Mendime
Kastriot Myftaraj: Magjistër (G)Ardian Ramadani i Gurit të Zi të Mekës... (II)
E enjte, 02.09.2010, 09:57 PM
Magjistër (G)Ardian Ramadani i Gurit të Zi të Mekës, pseudonim i Veton Latifit në polemikë (2)
Nga Kastriot MYFTARAJ
Ardian Ramadani, më tutje më thotë: “Ky soj i yti renegat, zombi dhe kameleon do të bëjë ndërrime të fesë dhe emrave, sikurse prostituta e natës që i ndërron klientët.”
Në të vërtetë është Ardian Ramadani i cili ka mbetur si ato skllavet e haremeve të Imperisë Osmane, rob i një feje e cila ishte e lidhur me pushtimin osmane. Ardian Ramadani është një zombie osman, i cili si ajo skllavja e haremit i qëndron besnik zotit të vjetër, i cili është larguar me kohë. Ardian Ramadani më drejtohet me fjalët: “Ti e di shumë mirë, o bastard i laboratorëve të nomenklaturës antishqiptare, që misioni i yt prej Janullatosi, në mëtimin për rrënimin e xhamive dhe ndërrimin e fesë islame ndër shqiptarët, që është me shumicë ndër shqiptarët është i pamundur.”
Unë i përgjigjem: Ti e di shumë mirë o bastard i laboratoreve të shkretëtirave arabe se misioni i atyre të cilët kanë projektuar Arabinë në trojet shqiptare, duke vazhduar të ndërtojnë me zell dhe me para wehabite xhami të panumërta, nga minaret e të cilave megafonët thërresin pesë herë ditën ezanin në arabisht, është një mision i dështuar. Se ka shumë shqiptarë, së paku këtej kufirit të cilët po bëhen të vetëdijshëm se kjo gjë nuk mund të tolerohet më, dhe se nuk mund të tolerohet që Shqipëria të shndërrohet para syve tanë në Albarabia. Nëse konvertimi është i pamundur, rrënimi i fortesave arabe në Shqipëri është krejt i mundur dhe do të bëhet, sado e çuditshme të të duket ty dhe bastardëve të deveve me ferexhe. Sa për Janullatosin unë them se parakushti që të largohet ai dhe të tjerët si ai është që të deislamizohet Shqipëria, se Greqia ndërhyn në punët e brendshme të Kishës Ortodokse të Shqipërisë për shkak të ekzistencës në Shqipëri të Islamit me profil të lartë arab. Ardian Ramadani më atribuon mua gjërat të cilat unë nuk i kam thënë dhe pastaj polemizon me vetveten: “Teza e tij e mbrapshtë se shqiptarë janë vetëm ata që i takojnë besimit katolik, apo se myslimani shqiptar për t`u bërë shqiptar duhet të ndërrojë fenë është lajthitje dhe veprim antikombëtar”.
Unë nuk kam thënë kurrë se shqiptarë janë vetëm ata që i përkasin fesë katolike. Kjo do të ishte në kontradiktë me tezën time se ndër shqiptarët, muslimanë mund të quhen vetëm muslimanët praktikantë. Unë kam thënë se do të ishte mirë sikur shqiptarët e mbetur afetarë, pasardhës të atyre që u konvertuan me dhunë në fenë islame nga Imperia Osmane, të pranonin krishterimin, në degët perëndimore. Por kjo është opsionale. Ajo çka kam thënë unë se duhet bërë është që të deislamizohen trojet shqiptare në dy anët e kufirit.
Polemizuesi im shkruan: “unë mburrem me emrin tim ARDIAN, që ka të bëjë me fiset e paraardhësve tanë ilirë, ardianët, po mburrem edhe me mbiemrin tim RAMADANI”.
Emrin “Ardian” ju e keni shndërruar në “Gardian”, gardian të Gurit të Zi të Mekës në trojet shqiptare. Nëse mburreni me emrin “Ardian” duhet ta dini se ai nuk shkon me mbiemrin “Ramadani”, se mbiemri, apo edhe emri “Ramadani” nuk është si mbiemri im me bazë fjalën “myftar”, çka do të thotë kryeplak katundi apo mëhalle. “Ramadan” është muaji arabo-islamik që lidhet me ritin e agjërimit të vendosur nga Muhameti, kur donte të zhdukte kanibalizmin, ngrënien e njerëzve në Arabi. Muhameti u kërkoi arabëve që të agjëronin tridhjetë ditë gjatë të cilave u flitej kundër ngrënies së njerëzve. Ç’ kuptim kishte agjërimi në një popull të shkretëtirës i cili kishte shumë pak gjëra për të ngrënë? Arabët agjëronin detyrimisht në pjesën më të madhe të vitit edhe para Muhametit. Por ata e prishnin agjërimin e detyruar kur shikonin ndonjë njeri të panjohur të cilin e hanin. Muhameti i dha fund kësaj mënyre ushqimi, së paku në letër. Prandaj nuk është për t’ u krenuar me mbiemrin “Ramadani”. Ardian Ramadani shkruan: “Unë nuk habitem, që ti je pjesë e agjenturave sllave dhe greke, ngase si antishqiptar i tërbuar, i veshur me petkun e antiislamizmit, ti nuk bën asgjë tjetër, përpos që vazhdon me planin e Kishës Serbe, planin 610 + 2000, me të cilin plan synohej spastrimi i plotë i Kosovës më 28 qershor 1999 në festimin e 610 vjetorit të Betejës së Kosovës”.
Por unë nuk mund të pranoj as që të realizohet plani islamik që me rastin e 600 vjetorit të rënies së kryeqytetit të Arbërisë, Krujës, në 2078, të jenë arabizuar krejt trojet shqiptare. Për mua janë njëlloj të këqija të dy planet. Ardian Ramadani më thotë: “E din që pikërisht xhamia më e madhe në Francë do të ndërtohet në Marsej. Shteti laik francez, me shumicë krishtere, lejon ndërtim të xhamive, e ti kërkon rrënimin e tyre. Në anën tjetër në vendin e kullave binjake në Amerikë, në New York, Presidenti i SHBA-ve Barak Obama të premten që kaloi, miratoi planet për ndërtimin e xhamisë dy blloqe pranë vendit të ish-Kullave Binjake në qytetin e Nju Jorkut, duke deklaruar se ‘myslimanët kanë të drejtë për të praktikuar fenë e tyre si çdokush tjetër në vend’, e ti kërkon djegien e xhamive”.
Unë natyrisht se i di të gjitha këto, por di edhe se derisa ndërtohen xhami në Paris, Romë, New York, nuk lejohet ndërtimi i kishave në Mekë e Medinë, çka tregon se Islami nuk është një fe tolerante, por një instrument i Xhihadit global, dhe ata që lejojnë ndërtimin e xhamive në Perëndim janë ose naivë, ose të shitur tek lobi saudit dhe lobistët e tjerë të vendeve arabe të pasura me naftë, të cilët ndajnë pa kursim petrodollarë për të siguruar ndërtimin e xhamive. Ardian Ramadani ma ze mua për të madhe se: “Ti o Kastriot M..., që tenton të praktikosh terapinë e shokut për shkatërrim të trashëgimisë fetare në trojet shqiptare, ti që mëton konvertimin e shumicës shqiptare myslimane në fe tjetër, i ndërron qëndrimet si ujku qimen, ngase pikërisht në vitin 2000, kur ke sulmuar studiuesin gjerman Peter Bartl për veprën e tij studimore ‘Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare 1878-1912’, ke kundërshtuar idenë e tij se shqiptarët e myslimanizuar gjoja qenkan bërë turq, por që në fakt Bartli nuk bën asgjë tjetër përpos që thekson se ‘vetëm tek shqiptarët vetëdija e prejardhjes (origjinës) së përbashkët dhe gjuhës së përbashkët ishte më e fortë se përkatësia fetare”.
Unë atë çka kam shkruar në vitin 2000 e përsëris edhe sot, se shqiptarët nuk u bënë turq kur iu imponua me dhunë feja islame, ashtu siç nuk u bënë rusë kur iu imponua me dhunë stalinizmi, ashtu siç nuk u bënë kinezë kur iu imponua me dhunë maoizmi. Unë kam thënë në vitin 2000, në vitin 2001, në vitin 2003, në vitin 2004, në vitin 2005, në vitin 2010, në gazeta, në libra, në televizion, në aula gjyqësore se fekthimi i shqiptarëve nuk mund të konsiderohet gjë serioze derisa Islami ishte feja zyrtare, gjegjësisht ideologjia e një imperie totalitare dhe despotike si ajo osmane. Nuk mund të flitet për kurrfarë fekthimi të vullnetshëm të shqiptarëve. Imperia Osmane ia imponoi fekthimin kujtdo që pati dëshirë t’ ia impononte dhe nëse ai që i imponohej fekthimi refuzonte atëherë asgjësohej fizikisht. Se sa u bënë shqiptarët turq nga fekthimi kjo është një gjë që duhet parë nga qëndrimi i tyre pas largimit të Imperisë Osmane. Dhe është fakt se një minorancë e shqiptarëve, ndër pasardhësit e atyre të cilëve iu imponua Islami me dhunë e ushtrojnë këtë fe. Të tjerët thjesht kanë mbetur afetarë. Ardian Ramadani më kritikon mua se: “Paloreagimin tënd e fillon me atë se gjoja unë paskam shkruar më 25 qershor 2010 tek gazeta ‘Lajm’, që nuk është e vërtetë, ngase unë kam shkruar në gazetën “24 orë”. Pra, qysh në start je gabim”.
Por zotëri Ramadani, ç’ faj kam unë se ti e ke botuar shkrimin në dy gazeta dhe ai gjendet edhe në website zyrtar të ditores “Lajm”? A ta kam tjetërsuar shkrimin unë në citimet e bollshme që i bëj, gjë që nuk ndodh ne rastin tënd? Ardian Ramadani polemizon me mua kështu: “vazhdon të citosh Kisinxherin që shkruan për Risheljenë, duke ndarë fenë nga interesat shtetërore. Pikërisht këtu vihesh në dyshim për shkak të dilemave tua në lidhje me informacionet, ngase harron se Risheljeja ishte princ katolik, por interesat shtetërore dhe kombëtare i shikonte në prizmin krejtësisht laik. Ai nuk kërkonte konvertime masive, po mbronte interesin kombëtar francez. E edhe unë, që më bën nder duke më quajtur Rishelje, përkrah mendimin se problemi kombëtar duhet të shtrohet pa ngjyra fetare, sepse është antikombëtare prekje e feve ndër shqiptarët. Edhe unë sikurse Risheljeja francez katolik, jam shqiptar, por mysliman. Por, nuk ngatërrojë kurrë fenë me shtetin”
Mbiemri “Kissinger”, të cilin ju zotëri injorant Ramadani e lexoni anglisht “Kisinxher”, është gjerman dhe jo anglosakson. Është njëlloj sikur mbiemrin “Richelieu” ta lexosh “Riçelje” në vend të “Rishelje”. Po ku do t’ i mësosh këto ti në gjykatoren e Kumanovës, me kartat e duhanit të Bajrush Sejdiut! Ajo çka thotë Kissinger të cilin unë e citoj gjerësisht në përgjigjen ndaj teje është se kardinali Richelieu, në kohën që ishte kryeministër i Francës për 18 vite, gjatë Luftës 30-vjecare europiane mes katolikëve dhe protestantëve, e bëri fenë variabël të interesit nacional francez, të quajtur prej tij raison d’ etat. Pra ai mori anën e protestantëve kundër fuqive katolike, edhe pse vetë ishte katolik. Në të njëjtën mënyrë them unë, duhet ta shohim edhe ne shqiptarët çështjen religjioze, pra të lëshojmë atë fe që dëmton interesin nacional shqiptar. Interesi nacional shqiptar është bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet të vetëm dhe feja që e dëmton atë dhe që përbën rrezik ekzistencial për shqiptarët është Islami. Kardinali Richelieu vërtet që nuk kërkonte konvertime masive, sikur thotë Ramadani, dhe nuk kishte pse t’ i kërkonte, por ai, për interesin nacional francez, bëri të mundur mbijetesën e Protestantizimit europian, duke konsoliduar konvertimet e mëhershme. Unë nuk e quaj Ramadanin “Rishelje”, por them se ia do të duhej që të mendonte si Richelieu, për të cilin ka shkruar një “studim”. Por ja që sa gërvisht pak intelektualin frankofon tek Ramadani, del islamiku ekstremist.
Ju z. Ramadani, nuk mund ta krahasoni identitetin tuaj “shqiptar por musliman”, sikur shpreheni, me atë francez katolik të Richelieu. Se katolicizmin në Francë nuk e sollën pushtuesit, sikur ndodhi me Islamin në trojet shqiptare. Franca u bë katolike në vitin 496 pas Kr.,, kur mbreti pagan frank Klodvig (Klovis), i cili kishte pushtuar Galinë në krye të fisit gjerman të frankëve, u kthye në fenë e krishterë katolike (Krishterimi që prej ediktit të Imperatorit roman Teodosi I në vitin 382 quhej edhe Katolicizëm). Shën Remiu i cili e pagëzoi mbretin frank i tha fjalët e famshme: Uli kryet o simbër krenar!
Pra, në rastin e katolicizmit francez kemi të bëjmë me një pushtues i cili i nënshtrohet fesë së vendit të pushtuar. A e di ti frankofoni Ramadani, se në vitin 1996 u festua 1500 vjetori i krijimit të nacionit (kombit) francez, çka daton pikërisht në konvertimin e paganit Klodvig në fenë katolike? Apo atëherë ke qenë duke duke ruajtur delet në Likovë? A e di ti, frankofoni Ramadani, se Franca e mban Betejën e Poitiers (Puatje) në vitin 732 pas Kr., si betejën në të cilën fitorja e mbretit francez Karl Martel, gjyshi i Karlit të Madh, mbi arabët, e shpëtoi Francën nga islamizimi? Ne shqiptarët e humbëm ekuivalentin e Betejës së Poitiers në shekullin XV, por lufta nuk ka mbaruar, ne duhet ta fitojmë atë në shekullin XXI. Nëse arabët do të kishin fituar Betejën e Poitiers, nuk do të kishte Kardinal Richelieu, nuk do të kishte raison d’ etat, nuk do të kishte Rene Descart, nuk do të kishte Iluminizëm, Voltaire, Napoleon, George Bizet, Victor Hugo, Balzak, e nëse ju pëlqen as Michel Bourse. Pra problemi kombëtar nuk mund të shtrohet pa ngjyra fetare dhe Franca është shembulli për këtë.
Por z. Ramadani nuk është e vërtetë se ju nuk e ngatërroni fenë me kombin dhe shtetin. A nuk jeni ju i cili në shkrimin “Mbresat e një vizite të paharruar”, të botuar në qershor të këtij viti, dhe ku rrëfeni për vizitën në Prekaz të Drenicës, në shtëpinë e Jasharajve, shkruani: “Arritëm në fshatin i cili do të mbetet emblemë dhe simbol i shqiptarizmës, në fshatin bastion të rezistencës shekullore shqiptare, në vendin e Shaban Polluzhës, në vendin e Tahir Mehës, Ahmet Delisë, ...... për të ardhur më në fund te kryetrimi shqiptarë, Adem Jashari, respektivisht te kullat e Jasharajve, kibla kombëtare gjithëshqiptare”.
Përse zotëri Ramadani duhej këtu fjala arabo-islamike “kibla”? A nuk mjaftonte dhe tingëllonte shumë bukur “kulla kombëtare gjithëshqiptare”. Paj jo për ty, se ti e don Shqiptarinë me kible. Kibla është një fjalë arabe e cila tregon kahjen se nga duhet të drejtohet muslimani kur falet, dhe që është Kaaba (Qabja) me Gurin e Zi. Ti e do Shqiptarinë të orientuar nga Guri i Zi.
Vijon...