaj,Yllëza Rexhaj,Veton
Koskoviku,Jeton Koskoviku, Sara Vuçiterna, Elis Vuçeterna, Esra Vuçeterna,Shpetim
Sejdiu,Qendrim Sejdiu ,Driton Koskoviku,Krijesa Kuçi,Egzon Gashi, Leonora
Hajdinaj, Rinor Halilaj Endrit Hoti, Elsa
Hoti,Mergim Behrami, Elsa Behrami, Erleta Behrami, Fatjona Mustafi,Edon
Mustafi, Erblin Hyseni,Vanesa Hyseni, Arijana Dervisi, Gëzim Salihaj, Genti
Salihaj, Avdyl Salihaj, Avni Miniri,Agim Miniri, Andi Lokaj,Arxhenda Rexhepi,
Daursa Rexhepi, Beni Blakaj, Blendi Blakaj,Bled Demiri, Blendi Lokaj, Andi
Lokaj,Bleona Blakaj, Bujar
Blakaj,Butrint Demiri,Hajdar Rexhepi, Ibrahim Rexhepi, Imedina hoxha,
Endrit Hoxha,Anesa Ljivoreka dhe Enis Hoxha.
Ne vazhdim
ishte një tryezë e shtruar me ushqime tradicionale ,pas
ushqimit ,vazhdoj programi i shoqërua me valle
nga publiku dhe me këngë nga këngëtari Qamil Zeka.
Ne përfundim
te programit i morëm edhe disa
prononcime nga disa prindër dhe nxënës po ashtu
në pyetjen tonë u përgjigje edhe zoti Ymer Lladrovci mbi ecurinë e zhvillimit të mësimit në gjuhën shqipe. Zoti Lladrovci theksoj qe në vitet e fundit ka ndryshuar situata paraprake dhe është dukshëm ma e kënaqur, duke e plotësuar një boshllëk paraprak ,po ashtu
duke e ndjekur modelin e të gjitha nacionaliteteve tjera .Fillimi
ishte me një numër relativisht të vogël e sot janë me mija qe e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, ku edhe sot jam i lumtur qe jam ne mesin e
tyre duke u mbështetur në aktivitetin
tonë qe e kemi ndjekur me interes deri
me sot . Ne i kemi dëftesat qe do tu shpërndahen te gjithë nxënësve theksoj nder te tjera zoti Lladrovci .Në pyetjen
tonë se pushimet po afrohen a ka marre
ndonjë hap organizativ Qeveria e Kosovës
qe ti presin fëmijët
mërgimtar qe do te vërshojnë drejt atdheut këto ditë? Zoti Lladrovci tha
se Qeveria e Kosovës ne bashkëpunim me Ministrin e Kulturës dhe ministrinë e
Diasporës kanë marre një serë aktivitetesh
qe do ti presin mërgatën ne forma te
organizuara në të gjitha komunat e Kosovës, theksoj nder te tjera zoti Ymer Lladrovci. Në vazhdim patëm edhe
mendimin e disa prindërve dhe nxënësve
mesa vijon;Hamdi Behrami qe tha
se ne jemi te interesuar qe ta ruajmë kulturën tonë , fëmijët tanë të ndjekin
shkollën, paralel me ato obligative
gjermane, po edhe atë amtare,i një mendimi ishte e dhe Man Zeqiri qe kishte tre fëmijë ne mësim të zonja Gashi
, ai tha se nuk jemi te kënaqur me numrin e nxënësve, por do te jemi edhe ma te vendosur për vitin
tjetër. Gani Gashi, ceku se ky vit mund te
konsiderohet si i suksesshëm nga se me pak nxënës filloj e me shume përfundoj, beri ftesë qe te jemi edhe ma afër njeri
tjetrit për vitin tjetër. Pastoj Baki Mustafa, po edhe ai kishte dy nxënës në mësimin
te kjo mësuese me te cilën tha, se ne duhet te jemi krenar
për ndjekjen e mësimit ne gjuhen
shqipe dhe kemi respekt për mësuesen dhe
pedagogen tonë qe po kontribuon ne rruajtjen e
kulturës tonë tek fëmijët tanë qe po rriten këtu ne diasporë. Sejdi
Rexhepi po ashtu kishte dy fëmijë të vet
ne këtë shkollë, i cili u zotua se ne patëm një takim edhe me drejtorin
e shkollës qe ne vitin tjetër te shtohen klasat për nxënësit shqiptarë .Zoti
Qerim Rexha anëtar i këshillit të prindërve
tha se i kam katër vajza qe e ndjekin mësimin ne këtë shkollë, qe një vit ka filluar
dhe është për tu krenuar ,
por nuk do të themi se jemi edhe te kënaqur me këtë numër aq te vogël
kur dihet numri i shqiptarëve ne Shtutgard.
Edon Mustrafa,Dafina Papaj ,Fortesa Papaj,Shpetim Sejdiu, dhe Shkrepa Gashi nxënës i kësaj shkolle theksuan se do të ndikojmë ne shokët tanë qe ne vitin tjetër të jemi ma shume prezent ne këtë shkollë .Premtime Seji kryetare e këshillit te prindërve thotë se jemi shume të kënaqur ne ecurinë e mësimit shkollor ne mësim plotësues ku ne vitin tjetër do te jemi edhe ma te përgatitur,qe do ta zgjerojmë veprimtarinë në gjithë shtresën e banuar në Shtutgad me qellim qe mos te mbesnim prapa popujve tjerë .Për fund morëm edhe opinionin e zonjës Vlora Muzliaj anëtare e këshillit te prindërve ,e cila theksoj se jemi optimist qe do te vazhdojmë me një ritëm edhe ma te fuqishëm qe ta ndjekim shembullin e këtij viti edhe për vitin tjetër. Qëllimi ynë është te ruhet , kultivimi dhe zhvillimi i kulturës shqiptare edhe në mesin e fëmijëve tanë, dhe beri thirrje qe ata qe nuk u përfshinë ne shkollë deri me tash mos te hezitojnë por ti nxisin fëmijët e vet te vinë dhe tu bashkohen moshatarëve te vete për ruajtjen se vlerave tona ne mërgatën shqiptare.