Udhëpërshkrim
Ibrahim Hajdarmataj: Konferencë shkencore në Prishtinë
E shtune, 15.09.2012, 07:34 PM
KONFERENCE
SHKENCORE
Nga Ibrahim HAJDARMATAJ
Për dy
ditë me rradhë në Akademin e Shkencave dhe te Arteve te Kosovës, u zhvillue
konferenca shkencor: “- Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas”,
organizuar
nga Akademin e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Instituti i Historisë Prishtinës.
Merrnin
pjesë delegacione të ardhura nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi, Maqedonia, Turqia,
Hungaria.
Kryesia e
punës drejtoi punimet nga:
- Prof. Dr. Akademik Hivzi Islami,
kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
- Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, Drejtor
Institutit Historisë Prishtinës.
- Prof. Dr. Akademik Beqir Meta,
Drejtor Institutit Historisë Tiranë.
- Prof. Dr. Valentina Duka, Tiranë.
Akdemikët
në fillim kënduan Hymnin e Flamurit
Në foto
kryesia e punës e Konferencës Shkencore
Në foto
akademikët duke kënduar Hymnin e Flamurit
Në fjalën
e hapjes Prof. Dr. Akademik Hivzi Islami, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe
të Arteve të Kosovës theksoj se: “- Jubileu i madh, 100 vjetori i Pavarësisë së
Shqipërisë, dhe jubileu i 5- vjetorit të pavarësisë së Kosovës, janë edhe një moment
për ryshqirtimin e historisë, me c’rast ngjarjet dhe personalitetet historike
do të interpretoheshin dhe vlerësoheshin nga këndvështrimi objektiv shkencore. Këto
dy jubile janë gjithashtu një rast që gjakftoftë, pa emocine e patetikë, të nxjerrin
mësimet nga pikat e pësimeve e dështimeve të qeverisjeve në të dy anët e
kufirit dhe të reflektojmë për një qeverisje racionale e produktive dhe
prespektivë të sigurt evroatlantike”.
Përshendetja
nga Prof. Dr. Akademik Gudar Beqiraj kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
u ndoq me vemendje i cili ndër të tjerat tha: “- Eshtë nder dhe kënaqësi e vecantë
për mua që t’i sjell konferencës suaj përshëndetjet e Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë dhe njëherësh të falënderoj organizatorët për ftesën. Sot në këtë sallë
jeni mbledhur shkencëtarë nga trojet shqiptare me synimin fisnik për të shënuar
100- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, në Vlorë me 28 Nëntor
1912, dhe për të hedhur dritë përmes studimeve tuaj në proceset historiko-politike
e kulturore që cuan në realizimin e kësaj ëndrre shekullore, duke hedhur vështrimin
në këta njëqind vjet, mbushur me ngjarje madhore për shqiptarët brenda dhe
jashtë shtetit shqiptar të cunguar nga vendimet e diplomacisë evropiane. Me
gjithë këto zhvillime dramatike fitorja e pavarsisë së Shqipërisë dhe fitorja e
pavarsisë së Kosovës, gati një shekull më pas, dëshmojnë se nuk mund të ketë forcë
në botë që të arrijë ta varrosë ëndrrën e lirisë së një populli, dhe as të mohojë
të drejtën e tij për të ndërtuar jetën e vet në shtetin e vet të pavarur”.
Prof. Dr.
Akademik Beqir Meta, Drejtor Institutit Historisë Tiranë theksoj se : “Si vendi
më i vogël, më i varfër dhe më i dobët i Ballkanit, fati i Shqipërisë u ndikua
fuqimisht nga forcat jashtë të saj. Lufta për të drejtën e ekzistencës si komb-shtet,
ndërkohë që fqinjët e Shqipërisë përpiqeshin të nxirrnin në pah faktorët përcarës,
pati ndërlikime të rëndësishme. Ajo bëri që të harxhoheshin burime të konsiderushme,
duke zhvilluar beteja politike, diplomatike e propagandistike jashtë vendit,
vecanërisht në Lidhjen e Kombeve dhe në Gjykatën Ndërkombetare, të cilat
pengonin projektin për konsolidimin kombëtar brenda vendit. Problemet e kufijve
që u keqësuan nga qëndrimi i papajtueshëm i Athinës dhe Beogradit, i shterën
financat e vendit dhe bënë që Shqipëria të mbetej pezull në prag të falimentimit”.
Prof. Dr.
Jusuf Bajraktari, Drejtor Institutit Historisë Prishtinës në kumtesën e tijë solli
fakte të reja: “- Prishtina paraqiti në emër të Shqiptarëve një memorandum me 14
kërkesa, në të cilat përfshihej emërimi në Shqipëri i nënpunsëve vëndas, mësimi
i gjuhës shqipe në të gjitha shkollat e Shqipërisë, zhvillimi i bujqësisë e i
tregëtisë, falja e përgjithsme për pjesëmarrësit në kryengritje, cka len me
kuptue se po të realizoheshin këto kërkesa të parashruara hidhëshin themelt e
një Shqipëri autonome.
Qeveria
nuk dha përgjigje, prandaj kryengritësit kosovar marshuan drejt Shkupit, dhe me
12 gusht 1912 e shtinë në dorë qendrën e Vilajetit të Kosovës”.
Pamje nga zhvillimi i Konferces Shkencore
Prof. Dr. Akademik Pajazit Nushi, Prishtinë, mbajti kumtesën mjaft interesante: “Mendimi akademik dhe urrejtja serbe ndaj shqiptareve”
Prof. Dr.
Emine Bakalli Prishtin, lexoj kumtesen: “-Revolucioni Nacional Shqiptar i vitit
1912.
Prof. Dr.
Bilgin Celik, Stamboll, ligjiroj kumtesën: “-Rrethanat ndërkombëtare dhe Pavarësia
e Shipërisë.
Prof. Dr.
Valentina Duka, Tiranë, gjatë referimit të kumtesës: “-Ismail Qemali dhe
institucionet ndërkombëtare qe vepronin në Shqipëri gjate vitit 1913”, pati
larmi tek akademikët.
Prof. Dr.
Arpod Harmjah, Hungari referoj kumtesën: “-Politika e Hungarisë ndaj Ballkanit
midis dy luftrave botrore”.
Në foto
akademikët duke degjuar fakte të reja të sjellura nga kolegët e tyre gjatë ligjerimit
të kumtesave të tyre, të përgatitura me një profalizem të lartë.
Prof. Dr.
Ferit Duka, Tiranë ligjeroj: “-Faktorët e përqarjes dhe regesit në Shqipërinë e
pavarur-Esat Toptani”
Prof. Dr.
Frashër Demaj, Prishtinë mbajti kumtesën: “-Qendrimi i diplomacisë së Fuqive të
Mëdha lidhur me kërkesën e Serbisë për daljen në Detin Adriatik”
Prof. Dr.
Akademik Marenglen Verli, Tiranë mbajti me sukses kumtesën e tij:
“-Qeshtja
e Kosoves dhe Shqipëria gjatë vitit 1918-1939”.
Prof. Dr.
Fehmi Rexhepi, Prishtinë, lexoj: “-Qëndrimet e forcave politike në Kosovë gjatë
Luftës së Dytë Botërore”.
Prof. Dr.
Ana Lalaj, Tiranë, u ndal në kumtesën e saj: “-Britanikët për Kosovën brenda
apo jashtë shtetit shqiptarë gjatë viteve 1941-1945”.
Dr. Teki
Kurti, Tiranë, pati mjaft sukses në kumtesën e tijë gjatë interpërtimit:
“-Qendresa
e shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve 1913-1914 sipas shtypit në Shqipëri”.
Dr. Sefer
Tahiri, Shkup, foli për: “-Kontributi kombëtare i gazetës “SHKUPI”.
Dr. Fehari
Ramadani, Tetovë, ligjeroj: “-Shkollat astro-hungareze në Vilajetin e Kosovës në
vitet 1911-1912.
Prof. Dr.
Isa Bicaj, Prishtinë: “-Vendosja e pushtetit malazez në viset e pushtuara 1912-1913.
Dr. Skender
Hasani, Shkup, foli me mjaft pergjegjësi dhe kopotenca rreth kumtesës: “-Përpozimi
i Bertholdit i vitit 1912 për ceshtjen shqiptare sipas shtypit bullgar”.
Prof. Dr.
Agim Zogaj, Prishtinë, mëbajti kumëtesën: “-Ceshtja e Kosovës në marëdhanjet
shqiptaro-jugosllave 1941-1948”.
Prof.Dr.Arsim
Bajrami, Prishtinë solli në kumtesën e tij që mbajti fakte të reja të cilat u
mirpritën: “-Aspektet legale dhe kushtetuese të Pamvarësisë së Kosovës”.
Prof.Dr.Ilira
Qaushi, Tiranë, Prof.Dr.Akademik Esat Stavileci, Prishtinë, Dr.Syl Ukshini,
Prishtinë, Prof.Dr.Drita Gunga, Prishtinë, Prof.Dr.Iljaz Rexha, Prishtinë,
Dr.Edita Tahiri, Prishtinë, Gjeneral Agim Ceku, Prishtinë, Dr.Rexhep Osmani, Prishtinë, Prof.Dr.Sulltane Ukaj, Prishtinë, Prof.Dr.Izber Hoti, Prishtinë, Prof.Dr.Muhamet Mustafa dhe Dr.Lumir Abdixhiku, Prishtinë, Dr.Fitim Rifati, Prishtinë, Prof.Dr.Violeta Nushi, Prishtinë, Dr.Parim Kosova, Prizëren, Dr.Sabit Syla, Prishtinë, Dr.Petrit Gashi lexuan kumtesat e tyre me mjaft përgjegjësi.
Kjo Konferencë Shkencore dy ditore u interpretuan 30 kumtesa shkencore, duke sjellur fakte të reja në prag të 100 vjetorit të ahpalljës së Pamvarsisë së Sqipërisë.
Në fund të ksaj Konference Prof. Dr. Jusuf Bajraktari, Drejtor Institutit Historisë Prishtinës, dha konkluzione mjaft të vlefshme, në lidhje me Konferencën Shkencore që u zhvillua dhe detyrat shumë të rëndësishme që dalin përpara dhe që duhët të ketë Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe Instituti i Historisë të Prishtinës.
Ibrahim
HAJDARMATAJ - Email: ibrahimhajdarmataj@yahoo.com mobil: 00355 (0) 692469145