E enjte, 24.07.2025, 11:32 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Memoaret e Toni Blerit

E enjte, 09.09.2010, 09:35 PM


MEMOARET E TONI BLERIT

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë doli në shitje libri I Toni Blerit, një pjesë e të cilit është titulluar’’Udhëtimi I  quajtur Kosovë’’në të cilin shpëtimtari ynë na rrëfen gjërë e gjatë përkitazi me bombardimin e caqeve serbe gjatë okupimit të hekurtë të Kosovës nga Serbia dhe dëbimit masiv të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.Përshkrimi hollësisht I ngjarjeve rreth shpëtimit të vendit tone, na bënë kurreshtarë që librin ta lexojmë sa më pare dhe të joshemi me heroizmat e treguara nga Toni Bleri, Klintoni dhe aleatët përkrahës të tyre të cilët na kthyen edhe njëherë në atdheun tone shekullor, por kësaj radhe pa forcat serbe brenda Kosovës sonë të dashur.

 

Në librin e tij kushtuar Kosovës, Bler thekson shumçka që nuk e kemi ditur, në mesin e të cilave edhe vendosmërinë e tij personale për ta bindur Bil Klintonin dhe opinionin amerikan përkitazi me dërgimin/nëse do të ishte nevoja/të  trupave tokësore në Kosovë. Dëshira e tij kolosale për ta çliruar Kosovën nga një okupator barbar kishte shkuar shumë larg, duke u bërë herëherë edhe si një imagjinatë e parealizueshme dhe e rrezikuar, por e cila, për fatin tone historic përfundoi në favorin tone dhe si është më mire!.

 

Me veprimet e veta humane dhe heroike, Bler ia ngriti namin edhe vendit të tij I cili gjatë luftës së Bosnjës kishte treguar indiference të madhe ndaj popullates muslimane, me ç’rast, pikërisht Xhon Mejxhor dhe Fransua Miteran konsideroheshin fajtorët kryesorë për tragjedinë e madhe të Bosnjës, të cilët hezituan tri vjet të plota derisa vendosën për disa nga bombardimet e caqeve serbe atje.Derisa morën një vendim të tillë radikal, ata I dërgonin disa keringtona, lord ovena etj. kinse për t’u marrë vesh në mënyrë paqësore me serbët e çmendur të cilët e dine hak vetëm frikën, e cila është e vetmja e cila I fut në vrimë të minit.Madje madje, ish minsitri amerikan  I punëve të jashtme /Voren Kristofer/ ka pasë thënë haptazi se pikërisht aleatët evropianë ishin ata që nuk donin të intervenonin ushtarakisht në Bosnjë dhe Hercegovinë , e të cilët lejuan që ‘’Të ndodhnin Srebrenica , Zhepa etj.’’të cilat/siç është konsideruar nga shumëkush/ ishin turpet më të mëdha të Evropës së pasluftës së Dytë botërore.

 

Në 30 faqet e Kapitullit kushtuar Kosovës, Bler tregon se qëllimi kryesor I tij dhe I aletaëve ishte që të ndalej ‘’Pastrimi etnik I një populli’’I  cili ndodhte mu në zemër të Evropës, me vuajtjet e së cilit Serbia kënaqej vazhdimisht dhe shpresonte se çështjen shqiptare’’E kishte përfunduar njëherë e përgjithmonë’’gjë  që I doli vërtet’’Dardhë me bisht’’.Mes tjerash Bler tregon se para se të vendosej të intervenohej ushtarakisht ai kishte  qenë ndër burrështetasit e pakët që kishin një  mendim të tillë, por falë ish presidentit kolosal/Bill Klinton/ ishte arritur pajtimi historik për shpëtimin e këtij populli dhe të këtij vendi, me ç’rast bëhej edhe intervenimi I pare ushtarak I NATO-s jashtë teritorit të saj!.Dhe, nëse nuk do të kishin  sukses me bombardime, ata dy do t’I dërgonin trupat tokësore të cilat do ta dëbonin agresorin nga toka jonë dhe do të hynin edhe thellë në Serbi për t’I treguar atij se qysh moti kishin marrë fund luftrat e tmerrshme të tiranëve për t’I shpërngulur popujt ngy trojet e tyre/siç kishte vepruar Mbreti babilonas Nabukodonasor/5 shekuj para Krishtit/, kur e kishte dëbuar popullin ebreit  dhe e kishte ndezur Jerusalemin/.Dhe si duket serbët e kishin pasur idhull pikërisht maniakun Nabukodonasor gjatë veprimeve të veta të tmerrshme dhe shtazarake kur na dëbuan  dhe I ndezën hiç më psk se 125.000 shtëpia në mbarë Kosovën!.Pra këtë e kishte pare Toni Bler dhe /bashkë me të tjerët/kishte vendosur ta ndërmerrte njërin ndër aksionet më të mëdha humanitare në botë, të cilin e quajti’’Tërbim të paparë ‘’nga ana e regjimit të çmendur serb.

 

Bler gjithashtu thotë se Kosova ishte një çështje e tij morale si kryministër I një vendi me ndikim, siç ishte Anglia, e cila është njëra ndër kreatoret më të fuqishme të politikës botërore dhe aleatja kryesore amerikane në çështjet dhe konliktet e llojllojshme bëtorore.

 

Në kujtimet e tij Bler tregon se Kosova ishte edhe një udhërrëfim tjetër I tij I  cili e mësoi se si duhej të bëhej politika e jashtme e një shteti dhe se si duhej të intervenohej ushtarakisht aty ku ishte nevoja, ngase, sa më tepër që lejohet zgjatja e konflikteve, aq më keq do të jetë edhe për Bashkësinë ndërkombëtare e cila do të tregohet e paaftë në zgjidhjen  e problemeve madhore siç ishin luftrat e Ballkanit të cilat e kishin mësuar për shumçka edhe Evropën përtace deri atëherë kur ra në’’Një gojë’’për ta përfunduar një luftë aq të përgjakshme që zhvillohej në truallin e saj.

 

Duke e pare jehonën e librit të tij, mund të themi se reaguan edher nacionaliistët serbë, të cilët asnjëherë nuk I shohin mëkatet dhe gabimet e veta por vazhdojnë qyqarllëkun për ta mbrojtur një Serbi të tillë të cilën ua krijoi dhe ua la porosi ish diktarori I vocërr ballkanik.Serbët e tille akoma nuk e shohin se deri ku ka shkuar  jehona e veprimeve të tyre të egra dhe çoroditëse nga të cilat trishtohej mbare bota demokratike, përveç atyre që janë sikur serbët, në venët e të cilëve vlon gjaku barbar hegjemonist I cili qetësohet vetëm me pushtime të vendeve të huaja/siç ngjau para disa muajve edhe me Rusinë kur hyri në Osetinë jugore dhe në Abhazi, vetëm pse ishte më e forte ushtarakisht/.



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx