E enjte, 31.10.2024, 11:59 PM (GMT)

Mendime

Ismet Krasniqi: Dasma e Lulanit - Qesh e qaj jetën tonë (IV)

E diele, 26.09.2010, 06:52 PM


Ismet KRASNIQI

 

DASMA E LULANIT

(“Qesh e qaj jetën tonë”)

 

 80. Merrni xhematë, tanat s’i takojnë hoxhës

 

Po e pyesin një hoxhë kujt i takon copa e madhe e bukës?- hoxha thotë: mue. E copa e madhe e mishit?- hoxhës de i takon, po shati i madh kujt i takon?- hoxha u përgjigj: merrni xhematë, tana s’i takojnë hoxhës!

 

81. Me u bashku Kosovë e Shqipëri, a është haram me pi raki?

 

Mulla Maliqin e Drenovcit të Llapushës e kishin pas pyet: Hoxhë, a asht haram me pi raki?- hoxha thot: po, asht haram... prapë e pyesin hoxhën: po me u bashku Kosovë e Shqipëri bashkë, a është haram me pi raki?

Hoxha kish pas thanë: e more jaran, unë si hoxhë nuk është haram me e pi një bure, e le ma ju populli sa duhet me pi.( e tregoi Vesel Krasniqi).

 

82. Veçmas meselja ta këqyri se çka shkruan në qitap

 

Fëqiu po i thotë hoxhës: lopa jote hoxhë ma ka vra lopën time, Hoxha ia kthen: hajvani e ka vra hajvanin, nuk ke çka me lyp hak.

Fëqiu ia kthen hoxhës: më erdhi keq hoxhë me të tregue, se lopa e ime ta ka vra tanden, hoxha ia kthen: e veçmas meselja ta këqyri se çka shkruan në qitap.

 

83. Me vdek komunistat nuk i laj as nuk i shti në dhe

 

Hoxhës së Kajmirovcit pasë luftës së dytë botërore ia kishin çue fjalën se gjoja paska thanë edhe me vdek komunistat nuk i laj as nuk i shti në dhe, e thërrasin në komitet edhe i thoinë kemi ndegjue hoxhë se ti komunistat ke thanë nuk i laj as nuk i shti në dhe?- hoxha thotë: nuk asht e vertetë, ju paskan rrejt, qe po ju pyes juve: a jeni komunista?- te gjithë thoin- pooo… e qe, vdisni njani prej jush në vend kam me ju la e me ju shti në dhe. ( e tregoi Feriz Krasniqi).

 

84. A është gjynah me hanger bukë në nevojtore

 

Një mësues e pyet mulla Selimin e Maralisë: hoxhë, a asht gjynah me hanger bukë në nevojtore? Hoxha i thotë: jo bre djalë, nuk asht gjynah, por kah të dalish tue u përtyp, nuk e dinë nxanësat çka je tue hangër!

 

85. Kush hyn në komunë, hyn me iman e del i pa iman

 

 Pas luftës së dytë botërore, një hoxhë kish pas thanë: kush hyn në komunë, hyn me iman e del pa iman, por kur hoxhës ja banë rrogën me e marr në komunë shkonte e hynte, por një qytetar rrinë te dera dhe posa hyni hoxha në komunë, po e theret: o hoxhë, kthehu se imani mbet te dera tue të prit!

 

86. Ndoshata ma kishe ni erën

 

Një gjuetar në mëngjes para se me dalë me gjue lepra, e kishte marrë një lëkurë të lepurit dhe ia fërkonte kah hundt zagarit.

Gruaja po e pyet çka po ban ashtu o njeri, burri i përgjigjet po ja farkoj me ja ni erën lepurit…gruja duke qeshur i thotë burrit o qyqja unë qysh nuk e kam ditë mbramë me t’i fërkue edhe ty për hunë brekët e mija nashta ma kishe ndi erën!

 

87. Thuj burrit tand le të rrinë te ti, e të mos vjen sonte te gruaja e ime

 

Njeni po e pyet fqinjën e vet: oj fisnike, a ka mundësi me të vet diçka?

Fqinja i thotë: po more, pyet lirisht.

-Allahile a i ke tana azatet ne vete si gruaja e jem?

Fqinja po i thotë:

-i kam, pse çka po të vyen?

Fëqiu i thotë:

-jo kurgja valla, po thuaj burrit tand le të rrinë te ti e të mos vjen sonte te gruaja e ime.

 

88. Një baski e gjeta n`pasul

 

Në odë të burrave hanin bukë mysafirët, i zoti shtëpisë si pas zakonit po i vet: allahile a po gjani najsen?

Njeri prej mysafirëve ia pret: po valla një baski e gjeta n`pasul.( e tregoi Idriz Berisha).

 

89. Ma jep edhe atë që nuk e mur prifti

 

I kishte ftua në bisedë, priftin, hoxhën dhe popin një i shenjtë, i shenjti po e pyet popin a do me pas gru?, popi thotë- po.

I shenjti e pyet priftin: a do gru? Prifti thotë- jo; kur e pyet hoxhën: e ti hoxhë a do gru? Hoxha përgjigjet: po temën po nëse ka mundsi ma jep edhe atë që nuk e mur prifti dhe prej atëherë mbet hoxha të ketë ma shumë gra.

 

90. Ju pres deri sa të shëndoshni

 

Një pacient në spital e gabon katin dhe hyn në dhomë të grave që posa kishin lind, njëra prej grave i thotë: o jaran, gabim ke ardh se na jemi të smuta, pacienti ia kthen: ani unë ju pres deri sa të shnoshni.

 

 91. Nusja e mirë po s`po bajka fëmijë

 

Një nuse posa kishte zbrit nga kerri, i dëgjoi dy gra tue thanë nusja e mirë po s`po bajka fëmijë. Nusja ia kthen, te nana e te baba i kam ba dy, a baj ktu a jo s’e di.

 

92. Baba thi me t’u ba duhet me e lëmue

 

Në odë të burrave hoxha po thotë: baba thi me t’u ba duhet me e lëmue, njëri nga të pranishmit reagoi: jo qebesa mos t`më bahet baba thi se tybe s’e këqyri, pse more vëlla nuk bahet kali e me ja pa hairin e kisha ngjit në kerr, e kisha livrua me te.

 

93. Zotëri mjek a ka mundësi t`ma ndërroni diagnozën

 

Një i sëmur prej barku ishte shtri në spital, dhe mjekët sipas analizave vijnë deri te konstatimi se ai person nuk ka shpëtim dhe mjekët ja komuikojn se e pret vdekja, pacienti këtë lajm e pranoi me shumë gjakftofëtsi, por ia bani mjekut një lutje: a ka mundsi zotri mjek t`ma ndërroni diagnozën në këto momente para vdekjes, shkruani çfarë diagnoze të doni veç mos të shkoj natë dynja si shkulan. (e tregoi Hajr Meti fshati Marali).

 

 94. Dishu t’i i pari se mue po më vjen marre

 

Një gru shkoi te doktori me u kontrollue, doktori po e pyet: çka k e?- gruja po i thotë: -po më dhemb gjoksi. Mjeku ia ban: zhvishu shoqe. Gruaja s`po reagon, prapë mjeku i thotë: zhvishu shoqe çka po pret? Pacientja ia kthen:

-doktor, zhvishu ti i pari se mue po më vjen marre.

 

95. Tregoj moj gru se doktori këtë e ka bukë

 

Grue e burrë e kishin çue fëmijën e vet të sëmurë te doktori me e kontrollue; mjeku po e pyet nanën e fëmijës a ka temperature?- nana e fëmijës ia kthen: po ka. Doktori po barku a po i shkon?

Grus po i vjen marre me folë dhe po hesht, burri thotë: po tregoj moj gru se doktori këtë e ka bukë.

 

96. Na vllaznit nga pak e baba hiq

 

E shihte mysafiri se djemtë nuk po e respektonin babën, po i pyet djemtë e plakut: O djem, po kush është zot shtëpie këtu te ju, djali ma i ri tha: na vllaznit tan ngapak e baba hiq.

 

 97. Rrenc si këtë të vdekurin s’kam pa

 

Dy shokë nuk ishin pa një kohë të gjatë në mes vete, një ditë u takuen e po bisedojnë, po flasin për kushte ekonomike, njeri ishte mbet fukara e aji tjetri u fryke e thoshte i kam 10 hektarë tokë, i kam 2 hektarë livadhe i kam 200 dele, lopë, buallica, t`miat janë 10 shtëpia. Pas një jave i vjen lajmi këti fukarasë se i ka vdek shoku pasanik, shkon me pa, sëpari shkon e viziton dhe e mat varrin pastaj shkon në t`pame dhe ju drejtohet për kryshnosh:

-"Burra, a po mërziti?- unë një javë pa vdek kam nejt me të por rrenc si këtë të vdekurin s’kam pa. (prehet oda, çka po del); thotë: para një jave ma numëroi tërë pasurinë e tha është e jemja e ka erdha e vizitova varrin e ti ish kanë vetëm 1 me 2.e tij.(e tregoi Ali Isuf Morina në Prelep- Deçan).

 

98. Po keshi se nesër në ora 12,00 kam me ja marr shpirtin

 

Një shitës të këpucëve e kishte shok Izraelin, një ditë tue nejt n`dugajë vjen një myshteri thotë me m’i gjet një parë këpucë të forta që me qëndrojnë një vit, shitsi ia jep një parë dhe i garanton për gjashtë muaj, shkon myshteriu, Izraeli fillon me qesh, shitësi e pyet: të lutem më trego çka po qesh?- Izraeli i thotë shitsit: aaa, e kem marveshjen mos me -m`vet kurgja; shitësi i thotë: po veç kësaj radhe tregomë, kurr nuk t`veti më.Izraeli: e pra po të tregoj: ai që i lypi këpucët që i qëndrorojnë një vit, e ti ja dhe me garancion për gjashtë muaj, unë po keshi se nesër e kam të shënuar në defter në ora 12,00 me ja marr shpirtin.

 

 99 Po keshi se përfundi e kam hoxhën e katundit e po mi gudulisë këmbët

 

Izraeli po shëtit me një shok t`vetin e po i thotë: a ke dëshirë me e vizitu, xhenetin, xhehnemin e purgatorin?-shoku i thotë: po qeb esa, kur hyn mrenda po e pyet Izraeli: a ke dëshirë me e vizitu, babën?- shoku i thotë: po kam dëshirë. E shtini në xhehenem dhe po e sheh babën e vet në një kazan të valë tue avullue uji e tue kesh!- po e përshëndet djali babën e po i thotë: babë, paske mbarue bre edhe po kesha, a?- po bre bir po keshi se përfundi e kam hoxhën e katundit e po m’i gudulisë këmbët!

 

100.  Mos t`lun baba n`bisht

 

Një hoxhë i thotë njanit: a do me e çue babën n`xhenet me i kënu hatme?- po thotë, qysh jo; filloi hoxha duatë, kur e kreu, i fshiu hoxha paret: pas një viti prapë po e pyet të njëjtin njeri a donë babën me e qu n`xhenet?- ai e pyeti: pse a ish dal, a?- e mos t`lun baba n`bisht, unë shtin n`xhenet e aji dil, se qebesa s’e shtina ma.

 

101. A ma shumë po të ngojn djemt a qeni?

 

  Mulla Ragipi i Pejës e takon Nekë Fazliun me qen për dore, e pyt hoxha: ooo Nekë, a ma shumë po të ngojon djemt a qeni !?... Neka ia kthen: tash e sheh e lëshon qenin e i thotë: kape hoxhën!- qeni me dy kamb ët e para në gjoks të hoxhës e gjuan për toke...hoxha: o Nekë, hiqma qenin...i thotë. Neka: a e pa hoxhë qysh më dëgjon qeni, e kur jam me djem kam me ua ba rrahne hoxhën, kurrnjani s`ka me më ndëgju.

 

102. Nëse s`ka qenë rrugës, kur ke nen rrugë që po hyn

 

Njani e kishte ble kalin n`pazar dhe e çonte prej shtëpie, por kali nuk ecte rrugës po hynte nën rrugë, i zoti kalit e merr një thupër dhe e rrah kalin, një kalimtar i rastit e sheh e i thotë: mos e rrah bre jaran se gjynah, i zoti kalit po i thotë: po s`po ec rrugës;- kalimtari ia pret: po sigurisht s`ka qenë kësaj rruge kurrë;- i zoti i kalit ia kthen: po nëse s`ka qenë rrugës, kur ke nën rrugë që po hyn.

 

 103. Izraelin sa do që e ke shok kur të sosen dakikët është i pamëshirshëm

 

 Një varfanjak Izraelin e ban shok, i thotë një ditë: a ki dëshirë me u pasuru?- varfnjaku ia kthen: qebesa boll kam qef. Izraeli i thotë: eja me mue, asnjë sen mos fol, por vepro çka të them unë, kur sëmuhet dikush shkon e viziton nese mu më sheh te këmbët e të smuarit, ju thu n`familje se ky nuk është për dekë, por ban ma mitë, nëse më sheh te kryet, ju thue familjarëve se bahi gati se ky ka me vdek. Në këtë mënyrë varfanjaku u popullarizue dhe u pasurue, e mbaroi një shtëpi të bukur dhe ditën që hyni në shtëpi të re, nga gëzimi që bani shtëpinë, ra me fjetë, por kur i del gjumi e sheh Izraelin te kryet, e dinte çka do të thotë kjo dhe ngadalë ia kthente këmbët,....por kot Izraelin sa do që e ke shok, kur të sosen dekikat është i pamëshirshëm, prapë i delte te kryt... dhe ju dorëzue. (e teregoi Ajet Hoxha nga Sverka e Gashit 1974).

 

104.  Baba yt, kive ua bajke vendin e ti një kuletë s`ke mujt me e mëshef

 

Në fshatin Obri,në një dasmë një djalë e kishte gjetë një kuletë me pare, hyni te dera e odës dhe i pyet dasmorët e kujt është kjo kuletë?- baba i djalit ishte i ulur në mesin e dasmoreve dhe ju drejtua djalit të vet: o more bir e kam ditë se s’ki me vy, baba yt kur a kanë në ditë tua, kive ua bajke vendin e ti një kulete s’ke mujt me ia ba vendin.

( e tregoi Vesel Krasniqi Klinë 1983).

 

105. Tymo sa të dush moj kullë se n`mujsha edhe një javë s`erdha te ti

 

Një plak kishte dalë prej shtëpie, kishte një javë që rrinte ndër miq, pas një jave e kishin ftue me marrë pjesë në një mbaresë, por u dashke me kalu kah shtëpia e vet e me shkue në atë mbaresë, e shihte kullën e vet tue tymue dhe i thoshte: besa tymo sa të duesh moj kulla e jeme se n`mujsha edhe një javë s’erdha te ti. (e tregoi Prek Prenaj Klinë 1992).

 

 

 106. Mend kem ë boll po pare s’kemë

 

 Kurbetqarëve ju ka shfrytëzue xhepi, e jo mendja…o jaran, mend kemë boll, po pare s’kemë.

 

 

107. S`ta kam gjinue ma ramazanin

 

Njani ishte tue e korrë arën me grurë, ishte vapë e madhe... fryn një erë e fortë dhe ia merr gjysmën e dorëzave të grurit të korrur... a qashtu ma bane, a...!?- qebesa edhe unë ma s`ta kam gjinue maramazanin...e të fillon me pi ujë!

 

108. Kur kam pare n`xhep edhe fjala m`shkon ma mirë

 

Shkojnë me pa një grup njerëz në fshatin Qysh të Pejës, gjatë rrugës po flasin se kush duhet pri, por ati që i thoshin me pri kishte ngul kamb se nuk pri, dhe vendosen me u kthye pa e krye t`pamën, por dikur e bindin por e kërkon një kusht me i qit paret nga xhepi secili sa ka, kështu ai që printe i tuboi një sasi të konsiderueshme parash, hyn me pa dhe fort e mirë i shkoi fjala, kur dualen nga e pamja filloi e po ua kthen paret, ata i thoshin a nuk po të vyejn, a?!... Jo more po kur kam pare n`xhep edhe fjala më shkon ma mirë.

 

109. Knusi maje qielli e viçi n`kungull

 

Po fol Sokol Dini n`odë të burrave e po thotë: burra na ka pas hup një knus s`ditshim ku na mbet, por një mëngjes e ndishim zanin e ti tue knu po nuk e shihnim, po ku me pa more burra, knusi tue e hangër kokrren e pasules, pasula rritet e deri n`qiell e knusi maje qelli tue knu u nike....qeshin burrat, por Sylë Gashi apo Sylë Aliçki qysh njihej në popull ia pret, thotë: burra edhe mu më ka pas hup një viç verës s’dishim ku metë, por kur erdh vjeshta i tubuam kungujt në arë dhe i prumë në shtëpi, për çdo ditë u prejshim kunguj lopëve, një ditë posa e preva një kungull të madh, veç kur a dalë viçi , tue hanger kungull a rrit kungulli e ka za viçin brenda... burrat qeshin hahahaha...

 

110. Bostani voja e pelës

 

E gjejnë ktyne herë moti do ushtarë një bostan por nuk dishin çka a... kur njani thotë: pasha zoten e gjeta! He, ia bajnë bakëshudhtarët... thotë: asht voja e pelës... kah shkoi me e çue n`katund e me e pa populli, njanit i pshton prej dore bostani e shkon rrakatel e në një llugë, kur takohet çahet bostani, por në llugë kishte qenë një lepur i cili nga frika ik...fshatarët e shohin e thoshin kuku çfarë mazi ko ka, kanë....

 

111. Gozhdat hiqen por birat mbesin

 

E kishte njani një djalë të hasretit, ishte bukur i lazdruar dhe sillte shumë t`kqia në shtepi, baba prej halli filloi çdo të keqe që sillte e vente nga një vozhë në mur të shtepisë, një ditë djali i pa gozhdat dhe po e pyt baben, babë çka janë këto?!...Baba i thot t`kqiat tua bre bir; e babë i thot djali prej sotit s’kam me sjellë ma të kqia veç të mira; i thotë babë, a i jek ti gozhdat? baba i tha po, djali filloi me pru të mira baba i hiqte gozhdat, por në fund kur u hoqen të gjitha gozhdat, djali po e pyt babën, babë e qato bira çka janë?, baba i përgjigjet: e more bir, duhet me kohë mos me ba t`kqia se gozhdat hiqen por birat mbesin.

 

 

112. Ju kam mbajt mos me ma lanë ujkun n`torisht, e tash pritne plumbin

 

Kishin dalë disa blegtorë me dele në bjeshkë, i mbajshin qet e fortë për të mos i lanë ujqit me ua hanger delet, një natë çobat i nxen gjumi dhe ujqit bin n`torishtë dhe ua damtojnë disa dele, në mëngjes kur zgjohen i shohin delet n’torsishtë të çrregulluara disa dele gjymsmë të ngrëna nga ujqit, kurse qet kishin fillu të hanin mish dele çka kishin lanë ujqit, kur i sheh pronari i deleve, ju kam mbajt mos me ma lanë ujkun n`torishtë, e ju u bat ortak me ujkun e tash pritne plumbin.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora