E premte, 25.07.2025, 11:23 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Përse duhet që shqiptarët t’i besojnë Evropës!?

E hene, 13.09.2010, 09:59 PM


PERSE DUHET QE  SHQIPETARET TI BESOJNE PIKERISHT EVROPES !?

 

Nga Albert SHABANAJ

 

Bashkimi Evropian radhazi ka deklaruar hapur qëllimet e veta politike, në përmbajtje të tyre nuk vërehet interesimi për ekspansion, por vërehet motivi religjioz, për t'u pranuar si popull i Evropës. Populli shqiptar beson fuqishëm se është popull i Evropës, bile njëri ndër më të hershmit,ndonëse parimet që do të vlenin për të tjerët do të duhej të vlenin edhe për ne. Me aprovimin e kësaj të drejte, Evropa do të duhej te deklarohej se: a vlejnë të drejtat njerëzore dhe parimet demokratike për të gjithë popujt e saj njësoj apo vetëm për të krishterë. Shqiptaret besojnë se zhvillimet dhe civilizimet ne Evrope moti e kane flakur kriterin religjioz ne përkrahjen e popujve te Evropës për statusin-tretmanin e tyre. Pra zgjidhja e drejt e çështjes shqiptare dhe mënyra e zgjidhjes se saje do te shohim se sa është vërtetë e civilizuar dhe e hapur vete Evropa.

 

Historia e Re e Evropës se bashkuar do te kaloj apo ngelet ne provimin e madhe te zgjidhjes se drejte te çështjes shqiptare dhe nga ky provim do të varet edhe vetë atraktiviteti evropian për popujt jashtë Evropës se bashkuar. Pra nga kjo nyje do të varet pranushmeria e Evropës nga të tjerët, në sfera ndërkombëtare, si bashkësi dhe fuqi serioze si dhe barazia e popujve përballë synimeve të saja. Për këto dhe për shkaqe të tjera, shqiptarët duhet ti besojnë Evropës,poashtu duhet te besojnë se kanë shanse reale të jenë të përkrahur në kërkesat e tyre legjitime,por nuk duhet te besohet verbërisht ne Evrope,nuk duhet te miratohet çdo gjë e cila vjen nga Evropa,sepse në te kaluarën por edhe sotmen Evropa është treguar anemike,indolente dhe jo unike nëse ato janë kundërshtuar nga politika serbe. Nëse vazhdohet me avazin e njohur Evropian, atëherë teorikisht, shanset janë jo të barabarta për fitore me Serbinë,gjë që përsëri nuk do të zgjidhet drejt çështja shqiptare në planin afatgjatë, sepse humbja dhe neperkembja shqiptare do t'i hape rrugë destabilitetit politik me një revanshizëm te pa menduar mire nga Evropa. Aktoret politik shqiptar duhet ne vazhdimësi te ja kujtojnë Brukselit se,injorimi dhe mospërfillja shqiptare nuk është alternativë reale për paqen ne Evropë, dhe nuk frymon më frymën e proceseve integruese në Evropë.

 

Nuk duhej qe udhëheqja jone ne Kosovë te varet nga ajo se çka i dhurohet nga Evropa.

 

Ne te gjithë jemi dëshmitarë te gabimit qe ne Start te Qeveritareve tanë me aprovimin e rezolutës së AP të OKB pa asnjë kundërshtim me te voglin!... Për mendimin time Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës janë te tipit palaço nga natyra ose janë te zanur ngushtë nga gabimet e tyre e qe ne nuk i dimë se sa te fuqishme munden me qen ato gabime, kur gënjejnë popullin e tyre ditën për diell se me aprovimin e rezolutës ne fjale Serbia humbi Kosovën,Serbia de facto ka njohur Kosovën,u prononcua kryeministri i Kosovës kur u kthye nga USA. Unë,për ketë rast mendoj se, Serbia fitoi me dashje apo pa dashje te qeveritareve tanë,me dije apo pa dije te tyre dy here konkretisht dhe njëmijë here logjikisht. E para Serbia u përqafua si faktor i pa kapërcyeshëm ne ribisedime fillimisht ashtu te quajtura teknike dhe me vone do rezultojnë me rihapje te statusit te Kosovës deri ne copëtim,gjithnjë te shantazhuar nga Brukseli e me gjer. E dyta fitore e Serbisë është se ju hapen dyert e BE-se pa kushte siç lajmëruan mediet Gjermane. Pra arriti Serbia te kthehet si bashkëpunëtore dhe operuese e pa shoqe me BE-n. Ndërsa fitoret tjera te Serbisë te cilat po i quaj logjike janë aprovimi i gjashte pikeshit te Ban Ki Mun, afrimi i tutjeshem me pjesën serbe ne Bosnje si dhe mos dorëzimi i krimineleve te luftës te tipit Mladic etj. Por edhe tjera benificione për balle diplomacive ndërkombëtare. Ndërsa ne çka fituam!? Asgjë konkrete dhe asgjë logjike. Për ne nuk janë ne rende dite fitoret,sepse nuk duam te dimë si te fitojmë. Udheheqesis tone i mjafton vetekenaqesia, vete shpallja, vend numërimi etj. Nga këta udhëheqës te Kosovës Populli ynë shqiptare ne Kosovë shumice absolute me 98% janë ngel peng i minoritarëve qe përbejnë 2% !!! Ky është rezultati i te pareve te Kosovës...! Nga ana tjetër Evropa vazhdon te na mbaj ne zinxhir, te izoluar dhe te mjeruar... Si përfundim unë besoj se megjithatë lufta do të shpërthejë në qoftë se edhe më tutje do të lejohet shtrëngimi i shqiptareve dhe vazhdimi i trendëve të gjertanishme të situatës politikeekonomike lidhur me jetësimin e Republikës së Kosovës dhe me zgjidhjen e çështjes shqiptare në tërësi,por gjithnjë duke ju falënderuar udheheqesise se Kosovës dhe shqiptare ne përgjithësi si dhe politikes jo parimore dhe jo korrekte te BE-se!

 

Ne këtë pikë analitike tek e cila do të ndodhemi më vonë,duke besuar ne arsyeshmerin e te berit një digresion për te ngritur elementet teorike dhe logjike që e kundërshtojnë apo e favorizojnë luftën tone te drejt por edhe te imponuar nga sferat e risistemimeve globale.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx