Udhëpërshkrim
Xhevat Muqaku: Kur ëndrra kërkon lartësinë
E merkure, 05.09.2012, 07:42 PM
Kur ëndrra
kërkon lartësinë dhe thellësinë e greminës - luginës
Nga Xhevat Muqaku
"Goldeneye" dhe digë e liqenit akumulues Versasca në Zvicër nuk do të mbetën vetëm mrekullira magjepse në historinë e filmit.
Derisa aktori me namë, Pierce Brosnan (James Bond- agjenti me numrin 007) në vtin 1995 hidhej 220 metra pikërisht në thellësinë e fytit të luginës Verzasca për të realizuar në filmin e lartpërmendur skenën që mbetet njëkohësisht edhe e freskët dhe na bënë të harrojmë për pak çaste frymëmarrjen edhe në ditët e sotme, Agron Gojani nga Dugajeva e Klinës me vendbanim në Singen të Gjermanisë- James Bondi i ynë 007 kërceu, palpoj, shijoj e përjetoj kalaveshin e fundit të adrenalinës në fundin e kësaj gremine.
Natyra para, pas, lartë, poshtë dhe rreth murit të kërcimores së bashku me parapërgaditjen, hudhjen me litarin prej gome, 7.5 sekondat e rënies së lirë, thellësia prej 220 metrash, ngritja vinqore si dhe gjatësia e digës prej 380 metrash, të marrin si vetëtima me vehte, pa e diktuar mbresëlënjen në këthim.
Rrjedhë e qetè e gurrës së ujit të pastër si loti theksonte- triumfonte në ditën e shtunë të 4 gushtit 2012, formën e vorbullës, gurëve dhe shkëmbinjëve smerald të gjelbërt me rremëzat e vogla në kontaktin e përjetësisë.
Përmbysja përfundimtare e aksioneve të ujëvarës përshëndetej- buzëqeshej nga pasqyrat e trëndafilave të verdhë jeshile prej urës romake Saliti e vetmuar por shumë e vizituar si pikturë e thesar përrallor i një arqitekture të rrallë.
Perëndia përmes toneve të ngjyrosura në lumin me lulet gurë sikur hakmirrej, shkrinte akullin, bekonte jetën para syve të idilës artistike dhe portretit të Luginës Verzasca
Ndonjëherë ëndrrat jo vetëm se nuk e pëlqejnë por edhe e kundërshtojnë tërheqjen nga ; lartësitë, thellësitë, uji, ajri, gurët dhe drunjët e lëmuar, bizhuteria mermerore në vorbull, arti në bjeshkë dhe në rrugë, ballkonet historike që mendja e njeriut mundë vetëm të imagjinoi.
Nën ujë vërehej pragu dhe barku i liqenit por edhe i lumit, duke palpuar qetë muret në digën e liqenit akumulues dhe harqet e urës romake, për derisa nga lart, natyrë e gjelbërt mistike perkutonte pulsin dhe frymëmarrjen, i buzëqeshte rrezeve të diellit, hudhjes finale përmes të cilës Agroni dhe lugina në greminën magjike Versasca, kohën dhe botën e lëviznin përpara.
" Ndjehem i lumtur dhe krenar që realizova ëndrrën time. Ju falënderoi nga zemra që më keni përcjellur pa zë dhe më keni përkrahur me shpirtë", i foli familjes dhe miqëve të tij Agron Gojani pas hudhjes dhe ngjitjes së tijë në digën Versasca.
Realizimin e ëndrrës së këtij të riu së bashku me vizitën që e përjetuam në luginën Versasca e që mbetëm shpeshëherë pa frymë si dhe fotografitë me ndjenjat që na përcjellën atë ditë nuk më lanë as mua e as Marashin, Lulen, Zojën, Shqipen, Lukën dhe vet Agronin të qetë. Bisedën e gjatë në mbrëmje, ky shkrim sado pak e noton.
Disa shënime
për digën dhe luginën Versasca, marrë nga Interneti
Me lartësinë
prej 220 metrash, kjo digë është një nga më të lartat në Europë.
Është e vendosur 470 metra mbi nivelin e detit në dalje të luginës origjinale dhe vërtetë pitoreske Verzasca. Lugina e bukurë (Valle) Verzasca gjendet në kantonin Ticino të Zvicres në rrethin Lokarno. Është e njohur për natyrën magjepse që e rrethon si dhe skenat që agjenti James Bond zhvilloi në filmin "Goldeneye " me Pierce Brosnan në rrolin kryesor. Nga vendi i quajtur Tenero në dalje të autostradës Lokarno, udhëtohet me veturë rreth 10-15 minuta, ndërsa nga Bellinzona rreth 20-30 minuta.
Adrenalina né greminé
Agroni para fluturimit
Diga e liqenit Versasze
Lamtumiré lugina Verzasca
Liqeni akumulues Versasze
Panorame prej Diges