E shtune, 04.05.2024, 08:02 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Vlashi Fili: Mirësevini fëmijë të dashur

E diele, 16.09.2012, 06:22 PM


MIRESEVINI FEMIJE TE DASHUR

Nga Vlashi Fili

U dëgjua shpesh ky urim ditën e Dielë, më 09 Shtator 2012, në Qendrën Kulturore të Shoqatës “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, ku zhvillon programin mësimor shkolla shqipe “Gjuha jonë”. Vinin njëri pas tjetrit prindërit me fëmijët për të filluar vitin e ri shkollor. Sadik Elshani, kryetar i shoqatës i priste buzagas, para hyrjes së Qendrës Kulturore. Takonte duart me prindërit, përshëndeste fëmijët dhe ju uronte atyre mirëseardhjen.

Gjithë gjallëri, fëmijët “më të vjetër” të kësaj shkolle, që kishin mbyllur në qershor një vit të sukseshëm dhe tani do të vazhdonin vitin e dytë, të tretë, të katërtë apo të pestë, në ciklin e plotë 5vjeçar të kësaj shkolle, takoheshim me njëri – tjetrin, përqafoheshin dhe gjithë gëzim tregonin për pushimet verore. Më të ndrojtur fëmijët që vinin për herë të parë, por sapo njiheshin me të tjerët gjallëroheshin menjëherë. Edhe mësueset e shkollës, ju kthenin përqafimet fëmijëve që kishin patur një vit më parë në klasat e tyre.

Pas një periudhe verore të qetë Qendra Kulturore e Shoqatës u zhurmua përsëri nga zërat e ëmbël të fëmijëve. Ndihesh atmosfera e gëzushme në këtë ambjent të mirëpritur. Shumica e fëmijëve, tashmë janë të lindur këtu në Amerikë, por aty këtu ka ndonjë të ardhur kohët e fundit nga Shqipëria. Ka nga ata që të ndihmuar nga prindërit flasin shqip, paçka se jo mirë, e që nuk dinë të shkruajnë e të lexojnë, por ka edhe nga ata që edhe emrin e vet e shqiptojnë në aksentin anglez. Por edhe këta të fundit do të fillojnë të mësojnë gjuhën shqipe në këtë shkollë, që në këtë vit çeli dyert për të dhjetin vit radhazi. Është shkolla, ndoshta, më e vjetra në Diasporën Shqiptare të Anerikës, por ajo që ka rëndësi më tepër është shkolla, ku në ciklin e saj 5vjeçar kanë mësuar gjuhën shqipe me dhjetra fëmijë.

Ja, më 09 Shtator 2012 filloi në këtë shkollë viti i ri shkollor 2012 – 2013.

Prindërit, fëmijët, mësueset, anëtarë e simpatizantë të shoqatës, morrën pjesë në ceremoninë e thjeshtë të organizuar nga Këshilli Drejtues  i Shoqatës, për fillimin e këtij viti shkollor.

Në këtë ceremoni z. Sadik Elshani përshëndeti në emër të Këshillit Drejtues të Shoqatës që është edhe organizatori dhe administrator i shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, ju uroi fëmijëve mirëseardhjen dhe suksese edhe për këtë vit si dhe zhvilloi me prindërit një bisedë. Midis të tjerave ai cilësoi edhe detyrat që i takojnë shoqatës, prindërve dhe mësueseve për një mbarëvajtje sa më të mirë të proçesit mësimor gjatë gjithë vitit shkollor.

Në përfundim një foto e përbashkët e fëmijëve, prindërve dhe mësueseve u fiksua si një kujtim i bukur i kësaj dite.

Mbas ceremonisë fëmijë e të rritur u ftuan në koktejlin e zakonshëm që organizon shoqata në këto raste.

Si para ceremonisë ashtu edhe mbas saj, prindërit plotësuan fletë-regjistrimet e fëmijëve, në bazë të të cilave plotësohen të gjitha dokumentat që ruan shoqata nw fondin e saj, për çdo vit mësimor. Ndërsa fëmijët që kishin ndënjur aq “urtë” gjatë ceremonisë filluan përsëri të zhurmojnë ambjentin e Qendrës Kulturore, prindërit shkëmbenin mendime me njeri – tjetrin por edhe me mësueset.

Znjsh. Erblina Koka, n/kryetare e parë e shoqatës nuk përtoi të bëntë shumë foto, kurse kameramani Florian Bezhani filmoi çdo gjë.

Kështu filloi rrugën e saj Shkolla Shqipe “Gjuha Jonë” në Filadelfia në vitin e ri shkollor 2012 – 2013 që shënoi dhe fillimin e vitit të dhjetë në jetën e kësaj shkolle.

Edhe ne i urojmë fëmijëve të kësaj shkolle suksese në mësimin e gjuhës sonë të bukur shqipe.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora