Mendime
Selim Hasanaj: Nanës Tereze për përvjetor
E marte, 31.08.2010, 09:45 PM
NANËS TEREZE PËR PËRVJETOR
Zoti, shqiptarisë i fali dhuratë
Gonxhen e vogël bebe ftyrë engjulli
Nanen tonë te madhe Ajo past uratë.
II
U rrite me t`shpejtë n`perplasje me kohën
Në familjen Tande perplotë dashuni
Zoti i madhnishem Tye ta dha forcen
Engjëllushe u bane Ti per krejtë njerzinë.
III
E doje shumë jeten, kuptimin e sajë
Shumë e re vendose dhe ju fale Zotit
Misteret e jetës që janë per pa skaj
Dhurata per njerzit nga Ai Meshirëploti.
IV
Zemra e jote e madhe që njifte traditen
Të popullit tand të vjeter sa edhe vetë toka
Mirsjellja, bamirsia, Ty ta merrnin diten
Humaniste u bane e të njofti bota.
V
Njerzve në nevoja Ti u ndave buken
Ti oj misionare Nanë e bamirsisë
Vendbanim t`perhershem e zgjodhe Kalkuten
Nga aty u bane Nanë e gjithë njerzisë.
VI
Respektet, mirnjohjet vershonin perherë
Humanizmi yt vlersohej shumë lart
Ty tu dha pos tjerash dhe çmimi Nobel
Çmim ky per Paqe, Nanë ti paq uratë.
VII
Doren tande të vogël puthen me respekt
Burrshtetas të botës, priften e Kardinal
Ndersa Papa Pali të nderonte perherë
Çdo takim me Ty e vlersonte lart.
VIII
Pate shumë takime me Papen n`Vatikan
Aty ti takove dhe dy engjujt e drites
Ibrahim Rugovën dhe Bil Klintonin
Dardaninë e fute n`gji të Amerikës.
IX
Ndersa tani Nanë kur dita po afron
E ditlindjes tande perpara nji shekulli
Populli yt gjithandej me mburrje të kujton
E Shejt je per neve ne bijt e tu mbesim.
X
Por dhuratë ma të madhe per këtë pervjetor
Dardania e lirë do e fitojë këto ditë
Katedralen NANA TEREZE atje në Prishtinë
Gurthemelin e të ciles Ibrahim Rugova e pat qitë.
Selim M. Hasanaj
Sarpsborg: 31.08.2010