E merkure, 11.12.2024, 03:59 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Pierre-Pandeli Simsia: Dr. Selahedin Velaj, gjenerator i patriotizmit

E hene, 16.07.2012, 07:41 PM


Dr. Selahedin Velaj, gjenerator i patriotizmit

Ne promovimin e librit "Dr. Selahedin Velaj, Legjenda Vlonjate ne Amerike"

Nga Pierre-Pandeli Simsia

Ne keto ditet e nxehta korriku, ne Vloren historike dhe patriotike, ne Vloren piktoreske e turistike, intelektuale te nderuar vlonjate, familjare dhe te aferm te familjes Velaj, u mblodhen ne “Seline e Shenjte” te librit, ne sallen e Bibliotekes Publike, “Shefqet Musaraj” per te promovuar librin: “Dr. Selahedin Velaj, Legjenda Vlonjate ne Amerike” organizuar nga Biblioteka Publike, “Shefqet Musaraj” dhe Shoqata Kulturore “Ismail Qemali”, Vlore.

Para pak kohesh ishte e papritur e kendshme per mua kur organizatoret e atij aktiviteti me njoftuan se kishin menduar qe promovimin e librit do ta benin ne Vlore; u ndjeva i gezuar dhe i emocionuar. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Biri i lavdishem i Vlores, Nderi i mbare Shqiptarizmes, larguar 68 vite me pare nga vendlindja dhe atdheu i tij po rikthehej nepermjet nje libri monografik, per t’u nderuar, per t’u vleresuar, per t’u lartesuar nga bashkqytetaret e tij, elita intelektuale vlonjate.

I ardhur enkas nga Sh.B.A. sigurisht, gezimin dhe kenaqesine e atij aktiviteti mbreselenes, une do ta perjetoja edhe me pjesetaret e tjere te familjes sime mes miqve dhe shokeve te mrekullueshem vlonjate.

Pas nje udhetimi te rehatshem neper autostraden pothuajse te perfunduar Fier – Vlore mberijme ne qender te qytetit.

Nje nder organizatoret e atij aktiviteti, avokatja Dhurata Dauti, na pret ne qender te qytetit bregdetar. E qeshur, sic eshte ne natyren e saj, si te ishim te njohur prej kohesh, takohemi me avokaten. Duke ecur bulevardit kryesor te qytetit, na thote se vendi me i pershtatshem per te bujtur ishte hoteli ne vendin e quajtur “Kali i Trojes”

“Besoj, se aktiviteti do shkoje shume mire… Bashke me Prof. Dr. Bardhosh Gacen dhe Drejtorin e Bibliotekes, shkrimtarin Clirim Hoxha kemi punuar dhe i kemi marre te gjitha masat e nevojshme…” na thote midis te tjerash avokatja Dauti.

Ishte mesdite dhe, deri ne oren 6:30 te mbasdites, kohe kur edhe do te fillonte aktiviteti  kishim kohe te mjaftueshme edhe per te vizituar Vloren. Vlora ka ambiente te shumta natyrore te kendshme dhe restorante luksoze per te kaluar diten edhe pse temperatura e larte ishte e bezdisshme. Ambientet dhe restorantet pergjate bulevardit deri ne vendin e quajtur “Uji i Ftohte”, ngjyra blu e nje deti te paster e te kthjellet, jane disa nga perlat e shumta qe ka ai qytet qe te josh me magjine e tij…

***

Ne oren 6-te te mbasdites, Indrit Dauti, djali i avoklates Dhurata, na njofton me telefon se ndodhej poshte hotelit. Na priste per te na marre me makinen e tij e per te na cuar ne Biblioteken Publike te qytetit ku do te mbahej aktiviteti.

Jo shume larg hotelit ndodhej “Selia e Shenjte” e librit. Te gezuar dhe te emocionuar (Ishte hera e pare qe takoheshim e njiheshim nga afer me miqte vlonjate) hyjme ne sallen e madhe te Bibliotekes. Pershendetemi dhe prezantohemi me organizatoret e aktivitetit; ishin pothuajse ne perfundim ne pergatitjet e tyre te fundit te kokteil-it. Afrohemi, takohemi me dashuri si te ishim te njohur prej kohesh. Gjate prezantimit, mesuam se ishin: Mjeshtri i Madh, Prof. Dr. Bardhosh Gace dhe Drejtori i Bibliotekes Publike, shkrimtari i suksesshem Clirim Hoxha.

Takime te tilla, afrimiteti i ngrohte e vellazeror, bejne qe te ndjehesh si ne shtepine tende; emocionet te largohen menjehere.

Minutat kalojne dhe ora e fillimit te aktivitetit afrohet. Pjesemarres te shumte vijne me radhe. Nga xhamat e dritareve te salles se bibliotekes, pash te dilte nga  makina nje burre i thyer ne moshe, fisnik, i mbajtur mire fizikisht, i shoqeruar nga nje djale i ri. Ishte “Mandela” shqiptare, zoteria i nderuar Petrit Velaj, vellai i Dr. Selahedinit. Takohemi, perqafohemi. Na uron mireseardhjen, duke shprehur ne te njejten kohe edhe falenderimin ne emer te Familjes Velaj.

Pjesemarres te tjere vijne e hyjne ne salle. Shpesh here, shikimin e hidhja jashte xhamave te dritareve. Prisja me mall te vinin… Dhe nuk vonoi shume, kur drejt deres kryesore u shfaq ai qe prisja. Buzeqeshja, gezimi m’u shtuan edhe me shume ne ato caste. Po takoja nga afer pas disa vitesh njeriun e mire, peneartin e palodhur, bilbilin e Qeparoit, te Bregut, te Vlores, te mbare shqiptarise, zoterine e nderuar, mikun tim, avokat Petraq Pali. Besoj se te njejten ndjenje gezimi ne ato caste po jetonte edhe vete Petraqi; shprehja e fytyres se tij e tregonte me se miri. Pas takim-perqafimit, shmalljes me njeri tjetrin (edhe pse kohen e kishim te kufizuar per te  biseduar, sepse pjesetaret vazhdonin te hynin ne salle) miku i mire Petraq Pali me thote, duke me drejtuar doren: Keto jane celesat e apartamentit tim ketu ne Vlore. Nuk banon njeri atje. Do te qendroni ne apartamentin tim… E perqafova perseri, e falenderova per ndjenjen e tij njerezore vellazerore qe tregoi ndaj nesh, duke i thene se ishin marre te gjitha masat edhe per strehimin tone… Midis te tjerash, Petraqi me thote se kishte qene ne Vlore edhe nje mik tjeter i ardhur nga Philadelphia, Sh. B. A. Vlash Fili. Vlashi, ne pamundesi per te qendruar ne oret e pasdites per te marre pjese ne promovimin e librit, pasi kishte patur nje ngaterim oraresh, Petraqi me jep pershendetjen e mikut Vlash Fili.

Ne gruplistat dhe web-site e ndryshme ne internet nje nder shkrimet e shumta qe lexoj me kenaqesi eshte edhe nje tjeter krijues letrar vlonjat. Shkrimet e tij jane te shoqeruara edhe me fotografine e tij. Pervec shkrimeve  produktive dhe kualitative me eshte ngulitur ne mendje edhe buzeqeshja e embel e atij shkrimtari. E mendoja se do ishte pjesemarres ne ate aktivitet. Dhe ja, perpara nesh u shfaq ai burre i nderuar me po te njejten buzeqeshje; fisnik, shkrimtari Luan Cipi. Sa mall dhe emocione ndjen njeriu ne ato caste kur takon nga afer nje mik, shok, bashkatdhetar, qe e njeh dhe bisedon vetem virtualisht nepermjet internetit…!

Takohem me nje tjeter bashkatdhetar te njohur virtualisht, shkrimtari i mirenjohur vlonjat, Hiqmet Mecaj. Ne bisede e siper e pyes edhe per djalin e tij, piktorin, shkrimtarin, poetin e talentuar Andi Mecaj…

Te tjere pjesemarres bashkatdhetare vlonjate hyjne ne sallen e madhe. Takohemi, prezantohemi, perqafohemi. Nuk ndjehesh me i emocionuar ne ato takime kur ndjen doren e ngrohte vellazerore, moterore te atyre njerezve te mire e mikpritesa vlonjate, ata bregdetas bujare: zonja Liliana Gjika, ish drejtoreshe e Bibliotekes publike te Vlores, Dr. Neki Dredha, poet, shkrimtar, historian, Avokate Dhurata Dauti, Mexhit Haxhiu, Mjeshter i Madh i Sportit, Ing. Spiro Naqo, shkrimtari Eqerem Canaj, shkrimtari Hamdi Kulaj, Ibrahim Haxhiu, djali Osman Haxhiut, djali i patriotit Nexhat Peshkepia,   Ilmi Dauti, Fadil Meçe, ish i perndjekur politik, Gëzim Llojdia, gazetar, shkrimtar, Feruze Velaj, Ergys Velaj, nusja e djalit te z. Petrit Velaj, e shume te tjere zonja e zoterinj te nderuar, qe ne keto caste edhe nuk po me kujtohen emrat (te me falin).

Une, duke qene se jam nip ne Vlore, qe ne rinine time te hershme Vloren e kam vizituar shpesh dhe kjo tregon se gjithnje Vlora me ka pelqyer dhe me ka terhequr. Mbresat dhe kujtimet e bukura neper vite qe une kam per Vloren vazhdoj ti ruaj edhe sot ne kujtesen time. Ndersa ajo dite kishte te vecanten e saj, sepse na kishte mbledhur biri i lavdishem i Vlores heroike, ajo dite, te cilen une e quajta jo vetem dita e promovimit te librit per ate njeri te nderuar, por edhe festa e Dr. Selahedin Velaj.

Aktivitetin e hapi Drejtori i Bibliotekes Publike ne Vlore, shkrimtari Clirim Hoxha: “Ne kuadrin e 100 vjetorit te Pavaresise, Biblioteka Publike, “Shefqet Musaraj” Shoqata Kulturore “Ismail Qemali” ketu ne Vlore, organizojne promovimin e librit monografik: “Dr. Selahedin Velaj, Legjenda Vlonjate ne Amerike”

Ky liber i kushtohet nje personaliteti te shquar te Vlores dhe mbare shqiptarise, por brenda ketij libri eshte nje familje patriotike, sic jane Velaj-t e Kanines, qe kane punuar per lirine dhe pavaresine kombetare…” tha midis te tjerash shkrimtari Hoxha.

Pastaj drejtori Clirim Hoxha ia dha fjalen Mjeshtrit te madh, Prof. Dr. Bardhosh Gace: “Te nderuar pjesemarres. Sot na mblodhi se bashku nje figure e dashur dhe e cmuar patriotike, sic eshte Dr. Selahedin Velaj. Nje emigrant i ri, autori i librit te cilin sot e kemi ketu midis nesh, shkruan per nje veteran te emigracionit shqiptar ne Sh. B. A. ne gjurme te thella te sherbimeve te medha ne ceshtjen kombetare shqiptare. Duke lexuar faqet e ketij libri, njihemi me nje tjeter vlonjat qe e kishte strehuar Selahedinin ne ate kohe. Vlonjati ne dhe te huaj u be streha per vlonjatin me te ri te asaj kohe. Eshte fjala per regjisorin e Hollywood-it, Dhimiter Mone, ish drejtorin e klubit “Tomorri” ne Shqiperi, qe une kam patur fatin te kem takuar familjen e tij… Ceshtja e hapjes se shkolles shqipe ne Nju Jork, eshte nje medalje tjeter e bukur ne shpirtin dhe gjoksin e ndritur te shqiptarit Selahedin Velaj. Kur themi se Selahedin Velaj eshte nje personalitet i shquar shqiptar, kemi parasysh edhe bashkpunimin e tij te ngushte me shqiptare te tjere te medhenj, intelektuale mjaft te shquar si: Nexhat Peshkepia, Antoni Athanas, Peter prifti, Stavro Skendi, Peter Cikozi dhe mjaft anetare te tjere te Shoqates “VATRA” qe ne kete shekull te fundit kane dhene nje kontribut te cmuar per memedheun…” tha midis te tjerash Prof. Dr. Bardhosh Gace.

“Mandela” i Shqiperise, zoteria i nderuar Petrit Velaj, vellai i Dr. Selahedinit qe nje pjese te madhe te jetes se tij e kaloi ne burgjet e tmerrshme te Shqiperise komuniste, falenderoi organizatoret dhe pjesemarresit ne ate aktivitet te rendesishem per te gjithe fisin e nderuar Velaj.

Z. Petrit Velaj lexoi edhe letren derguar nga Sh.B.A. nga kunata e tij, zonja Rina Velaj, bashkeshortja e Dr. Selahedinit, e cila pervec pershendetjes se saj drejtuar familjes Velaj, shprehte edhe vleresimin, dashurine, mirenjohjen ndaj bashkeshortit te saj gjate gjithe jetes se tyre bashkeshortore…

Me pas iu dha fjala shkrimtarit Eqerem Canaj: “Duke e pershendetur kete takim mjaft interesant, takim, i cili ringjall nje vlonjat te madh, ku lulezoi ne vendin prioritar te kultures boterore ne Sh.B.A. intelektualin Dr. Selahedin Velaj me promovimin e librit monografik te autorit Pierre-Pandeli Simsia. Pra, duke na e sjelle, si nje dhurate te cmuar per letersine qe zhvillohet ketu dhe lexuesin e kulturuar vlonjat, eshte nje sherbim per vendlindjen, nje nder per Vloren… Krahas kolegeve te mi qe folen ketu, une dua te ndalem ne kontributin e Dr. Selahedin Velaj-t si mjeshter i perkthimit, i cili, duke bere te vetat disa gjuhe si: anglishtja, italishtja, spanjishtja, ka perkthyer mjaft vepra te autoreve bashkekohore…”

Znj. Liliana Gjika, ish drejtoreshe e Bibliotekes publike “Shefqet Musaraj” Vlore:  midis te tjerash tha: “… Eshte kenaqesi e vecante qe sot promovojme librin “Legjenda Vlonjate ne Amerike, per nje nga figurat emblematike te emigracionit shqiptar gjate shekullit te fundit ne kontinentin e larget. Vete titulli i librit ben te ndjehet krenar cdo vlonjat per nje personalitet te tille bir i Vlores, Dr. Selahedin Velaj, Nderi i Shqiptarizmes, Nderi i Kombit Shqiptar… Pasi lexova kete monografi, mendoj se ky liber mbetet i hapur per te thenat e te pathenat e tjera rreth ketij personaliteti… Duke falenderuar autorin e ketij botimi per kete pune te cmuar ne vepren e tij, dua te them se ky eshte nje nderim i merituar qe i bejme Dr. Selahedin Velaj-t, i cili edhe dekadat e fundit ka dhene nje ndihmese te cmuar ne perkrahjen e emigranteve te rinj ne Sh. B. A. dhe integrimin e shqiptareve ne kulturen amerikane… Ne jemi krenare per figuren e ketij personaliteti te shquar e mbi te gjitha me vlera te jashtezakonshme njerezore te Dr. Selahedin Velaj-t, pasi Familja Velaj ne Vlore e Kanine perhere kane qene nje vater kulturore atdhetare, te cilet edhe ne keto vitet e demokracise kane rrezatuar e rrezatojne harmoni, mirekuptim, e kulture qytetarie vlonjate. Nderim e respekt per Familjen Velaj.

Shkrimtari Luan Cipi pervec vleresimit qe i beri figures se Dr. Selahedin Velaj, u   prezantoi te pranishmeve edhe krijimtarine time letrare sic e njeh ai neper vite duke e vleresuar ate, te cilin e falenderoj publikisht. Gjithashtu shkrimtari Cipi, vleresoi edhe shkrimtarin e talentuar Albert Zholi, njekohesisht edhe botues i librit qe po promovohej.

Shkrimtari i mirenjohur, avokat Petraq Pali midis te tjerash tha: “Falenderoj gjithe pjesemarresit per kete inisiative kaq te madhe qe ka nxjerre ne pah vlerat e Dr. Selahedin Velaj. Edhe une kam patur rast ta njoh Dr. Velaj-n nje nga figurat me te ndritura qe ka Shqiperia ne Diaspore. E pershendes autorin e ketij libri, mikun tim, Simsia per kete pune kaq te madhe qe ka bere duke shkruar kete liber monografik. Pershendes zonjen Simsia dhe dy djemte e tyre qe kane ardhur enkas ketu ne Vlore. Pershendes Familjen Velaj, zotin Petrit ketu dhe Dr. Selahedinin ne Sh.B.A…”

Djali i Nexhat Peshkepise midis te tjerash tha: “Dr. Selahedin Velaj ka qene ne Sh.B.A. bashke me babane tim, Nexhat Peshkepia. Kane patur nje miqesi te ngushte si vellezer. Dua te permend ketu nje fakt, kur Dr. Selahedini i dergon nje leter kerkese Presidentit Moisiu ne ate kohe dhe ai me indiferentizem i pergjigjet: … Na merziten keta ballistat ne…

Dr. Selahedin Velaj mbetet nje figure e ndritur e shqiptarizmes, figure e shquar e kombit tone. E falenderoj autorin e ketij libri monografik per nismen e tij duke shkruar kete liber…

Mexhit Haxhiu, Mjeshter i Madh i Sportit, : “Falenderoj gjithe pjesemarresit qe ndodhen ne kete salle duke marre pjese ne promovimin e librit kushtur Dr. Selahedin Velaj-t. Ne te gjithe ndjehemi krenare per kontributin e tij dhe e konsiderojme si nje gjenerator te patriotizmit i mekuar me gjirin e nje nene heroine, por ne kohe i plotesuar si euridit.

Si qytetar i Vlores, mendoj se figura te tilla kerkojne vemendje me te madhe institucionale per vleresimin e tyre per ndikimin e konsiderueshem ne dobi te ceshtjes shqiptare…” tha midis te tjerash Mjeshtri i Madh i sportit, Mexhit Haxhiu.

Hamdi Kulaj: “Emrin e Dr. Selahedin Velaj-t e kam njohur teorikisht, as shume heret, por edhe as shume vone, ne vitet 70-te, kur vellai i tij Petriti u internua ne Kanine… Kurse sot, nepermjet ketij libri na ka ringjalle dhe na ka riprure si te jem prane tij, si te kem jetuar me te. Une dua te them se, jo vetem Dr. Selahedin Velaj eshte nje legjende vlonjate ne Amerike, por se vete Kanina eshte nje treve e madhe dhe ka nevoje per ta shfletuar ate. Ta shfetojme, jo vetem ne qe jetojme ketu, por edhe te tjere qe jetojne jashte Vlores si edhe institucionet e shtetit tone per te nxjerre ne drite ato vlera patriotike per te cilat kane punuar gjithe jeten keta patriote…” tha shkrimtari Kulaj

E papritur, emocionuese dhe teper mbreselenese, ishte edhe pershendetja direkte e Dr. Selahedinit nga Sh.B.A. nepermjet linjes telefonike. Me nje ze te kthjellet per ta patur zili, duke pasur parasysh edhe vitet e moshes se tij, Dr. Velaj, pasi prezantoi veten e tij, pershendeti dhe falenderoi organizatoret dhe te gjithe pjesemarresit qe kishin ardhur per te nderuar ate. Disa here te pranishmit duartrokiten ndersa Dr. Velaj jepte mesazhin e tij pershendetes. Disa familjare te familjes Velaj edhe u perloten ndersa degjonin zerin e tij. Na u duk se e kishim prane te pranishem ne ate salle Dr. Velaj-n.

Ne fund, mbesa e Dr. Selahedin Velaj-t, avokatja Dhurata Dauti, falenderoi te gjithe pjesemarresit qe nderuan, vleresuan, lartesuan veprimtarine dhe figuren e ndritur te xhaxhait te saj, Dr. Selahedinit.

Une dhe familja ime perjetuam emocione te medha gezimi nga ai takim i paharuar. Ne fund, familja Velaj shtroi nje kokteil.

Takohemi, perqafohemi me miqte e mrekullueshem vlonjate pjesemarres ne ate aktivitet, duke bere fotografi te shumta per t’u mbetur si kujtim i paharuar ne librin e jetes sone.

Kur do nisesha nga Amerika per te ardhur ne Shqiperi, Dr. Selahedin Velaj me la porosi, ti coj dicka nga Vlora e tij per ta mbajtur si kujtim. Une mblodha respektin, dashurine, mirenjohjen, vleresimin e gjithe te pranishmeve ne ate aktivitet per t’ia cuar Dr. Velaj-t bashke me uje deti, rere dhe pak dhe, toke shqiptare.

Aktiviteti u ndoq nga dy televizionet

Ne mbremje, Familja Dauti na ftoi per darke ne nje nga restorantet luksoze prane Ujit te Ftohte.

…………………………………………………..

Dita e neserme kishte edhe ajo bukurine dhe te vecanten e saj. Ajri i fresket mengjesor na ftonte te shetisnim pergjate bulevardit kryesor… Zilja e telefonit binte here pas here.

Disa nga miqte e nje nate me pare deshironin ta pinim se bashku kafene e mengjesit. Ishte perseri kenaqesi e madhe kur poshte, ne barin e hotelit ku ne ishim bujtur vijne njeri pas tjetrit: Dhurata dhe Ilmi Dauti. Prof. Dr. Bardhosh Gace, Shkrimtari Clirim Hoxha, shkrimtari Hamdi Kulaj.

Kohen e ndenjes ne Vlore e kishim te kufizuar dhe na duhej te ktheheshim. Ne mesdite, ne u larguam nga Vlora perle e magjishme, nga ai popull i mrekullueshem, mikprites e bujare, qe dijne te dhurojne dashuri, respekt, vleresim, veti keto, qe une dhe familja ime i morem me vete brenda shpirtit tone per t’u mbetur te paharuara…

Faleminderit organizatoreve, faleminderit gjithe pjesemarresve.

Pamje nga aktiviteti:

 



(Vota: 22 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora