Mendime
Myrteza Studenica: Kush i vodhi 60 milionë marka gjermane të gazetës Rilindja!
E diele, 19.09.2010, 03:27 PM
Keto ditë, në Prishtinë Policia e Kosovës nisi hetimet e gjëra!
KUSH I VODHI 60 MILIONE MARKA GJERMANE TE GAZETES RILINDJA!
Nga Myrteza Studenica
Gazetar dhe fotoreporter profesionist
Kryeredaktorët ”patriotë” të Rilindjes, që shokë e te poshtë ishin me Presidentin Rugova, kurse shokë e përpjetë ishin me Komandant Thacin, kryesisht ishin hajna të flliqur, që vjedhnin mijëra marka ,rroga të dedikuara për gazetaret.
Por kishte edhe asish kryeredaktorë si FADIL BUJARI i ndjerë ishte nje patriot i mirëfillt dhe nuk ishte hajn si të tjerët, para dhe pas tij!
Kryeredaktori Bullafiq, i vodhi dhjetëra Medaljone ari të kulluar, me figurën e Mareshalit Tito, të cilat , duheshin t’u jepeshin gazetarve të Gazetes, (Ai njëfarë kryeraktor hiqi, nga mallëngjimi, që kishte për Shokun e tij të Madh Titon, i pervehtesoi duketet e arit “pahiri”!)
Disa gazetarë të RILINDJES , te painformuaar mirë rreth hajnive dhe të revoltuar pa masë, se mbeten me gishta në gojë, me nguti dhe me budallaki benë një padi gjyqësore sit e thuash benë hesap pa hanxhiun! Këta e bënë, nje punë të ndyrë te qyqes, ë bënë padinë , ku kerkojnë 60 milionë marka gjermane dëmëshpërblim(!) dhe në krye të padisë, e kishin vene në mënyrë të paskrrupull dhe pa pelqimin e ish-kryertedaktorit Ramush Tahirin !
Këto ditë, Policia e Kosovës, nisi haptas, hetimet përkitazi me vjedhjën e supozuar të 60 milionë markave gjermane të Gazetës Rilindja!
Policia se pari, e nisi hetimin nga koka e kresë – nga Enciklopedia e Rilindjës, ish-kryeredaktori Ramush Tahiri , një njohës i mrrekullueshem i rrethanavë të plackitjeve të Gazetes RILINDJA: që nga hajinit e ish-kryeredaktorit të ZERIT , që “i huazojë” për cështje patriotike rrogat e gazetarëve të Rilindjës, e deri te hajnija e kryeredaktorit “Alltija”, i cili i vodhi nga Mehmet Emerllahu, 50 mijë marka gjeermane dhe bleu banese në masi ë braktisi kazanë e tij !
Mbahet ne mend per mos hajni z. Beqir Hoti, ish- kryeredaktori, ai pat huazuar një akumulator të vjetër të RILINDJES, për ta ndezur veturën e tij, dhe atë akumulator e pat kthyer. Z. Beqir Hoti, një kanakare e Rrahman Morinës, (të ndjerë) të një heroi ,që do ta deshmojë koha ,që po vije.Ai supozohet të jetë bashkë me Presidentin Rugova, shpëtimtarë gjenetik të populates së pambrojtur të Kosovës!
” Një dreq i madh ka hyrë këtu” (në Kosovë) thoshte Rrahman Morina: Në të vërtetë,Rrahman Morina e dinte fortë mirë, se shërbimet sekrete të Rusisë (KGB), të Amerikës (CIA) dhe shumë shërbime sekrete të huaja, të mbështetura nga lakejtë vendorë, donin domosdo ta kallnin luftën në Kosovë dhe ta shfarosnin popullin kryeneq kosovarë ,i cili orë dhe cast, bënte demostrata dhe me trup ,e me shpirt ishte kundër ish-Jugosllavisë .Shkurt Kosova duhej të flijohej dhe të shkatrrohej gjenetiksht per t’u arritur shkatrrimi i ish- Jugosllavisë. Për këtë ,qëllim në kufirin Serbi-Kosovë, aty afer Kryshefcit (në Serbi) ishin grumbulluar mbi 80 mijë ushtarë, policë e rebelë të të gjitha ngjyrave- serbë, për të vrarë 300 mijë, për të zhdukur 300 mijë, si dhe për të dëbuar mbi një milionë civilë shqiptarë! Këtë gjenocid , serbët do ta bëjnë ,disa vite më vonë, por, ndaj myslimanëve (bosnjakëve) në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Rahman Morina e bëri vetën trathëtar të kombit, dhe nuk i lejoi serbët që të bëjnë gjenocid mbi poppullin kosovarë, mu sikurse i madhërishmi, gjenerali francez Peten, i cili, po ashtu e bëri vetën tradhtarin më të madh të kombit, vetëm e vetëm, për ta shpëtuar Parisin nga shkatrrimi i tmerrshem gjerman! Në të vërtetë gjermanët e pa shpirt, e kishin minuar gjithë Parisin , si dhe qindra aeroplanë bombardues gjermanë, prisnin vetem urdhërin, kur do ta rrafshionin gjithë Parisin! Por gjenerali gjenial PETEN, e evitoi këtë tragjedi, që po i kanosej Parisit të tij të dashur: ai me një dinakëri të paparë, ia dorëzoi gjermanëve Parisin, pa e shkrepur asnjë plumb të vetmin, dhe për francezët e rendomtë injorantë, Gjenerali Peten, ishte për 50 vjet me rradhë, tradhëtari me i madh i Francës, sepse e dorezoi Parisin dhe nuk e la Parisin të bëhej shkrumb e hi si, e do “patriotizmi primitivë”!
Pas 50 vitesh, para do kohe, Qeveria e Francës e shpalli Gjeneralin Peten HERO I FRANCES!
Mbase edhe Rrahman Morina….
Edhe kryeimami i Bosnjë e Hercegovinës, Mustafa Efendi Ceriqi, kohë me parë, në Komemoracionin e Srebrenicës, (ku kriminelët serbë vranë mbi 8 mijë bosnjakë) ku me dhembshuri tejet te madhe bërtiste: ”Da im hallallimo, da im hallallimo, da im hallallimo...”!!! (T’ju falim... T’ju falim ... t’ju falim ( mëkatet kriminelëve serbë për krimet e bëra në Bosnjë e Hercegovinë) tha me dhembshuri tejët të madhe ,të dhënën tejet të hidhur, se ”popullsia e Kosovës ,do të duhej ta pësonte, gjenocidin , sepse ajo ishte jolojale ndaj Jugosllavise dhe orë e cast bënte demostrata... jo bosnjakët, të cilët ishin lojal....
Në një takim rasti, në Aeroportin e Vijenës, gjate viteve ’90 –ta, gjeniu i Kosoves, dr.Ibrahim Rugova, rastis të takohet me dr. Franjo Tugjman (tashmë të ndjere) dhe Rahmetli Efendi Alija Izetbegoviqin. Dr.Tugjmani, me një arrogancë të paparë i drejtohet Presidentit Rugova, :”Ju shqiptaret jeni trima të medhenjë të Ballkanit, edhe unë kam, në ushtrinë time, shumë shqiptarë trima... e si është e mundur , që Ju shqiptarët e Kosovës, të keni frikë aq të madhe nga serbët, dhe nuk po guxoni të futeni në luftë të armatosur me serbet”!
Edhe Rahmetli Alija Izetbegoviqi, kryetar i Bosnjes dhe i Hercegovines, i thote Dr. Rugoves, se edhe ” unë kam në ushtrinë time ushtarë shqiptarë trima, dhe eshte cudi se sa frikacakë jeni ju atje në Kosovë dhe nuk po e nisni luftën!”
Presidenti Ibrahim Rugova, një njëri shumë i ditur, që ishte (lexonte pothuajse brënda një ditë një libër dhe ishte një Enciklopedi e madhe e gjallë), me një buzëqeshje ironike, tejet kerakteristike dhe origjinale të tijën, u morr vesh me cigarën Marlbhoro,ndër gishta, iu pergjigj kryetarëve krekosës :”Te nderuar kryetarë, sic e dini fortë mirë, policitë e juaja (kroate dhe bosnjake dhe policite tjera ), derdheshin cdo cast, në Kosovë dhe bënin kërdi duke e rrahur popuillsinë liridashëse kosovare, për të shtypur demostratat .Po ato polici, tuajat benin kërdi ndaj popullit të Kosovës, që kërkonte liri dhe demokraci dhe nderkohë , policet kroatë dhe bosnjak, iu merrnin me dhunë gjithë armatin e popullsisë kosovarë! Kështuqe sot ,popullsia e Kosovës është pothuaj, tërësisht e carmatosur , dhe nuk mund t’i bejë ballë, më shumë se 15 minuta , ushtrisë serbe, ë cila është tejet mirë e armatosur! Mund të luftoj, vetëm derisa, topat serbë ta rrafshojnë Prishtinën (përnjëmënd e gjithë Prishtina, aso kohe, ishte e rrethuar me topa të ushtrisë serbe) dhe deriasa aeroplanët luftarakë serbë t’i bombardojnë qytetet tona.”
Fati yne i mire, ishte ,se UCK-ja ishte një embrion në barkun e të emës - Kosovë....
Pas mbylljës së Gazetës Rilindja nga Kuvendi i Serbisë ,në gusht të vitit 1990, gazetarët dhe punëtorët e sajë, bënin përpjekje, që ta nxjerrin gazetën në funksion të informimit të qytetarëve të Kosovës, si informin autentik, i interesave të shqiptarëve. Pas daljës periodike së bashku me ZERIN ( me të cilin u bë një shkurorëzim i dhunëshem, ngase ish- kryeredaktori, i kësaj gazete, i vodhi rrogat e gazetarëve të Rilindjës), pastaj me revistën FJALA e (me të urtin dhe madhështorin, ish-kryeredaktorin e FJALES, Sabedin Halitin – njeriun më të ndershëm dhe patriotin me të devotshëm, që kan pasur ndonjëherë Rilindja dhe FJALA), si dhe me SHKENDIJEN, botime periodike, këto, që nuk ishin ndaluara nga pushteti serb. Gazeta u stabilizua në të përkohëshmën BUJKU, që u bë gazete e përditshme.
Pasi financierisht nuk ishte e mundur të mbaheshin punëtorët ,nga shitja e gazetës për shkak të kostos së lartë të shtypit dhe të sherbimeve të tjera, u mor vendimi nga kolektivi, përkatesisht, nga Kolegjiumi i Redaksisë, si organ drejtues, që RILINDJA të dalë në Europe dhe nga shitje atje, të mbulohën shpenzimet dhe të sigurohën pagat.
Kolektivi dërgoi në Gjermani, Xhemajl Rexhepin dhe Mehmet Emërllahun, që për ketë, të merrën vesh me Qeverine e Republikës së Kosovës, të kryesuar nga i madherishmi patrioti - BUJAR BUKOSHI.
Aso kohe, RAMUSH TAHIRI ishte zv/kryeministër në Qeverinë se Kosovës, i nderuari dhe patriot i devotshem (RAMUSH TAHIRI) dhe njëri nga ish-kryeredaktorët, me të ndershem të RILINDJES, (si i ndjeri, madheshtori zotri Fadil Bujari ish-kryeredaktor i ndershem i RILINDJES ),i cilli nuk vodhi asnje kacidhe), i cili nuk vodhi asnje para nga djeresa ë gazetarëve dhe e punëtorëve të RILINDJES! Ai mori vendimin që kolektivit të RILINDJES , ti ndahet shuma prej 100.000 mijë marka gjermane, për nevojat e daljës së gazetës.Këto mjete iu dhanë zyrtarish nga kanakarja e drBujar Bukoshit , dr Isa Mustafa, ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës . Ky (dr Isa Mustafa), para se të bëhej, minister i financave i Bukoshit, ishte kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës dhe ishte ”kanakare ” e ”Gjivgjanëve serbë”, te cilët aso kohe, e sundonin Prishtinën dhe më gjerë dhe kryetarin Isa Mustafa ata e quanin me përkdhelje: ”ISA PCELLICA” (ISA BLETA).
Me vonë Koordinatori dhe biznesmeni i mrrekullueshem i RILINDJES MEHMET EMERLLAHU , thonë se ia ka kthyer Qeverisë 100.000 marka gjermane të mara hua nga Qeveria. Ky patriot i devotshem, mbi 200 punonjësve të RILINDJES iu siguronte paga mujore nga 100 deri në 600 euro. Po të krahasohej aso kohe, paga e gazetarëve të RILINDJES , me pagat e gazetarëve të JEDINSVOS (gazetë e përditëshme serbe –prishtiane) atëherë, ato ishin të pakarahasueshme! Gazetarët RILINDJES merrnin paga 100-600 marka gjermane, kurse ata të JEDINSTVOS merrnin paga 2 deri 10 marka gjermane ,(dhe në ate kohe të inflacionit marramandës – 2 mijë përqint në ditë), ata mund të blenin me 2 marka ,dy bukë para dite, kurse pasdite vetëm një bukë, ngase inflacioni ë zhvlerësonin dinarin (ngase ata i merrnin pagat me dinarë!, Kurse gazetarët e RILINDJES , me pagat e fituara nga Mehmet Emerllahu mund të blenin 200 bukë!?!
Mehmet Emerllahu, jo vetem se i paguante pagat e RILINDJES, por i mbulonte të gjitha hajnitë marramendëse të ish-kryeredaktorëve hajna të flliqur, të kryetarëve të sindikatava te gazetës, të anëtarëve të kolegjiumin hajnit e parave të reklamava ne Redaksi dhe në Redaksinë në Zvicër, e shumë hajni te tjera që bëheshin ne emër të patriotizmit dhe ”të vetëflijimit biblikë”: gazetarët më ”trima” të terrenit shkonin deri te zura e QIK-ut (Qendra Informative ë Kosovës e dr. Ibrahim Rugovës): që ishte treqind metra largë Redaksisë dhe merrnin informata të gatshme ”nga terreni” dhe i botonin si shkrime autoriale ne Gazetë dhe për këtë nhajni të paskrrupull ,merrnin paga të majme pa pikë djerrëse (por këta parazitë i ka dënuar Zoti...) Ish- kryeredaktorët hajna, shkonin në Tetovë të Maqedonisë, i merrnin nga 40 mije marka gjermane për t’iu dhënë pagat e gazetarëve dhe të punëtorëve të RILINDJES, dhe sapo kalonin kufirin Maqedonas- Kosovar, e lajmëronin Mehmet Emërllahun se ”policija serbe iu konfiskoi 40 mijë markat gjermane – të gjitha pagat ë punjonjësëve të RILINDJES”. Këto rrenë të këtyre kryeredaktorëve hajdutë, nuk pinin ujë te Mehmet Emërllahu, i cili iu thoshte se mund t’i nxjerrte paratë konfiskuara nga serbët,ngase e kishte dokumentacionin legal të prejardhjes së markava të ”konfiskuara”! Por, kryeredaktorët hajna, këto para, i vodhnin për vete dhe Mehmet Emërllahu shtrengohej t’iu dërgonte para të tjera për pagat e punonjësve të Rilindjës! Ish- kryeredaktori ”ALLTIJA” , i cili në zhagun ë tij e mbante një revole, si ”trim lufte që ishte” i”frikësoi pa masë” z.Zenun Celajnë, z. Sylejman Aliun, ë shume sylejmana ë zenuna të tjerë të cilët ë braktisën RILINDJEN. ALLTIJA i mori nga Mehmet Emerllahu 50 mijë marka gjermane dhe bleu një banesë në Prishtinë dhe e braktisi kazanë e tij..... Po ashtu, nga hajnit e bëra edhe kryeredaktori para ”Alltisë” ,volli para nga Mehmet Emerllahu dhe i bleu një banesë vetes në Prishtinë. Nuk ngelnin prapa përkah hajnija as edhe kryetarët sidikatës së RILINDJES , anëtarët ë kolegjiumitë, gazetarë të rebeluar, e cirkusantë të tjerë të RILINDJES, që sa herë shkonin zyrtarish të Mehmet Emerllahu, në Tiranët apo Tetovë , plackitëshin me grushta marka gjermane dhe dollarë nga Mehmet Emërllahu!
Shtypshkronja e vidhte tirazhin e gazetës: njerëz hajna të caktuar e vjedhnin gazetën (”maklaturë”) nga Shtypshkronja, dhe ë shisnin hajnisht me disa punonjes të kiosqeve. Në këtë vazhdë, kryeredaktorët bashkë me referentë të mirditur të financave dhe të reklamave, i vjedhnin paratë e reklamave të gazetës në Prishtinë dhe në Zvicër (që ishin me qindra dhe mijëra marka gjermane). Udhëheqësit e RILINDJES (e pothaujse secili, ishte gjagajdur dhe hajn), qofshin ata në Prishtinë, në Tiranë apo në Redaksinë e Gazetës në Zvicër, merreshin me plackë, dhe vjedhnin me mijëra marka gjermane (ose franga zvicerane ose dollare amerikanë) per vete, kurse gazetarëve të rëndomtë dhe punonjësve të RILINDJES iu jepnin paga mizore ,në krahasim me pagat ë udheheqësve hajna (jo me pagat ë gazetarëve të JEDINSTVOS)!
Dhe më në fund, nga placckitjet marramenëse të kryeredaktorëve të udhëheqësve të sindikatës të RILINDJES ,si dhe nga plcckitjet nga i dreqi dhe i biri, që merrte erë mirë nga hajnitë në RILINDJE dhe gllaberonte me grushta marka gjemane nga Mehmet Emerllahu dhe kështu e falimentuan RILINDJEN!
Për shkak të këtyre hajnive marramendëse, si dhe të borxhit prej 800 mijë marka gjermane,Mehmet Emërllahu kishte blerë leter shtypi, nga sllovenët për
tri shtupshkronjat: në Prishtinë, në Tiranë dhe Zvicër).
Për t’ju paguar borxhin -800 mij marka gjermane sllovenëve, Mehmet Emërllahut iu desh t’a shiste Shtypshkronjën në Tiranë!
. Eshtë interesant edhe një detal: blihet në Tiranë një shtëpi e vjetër me 5 ari truall, dhe kjo shtepi iu ipet ndërtimtarëve për ndërtim të banesave. Por, kush prej tre kanakareve do t’i marrë ato?
Për këtë allëshveresh, plasi sherri në mes kanakareve :Mehmet Emerllahut, Ramadan Musli dhe Sabajdin Krasniqi....
Kohë më parë,Ramush Tahiri mohoi ( në Policinë e Kosovës) të këtë ngritur ndonjë padi ndaj dikujt nga RILINDJA, aq më parë, ndonje padi me vlerë 60 milionë markash gjermane ne emer te RILLINDJES! Kjo është loje e vjetër dhe e poshtër dhe i gjason lojës së tmerrshme të Qyqes –Kukuvajkes: ky shpend i nemur i bënë vezët e saja në foletë e shpezëve të tjera, dhe ato ia rrisin qyqes, qyqen e vogel, për të vazhduar ajo traditën ë tmerrshme dhe të mbrapsht.... të qyqëllëkut!
Po këso loje të poshtër të kukuvajkës, e lunate edhe Mystafa Rushit, një ish-zëvëndës kryeradaktor i urryer i Rilindjes. Ai ë kishte adet të poshtër,që të shkruante artikuj të rrezikshëm politik, dhe i botonte ato shkrime me emër të huaj, i cili pastaj në vend të kukuvajkës Mustafa, e pësonte pa pikë faji një njeri tjetër.Mustafa qyqja, kryesisht këso marifeti të poshtër e bënte duke përdorur emrin e YMER BYTYQIT, ish-Redaktorit të Kulturës të Gazetes RILINDJA!
Këso avazi të poshtër të RILINDJES , të trasheguar nga Mustafa Rushiti, ia bënë disa gazetarë –qyqarë të RILINDJES Ramush Tahirit.