Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Kronikë e një dite vjeshte në Kuçovë
E enjte, 23.10.2025, 07:35 PM
KRONIKË E NJË DITË VJESHTE NË KUÇOVË
NGA
PËLLUMB GORICA
Çdo
herë dhe për çfarëdo arsye, e gjej veten të shëtis në një qytet. E ndjej të
shtypur brenda meje atë ndjenjë të veçantë të të qenit "vizita ime e
parë"; një ndjenjë që alkimikisht e quaj, megjithëse Kuçova është një
qytet i shkelur shumë herë.
Agimi
i ditës, andej nga lindja, përhapte një flladitje të lehtë. Natyra, pas atij
shiu të rrëmbyer të mbrëmjes së djeshme, ishte larë e zbukuruar. Gjithçka
shkëlqente e vetëtinte.
Kuçova
është një nga ato qytete për të cilën tashmë flitet gjithmonë pak, por të
befason me kuriozitetin përtej qetësisë së dukshme, me një energji të veçantë,
sepse ka histori, dhe jam i sigurt që shumë ka të bëjë me zhvillin.
Mbërrita
në Kuçovë, në fillim të javës që dukej si e diel. Qytet plotësisht i
boshatisur, duke ndjekur fatet e të gjitha qyteteve të vogla që janë
shpopulluar nga banorët drejt qyteteve të mëdha dhe jashtë vendit.
Kuçova
është një qytet me një emër që shkencërisht nuk ka një shpjegim zyrtar. Ësht?
vendbanim i hershëm, i fisit ilir të desareteve, i d?shmuar si i k?till? q? nga
koh?t m? t? lashta, kur k?tu u punua p?rparuesh?m, me kushtet p?r ekzistenc?,
dukuri kjo që ishte e pranishme kudo në viset shqiptare. Emri i hershëm humbet
gjatë sundimeve të egra.
Thuhet
se është toponim sllav. Duke qënë në shtrirjen e fundit të lumit Devollit ishte
udhëkryq i lëvizjeve të ndryshme, dhe ndikimeve të perandorive pushtuese që
kanë kaluar në trojet tona.
Dihen
dyndjet sllave të shek.VI dhe sidomos dyndjet Bullgare të shek.IX.
Ato
ishin dyndje kalimtare dhe nuk patën ndikim në popullsinë vendase.
Megjithatë
prej tyre trashëguam toponimet sllave.
Eci
në rrugën që dikur quhej “kthesa për në AIPA”, ku ka kaluar dhe vetë Musolini.
Dita
e ngrohtë, me pak ré që thyenin rrezet e diellit, të cilat gjithsesi ndriçonin
trotuaret me njerëzit e paktë.
Në
Dikatër, një lagje veriore e Kuçovës u shpua pusi i parë për naftë nga
italianët. Pikërisht nga ky moment ishte një plus i madh për këtë vend, por me
një pasuri tepër të madhe.
Shtypja
dhe shfrytëzimi që u bëhej punëtorëve, i ngriti ata më 1936 në protesta kundër
shoqërisë italiane AIPA, që u përballën me sipërmarrësit dhe xhandarët e Zogut.
E
kujton një lapidar. Shumë shtëpi, të ngjitura përreth tij, që duken si sardele
në kutinë e konservës, nuk e kanë zhdukur.
E
mbani mend filmin famshëm shqiptar “Gjeneral gramafoni” e sidomos shprehjen:
"Plasi në Kuçovë, punëtorët po zihen me sipërmarrsit”
Aty
kemi edhe këtë dialog midis gruas së prefektit të Beratit (Margarita Xhepa) dhe
përfaqësuesit italian të shoqërisë Aipa (Sherri Mita).
-Kuçova
është vend i pasur zoti Mikele.
-Kuçova
është llotari zonjë, është diçka që nuk shihet me sy.
E
vërtetë se Kuçova rezultoi “bingo”, aq sa edhe “Sata” e famshme italiane
(kompani publike transporti në Italinë e viteve ‘40 të shekullit të kaluar)
punoi me naftën e Kuçovës , ndërkohë që në atë kohë edhe rrugët e Italisë u
shtruan me bitumin e saj.
Falë
rëndësisë së madhe të “Arit të zi”dhe emrit të vendit ku u zbulua, u arriti të
“pushtohen” lartësitë e kodrave përreth.
Prej
nëntokës së pasur, qyteti u popullua me banorë të ardhur, nga të gjitha trevat
e Shqipërisë.
Krijimi
i qytetit, dhe njohja në gjithë Shqipërinë vetvetiu kërkonte me
domozdoshmërisht edhe emërtime të reja që do të shërbenin për t'u orientuar më
shpejtë.
Italianet
e AIPA e emërtuan me një emër të veçantë në hartat e tyre: “Borgo Ciano”. PPSH
nga viti 1949 deri në vitin 1991 e quajti me emrin e Koba Xhugashvilit (Qytet
Stalin), kur ishte absolutisht qyteti më perendimor shqiptar në gjithçka:
materiale dhe ideore.
Ndërsa
endemi në qytet ishte e vështirë të përthithje atë që po shihnin sytë. Banorë
janë mjaft të edukuar, por me një natyrë gri, të lodhur nga komunizmi, dhe
tashmë ethet e emigracionit, duke ndjekur fatet e të gjitha qyteteve të vogla,
me një shpopullim drejt qyteteve të mëdha dhe jashtë vendit.
Ajo
më ngjau sot si qytet fantazëm ku frymonin një grumbull individësh të
pashpresë, t? lodhur, e të trishtuar.
Aty-
këtu pallatet e komunizmit, rrugët dhe rrugicat me baltën e kohës.
Sheh
ndonjë fytyrë të njohur që dikur, diku, je pikëtakuar. Tek- tuk zhurmat e
ndonjë mjeti motorik. Dëgjon zërat e moshës së tretë, të kërrusur, që mezi
zvarriten, patjetër me bastun, me ecjet e avashta të tyre, bisedat e lodhura,
ofshamat e ankesave mbushin ditën, të lodhur nga jeta dhe gjithëçka tjetër të
kaluar gjatë saj.
Ishte
dikur një nga qytetet e parapëlqyera të kohës jo fot fort i vogël, por që
banorët e njihnin njëri- tjetrin dhe si nëper qytetet e vogla, janë miqësor.
Qyteti
mori zhvillim sa kishte mjaft k?rkesa edhe nga njer?zit q? jetonin n? fshatrat
e qytetet pran? për të punuar e jetuar në Kuçovë. Nj? pjes? vinin nga zonat
p?rreth, çdo dit? b?nin kilometra t? t?ra, e cila bëri të shtohen sh?rbimet e
ndryshme, u ngrit?n menca, vetsh?rbime, bare, lavanderi, kinkaleri, dyqane
rrobash, dhe tubat e m?dhenj të gazit si gjarp?rinj gjigant? hynin e dilnin
nëpër godina, pallate, institucione...
Këndvështrimi
me gjërësi panoramike lejon ca ndjesi të kohës kur çdo gjë servirej si " e
mirë përrallore" si produkt i dorës së njeriut, sot na bëjnë të ndjejmë
dhimbje për shfrytëzimin e naftëtarëve, teknikëve, inxhinierëve dhe shumë
zanateve të tjera.
Kuçova
dikur lulëzonte dhe gum?zhinte nga jeta plot aktivitete kulturore. Ajka e inteligjencës:
doktorëve, inxhinjerëve, artistëve, sportistëve, oficerëve, mësuesëve,
shkrimtarë dërgoheshin jo për ti denigruar por për të çuar kulturën dhe
përparimin. Prandaj u dërguan në ato vite në Q. Stalin edhe Tonin Rota, Zef
Lekaj, Sulejman Pitarka, Gaqo Çako, Bejkush Birçe, Françesk Radi, dhe shumë e
shumë të tjerë.
Kur
epoka e Qoftëlargut mori rrokullimën dhe falimentoi gjithçka, jo vetëm si
teknologjia arkaike lindore, por u denigrua edhe qënia humane, në trajtën e
njeriut në Socializëm.
Shumë
zhurëm ka për Kuçovën për të rikthyer Lavdinë e dikurshme të Aviacionit, në
mbrojtje te qiejve të NATOs.
Aerodromi
i Kuçovës, që filloi fluturimet në 1939 deri në 1942-43. Një pistë e vogël me
përmasa 1200 x 30 m dhe që u përdor kryesisht po nga forcat italiane gjatë
periudhës së Luftës së II Botërore. Në 15 Maj 1955 do të inagurohej po në këtë
vend, formacioni i parë i Aviacionit Luftarak Shqiptar, i koduar me emrin
"Regjimenti 23 Peza", që do të bënte kështu bazën e parë dhe më
kryesore të këtij aviacioni.
Arkitektura
përreth vërtet interesante, me shumë lloje të ndryshme ndërtesash shumëkatëshe
të mbajtura mirë, që i jepnin një prekje të veçantë syrit. Nga një shikim,
duket se aty janë ndërtuar disa shtëpi të reja dhe moderne, por sa ja vlenë kjo
kur ato popullohen vetëm një muaj brenda vitit, atëherë kur qytetarët kthehen
nga emigrimi për t’u çlodhur nga puna në përëndim.
Do
të shihja gjurmë arkitekturore që i kanë mbetur nga periudha e historisë
urbanistike të viteve 30: kinemaja, gjimnazi i qytetit, spitali, centrali
telefonik më i vjetri në Shqipëri, zyrat e AIPA-s, ndërtesa e ishkomitetit të
Partisë, e Pallatit të Kulturës, dhe ato puse nafte që vazhdonin të punonin
tashmë kush e di për kë kompani hajdute; Kulla gjigante që mund ta krahasosh po
me atë madhështi të kullës së Torontos, e lartë, gjigande, sa e pa arritshme,
aq edhe e pa kapshme, dhe oxhaku i TEC- it. Sot, ai oxhak që turfullonte tym t?
bardh?, t? verdh? e t? zi, në majë ka mbetur si shtiza e Don Kishotit të
Mançës, nje relikte e mjerë.
Ishim
shumë kuriozë të shikonim ndryshimet në kuadrin e Rilindjes urbane në këtë
qytet, që në veçanti, nuk qëndrojnë vetëm në rëndësinë historike, por edhe në
mënyrën se si ndërthuren e shkuara me të tashmen.
Kemi
një shembull se si një strukturë industriale e shpërdoruar shndërrohet në një
hapësirë të gjallë publike. Ndërtesat rreth tyre janë rrafshuar dhe është
krijuar një park me stola dhe një shumëllojshmëri bimësh, duke përfshirë lule,
shkurre dhe pemë, si një vend i popullarizuar për të ecur, vrapuar, piknik dhe
thjesht për t'u çlodhur.
Në
qetësinë e qytetit dëgjohen intervalet e zhurmave të puseve të hekurta, që
godisnin si tokmak për të nxjerrë naftë. Puset s’pushonin e lëkundnin trupin
sikur puthnin tokën dhe përsëri lart sikur përgjonin se çfarë po ndodhte rreth
e përqark.
Sikur
të kishin gojë, kurrë nuk do të rreshte së foluri për gjithë atë hov e vrull
pune të naftëtarëve sa e sa brezave, ku krahas punës, ishin edhe studjues të
apasionuar që projektuan, shpuan, zbuluan dhe vunë në shfrytëzim të gjitha
vendburimet e naftës, përveç Kuçovës dhe të gjitha vendburimet e gazit, duke
kapërcyer të gjitha vështirësitë teknike, në zgjidhjen e problemeve tepër të
ndërlikuara teknike, që edhe vende shumë më të përparuara se ne, nuk i kishin
zgjidhur, duke e kthyer Shqipërinë në një vend që plotësonte nevojat e veta për
karburante dhe madje, u bë eksportuese e naftës bruto dhe e karburanteve.
Në
bulevardin e vetëm të Kuçovës, me palma thuajse identik si bulevardi i
Hollivudit, endej një qetësi olimpike. Sigurisht që italianëve u shkonte mendja
për gjëra të bukura. Italianët patën plane afatgjata në Shqipëri, kuptohet, si
çdo pushtues në botë, jepnin dy e merrnin dhjetë.
Bulevardi
ka qënë vendi i ecjeve në xhiro, pa sforcim, për banorët, qoftë për naftëtarë,
oficerë, mësues, etj, një kënaqësi pas punës së lodhshme e sidomos për njerëz me kulturë e horizont,
aq të shumtë në atë kohë, që sikur e thyente pjesën komike dhe konformiste gri
të kohës.
Në
krye të bulevardit të gjerë me dy trotuare të vegjël dhe pallate që rreshtoheshin,
disa prej të cilave (për fat të mirë) ruhen ende është parku me pemë, ndër më
të bukurit e qyteteve “të vogla”, me
gjelbërim përrallor me pisha e qiparisa, plot me stola të drunjtë për të
pushuar të moshuarit, nënat me fëmijë e pse jo dhe të rinjtë e të rejat,
piedestale të figurave të ndritura që kanë lënë gjurmë në historinë e këtij
qyteti.
Aq
më tepër që ngjyra e gjelbër të shton më shumë paqësinë, jo shumë larg saj), të
befason me paraqitjen e saj të jashtme jo pak kafene të qeta e të bollshme.
Kisha
“Ngjallja e Krishtit”, ngrihej dominante në kodër, e rrethuar nga pylli i pishave.
Është
e pafalshme të kalosh këtu mbi pyll që të rrënqeth edhe kur sheh të ndotur
rrethinat e qytetit, me mbetje nafte, jo higjenike.
Ngjitja
e shkallëve të ofron një nga pikat më të bukura të vëzhgimit të qytetit, te
vila e Ing.Toptanit që u kthye në shtëpi pritjeje e qeveritarëve të kohës. Ka
mbetur si relike si për të na kujtuar që dikur përtej skamjes ekzistonte një
lloj lluksi i shfrenuar ndoshta ashtu si dhe sot. E shkatëruan dhe e vodhën në
vitin e brishtë 1997.
Shkallët
u ndërtuan në vitin 1934, duke zëvendësuar pjerësinë dredha-dredha të dheut që
ndodhej aty. Ato janë shkallët më të mëdha dhe më mbresëlënëse. Plot 137, që të
shpien në ndërtesat e periudhës së diktaturës. Falë (dhe) shkallëve, qyteti u
bë më i bukur.
Të
tilla shkallë i gjen edhe nëpër qytete të tjera, si në Përmet, Bajram Curri apo
Sarandë, etj, gjë që tregon se pavarësisht ideologjisë, çfarë është e bukur i
mbijeton kohës.
Vështroja
pamjen e shkallëve në mes të gjelbërimit dhe të pyllëzuara, që i jep kënaqësi
dhe qetësi shpirtit të njeriut, edhe me memorialet e mermerta, që përveç
vlerave artistike risjellin shkëlqimin e figurave historike, kulturore dhe
shkencore.
Arrita
përafërsisht të shoh çdo vepër dhe objekt arti lexova përshkrimet për secilën
nga ato.
Matanë
trotuarit, në një cep fshehur rrëzë shkallëve që kryqëzon tri drejtime udhësh,
qëndron heshturazi busti i Astrit Sulit, dëshmorit të UÇK-së (nga fshati Luzaj
i Komunës Lumas, rrethi i Beratit, rënë në Betejën e Gorozhubit më 27 maj 1999)
Shkencëtari
polak i gjeologjisë së naftës, Stanislav Zuber, ka një bust në Kuçovë.
Ishte
Ing, me kontribut të çmuar në zbulimin e vendburimeve të naftës, në Kuçovë e
Patos.
Stanislav
Zuber, që erdhi nga Kaukazi në 1934 punoi 20 vjet ne Shqipëri për shoqërinë
italiane AIPA.
Krijoi
dhe një muze gjeologjik me mostra shkëmbinjsh, gjë e rrallë në atë kohë.
Stanislav
Zuber u burgos dhe u vra barbarisht në një burg të Tiranës me një shkelm në
koke nga një gardian, pa gjyq, i akuzuar si sabotator.
Kuçova
ka njohur njerëz të shumë popujve: austriakë, çekë, italianë, francezë, polakë
dhe nga e gjithë lindja komuniste. E megjithatë, në të përditshmen e punës, ata
ndiheshin të barabartë mes njerëzve të thjeshtë.
“Viva
la Kuçova” do të thonin italianët dhe të gjithë të huajt që erdhën në këtë
qytet bujar dhe me vlera cilësore.
Në
një shesh në qendër, bri një lokali të gjerë e me ndriçim, ndodhet busti i
pilotit Donald Hoxha.
Para
një pallati trekatësh, ku kanë qënë strehuar aviatorët, hesht në pozicion
gadishmërie një avion F 16.
Emocionet
tashmë kanë qenë të shumta, por si gjithmonë, kur largohesh, vjen edhe ai trishtimi
i paqartë që të godet teksa rri në kujtime qyteti i naftëtarëve, i pilotëve, i
futbollit magjik...
*Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi
apo riprodhimi i pjesshëm apo i plotë me çdo lloj mjeti apo forme, pa lejën me
shkrim të autorit.