E premte, 25.07.2025, 10:30 AM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Serbia është e gatshme ta njohë Kosovën

E premte, 10.09.2010, 10:00 PM


SERBIA ËSHTË E GATSHME TA NJOHË KOSOVËN

 

Çështja mund të zgjidhet përfundimisht kur serbët do t’i ftojnë shqiptarët  për shuarjen e hasmërive përmes mirëkuptimit dhe tolerancës.

 

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

 

Është titulli i artikullit botuar në të përditshmen bukureshtare Adev?rul (E vërteta, 6 shtator 2010) e cila shpërndahet falas në mbi njëmilionë ekzemplarë, anembanë Rumanisë.  Botimin on line e lexojnë 1.377 vetë brenda 4 ditësh dhe e dekorojnë 28 komente interesante që shkojnë në favor të Kosovës. Artikullshkruesi, duke bërë fjalë për sinjalet e reja që lanson Serbia, thekson se „disa përfaqësues politikë të serbëve në enklavat kosovare shkojnë duke u ndërgjegjësuar se një bashkëjetesë normale me shumicën shqiptare është mënyra e vetme për të krijuar ardhmërinë”. Tadiqi, megjithatë, sipas artikullshkruesit, vë kusht „njohjen de facto të status-quosë në Kosovën e Veriut”. Fjalët e fundit të autorit („Çështja mund të zgjidhet ndërkaq nëse Beogradi dhe Prishtina do të dëshmonin inteligjencë të mjaftueshme”) ftojnë për shuarjen e hasmërive përmes mirëkuptimit dhe tolerancës. Në vazhdim pason zëri i komentatorëve, nga të cilët më i krisur delEugeni. Bigshotnews-i e shpie ujin në mullirin e Beogradit duke kërkuar njohjen e Kosovës së Veriut, ndërsa Alecu shpreh keqardhje për rumunët e Timokut që janë të ndjekur nga “barbarët”.  Një komentator anonim shpif gjoja se “Kosova është djepi  i popullit serb”, ndërsa Eminescu ia pret shkurt/e/shqip: “Si mund të jetë Kosova djepi i popullit serb në kohën kur serbët e kanë kolonizuar zonën respektive në Mesjetë, shqiptarët duke qenë vendalinjtë e Kosovës që nga periudha trako/ilire e Teutës, Decebalit dhe Burrebistës! Mos qenka vallë edhe Basarabia djep i popullit rus?”. Dhe del Mona Agrigoroaiei në mbrojtjen e tij: “Kur serbët ishin në djep, ishin në Azi e jo në Evropë. Shqiptarët dhe rumunët janë pasardhësit e ilirëve dhe trako/dakasve. Djepi i tyre ka qenë këtu që nga mijëra vite, në kohën kur sllavët kanë ardhur si barbarë të paftuar, duke okupuar territorin etnik trako/ilir”.

        Pason Alberti me komentin e tij: „Aleku ka të drejtë. Basescu e ka sakrifikuar Kosovën për rumunët e Timokut, por më kot, ngase serbët e kanë shfrytëzuar tërësisht, sidomos zonën  miniere të Majdanpekut,  duke i diskriminuar sistematikisht rumunët e Timokut, duke patur frikë nga shkollat dhe kishat rumune.

Faksimil i titullit ne Adevarul
Faksimil i titullit ne Adevarul
Rumunët e Timokut jetonin më mirë se sa rumunët e Rumanisë në kohën e Titos, për atë nuk kanë guximin e shqiptarëve për të kërkuar autonominë territoriale që e meritojnë”.  Boki i shpreh mirënjohje Monës, duke i thënë „Bravo! Ke plotësisht të drejtë! Zoti të dhashtë shëndet dhe postin e ambasadorit të parë të Rumanisë në Kosovë pas njohjes së saj nga Zoti Basescu!”. Në vazhdim,Mona i përgjigjet Bigshotnewsit: “Zotrote hedh shigjeta helmuese për shkëputjen e Kosovës së Veriut nga Kosova përmes krijimit të një “Republike Serbe” në veri. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Shqiptarët do të zgjohen nga gjumi letargjik duke luftuar për çdo pëllëmbë truallli, nga Nishi e deri në Janinë. Kështusoj do të krijohet Shqipëria e bashkuar”. Romanikosovo pallavraxhon gjoja se flitet për çmenduri, gjoja se serbët e paskan drejtësinë në duart e tyre, gjoja se BE ia fut grushtin Serbisë në gojë me aderimin e saj, gjoja se artikulli qenka një lakër nga pikëshikimi diplomatik i fenomenit.

Dhe del Mona Agrigoroaiei përsëri në ring: „Lakër je ti! Kosova nuk i përket Serbisë ngase ka qenë dhe është truall shqiptar i okupuar dhe kolonizuar nga Beogradi më 1913”. Mona s’është kush tjetër veçse femra më e guximshme rumune që mbron kauzën kombëtare shqiptare, një gocë e re e cila është duke e shkrirë rininë për një mision të shenjtë. E ka përvetësuar gjuhën shqipe që nga mosha 14 vjeçare. Pason Eminesku: „Dikush rrëshqet si thiu në akull duke menduar se Serbia e paska drejtësinë në dorë, pa e ditur se Serbia duhet hedhur  në Tribunalin e Hagës për krime lufte, gjenocid, etnocid dhe holokaust kundër shqiptarëve të Kosovës. Është faji i shqiptarëve që ende nuk e kanë bërë këtë përçapje juridike”. Masca(Maska) shpif kundër artikullshkruesit, ndërsa Musca i kundërpërgjigjet: „Nuk kam kuptuar nënshtresën e mesazhit të Maskës, por kam kuptuar se Adev?rul dhe Evenimentul Zilei r kryejnë detyrën e vet duke prezantuar subjektin Kosova në dritën  së vërtetës. Përpjekjet e Serbisë për të ndarë Kosovën sipas ish/interesave sovjetike për ndarjen e Basarabisë, nuk do të realizohen kurrë. Pas pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së saj nga Serbia dhe nga Rumania, do të pasojnë pavarësa e Vojvodinës, autonomia e Sanxhakut dhe Timokut. Tekefundit, pse Serbia nuk kërkon pavarësi për Republikën të Bosnjës, por ngucet me Kosovën e pavarur që respekton të drejtat e të gjithëve, madje edhe të minoritetin serb!”

Eugeni del në shesh me poshtërsitë e tij gjoja se shqiptarët paskan ardhur në Kosovë në shekullin XX, gjoja se shqiptarët qenkan „mbeturinat e Perandorisë Osmane”, duke pranuar se Qemal Ataturku paska qenë me prejardhje shqiptare, duke shpifur gjoja se kryqendra e popullit serb në Mesjetë paska qenë Prizreni, gjoja se gjuha shqipe s’paska lidhje me rumanishten por shëmbëlleka me turqishten, gjoja se nga viti 1999 e deri më tani në Kosovë shqiptarët paskan vrarë mbi 1.000 serbë. “Sa shqiptarë janë vrarë nga serbët? Asnjë!”. ?epe?i pohon se Mona Agrigoroaiei ka të drejtë. “Është e informuar dhe dokumentuar në lidhje me Kosovën. Shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve dhe ata kanë të drejtë ta kenë Kosovën, por pa pjesën e veriut me shumicë serbe. Mbi Shqipërinë e Madhe? Nuk është vendi dhe momenti në një Evropë e Bashkuar për ëndërra të tilla. Mjaft gjak u derdh. Më mirë të punojmë së bashku për prosperitetin dhe të mirën e përbashkët!”.Mona Agrigoroaiei i përgjigjet ?epe?it: “Pjesa e veriut është më e zhvilluar ekonomikisht. Për këtë arsye serbët e duan. Pa të, Kosova do të vdiste. Por ti e ke të drejtë nga një pikëpamje e vogël. Janë tre komuna që ua ka dhënë Tito Kosovës për të rritur popullatën serbe në Kosovë dhe për të zvogluar atë shqiptare. Njëkohësisht, Tito e ka shkëputur nga Kosova Luginën e Preshevës. Nëse do të bëhej shkëmbimi territorial, do të ishte ok. Nuk mund të realizohet një Evropë e Bashkuar pa unifikimin e Shqipërisë. Shqipëria e Bashkuar nuk është Shqipëria e Madhe. Koncepti i “Shqipërisë së Madhe” i përket kuzhinave propagandistike të Beogradit dhe Athinës. Edhe nëse shqiptarët do të duheshin të zgjeroheshin mbi ish/territoret ilire, nuk do të ishte kjo një Shqipëri e Madhe. Shqipëria e Madhe do të ishte nëse shqiptarët do të zgjeronin territoret tejmatanë Danubit. Pse Serbia flet gjithmonë mbi Serbinë e Madhe dhe asnjëherë mbi Serbinë Etnike? Sepse do të mbetej vetëm me ish/pashallëkun e Beogradit. Të gjitha trojet tjera janë territore të pushtuara dhe të kolonizuara në emër të realizimit të planit ekspansionist “Naçertanije”. Mona Agrigoroaiei i përgjigjet edhe Eugenit: “Shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve, një nga kombet më të vjetra të kontinentit”.

Kundër Eugenit del dhe Avokati: “Eugen, je i mirë për të të identifikuar, lidhur dhe dërguar në burgun Zhilavës pas një procesi juridik për shpifjet tua me karakter antirshqiptar”. Në mënyrë të paciptë, Eugeni i përgjigjet Avokatit: “Pse zotëri, të zemëron e vërteta? Pse ju shqiptarët kosovarë nuk njihni krimet kundër serbëve? Midis shqiptarëve dhe serbëve, parapëlqej të përkrah serbët.” Avokati, në mënyrë të prerë i kundërvihet Eugenit: “Eugen! E para, unë nuk jam shqiptar kosovar, por rumun nga Bukureshti. Ti nga je? E dyta, askush nuk mohon faktin se shqiptarët e Kosovës kanë vrarë serbë, por shpifjet tua gjoja se serbët nuk kanë vrarë asnjë shqiptar janë argumenti nr. 1 për të të identifikuar dhe hedhur në gjyq. E pat puna yte! Mori fund periudha e propagandeve serbe në shtypin rumun. Rumunët e mençur kanë lejuar që NATO të përdorë hapësirën tonë ajrore për bombardimin e Serbisë terroriste që kryente krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës. Rumunët nuk kanë nevojë për trillime, por për të vërteta, ndërsa e përditshmja Adev?rul (E vërteta) që shpërndahet falas dhe arrin në shtëpinë e çdo qytetari rumun.  Eugenin e kaplon frika dhe thot:“Unë nuk kam thënë asnjëherë se serbët nuk kanë vrarë shqiptarë, dhe vazhdon me shpifje të reja, gjoja se “vetëm gjatë viteve 1991-2000 kanë vdekur rreth 40.000 serbë, pa i përmendur  ata që janë vrarë gjatë dy luftërave botërore”. Pason edhe një propagandë tjetër e tij me karakter antishqiptar: “Shqiptarët janë myslimanë, otomanët ç’kanë bërë? Territori i tanishëm i Turqisë i përkiste popullit grek, ndërsa territori i sotëm i Kosovës i përkiste Serbisë kristiane”.

Avocatul (Avokati),  del përsëri në shesh duke iu përgjigjur Eugenit: “Pregaditu për mbrojtje! Sot po shkoj në ministri të interesohem kush je dhe kush të paguan të gënjesh me paturpësi! A s’e shesh se vetëm surrati yt i bezdis lexuesit e artikullit respektiv! A s’e din se grekët kanë botuar në gazetën Stohos një artikull ku kërkojnë t’i priten këmba çdo vllahu që flet vllahisht në Greqi (1992)? Ty nuk ta presim gjuhën por të drejtën për të pallavraxhuar kundër shqiptarëve që kanë qenë dhe janë vëllezërit e dakasve tanë që nga periudha trako/ilire, kur serbët as që ishin në djep. Nuk e din apo shtiresh gjoja se s’e din se shqiptarët dhe rumunët janë të krishterët e parë të Ballkanit! A nuk e din se kur erdhën sllavët nga shkretëtirat e Rusisë, i patën mbushur rrugët e Ilirisë me kufoma? A s’e sheh se je një kufomë e gjallë e mallkimit për të qenë spiun serb?”. Nja dy ditë, Euxheni nuk pat guxim t’i përgjigjet Avokatit, ndërsa sot (10 shtator), del përsëri me qëndrimet e tij proserbe dhe antiamerikane, gjoja se serbët s’paskan ardhur nga Rusia por nga Irani, gjoja se Amerika u ka premtuar serbëve se do t’u japin miliona dollarë po qe se e dorëzojnë Millosheviqin, por faktikisht nuk ua kanë dhënë asnjë cent. Dhe më tej: “Po qe se do të jetonte deri sot Zoran Xhingjiçi ndoshta ndryshe do të shkruhej historia e Kosovës. Mos fol vëlla për lashtësinë por për aktualitetin! Të thot gjë Jasenovci? Mos e demonizo kaq shumë popullin serb për turqit osmanë! Pse nuk thua se turqit kanë masakruar qindramijë armenë, gjermanët kanë gazuar miliona hebrenj, rusët kanë zhdukur miliona vetë! Sidoqoftë afrohet çasti kur Serbia do ta njohë Kosovën nën presionin e SHBA, por me siguri mendoj se nuk do të ndryshojë gjë”. Mona e përfundon dialogun me Euxhenin duke I thënë: “Më vjen mirë që e thua të vërtetën për armenët dhe hebrenjtë, por pse nuk e përmend edhe holokaustin serb kundër shqiptarëve të Kosovës?” Përfundimisht, vlen të theksohet se gradualisht, jo vetëm rumunët janë duke e kuptuar të vërtetën për Kosovën, por edhe serbët dhe grekët që pregaditen që së shpejti ta njohin pavarësinë e Saj.

 

ORIGJINALI:

http://www.adevarul.ro/international/Serbia-gata_sa_accepte_Kosovo_0_330567516.html

 



(Vota: 31 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx