E hene, 06.05.2024, 02:31 PM (GMT+1)

Mendime

Besnik Prishtina: Kush nuk mëson nga historia, ajo i përsëritet

E diele, 05.09.2010, 09:57 PM


KUSH NUK MËSON NGA HISTORIA,

AJO I PËRSËRITET

 

Nga Besnik Prishtina

 

„...hiq nuk po mërzitem që po na rreni, por po më vjen inati se po kujtoni që ne po ju besojmë...”

 

I lexoj me kënaqësi të gjitha shkrimet e Adnan Abrashit, sepse më banë për vete urtësia qytetare e ti. Por, shkrimi i fundit i Adnan Abrashit „KUSH VËRTETË “KOLLET” NË KOSOVË“ më bëri edhe të qeshi dhe më erdhi erdh të qajë. Të qajë nga inati pse udhëheqja shtetërore ka marr për yrrenk sjelljet hipokrite të udhëheqjes serbe. Të gjithë e dimi se kur Millosheviqi dhe liderët tjerë serb mbanin konferenca e tubime me popullatën e tyre, fjalimet e tyre ishin përplot rrena, si dje si sot. Edhe ata që i shoqëronin edhe popullata serbe qe i dëgjonte, e dinin saktësisht se oratori është sahi kah rrejnë, dhe megjithatë kur mbaronin fjalimet e tyre ata i duartrokisnin gjatë me ovacione “...tako je...”! Lexuesve ju kujtohet koha kur serbet akuzonin rrejshëm shqiptaret për dhunimin e shkinave apo për rrënimin e varrezave serbe.

 

Duke e lexuar këtë shkrim mu kujtuan matrapazët tanë që pas lufte i emitonin Arkanin dhe bandën e Zemunit duke plaçkitur pasurin e tundshme dhe të pa tundshme te këtij populli në emër se na e sollën “lirinë”. Derisa Ushtarët e Oficerët e UÇK edhe pse vuanin për bukë e për kulm mbi kokën e fëmijëve të vet, nuk donin ta merrnin një metalik nga djersa e huaj, ndërsa matrapazët në emër të gjakut plaçkitnin vidhin çka do që ju vije në dorë në emër të “YQK”.

 

Ajo “liria” e tyre vlente vetëm për ata që u banë marioneta të sundimit të ri kolonial të perandorisë se re nën maskën e UNMIK-istatnit. Por, kjo “liri” nuk vlente as për ushtarët e UÇK dhe as për popullin e Kosovës. Më kujtohet kur burgoseshin gjeneralët e UÇK nga ushtarët e KFOR-.it dhe karabinierët këmishëzi të UNMIK-ut.

 

E burgosën një herë një Gjeneral në Prizren dhe e nxorën në breg të shkurta nga shtrati me një akuzë të rrejshme se e kishte vra një ushtarak tjetër të UÇK, me qëllim që të e devalvojn autoritetin e tërë UÇK! Ndërsa ai u burgos në të vërtetë sepse në një emision televiziv që udhëheqje nga Adem Mikullovci, deklaroi se: “... TMK është e gatshëm të e realizon bashkimin e Mitrovicës në një kohë rekorde, nëse vjen direktiva nga udhëheqja shtetërore...”! Ai u burgos brenda javës për shkak të kësaj deklarate dhe po atë ditë, me shefin e UNMIK-it që e kishte dhanë urdhrin për arrestimin e ti, udhëheqësit institucional shtetëror ngrënë darke solemne në Prishtinë. Këto skena në Prizren dhe në Prishtinë do të përsëriten disa herë. Por, kjo nuk i pengoi liderët e institucioneve dhe të partive politike qe të flasin për kohën e “para dhe pas çlirimit” të Kosovës në fjalimet e veta elektorale, në varrime e rivarrime ku ata e varrosnin e rivarrosnin Kosovën.

 

Para do kohe Behxhet Shala në një shkrim të vetin tha se është duke menduar se ku me shkua me kërkua azil politik, pasi që u emërua Kajdanova për të udhëheqë me resorin ballkanik, sepse ai ishte kritikues i rregullt i sajë. Por, unë e di se kur erdhi Kajdanova në Prishtinë ajo e dinte se është vetëm ambasadore e SHBA. Ajo lidhjen nuk kishte se në të vërtetë ishte Mbretëreshë e Kosovës. Atë e morri vesh nga sahanlëpirësit vendor, sepse ata as me gratë e vete nuk flinin pa marr leje prej Kajdanovës.

 

Mu kujtua edhe kur, në vitin e kaluar, erdhi Zv. Presidenti i SHBA në Prishtinë, kur në pritje nuk e pash Adem Demaçin. Nuk u befasova shumë se mendoja së ishte në Sarandë. Por kur po ne atë ditë në lagjen e Fakultetit Juridik në Prishtinë u takova me Adem Demaçin rastësisht, mbeta pa tekst! U ulëm aty diku me pi nga një kafe bashkë dhe nuk mu durua pa pyetur pse nuk morri pjesë në pritje. Ai me modestin e vet madhështore, rrudhi krahët dhe tha “...kanë harrua..”!

 

Por, mua në kokë më bluante nga inati dhe pikëllimi, pse Kosova ka, kaq nivelin e ulët të institucioneve! Po, ata të shkretë me thirrjen e tij nuk do ta nderonin Adem Demaçin, por do ta nderonin vetën në radhët të parë, do ta nderonin Kosovën dhe pastaj edhe vet Zv- Presidentin e SHBA.

 

Po, Adem Demaçi nuk është Mandella i Kosovës dhe i Shqipërisë, por është Mandella i Ballkanit dhe Mandella i Evropës. Sepse Jugosllavia, para së gjithash, ishte një krijesë artificiale e Fuqive të vjetra të Evropës dhe ajo e mbajt artificialisht Jugosllavinë në këmbë për gati një shekull. Adem Demaçi ishte disidenti qendror kundër diktaturës neostaliniste të Titos, dhe ideologu qendror i Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës.

 

Po të ishte Kosova me të vërtete e lirë, populli me aklamacion do ta zgjidhte Adem Demaçin për President të përjetshëm të Kosovës. Jo vetëm për merita e tij, por për besnikërinë e tij ndaj interesave kombëtare dhe sidomos për diturin dhe vizionin e qartë me të cilin ai e dërgoi ish Jugosllavinë në mbeturinat historike.

 

Dhe ja tani, një Adem Demaç me të cilin do të krenohej çdo popull në Botë, nga institucionalistët tan “harrohet”!” Sepse nën hijen e ti e ndjen veten askush! Jo pse janë dikush por pse janë me të vërtetë askush!

 

Nuk po dhimbet vetëm Adem Demaçi, por po më dhimbet vendi në duar të kujt ka ra. Adnan Abrashi ua dha një përgjigje kur tha atë fjalën e mikut të tij: „ ...hiq nuk po mërzitem që po na rreni, por po më vjen inati se po kujtoni që ne po ju besojmë...”.

 

Në krejt këtë të keqe është edhe një e mirë! Që e dimi se Kosova është nën sundimin e huaj kolonial përsëri. Prandaj, nuk duhet shumë me u marrë me marionetat e tij, por me vet sundimtarët e Brukselit, ashtu si edhe thanë në disa shkrime të fundit Tafil Duraku dhe disa autorë tjerë!

 

E ju askusha, mos e nderoni veten duke mendua se po merret dikush me juve, kur të kritikohet sundimi i huaja diktatorail, i cili edhe pa zgjedhje edhe me zgjedhje kur të donë vet ua vazhdon mandati e kur te donë ju fut burgjeve me vendimet e Brukselit!

 

Por për të gjithë të tjerët vlen ajo thëna: se kush nuk mëson nga historia, ajo i përsëritet!



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora