Udhëpërshkrim
Xhafer Leci: Kremton ‘’Dituria’’ në Wendlingen
E marte, 10.07.2012, 07:55 PM
SHKOLLA SHQIPE "DITURIA" NË WENDLINGEN KREMTON
SHKRUAN:
XHAFER LECI
Më 01 korrik.2012, arsimtarët Zejnije e Zeqir Asllani, në bashkëpunim me
prindërit e 32 nxënësve, të cilët aktualisht vijojnë mësimin plotësues,
organizuan një manifestim festiv, në përvjetorin e parë të hapjes të shkollës
shqipe "DITURIA" në Wendlingen të Gjermanisë. Edhepse fillim i ri,
rezultatet e kësaj shkolle nuk kanë munguar.
Në fillim u bë këndimi i himnit kombëtar.
Grupi vallëzues u prezantua me vallen e “Rugovës”dhe valle tjera nga trojet
tona etnike.
ArsimtariZeqir Asllani foli për rëndësinë e arësimit, ruajtjen e gjuhës,
kulturës, unfikimin e Abetarës së Re për të gjitha trojet tona të Shqipërisë
Etnike...
Zejnije
Asllani, arsimtare, përshëndeti të pranishmit, falënderoi prindërit për
angazhimin dhe mbështetjen e tyre, për kontributin e dhënë, për punët e
përgjithëshme të kësaj shkolle. Arsimtarja Zejnije u mirëprit me duartrokitje
dhe u nderua me një buqet lulesh për punën e saj .
Edhe artikullshkruesi i ktyre reshtave i përshëndeti
të pranishmit, u dëshiroi shëndet e suksese të mira nxënësëve. Ai foli shkurt
për punëtorët shqiptarë të këtij qyteti, kur në vin 1970-të, para 42 vitesh
askush nga neve atëherë nuk ka mundur ta imagjinojë se këtu, në Wendlingen, një
ditë do të hapet ndonjë shkollë shqipe...
Këtë manifestim me prezencen e tyre e nderuan edhe kryetari e nënkryetari i
SHK-së “Kadri Zeka” në Nürtingen, përkatësisht, zotërit Taxhidin Bakiu e Selami
Morina.
Të gjithë nxënësit recituan nga një vjershë, si për Alfabetin e gjuhës shqipe,
Flamurin kombëtar, Vlorën heroike, etj. Nxënës e prindër u ndanë shumë të
kënaqur, sepse në program ishin të përfëshirë të gjithë pa dallim, kjo ishte
një risi dhe kjo kishte rëndësi të veçantë.
Pas
përfundimit të programit të pranishmit u shërbyen me ushqime të kuzhinës tonë
tradicionale, të cilat i kishin sjellur falas prindërit. Gjatë kësaj ceremonie
shkëmbehëshin biseda e mendime rreth mësimit plotësues të shkollës shqipe,
nohja me gjeografinë, historinë dhe gjuhën amëtare.
Nga kujtimet e autorit të këtij
shkrimi, sot nipërit dhe mbesat e mërgimtarëve të vjetër, kanë arritur të
shkollohen dhe edukohen në gjuhën e tyre amëtare. Për herë të parë disa nga
mërgimtarët e vjetër, në vitin 1975, filluan të sjellin familjet e tyre në
Gjermani.
Më 1970-të në Wendlingen, banonin e punonin këta shqiptarë:
Daut, Hasan, Latif, Qemajl, Shaqir, Zenë e Tefik Morina, Jakup e Adem Fetahi,
Bejtullah, Taip, Murat e Balë Leci, Mustafë e Hajrullah Matoshi, Veli, Xhavit e
Jonuz Fazlija, Jakup Biçkaj, Sabit Latifaj, Xhavit, Sahit e Aziz Agaj, Vehbi e
Hasan Dance, Xhafer Gashi, Xhavit Zeqiri, Liman Kqiku, Ali Orana, Hafiz Hafizi,
Sylë, Shefqet e Zijah Zylfijaja, Jakup e Ruzhdi Kryeziu dheTaip Emini.
Gjithesejt 37. Nga këta 32 banonin në ndërtesën moderne, pronë e Firmës të
Mobileve, Erwin Behr, në rrugën Alb Str.13, 73240 Wendlingen am Neckar, ndërsa
20 prej tyre punonin në kët firmë.
Nga këta 37-të sa ishin atëherë, kanë vdekur 10-të: Daut, Latif e Qemajl
Morina, Jakup e Adem Fetahi, Sabit Latifaj, Aziz Agaj, Xhavit Zeqiri,Taip Leci
e Vehbi Dançe, prej tyre 6-të në Gjermani e 4-ër në Kosovë.
Wendlingen-i,si vendbanim, daton nga
viti 1132. Është një qytet shumë i bukur, lidhet me shumë qendra hekurudhore,
autostrada, vetëm