Mendime
Halit Bogaj: Aprovimi i Rezolutës serbe për Kosovën në OKB
E merkure, 15.09.2010, 09:58 PM
APROVIMI I REZOLUTËS SERBE PËR KOSOVËN NË OKB
Nga Halit Bogaj
Aprovimi I Rezolutës serbe për Kosovën në OKB ishte edhe një ngjarje tjetër interesante me të cilën duhet të merremi gjeithsesi.Nga një presion I madh ndërkombëtar për ta ndryshuar Rezolutën paraprake, Serbia nuk mundi të bënte ballë që burrërisht ta bënte një gjë të tillë por edhe kësaj radhe ajo u përpoq ‘’t’I minojë ‘’ zhvillimet e mëtejme të Asamblesë së përgjethshme e cila ishte ,mbledhur për ta shqyrtuar Rezolutën e saj me të cilën do ta hiqte një barrë të madhe nga kurrizi , të cilën ia kishte lënë trashëgim regjimi shovinist I Sllobodan Millosheviqit.Në vend që ta shihte vërtet ‘’si përparim dheshkrirje të akullit’’marrëveshjen e saj me Bashkësinë ndërkombëtare për ta hequr qafe njëherë e përgjithmonë problemin e Kosovës/nacinalisti I çmendur radikal/Vuk Jeremiq/tentonte që të bëhej’’faktor I madh’’që në sallën e mbarë botës’’ të shiste mend’’ dhe të bëhej I ‘’ashpër’’për ta dëbuar delegacioni shtetëror kosovar nga Salla e Asamblesë së përgjithshme!!!.Këtë deri diku e arriti /duke e shtyer fillimin e seancës për dy orë e gjysmë/, me kryeneqësinë e tij të njohur edhe nga disa here më pare se Serbia /po të varej prej saj/’’Nuk do ta pranonte delegacionin shqiptar si vëshgues në OKB, ngase sipas botëkuptimeve të tij ëndërrimtare, të cilat nuk janë vetëm të tij/Kosova akoma nuk është shtet
Ishte shumë e çuditshme se si Jeremiq e kishte humbuur I tëri arsyen dhe kishte harruar fare se ku gjendej, duke menduar mbase ‘’se aty ishte Kuvendi I Serbisë’’!!!.Vetëm pas dy e sa orëve, atij, si thuhet, shul shqip, ia tregoi qejfin kryesuesi I Seancës I cili ia’’çeli sytë’’duke Ia përkujtuar atij se delegacioni kosovar ishte mysafir I 5 vendeve më të fuqishme evropiane të cilat e kishin pranuar Pavarësinë e Kosovës/duke u nënkuptuar këtu edhe SHBA-të me të cilat qeveritarët tanë ishin vazhdimnisht në kontakt.. Vetëm atëherë çmenduraku Jeremiq e kuptoi vërtetësinë e tërë procesit I cili duhej të zhvillohej, madje madje duke rënë edhe në kundërshtim me vetëveten dhe vendin e tij I cili e kishte hartaur Rezolutën e re/në bashkëpunim me zyrtarët evropianë/.
Nga kjo del edhe pyetja se me kend do të bisedonte Serbia nëse nuk do t’I njihte përfaqësuesit legjitimë të Kosovës, të cilët ‘’Ia vranin sytë’’ kur I shikonte atje ku pritet që brenda një kohe të shkurtër të jetë edhe Kosova si anëtare e barbartë e shteteve të tjera të botës.Jeremiq në vend që të tregohej I matur, diplomat, I qetë dhe I gatshëm për bisedime të sinqerta me Kosovën , ai tregoi një naivitet të ri dhe një kokëfortësi e cila I kushtoi shumë shtrenjtë edhe në atë rast, ngase bota e pa edhe njëherë se me çfarë njerzëish kishim pasur dhe kemi punë.Me sjelljet serbe u bindën edhe miqtë më të mire të tyre të cilët e mbronin me pasion të madh Serbinë/duke e përkrahur edhe në qëndrimet në të cilat përkrahej me vështirësi të madhe/.
Këtu duhet evidentuar edhe faktin se kur kryesuesi kishte vendosur përnjëmend ta fillonte mbledhjen/natyrisht me praninë e delegacionit kosovar aty/ atëherë mrrolani Jeremiq doli në foltore për ta lexuar tekstin e Rezolutës së tij, por duke e përmendur edhe njëherë floskulën e njohur’’Se Serbia kurtë nuk do pranojë Pavarësinë e Kosovës’’ edhepse Pavarësia pranohej në mënyrë indirekte nga vetë Jeremiqi e qebesa edhe nga miqt e tij të deridjeshëm të cilët nuk mubd ta mbronin në të ardhmen Serbinë kur ajo vetë I ishte nënshtruar presionit të madh të BE-së që t’I pranonte ndryshimet e reja me të cilat faktikisht pranohej edhe mendimi I GJND-së përkitazi me ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës. Nga sikleti I pjesëmarrjes së delegacionit të/ lartë shtetëror të Kosovës,/ harronte Jeremiqi I shkretë se përmbajtja e Rezolutës së re ishte një diçka krejtësisht tjetër nga ajo që e kishte paraqitur më pare
Gjithashtu mund të thuhet se veprimet e pakontrolluara të delegacionit serrb ndaj atij shqiptar, e kanë shtuar edhe më tepër rejtingun e Kosovës dhe e kanë zvogëluar atë të. Serbiusë.Siç u theksua edhe më lart, edhe miqtë e tyre më të devotshëm e kanë pare se ata vërtet janë të çuditshëm dhe besëprerës, madje madje edhe duke vepruar në mënyrë të paparë asnjëherë në historinë e Kombeve të bashkuara deri në atë mbrëmje!!!
Një ndër debaklet e tjera të Serbisë është edhe përpjekja e saj që me njerëz të vegjël u përpoq të paraqitet si kolos në skenën ndërkombëtare, duke harruar se ashtu ia bënte edhe më tepër varrin vetes.Me amatorë të tillë si Vuk Jeremiqi qysh moti është pare se Serbia nuk mund të shkojë shumë larg në udhëtimin e saj të mëtejmë.Kjo u tregua përfundimisht pçikërisht atë natë për të cilën e kemi fjalën në këtë shkrim.
Se a e ka pranuar apo jo Serbia Kosovën si shtet të pavarur, do të tregojë e ardhmja e afërt, ngase vendi ynë/sidomos me atë Rezolutë/duhet të pranohet si partner I barabartë, përkatësisht si dy shtetet të posaçme e të cilat nuk mund të bisedojnë njëra pa tjetrën.Por kësaj radhe Serbia nuk guxon të veprojë sin ë Konferencën e Rambujesë kur tentonte ta ofendonte Kosovën dhe Bashkësinë ndërkombëtare duke dërgguar atje delegacione të dorës së dytë apo të tretë.Mirëpo edhe dihet se si përfundoi e tëra, prandaj, mbase , do të jetë mbushur mend .
Duke I shikuar marritë serbe atë mbrëmje në OKB, doli në pah se çka janë në gjendje të bëjnë ata’’Si popull qiellor’’, I cili e ka humbur çdo realitet të vërtetë me token.Ndjenja e tyre se janë të tillë I shtyri edhe deri atje sa që ta bënin telashe mbarë botën për dy e më tepër orë, me shpresë se me kokëfortësinë e tyre inatçore do ta nxirrnin jashtë delegacionin shtetëror shqiptar!!!.Duke u nisur në atë shprehjen e njohur’’O zot fali se nuk e dinin çka bënin’’, kërkesa e tyre nuk u përfill fare, por edhe arritën diçka, pasiqë patën sikses ta shtyenin mbledhjen për një kohë aq të gjatë!.
Si përfundim I veprimit të papjekur serb, doli edhe mendimi se diplomatë nuk janë ata që kërkojnë përjashtimin e atyre me të cilët duhet të bisedojnë në të ardhmen!Këtë e pa edhe mbarë bota e cila I jep të drejtë Kosovës në çdo drejtim.Politikanët e mire do të duhej ta dinin edhe faktin se shqiptarët nuk kishin shkuar në Nju Jork që nga salla t’I nxirrte një trohë Jeremiq I cili nuk kishte kurrfarë fuqie për ta bërë një gjë të tillë, prandaj ai , duke e mbiçmuar vetëvetes sa s’ka më, në fund mbeti I fyer dhe I nënçmuar nga të gjithë.Njeriu dhe diplamoati I edukuar do të duhej të kërkonte falje për dy orë e gjysmë vonesë të cilën ua kishte shkatuar 200 ambasadorëve të vendeve të ndryshme.Ai fare debili përpiqej ta imitonte Sllobon e vogël dhe ta maltretonte një numër aq të madh njerëzish.
Me këtë mori fund edhe përralla se Beogradi kurrë nuk do të lejojë që në forumet botërore të marrin pjesë shqiptarët e Kosovës, ngase , siç u tha edhe më lart, Serbia në mënyrë të heshtur e kishte pranuar një gjë të tillë.Me fjalë të tjera,lufta politike e Serbisë për Kosovën përfundimisht ka humbur me ndryshimin e Rezolutës sipas kërkesës evropiane/e cila ishte edhe një ultimatum I qartë për Serbinë/ në mënyrë që kërkesat për statusin e Kosovës most ë përmenden fare ë bisedimet e ardhshme.,