E hene, 29.04.2024, 12:51 PM (GMT+1)

Mendime

PENSIONISTËT SI SKLLEVËRIT E FARAONËVE

E enjte, 26.08.2010, 09:33 PM


PENSIONISTËT SI SKLLEVËRIT E FARAONËVE

 

Siç e dini, historia është shkencë shoqërore e cila merret me studimin e së kaluarës, ngjarjeve,sistemeve shoqërore,por edhe me mënyrën e ndërtimit të monumenteve të ndryshme të kulturës.Kësaj here po zë në gojë ngritjen e piramidave në Egjiptin e lashtë, diku përafërsisht,para pesë mijë viteve.Thuhet, ta zëmë, Keopsi ishte ideatori kryesor i ndërtimit të piramidës më të famshme në botë.

Mënyra,saktësia, madhësia e blloçeve të sjellura aty dhe vendosja ne piramidë,janë edhe sot e kësaj dite temë debati për shumë arçitektë e edhe teknologë.

Thuhet se, ne Piramidën e Keopsit kanë punuar me dhjetëra mijëra skllevër.Ata ishin të detyruar të punonin gjithë jeten e lume në to pa e kursyer forcën e tyre fizike e as mendore vetëm e vetëm për ta kënaqur pronarin Faraon.E,pronari,si shpërblim u jepte ushqim të majmë.

Po,kur skllevërit plakeshin, nuk kishin më force për të punuar,pra, ishin të padobishëm, faraonët,si satisfakcion apo ndoshta edhe shpërblim,i sillnin pranë lumit Nil,dhe qetësisht i hidhnin në lum për t’i ushqyer krokodilët dhe gjallesat tjera me mishin e tyre.Të njëjtin fat e përjetonin edhe të lënduarit eventual.Edhe ata hudheshin në Nil ngase nuk ia vlente të shpenzohej për shërimin e tyre.

Me këtë fenomen është marrë edhe pedagogjia.Pedagogët e njohur, dukurinë e hudhjes së njerëzve të shterruar në lum,për atë kohe ,e kanë cilësuar si dukuri normale madje edhe morale(!).

Duket se kjo dukuri është prezente këtu, në Republikën e Kosovës.E di se do të tmerroheni me këtë pohim,por ama, mos nxitoni.

Me ngadalë lexoni këto fakte:

Më datën 25.06. të vitit 2010,pata ditëlindjen time të 65-të. Kjo ditë për mua ishte një ditë e pazakonshme. Pra, më duhej ndërprerë punën për gjitmonë me nxënës pas plot dyzet e katër viteve punë të pandërprerë.

Në shtetin human, unë duhesh te ishja shumë i lumtur, se, më në fund, pasi dhash krejtë çka pata për fëmijët e popullit tim,tashti MERITOJA shkuarjen në pension.

Por,pikërisht tani filluan peripeci trishtuese për mua.. Me dokumentet e duhura vajta tek organet gjegjëse. Më thanë se duhet aplikoj ne dy zyre: Në njëren për pension të pleqërisë, kurse ne tjetrën, pension për punë. Aplikova për dy pensione,40+40=80 euro ha, ha, ha! (Për barëra).

Megjithate,u pajtova me fatin tim,ndonëse shumë të hidhur. Kreva formalitetet sipas ligjit në fuçi.

Tashti,nevoja më solli të intaresohem për parat që kemi lënë në të ashtuquajturin TRUST pensional.Nga trusti kishja marr një njoftim se deri më 31 dhjetor të vitit 2009,në emrin tim paska 1734 euro. Tashti llogaritja edhe 6 muaj të vitit 2010,diku, përafersisht 1840 euro.Vajta në trust, por aty u befasova edhe më shumë. Tani në emrin tim paskam 1630 euro(!)Pra, afërsisht 200 euro më pak(!) Po, kur ua tergova gjendjen e fundvitit të 2009,u stepën.

-Po, ashtu është,por ka humb trusti,- më thanë,-ke humb edhe ti.

-Jo mo, ja ku jam, nuk kam humbur unë,- ua ktheva,-por, si duket, këtu sahati ecka së prapthi.

Ktheva në shtëpi, po e shihni me nofkën “ i humbur”

Pastaj në korrik vajta në bankë. Edhe këtu paskam humbur. Nuk paskam pagë pë korrik e as për gusht, edhe pse shumë qartë shkruan në “UDHËZIM ADMINISTRATIV: pensionimi i mësimdhënësve nr: 1/2010,data: 30.03 2010, të nëshkruar nga dora e vet ministrit Enver Hoxhaj, ku në nenin 2 të këtij udhëzimi thuhet shumë qartë : “mësimdhënësit që i plotsojnë kushtet për pensionim gjatëvitit akademik, u vazhdohet kontrata e punës deri nëfund të vitit akademik përkatësisht shkollor. 1. Shfuqizohen të gjitha dispozitat që janë në kundërshtim me këtë Udhëzim administrative,-citim nga udhëzimi.

Nga ky udhëzim i ministrit Hoxhaj,unë me kolegët e mi kemi të drejtën e plotë në realizimin e të ardhurave personale për këta dy muaj,se ashtu kështu, është edhe pushimi veror e ato para nuk i merr askush tjeter.

Pra, në vend se të shpërblehet puna ime, gati gjysmë shekulli pa ndërprerje, dikush më ndëshkoi me : 200 euro të trustit, plus dy paga mujore 500 euro,

gjithësejt 700 euro. Kjo i ngjan sikur nga kufoma të merret qefini

Tani besoj se e keni të qartë përse ua rrëfeva historin e skllevërve të faraonëve.

Eh, sikur të ishte këtu lumi Nil !

 

Hadi FERI



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora