E shtune, 27.04.2024, 01:49 PM (GMT+1)

Mendime

Ago Nezha: E kujt është Himara

E merkure, 22.09.2010, 07:37 PM


E kujt është Himara

 

Nga Prof. Dr. Ago Nezha

 

Zhurmnaja e ngritur nga qarqe shoviniste aleate, brënda dhe jashtë kufirit për krahinën e Himarës, duke e quajtur etni greke, ka vite që na përplaset të gjithëve si vala e detit në të dy brigjet e Jonit. Ajo merr trajta dhe forma si shprehje individësh, herë, herë grupesh ekstremiste dhe së fundi, prononcime të ndërsjellta midis kryetarëve të shteteve.

 

Pra, kohët e fundit çështja "Himara", ka një trajtim linear në të gjitha segmentet dhe strukturat shtetërore. Qëndrimi i Papandreut dhe interpretimi që i bëri ai krahinës së Himarës ishte disi befasues. E ndërkohë prononcimi i Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha në TV Klan dhe i "kryeministrit" të Himarës Bollano, në Top Channel, ngjajnë si dy pika uji.

 

Në përgjigjen e pyetjes së përsëritur të gazetarit intervistues: "se çfarë etnie është Himara ", Bollano prerazi dy herë rradhazi i bishtonte duke thënë se nuk ka rëndësi etnia, kur ne po aderojmë në BE. Në këtë linjë përgjigjie ishte edhe Berisha, në intervistën në TV Klan, kur iu përdrodh po ashtu përgjigjes duke thënë se "Himara" qenkësh dy gjuhë-folëse. Kaq të vështirë e kanë dy "korifejtë" e pushtetit qëndror e vendor, të artikulojnë thënjen se Himara është krahinë e pastër historikisht shqiptare?

 

Nga kush trëmben ta thonë të vërtetën këta dy pinjollë të pushtetit që hanë bukën e shqiptarëve?! Pse rrëshqasin si ngjala dhe bëjnë të paditurin, të pamundurin apo të padëshirueshmin për të thënë një të vërtetë të thjeshtë?!

Në gjithë literaturën historike e kulturore është e shkruar qartë dhe me prova se Himara, është thjesht një krahinë shqiptare, madje nga më patriotet, dikur kryeqendra e Labërisë që mbante nën juridiksionin e saj 52 fshatra. "Minoritari Bollano", me origjinë nga krahina e Kurveleshit, me "kulturën e tij poliedrike", na e kumton Himarën si etni greke.

 

Problemi i dygjuhësisë është krejt normal në historinë e krahinave tona, në marrëdhënie me fqinjët tanë jugorë e veriorë. Mjafton të sjellim në vëmendjen e opinionit të dyzuar, se edhe në Himarën e sotme me shtatë fshatra, katër prej tyre nuk dinë greqisht. Komunikimi shpirtëror bëhet në gjuhën e nënës, si kënga në dasma, apo vaji në mortje dhe himarjotët këto rite i bëjnë në shqip.

Greqia po i përdor të gjitha mjetet e mundshme për të gëlltitur krahinën, duke shfrytëzuar varfërinë ekonomike. Ajo po i nënshtron me pensione suplementare, edhe pse ato s'janë kontribut i Greqisë së rrënuar, por i BE.

 

Argumenti i dygjuhësisë që sjell S.Berisha është thjesht spërdredhje e përçmueshme. Edhe shkodranët e vjetër flasin italisht dhe sllavisht, por mos vallë ata janë Italianë, apo Sllavë?!. Në Shqipërinë e sotme ka dygjuhësh dhe shumëgjuhësh, dhe po t'i identifikonim njerëzit tanë sipas këtij treguesi, ju siguroj se në Shqipëri nuk do të kishte më shqiptarë.

Dhe ja pasojat në terren, të spërdredhjeve: për çudinë e të gjithëve, kohët e fundit na u shfaq edhe një komunitet serb në Libofsh të Fierit. Ky fenomen nuk është përligjur as është pretenduar kur Shqipëria kishte marrëdhënie miqësije të ngushta me Jugosllavinë, në vitet 1945-1948, vitet e mjaltit dhe pa pritur na del sot në skenë, kur shkon ambasadori serb dhe promovon një pakicë të re në zëmër të Myzeqesë. Me këto spërdredhje të shtetarëve tanë të cilët njohin vetëm një armik: atë që do tu marrë karrigen - kushdo që do dëshirojë nga të huajt po të gërmojëe do gjejë "pakica kombëtare", mjafton që të trokasë në hanin pa porta me emrin Shqipëri.

 

Sjellja e fundit në Himarë, ku politikanë grekë hyjnë e dalin si në shtëpinë e tyre dhe ceremonitë i kryejnë në gjuhën greke, me flamuj grek, me parulla të shkruara greqisht dhe manifestimin e përcjellin mediat tona, saqë një shikues i zakonshëm i duket vetja se është në Greqi, e jo në Shqipëri - nuk është një sjellje që mund të përtypet kaq lehtë vetëm pse jemi "berishianë" apo "ramianë".

 

Edhe mediat, mund të bëjnë diçka më shumë se thjesht përcjellje deklaratash "të pavarura". Në zëmër të Himarës ka edhe një shtëpi ku valvitet flamuri shqiptar.Është ballkoni i poetit popullor, patriotit Lefter Çipa, po kamerat tona nuk e kapin dot..

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora