E shtune, 27.04.2024, 07:35 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Njohjet

E merkure, 22.09.2010, 09:58 PM


N J O H J E T

 

Nga Dibran Demaku

 

Kaluan plot dy muaj qëkur Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e dha mendimin pozitiv në lidhje me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.Pas mendimit pozitiv,diplomacia e Kosovës pat premtuar njohje të reja të Republikës së Kosovës nga shumë shtete të botës.Bile,ata,diplomatët e Kosovës e sidomos ministri i jashtëm Sklënder Hyseni pat deklaruar se janë mbi dyzet shtete të botës që do ta njohin si shtet Republikën e Kosovës.Sot u mbushën plot dy muaj që nga atëherë dhe Republikës së Kosovës i erdhi vetëm një njohje dhe ajo nga një vend i amerikës qendrore-Hondurasi.

Kur po kalonte muaji i parë pas mendimit pozitiv të GJND-së dhe nuk po vinin njohjet e premtuara,diplomacia kosovare arsyetohej se ato njohje  nuk vinin sepse ishte kohë e pushimeve verore dhe diplomatët e vendeve që duhej të njihnin Republikën e Kosovës ishin në pushime!Por premtimet për njohje të reja nuk pushonin.Më i zëshmi në këtë mes sërish ishte ministri i punëve të jashtme Hyseni i cili premtonte se njohjet do të vinin në fillim të shtatorit dhe atë para mbledhjes së asamblesë së përgjithshme të OKB-së,në të cilën do të shqyrtohej Rezoluta e Republikës së Serbisë mbi Kosovën.Por,shtatori erdhi,rezoluta e Serbisë mbi Kosovën u miratua dhe njohjet e premtuara nuk erdhën!Për fat të mirë të Kosovës në asamblenë e përgjithshme të OKB-së nuk u miratua rezoluta e parë e Serbisë,por një rezolutë e modifikuar dhe e sponzoruar nga Bashkimi Europian.

Pak ditë para mbledhjes së asamblesë të përgjithshme të OKB-së,për një njohje që do të vinte nga Katari pat premtuar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës,Hashim Thaqi,por as ajo njohje nuk erdhi ende.

Dihet se Politika është art i së mundshmes,andaj ajo as nuk bëhet për qejfin e dikujt e as bëhet me premtime.Andaj diplomat të Kosovës mos premtoni tjetër herë,sepse premtimet pa mbulesë nuk kanë asnjë vlerë!

Para gati më shumë se një viti edhe kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli pat premtuar se do t`i vinte një njohje Republikës së Kosovës dhe ajo njohje do të vinte nga Republika e El Salvadorit.Bile Pacolli atëherë pat deklaruar se njohja ishte bërë,por pritej që të zyrtarizohej sapo të vinte në krye të atij shteti kryetari i ri i zgjedhur.Ai kryetar tash më shumë se një vit e udhëheq El Salvadorin dhe siç duket e ka harruar premtimin që mund të ia ketë dhënë Behgjet Pacollit.

Kur jemi tek Pacolli domosdo lind pyetja:Se në emër të kujt shetitë nëpër botë Behgjet Pacolli dhe lobon për njohjen e Republikës së Kosovës.Apo siç duket ai ka mjaft para dhe e shëtitë botën në emër të asaj se lobon për Kosovën!Kujt i duhet kjo propagandë dhe a i shkon përshtati Republikës së Kosovës?!Republika e Kosovës i ka të zgjedhurit e vetë të zgjedhur me votën e popullit,dhe ata dihen.

Siç mësuam nga mjetet e ndryshme të informimit,atë ditë kur asambleja e përgjithshme e OKB-së e shqyrtonte rezoluten për Kosovën,në sallën e saj gjindej edhe delegacioni i Republikës së Kosovës i përbërë nga Kryetari i Republikës,nga Kryeministri dhe ministri i Jashtëm.Ky ishte një lajm i pritshëm,pasi që ata janë të zgjedhur që ta prezentojnë Republikën e Kosovës.Fill pas këtij lajmi erdhi edhe lajmi tjetër se në sallë gjindej edhe Behgjet Pacolli,i cili gjithashtu e prezentoka Republikën e Kosovës,por si konzull nderi i Liberisë!Dhe askujt nuk i shkoi në mendje,bile as mjeteve të informimit që të bëjnë pyetjen e thjeshtë:Se si e prezentoka Zotëri Pacolli Republikën e Kosovës,kur në atë sallë paska hyrë si konzull nderi i Liberisë?!

Dhe krejt në fund një si porosi për diplomatët e Republikës së Kosovës: Mos premtoni shumë,sepse me premtime nuk bëhet politikë!Apo siç thotë ajo fjala e popullit:"Mos bëni hop pa e kapërcyer gradhin!".



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora