E shtune, 26.07.2025, 12:01 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhevat Muqaku: Kahdo që të shkoni Zojë e Hasit ju ndihmoftë

E premte, 14.09.2012, 08:34 PM


Kahdo që të shkoni Zojë e Hasit ju ndihmoftë

Nga Xhevat Muqaku

Zymi i Hasit, i historisë, abetares dhe mësonjëtores shqipe, me datën 15 gusht vlonte si një zgjua i madh i bletëve.

Qytetarët vendës, nga gjitha trevat shqiptare si dhe mërgimtarë të shumtë që kishin ardhur nè vendlindje për të kaluar pushimet e verës e madhështuan tërë ditën me praninë e tyre këtë fshat- qytezë rrëzë malit Pashtrik.

Manifestimin “Ditët e Diasporës 2012”, në Zym të Hasit e përcjellën me një organizim të mirë Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, klubi letrar " Shtjefën Gjeqovi ", mjetet e informimit dhe aktivitetet kulturore-artistike në Amfiteatrin e hapur.

" Zymjanët,mbetën prej kohësh mjeshtër të mrekullueshëm për kualitetin e gatimit të bukës së shijshme. Diqka e tillë nuk takohet askund në rruzullin e tokës.

Ata/ato edhe në mërgim, nuk e harruan por e pasuruan traditën, kulturën, duke marrë me vete dhe duke e prezantuar kudo që jetojnë e veprojnë, Hasin e vendlindjes së tyre", theksoi Frrok Kristaj.

"Në emër të ministrit, Ibrahim Makolli ju përgëzoi juve Zymjan dhe mërgimtarë për praninë tuaj në këtë organizim madhështor dhe tradicional. Gjithnjë do të keni mbështetjen nga Ministria e  Diasporës së Republikës së Kosovës", foli ndër tjerash zv. ministri Qerim Bajrami .

Ai së bashku me mjeshtrin- bukëpjekësin me pèrvojë të gjatë Dodë Lekaj, e zbuluan lapidarin “Guri i gyrbetqarit".

Organizatorëve dhe pjesmarrësve të këtij manifestimi ju drejtuan përshëndetje në emër të grupit folklorik Lab “VËLLAZËRIMI” në Athinë, Kastriot Lekdushi, ndërsa Agim Rexhepi në emër të shoqatës " Miqët e Amerikës ".

Një program i larmishëm me recitm poezish, këngë të përcjellura me qifteli, interpretime polifonike të grupit " Vëllazërimi ", dhe valle tradicionale nga treva e Hasit të luajtura nga ansambli etnokulturor " Katarina Josipi ", kënaqi publikun.

Në fund në emër të organizatorëve, Frrok Kristaj uroi pjesmarrèsit me rastin e festës së shenjët " Zoja e Hasit ", që u realizua të njèjten ditë më herët  dhe i ftoi  për një koktej në dhomën e madhe të Muzeut të Zymit.

Abetarja e Zymit

Fotografi që flet vetë

Grupi i valltarëve

Guri i kurbetqarit

Kujtim 15.08.12

Me mësuesin Lekë Preqi



(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx