Mendime
Kastriot Myftaraj: Magjistër (G)Ardian Ramadani i Gurit të Zi të Mekës... (III)
E premte, 03.09.2010, 09:59 PM
Magjistër (G)Ardian Ramadani i Gurit të Zi të Mekës, pseudonim i Veton Latifit në polemikë (3)
Nga Kastriot MYFTARAJ
Ardian Ramadani insiston: “Unë kërkoj përgjigjen se përse ti, kërkon zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare duke kërkuar djegien e xhamive.
A e din se ti nuk ke kaçik të dhezësh një cigare e jo më një xhami. Po, eja e provo në trojet shqiptare në Kosovë, Maqedoni po edhe në Shqipëri e gjetiu, provo të kallësh një xhami. Eja të ftoj në fshatin Sllupçan, e provo të djegësh një xhami, e do e shohësh se ku do vesh”.
Përgjigjia ime është se unë i kërkoj shtetit shqiptar që të kryejë obligimet e veta kushtetuese për ndalimin e fesë islame, mbylljen e xhamive, për shkak se feja islame është kthyer në instrument të profilizimit arab të Republikës së Shqipërisë dhe nacionit shqiptar në përgjithësi, me xhamitë si qendra të kësaj të keqeje. Në rast se shteti shqiptar refuzon të kryejë obligimet e veta, atëherë natyrisht që më takon mua dhe shqiptarëve të tjerë të përgjegjshëm, që pasi të kemi konsumuar të gjithë modalitetet ligjore, të ndërmarrim veprime për deislamizimin e Shqipërisë. Kur të vijë ajo ditë, t’ i që je kaq burrë eja dhe ngujoju në xhaminë e parë që do të ketë këtë fat. Unë në fshatin Sllupçan nuk kam pse shkoj, se nëse sllupçanasit e duan xhaminë me ezanin që thirret arabisht dhe duan të bien përmbys në drejtim të Gurit të Zi të Mekës, atëherë thefshin kryet të gjithë tek Guri i Zi i Mekës.
Ardian Ramadani i përgjigjet kështu paralajmërimit tim për rrezikun ekzistencial që u vjen shqiptarëve në dy anët e kufirit për shkak të ekzistencës së Islamit, posacërit të profilizimit arab të trojeve shqiptare: “Po mos u friko aq shumë, se shqiptaria ka djem e vajza që do të mbrojnë dhe dinë të mbrojnë trojet e tyre. Kanë miq të përhershëm SHBA-të, Evropën që nuk e lejuan dhe nuk do ta lejojnë këtë.”
Por Ardian Ramadani, si ekspert i supozuar i epokës së Richelieu dhe të raison d’ etat, që hodhi bazat për marrëdhëniet ndërkombëtare moderne, duhet ta dijë se marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ndërtohen mbi bazën e sentimentit, çka presupozon miqësinë, por mbi bazën e interesave. Në marrëdhëniet ndërkombëtare një gjë si miqësia e përhershme, ekziston veç kur ka afërsi kulturore, do të thotë gjuhësore e religjioze, siç është afërsia mes SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, apo mes Rusisë e Serbisë. Në të gjitha rastet e tjera ekzistojnë aleanca që pavarësisht nga kohëzgjatja janë të përkohshme, se ndërtohen mbi bazën e pajtimit të interesave. Nga kjo pikëpamje Ardian Ramadani duhet të ishte shqetësuar dhe të kishte reaguar, kur në fillim të vitit 2010, ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Avigdor Lieberman, në një takim me kryeministrin maqedonas, Gruevski, i dha këtij të fundit një leksion për terrorizmin islamik në Ballkan. Lieberman tha se: “Informacionet e tashme tregojnë qartë se Ballkani është destinacioni i radhës i Xhihadit global, i cili ka qëllim që këtu të krijojë infrastrukturën e vet dhe të sigurojë rekrutë… kjo duket nga veprimtaria e disa organizatave islamike dhe saudite të cilat i kanë transferuar paratë e tyre në Afrikë dhe Amerikën Jugore, dhe që tash po provojnë t’ i sjellin ato në zonat e banuara nga bosnjakë dhe shqiptarë”.
Deklarata e Lieberman se shqiptarët në Ballkan janë bartës të terrorizmit islamik, paralajmëron bashkëpunimin e Izraelit me fqinjët ballkanikë të shqiptarëve për të zbatuar skenarë të terrorizmit islamik në hapësirën shqiptare, ashtu që shqiptarët të trajtohen si palestinezët, duke u ushtruar genocid mbi ta. Unë kam bindjen se Izraeli është i interesuar që të ndodhë kështu, për shkak se ai nuk e shikon me sy të mirë angazhimin ushtarak amerikan në Ballkan dhe posaçërisht në hapësirën shqiptare. Kjo ndodh se Izraeli mendon se tejshtrirja amerikane në rajone si Ballkani, rrezikon që SHBA të mos jenë në gjendje t’ i japin Izraelit ndihmën që ai pret në rast rreziku. Prej këtej edhe mosnjohja nga e Izraelit e pavarësisë së Kosovës.
Unë, ndryshe nga Ardian Ramadani i cili fshehu kokën si struci, reagova në sens kritik kur Lieberman bëri këtë deklaratë, duke shprehur dyshime për motivet e këtij qëndrimi izraelit. Por nga pikëpamja e analizës me kategori të inteligjencës deklarata e Lieberman është korrekte. Unë atëherë shpreha dyshimin mbi efektin që mund të kenë deklarata të tilla mbi muslimanët shqiptarë me bindje ekstremistë, duke i nxitur të bëhen terroristë- një kujdes ky që duke konsideruar qëndrimin tim konstant antiislamik, e quaja të nevojshëm për aq kohë sa numri i muslimanëve me bindje ekstremiste në trojet shqiptare në dy anët e kufirit nuk ngjante të ishte aq i madh sat ë përbënte një rrezik imediat. Deklarata e Lieberman më bëri shumë përshtypje dhe më nxiti që të ndërmarr një investigim të thelluar në krejt hapësirën shqiptare, të dhënat e të cilit i kam shprehur pjesërisht në një artikull me titull “Një formulë për të matur rrezikun e terrorizmit islamik në Shqipëri dhe Kosovë”, të botuar në maj të këtij viti.
Ju, z. Ramadani, vetëm sa më rrisni bindjen se ndalimi i Islamit në trojet shqiptare është një gjë e domosdoshme. Ju në faqen tuaj në facebook, si “figurë publike” keni pëlqyer faqen “Kundër publicistikës së Kastriot Myftarajt”, ku paraqiten komunikatat kundër meje të një organizate paramilitare islamike me emrin Shërbimi Informativ Musliman. Nga emri i kësaj organizate kuptohet se ajo kërkon të dublojë shërbimin inteligjent zyrtar të Shqipërisë, Shërbimin Informativ. Me këtë ju tregoni se jeni i kyqur në organizata ekstremiste islamike. Ardian Ramadani mendon se ka thënë një gjë të zgjuar kur shprehet: “Pse kërkon vetëm Islamin dhe krerët e bashkësive fetare islame të mendojnë si Rishelje. Kërkoi edhe klerikëve të tjerë fetarë të njëjtën gjë. Fundja, nëse mendon se krerët e bashkësive fetare islame nëpër trevat shqiptare po e penguakan bashkimin kombëtar, kush po na e stimuluaka të njëjtin. Janullatosi grek?”
Unë nuk mund t’ i kërkoj Janullatosit që të mendojë si Richelieu për interesin nacional shqiptar se Janullatos është grek dhe jo shqiptar. Por unë kam bindjen, dhe e kam shprehur shpesh herë, se Janullatos nuk do të mund të rrinte asnjë sekondë në Tiranë sikur të mos qenë megafonët në minaret e xhamive që shpërndajnë ezanin në arabisht. Këtu gjen justifikimin Greqia për të uzurpuar Kishën Ortodokse të Pavarur Shqiptare. Dhe vetë të krishterët ortodoksë shqiptarë tremben nga ky agresion arab dhe shikojnë nga Greqia.
Ardian Ramadanin e kanë mësuar të përsërisë vazhdimisht “Natën e Shën Bartolemeut” dhe të kërkojë debat televiziv me mua: “Thirrjet e tua për djegie të xhamive, janë përsëris edhe njëherë, e këtë mund ta them kur të duash dhe ku të duash, qoftë në Shqipëri në ndonjë emision debativ, qoftë në Kosovë e ku të duash ti, janë thirrje për Shën Bartolome, sepse e din mirë, se shqiptarëve të kësaj ane, të Kosovës dhe të Shqipërisë, nuk mund t`ua djegësh xhamitë dhe t`ua ndërrosh fenë”.
Ky Ardian Ramadani nuk e kupton se Nata e Shën Bartolemeut, e cila ishte masakra e katolikëve ndaj protestantëve në Paris, në 1572, ishte një akt i raison d’ etat. Masakra ndaj protestantëve në 1572 bëri që Franca, në shekullin pasardhës, të mos bëhej fushëbetejë e luftës së madhe fetare europiane, Luftës 30-vjeçare, ku Gjermania humbi gjysmën e popullsisë së saj dhe mbeti e përçarë e nuk u bashkua dot deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Nëse nuk do të ishte bërë Nata e Shën Bartolemeut në 1572, atëherë në shekullin pasardhës, kardinali Richelieu nuk do të kishte bërë dot politikën e vet të famshme ndërkombëtare gjate Luftës 30-vjeçare kur ishte kryeministër, se do t’ i duhej të ishte i angazhuar në luftën civile brenda në Francë mes katolikëve dhe protestantëve. Çka është Nata e Shën Bartolemeut? Ajo është mitra e përgjakur nga ku lindi Franca moderne. Ky është konkluzioni realist i raison d’ etat. Derisa muslimanët praktikantë shqiptarë sa vjen e po bëhen më problematikë, nuk duhej shpërfillur mësimet që na vijnë nga historia e vendeve si Franca.
Ardian Ramadani më pyet mua: “Nuk e di, se përse të duket prezenca e xhamive në trevat shqiptare si profil arab, kur nuk të pengon kryqi i madh gjigant në Vodno të Shkupit, sikurse kryq bizantin?”
Mua më vret sytë ai kryq sllav në trojet shqiptare, edhe më tepër se Ardian Ramadanit, për shkak se unë nuk duroj dot asnjë simbol religjioz të huaj në trojet shqiptare, ndërsa ju duroni simbole arabe. Por unë ju pyes se përse sllavo-maqedonët, kisha e të cilëve nuk njihet zyrtarisht nga Ortodoksia globale, as nga Patriarkana e Stambollit, dhe as nga Kishat e tjera Ortodokse, ngritën kryqin më të lartë në botë, të cilin e quajtën Kryqi i Milleniumit, me rastin e 2000 vjetorit të Lindjes së Krishtit? Me këtë sllavo-maqedonët dolën të krishterët më të mëdhenj të botës! Ata e bënë këtë për t’ i thënë Perëndimit të krishterë se ata janë paladinët, rojet e tij përballë Islamit. Dhe Islami për sllavo-maqedonët janë në rradhë të parë shqiptarët. Sllavo-maqedonët e kanë ngritur atë kryq për t’ i kërkuar Perëndimit leje që të bëjnë spastrim etnik ndaj shqiptarëve muslimanë, duke i parë ata si bartës të rrezikut të terrorizmit islamik. Dhe në një situatë të caktuar, në të ardhmen, Perëndimi ka për t’ ua dhënë këtë lejë. Atëherë do të duket se sa do të jeni në gjendje t’ i mbroni xhamitë ju Ardian Ramadani së bashku me Veton Latifin dhe të tjerët që popullojnë xhamitë atje. Prandaj për mua problemi origjinar mbetet Islami shqiptar.
Ardian Ramadani shkruan: “Shqiptarët nuk kanë nevojë për kurrfarë zgjidhje të problemit religjioz. Atë e kanë të zgjidhur, duke shkuar shumica në xhami duke i kryer lutjet, një pjesë në kishë, ca në manastire, ca në teqe........... ca ku e di unë se ku. A nuk është kjo pasuri? E ti kërkon ta minosh tërë këtë mozaik”.
Xhamitë dhe teqet nuk janë pasuri nacionale, por janë prurje të pushtimit barbar osman, që tashmë janë shndërruar në fortesa të pushtimit djallëzor arab. Kush shkon në xhami dhe në teqe për të kryer ritet islamike nuk është shqiptar, por është arab. Këto janë fe të sjella nga pushtuesit islamikë.
Ardian Ramadani insiston në argumentin e martesave: “Në lidhje me martesat e bëra me serbët, unë prapë konstatoj se ka vajza shqiptare me përkatësi ortodokse, që martohen me serbë, malazezë apo maqedonas. Ata nuk janë rome, siç i quan ti. Mos u mundo ta anatemosh dhe ta fshehësh këtë. E dinë gjithë këtë. Po le të thyejnë qafen e të martohen ku të duan, ngase nuk më pengon kjo.”
Ja po e pranoj se ka ndonjë vajzë shqiptare ortodokse e cila, e trembur nga ezani i thirrur arabisht pesë herë ditën nga megafonët e minareve, martohet me një shkije. Edhe unë jam dakord që këto le të thyejnë qafën. Por nuk mund të jem dakord me Ardian Ramdanin kur ai më qorton se përse ndalem në rastin e asaj këngëtares shqiptare nga Shkupi, e fesë muslimane, e cila në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Canit, e pyetur nëse do të martohej me një shqiptar të krishterë dha përgjigje mohuese. deklaroi se nuk do të martohej me një shqiptar të krishterë. Ramadani shkruan: “Më tutje vazhdon duke e vënë në pah rastin e një këngëtareje A.T? Po, lëre këngëtaren, mos i stereotipizo sendet. Ajo ka të drejtën e mendimit të saj dhe nuk ke çka i përzihesh ti edhe asaj, si agjent që je.”
Unë nuk i përzihem asaj, por kur një person publik, çka është një këngëtare, bën një deklarim publik në media, atëherë kjo është një gjë që komentohet në të gjithë botën e qytetëruar, sikur e di mirë Ramadani. Pastaj si i bëhet kur një profesor në UEJL, të cilin Ramadani e njeh mirë, Ymer Ismaili, pyet studentët, shqiptarë të Maqedonisë, se cilin do të zgjidhnin për t’ u martuar mes një shqiptarishqiptareje të krishterë dhe një muslimaniimuslimaneje senegalez, dhe të gjithë me përjashtim të një vajze nga Prishtina u shprehën: Me një muslimanimuslimane senegalez!
A do të shkojë t’ i thotë Ardian Ramadani edhe Ymer Ismailit se përse përzihet në këto gjëra? Edhe Ymer Ismailit do t’ i thotë agjent serb? Epo Ymer Ismailit nuk mund t’ i thotë agjent serb, se ai pati kurajën të votonte kundër një projekti të mbrapshtë sipas të cilit UEJL do të hynte në një rrjet bashkëpunimi me katër universitete serbe, por me asnjë universitet shqiptar. Dhe kur Ymer Ismaili mori këtë vendim plot kurajë, se ishte i vetëdijshëm që do të influenconte në karrierën e tij në UEJL, Ardian Ramadani polemizoi në shtyp duke e qortuar këtë vendimmarrje. Nga kjo del se njeriu i Serbisë në UEJL është Ardian Ramadani. Pastaj çka do të thoni ju z. Ramadani për Veton Latifin, i cili divorcoi gruan e vet shqiptare dhe bashkëjeton me një sllavo-maqedone të cilën e ka dhe në OJF-në e vet? Apo këtë e bën për të fituar pikë në sytë e ndërkombëtarëve si promovues i bashkëjetesës etnike? Ramadani i bishtnon polemikës duke iu përgjigjur pyetjes me pyetje: “Fundja, a të pengon ti të marrësh për grua një shqiptare myslimane? Përgjigju”.
Për Zotin se nuk po di ku me e gjetë një shqiptare muslimane! Ato që janë muslimane praktikante e quajnë veten muslimane shqiptare. Ato që nuk janë praktikante e quajnë veten shqiptare e nuk u shkon ndërmend të shtojnë edhe fjalën “muslimane”. Më tutje Ramadani thotë: “E tani, mos u mundo të tregohesh patriot, gjoja se duke më sulmuar për të drejtën time si përkthyes gjyqësor që e kam dhe për përkthimet në maqedonisht”.
Jo bre burrë, vazhdo përkthe në gjykatoren e Kumanovës, veç kujdes se mos ngatërrohesh ndonjëherë dhe shkruan në ato kartat e Bajrush Sejdiut punët e kardinalit Richelieu dhe të raison d’ etat.
Vijon...