E merkure, 30.04.2025, 07:04 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Gëzim Llojdia: Fjetja e Shën Mërisë - në manastirin e Zvërnecit

E enjte, 16.08.2012, 06:10 PM


Fjetja e Shën Mërisë

NË MANASTIRIN E ZVËRNECIT

NGA GËZIM LLOJDIA

Manastirin :”Fjetja e Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit në 15 gusht.Si viti i kaluar asgjë nuk ndryshonte. Në mbrëmje të datës 14 gusht në ishullin e Zvërnecit si çdo vit mblidhen qindra besimtarë ortodoks për festuar ditën e Shën Mërisë në manastirin shekullor që mbanë  emrin e Marisë. Asgjë nuk ka ndryshuar nga vitet e tjera në rituale.

Shfaqet  ishull i Zvërnecit.Një pyll dhe disa ndërtesa lyre në të verdhë.Përpara kemi një urë druri.Imazhi I saj dhe godina e manastirit gjenden përherë në fotot turistike si dhe në botimet për kishat dhe manastiret bizantine.Ura mund të jetë mbi 1000m e gjatë e ngushtë.Drurët e saj vende-vende kanë filluar të kalben. Ura prej druri një atraksion i bukur dhe më i veçanti, pra udha lidhëse që të shpie në ishull ishte bërë një vit me vjetruar. Nën këmbët tona kërcimin e rënkonin nga pesha dërrasat. Kishin zëvendësuar disa dërrasa , mirëpo tanimë ajo urë nuk mund të mbajë më. Koha e saj dhe jetëgjatësia  e saj ka përfunduar. Të duket se nga çasti në çast mund të thyhen dërrasat që rënkojnë dhe të përfundosh në det. Komuna Qendër dhe institucioni religjioz fetar që administron(pra kisha ortodokse)  manastirin dhe godinat duhet të hedhin sytë tek një urë tjetër. Kjo nuk mund të shërbejë më ngase në kohët me erë kalimi për në ishull mbetet i rrezikuar.

Ajo që të bënë pesimistë është vetëm zventimi i festave nga mjerimi ekonomik. Ndryshe nga vjet më pak njerëz. Edhe arka duket se ka pasur më pak ndihma. Në sheshin përpara ndërtesave dhe godinës së manastirit flenë ende ca besimtarë. Të tjerët janë shpërndarë në ishull deri tek kisha e vogël në anën tjetër të ishullit.Një dukuri që më befasoi ishte shterimi i  ujërave të ishullit. Sipërfaqja  e tharë sivjet ishte dyfish më e madhe..As manastiri shekullor nuk i ishte nënshtruar ndonjë restaurimi. 4 kolona të tij janë në rrugën e shembjes nga vitet egjra dhe erozioni që këtu ndihet më shumë , erërat e forta. manastiri është vepër kulti që gjendet në punë edhe pas kaq shekujsh por ai është ndërkaq edhe një monument kulture. As religjiozët dhe as MTKRS nuk kryen ndonjëherë një restaurim të këtij objekti që mbetet më të vizitueshmit. Nga restaurimi i parë kanë mbetur shenjat treguese si mos përfundimi i shtrimit me pllaka vendosja e disa gureve në mënyrë amatoreske kur rikthimi i objektit në pamjen e tij fillestare është dhe mbetet objektiv. Ky objekt kulti duhet shpëtuar.

Shikoj ikonostasin në dru. Kryqin e madh.

C'bën këtu ti Marigo ?

Pas kësaj i hedh një sy varrit të Marigos.Me mermer të zi dhe germa të mëdha lexohet  :Marigo Pozio. Ç’po qëndis moj Marigo.... më vijnë ndër mend vargjet.Nisemi për nga pylli.I egër dhe madhështor. Hijezim.Aty këtu banorët këpusin dafinë në tufa të mëdha.Mesa shikoj ajo gjendet në gjendje të egër.Më tërhoqi një dhomë e veçantë e manastiri vendi i murgjve. Mbështetëset prej druri ku vareshin murgjit në përhumbjen e madhe. Dritare të vogla vend për meditim dhe pastrim shpirti.Sipas rrëfimeve të ish drejtuesve të Komitetit ekzekutiv një letër e  ardhur nga Kolonja tregonte manastirin si vend ku prehej Marigoja. Ajo ishte varrosur sipas të dhënave aty në vitin 1932.  Besimi i Marigosë e kishte sjellë në dyert e një vendi mitik ku preheshin dhe shpirtrat e murgjve nga koha e mjegullës së përhimët deri në vitet kur ligji i viti 1967 , prishi dhe kyci dyert  e manastireve.Aty pranë ka edhe disa varre të tjera mes tyre një mbishkrim grek. Arsye dhe përse është në këtë gjuhë nuk ta shpjegon askush në këtë ditë feste , ku njerëzia vërdallosen sa në manastiri rreth tij e larg tij në pyll.

Studiuesi Meksi për manastirin

Sipas studjuesit të saj Pr.Dr. Aleksandër Meksit kisha e Shën Mërisë së Manastirit të Zvërnecit është e tipit "kryq i lirë" me kupole. Ajo mbart në vetvete dy faza ndërtimi,  duke u veçuar në pjesën e vjetër dhe atë të re. E vjetra përbëhet nga Naosi (salla) dhe Narteksi (parasalla). Naosi ka formën e një kryqi të lirë,  ku krahet lindore dhe perëndimore janë më të gjatë se krahët jugore dhe veriore. Ai përbëhet nga absida,  një protezis gjysmërrethor dhe diakonikoni. Pjesën më të madhe të tij e zë tamburi me kupolën,  i cili është ndërtuar me gurë e copa tullash të vendosur me llaç midis tyre. Narteksi është pjesa tjetër e ndërtimit të vjetër që përfaqësohet nga një zgjatim katërkëndor. Ndërsa pjesa më e re e kësaj kishe përbëhet nga ekzonarteksi (Portiku) dhe këmbanorja.Ekzonarteksi është ndërtuar me të njëjtën teknike si pjesa e vjetër e kishës dhe është shtuar më vonë. Fasada e tij përbëhet nga shtatë harkada të mbështetura në gjashtë kolona,  të cilat janë ndikim i arkitekture romake në atë bizantine. Në pjesën perëndimore të kishës ndodhet këmbanorja,  e cila mund të jetë e të njëjtës kohë ndërtimi me ekzonarteksin. Restaurimi i fundit i këtij objekti është bërë në vitin 2003. Per percaktimin e kohes se ndertimit te kesaj faltore kristiane ekzistojne disa mendime. Studjuesi shqiptar A. Meksi argumenton se kisha i perket shek XIII-XIV. Ndersa çifti i studjuesve austriake Helmut dhe Herta Bushhausen mendon se koha e ndertimit i perket shek. te X. Kurse nje tjeter studjues Krauthemeri mendon se ky tip e ka marre stilin arkitektonik nga mauzoleumet romake dhe eshte ndertuar larg qendrave urbane midis shekujve X-XI. Kjo ide duket interesante sepse çuditerisht brenda kishes ne naos ndodhet ne dyshemene e saj edhe nje pllake varri. E shkruar ne greqishten Bizantine,  ajo ka sherbyer si mbulesa e nje sarkofagu,  i cili ose ka qene aty qysh ne fillim,  ose eshte marre nga ndertuesit per tu vendosur ne dyshemene e salles se kishes. Autori Theofan Popa duke ju referuar shenimeve te Historianes Bizantine Ana Komnena mendon se: varri duhet te kete qene i Dukës Argjiro KARANXHAS,  i cili u dërgua në këtë rajon në shekullin e XI nga Perandori Bizantin Aleks Komneni.

Argjiro Karanxha ishte komandant i gardës Perandorake Bizantine (Eteriarh). Ai u dërgua në vitin 1091 nga Perandori Aleks Komneni me mision në Durrës,  i paisur me dy letra. Njëra ishte për Joan Komnenin Dukën e Durrësit,  ndërsa tjetra ishte për parinë e këtij qyteti. Argjiro Karanxha u nis drejt këtij qyteti me qëllim të dyfishtë. Si fillim ai do të dorëzonte letrën e parë,  e cila i kërkonte Dukës Joan,  që të shkonte në Kostandinopol,  për të dhënë shpjegime,  pasi dyshohej për veprimtari komplotiste ndaj Perandorit. Qëllimi kryesor i Argjiros ishte ta bindte Dukën Joan,  që të kthehej në Kryeqytet dhe vetë të merrte kontrollin e Durrësit. Ndërkohë që letra e dytë me të cilën Perandori e kishte ngarkuar Karanxhasin ishte tepër sekrete. Atë ai do ta përdorte në rast se vërtetohej fakti se Duka Joan ishte vërtet komplotist. Atëherë Argjiro Karanxhas do ta përdorte këtë letër,  duke i kërkuar në emër të Perandorit Parisë së Durrësit ndihmë,  për të arrestuar Dukën Joan,  që ishte njëkohësisht nip i Perandorit. Por në këtë mision u përdor vetëm letra e parë,  sepse Joan Komneni u bind nga Argjiroja dhe u nis drejt Perandorit,  që ndodhej në Filipol të Bullgarisë. Këtu Perandori e priti dhe pasi u bind se akuzat e përhapura për të nipin ishin të rremë,  e nisi përsëri drejt Durrësit ku e "thërriste detyra". (Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë,  shek X-XV,  Tiranë 1975,  fq fq 107). Ky ishte njoftimi që na jep në librin e saj Aleksiada (vëll II. Lib VIII,  7.8 fq 19-23) historiania bizantine Ana Komnena për misionin e Komandantit Argjiro Karanxhas,  i cili u dërgua në Durrës për të marrë drejtimin e kësaj theme në vitin 1091. Argjiro duhet të ketë qëndruar në Durrës për një periudhë të shkurtër pothuajse dy mujore. Për fatin e tij nuk dihet gjë se ç’ndodh më tej. Por erdhi dita kur studjuesi i monumenteve të kultit kishtar i ndjeri Theofan Popa,  publikon në librin e tij: "Mbishkrime të kishave të Shqipërisë",  një mbishkrim nga Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Zvërnec të Vlorës. Mbishkrimi ndodhet në dyshemenë e sallës së kishës mbi një pllakë varri prej guri gëlqeror të gjatë 1.87 m e të gjerë 0.67 m. Ai është vendosur në një fushë të sheshtë. Pllaka anash është zbukuruar nga imitimi i dy kolonave korintikë,  sipër të cilave qëndron një hark. Mbishkrimi përbëhet nga 3 rreshta dhe përmban këtë tekst: "Këtu prehet Kondos Karanxhas,  burrë fisnik me preardhje prej një fisi fisnik,  degë fisnike". Poshtë mbishkrimit dora e e një skulptori ka gdhendur me shumë art një kafkë njeriu,  rrethuar prej një gjarpri e të kurorëzuar prej dy kockash simbol i cili nuk është shpjeguar deri më tani.

Vendinternimi

Djali i Mark Ndojës,  Leka poeti dhe përkthyesi  e takuam tek panairi i librit në Vlorë. Poeti dhe mësuesi Vangjel Pici më tha se kishte njohur Markun kur ishte i izoluar në Zvërnec. Ka pasur edhe shumë politikanë të tjerë apo krijues që u mbyllën në Zvërnec. Kur kishat panë ditën e errtë të kohës ,  murgu i fundit iku sy lotuar për djegien e bibliotekës më të madhe. Ishulli i Zvërencit është i rrethuar nga ujërat e ndenjura që nuk kapin 30-50 cm lartësi. Gjithë faqja lindore dhe veriore e manastiri ka këtë fushëpamje. Ujëra. Dikur murgjit udhëtonin nëpër llumbërtirën me kripë,  leshterikë.Pas manastirit është pylli me drurë të lartë. Pjesa tjetër rrethohet nga uji ku gjendet Kisha e Shen Triades.

Pakomi themeluesi

Themeluesi i jetës manastiriale pwr herw tw parw nw botw  ishte Pakomi i cili lindi dhe jetoi në Egjipt gjatë shekullit IV. Ai krijoi komunitetin e parë të njerëzve që jetonin të veçuar dhe i përkushtoheshin vetëm besimit. Këta njerëz u quajtën murgj dhe jetonin në kuvende,  nga ku i largoheshin jetës së përditshme dhe kërkonin në vetmi paqen dhe qetësinë. Ata kishin si detyrë kryesore që ti luteshin zotit së bashku kurse pjesën tjetër të kohës e kalonin duke ju përkushtuar zejeve,  shkrimit të librave,  kopjimit të traktateve,  veprimtarive të tjera,  etj.

Pakomi përcaktoi edhe rregullat e para të këtij shërbimi siç ishin: betimi,  besimi,  dhe bindja ndaj kryemurgut. Manastiri është një institucion i veçantë që vepron Brenda kishës si organizatë fetare zyrtare. Ai përbëhet nga një objekt në formë katërkëndëshi ku në qendër të tij është vendosur kisha,  e cila zakonisht mban emrin e një figure të Panteonit Kristian. Kisha rrethohet nga një oborr i gjerë rreth të cilit janë vendosur një kishëz më e vogël,  banesat e murgjëve,  mensa (trapezeria),  punishtja,  depot,  stallat,  etj. Manastiret ndërtoheshin në vende të veçuara,  dhe të mbrojtura larg qendrave të banuara. Njerëzit që jetonin në Manastire quheshin murgj. Ata ishin persona që në mënyrë individuale e kishin braktisur jetën e përditshme dhe i ishin kushtuar këtij shërbimi,  për të arritur bashkimin me zotin. Nën drejtimin e kryemurgut (Abatit,  Igumenit) ata bënin një jetë të thjeshtë,  të bindur,  dhe të përkushtuar. Në manastire ishin hapur shkolla,  ishin ngritur punishte etj,  ishin krijuar anekse të veçanta për të sëmuret psiqike. Pranë tyre zhvilloheshin panaire,  ndërsa në to murgj të specializuar shkruanin libra,  kodike,  traktate si dhe kopjonin vepra te autoreve te shquar. Në rrethana të tilla në manastire u realizuan kodike,  ikona,  afreske,  epitafe dhe vepra të tjera artistike e kulturore. Diku rreth shekullit të VI kjo traditë nisi të aplikohej edhe në vendin tonë,  duke krijuar traditën e saj edhe në rajonin e Vlorës,  ku nuk mungonin vendet e përshtatshme dhe të vetmuara për ngritjen e manastireve.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx