E enjte, 24.07.2025, 09:43 PM (GMT+1)

Mendime

Bashkimi kombëtar si i vetmi shpëtim !

E marte, 24.08.2010, 09:09 PM


Bashkimi kombëtar si i vetmi shpëtim !

 

Deviza e njohur,Atdheu mbi te gjitha,duhet me doemos të ket vend parsor sidomos për shqiptarët e shpërndar anë e mbanë botës,me Atdhe të tkurrur tej çdo mase dhe troje të coptuara në disa shtete të përqar politikisht e të prapambetur ekonomikisht me arsim të dobët dhe ngritje të pamjaftueshme shkollore si askush tjetër në Europ!

 

Shqiptarët kanë nevojë më shumë se për ushqim i cili ua mban shpirtin gjallë ,për bashkim i cili do ti shpëtonte nga përçudnimi i mëtejm deri në shkatrrim nga pasojat e  coptimit dhe robërisë e cila vazhdon edhe sot në disa pjes të atdheut, shoqëruar nga përçarjet e mbrendshme të pa panevojshme....

 

Shqiptarve iu duhet punë e jo fjalë...Trimeri dhe guxim në veprime dhe jo frigë e përulje para secilit të huaj e  ndërkombëtar që mund të kaloj nëpër tokën e Kosovës...!!!

 

Atdheun tonë askush nuk na e fali përkundrazi na e coptuan në shumë pjes e shtete,ndaj kundër robëris puna jonë ishte lufta,kurse në Paçe,lufta jonë duhet të jet puna,ngase këto mundësi na i krijuan dëshmorët që nga të gjitha trojet shqiptare,sakrifikuan çdo gjë,e edhe jetën e tyre për ti dal zot këti Vendi dhe Populli në ditët më të vështira,nga gjaku i të cilëve ne po i gëzojm këto pak të drejta dhe liri të kufizuara,që për shumë kohë për ne ka qen vetëm iluzion.

 

Në asnjë vend tjetër nuk mund ta imagjinojë kush një gjendje të tillë nën presion e ultimatume deri me kërcnime edhe për shpallje « pamvarsie » të një pjese të teritorit tonë nga një minoritet i stërlazdruar i cili jetën e zhvillon në komoditet të kombinuar me krim të pa penguar.

 

 çdo tolerim i mëtejm i kesaj natyre eshte teresisht i pa pranueshëm dhe  thellesisht primitiv, nga qeveria e cila plotëson dhe tejkalon deri në DISKRIMINIM pozitiv të drejtat e minoritetit serb nga standardet më kryesore të OSBE/ODIHR-it.në mënyr të pa shembullt në BE dhe gjithë Ballkanin Perëndimor.

 

Kjo duhet bër me dije si në Bruksel, Strasburg e kudo tjetër  në hapësirën evropiane duke  thënë fjalën tonë me zë dhe fuqishëm në emër të një populli evropian, të shumëvuajtur për afro 100 vjet nën pushtim prej regjimeve pushtuese brutale sllave me të cilin luhet , friksohet e kërcnohet sot e gjithë ditën brenda kufijve të vet të shtetit të tij të lirë i cili pengohet edhe në vënjen e ligjshmësrisë  në një pjesë të teritorit nga bandat kriminale serbe të përkrahura hapur edhe nga serbia,duke penguar kështu edhe ndërtimin e shtetit tonë të ri e demokratik.

 

Ndaj duhet kërkuar vendosmërisht angazhimin e institucioneve të Bashkimit Evropian për përgjegjshmëri në trajtimin me përparësi të këti problemi, duke qenë të vetëdijshëm se vonesat në këtë proces kanë ardhur edhe si pasojë e vullnetit të munguar të BE për zgjidhje të qëndrueshme përmes së cilës do shtrihej ligji në gjithë vendin dhe nuk do të rrezikohej tërsia teritoriale e Kosovës.

 

Kjo qeveri,siq edhe ësht zotuar, duhet të marrë çdo masë, në mënyrë që ekspertët shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë të përgatitin një strategji për forcimin e kapaciteteve ligjvënëse në luftën kundër krimit të organizuar dhe bandave kriminale në veri me seriozitetin maksimal të saj, duke angazhuar të gjitha burimet e mundshme nga Ministria e brendshme dhe Prokuroria e shtetit me veprime të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit ne Veriun e Vendit.

 

Kushtetuta obligon  qeverinë për vënien e rendit dhe ligjit edhe në 30 % të vendit tonë, të cilin mjerisht edhe dy vjet pas  bërjes Shtet, e sundojnë strukturat paralele serbe ku Kushtetuta e Kosovës,në pjesët ku sundojnë strukturat paralele serbe ,mjerisht nuk gjen zbatim fare.

 Madje shteti e as qeveria nuk mund ti ndalojnë as veprimet e pa kontrolluara të shërbimeve të huaja të spiunazhit,veqant ato të shërbimit sekret serb- BIA, e cila ësht më armiqsorja dhe  më e rrezikshmja, për Kosovën dhe Popullin e saj.

 

Edhe pse Kosovës  i zihet fryma nga veprimtaritë e shumë agjencive  të huaja të spiunazhit as sot e kësaj dite në Kosovë nuk funksionon, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI),e cila edhe përkundër kësaj gjendjeje, ësht jofunksionale dhe vazhdon të mos jetë aktive anipse  më shumë se 30 përqind e territorit të Kosovës kontrollohet nga shërbimi sekret serb-BIA.i cili kërcnohet hapur edhe me ndarjen në mënyr të dhunshme të veriut të vendit.

 

Kohët e fundit,bëhet gjithnjë e më aktuale kërkesa e serbisë,për ndarjen e Kosovës, agjencionet e së cilës me strukturat e tyre patralele që shumë kohë e kanë përgadit ndarjen de-fackto,megjithëate Agjencia Inteligjente e Kosovës,as nuk thuhet se ësht vën në funksion fare nga Shteti ynë.

 

Fakti i keq  i harresës së shpejt shqiptare përkundër  peripecive të panumërta për  çlirimin e mundimshëm të vendit edhe me ndihmën dhe intervenimin e NATO-s , harrimi i vuajtjeve të shumta të shqiptarve të përzën me forcë nga ushtria dhe policia e pushtuesit, dhe kthimi triumfal i tyre në Atdheun e çliruar, në vatrat shekullore në autoktonësin e tonë të pa tjetërsueshme që na i mbushin sytë me lot edhe sot kur i kujtojmë ,nga naiviteti dhe pakujdesia jonë shumë lehtë  mund të sjell,siq edhe pretendohet nga Serbia për ndarjen e Kosovës, ndaj qfar do ti thuhet këti Populli që dha q`do gjë për lirinë dhe tërsinë teritoriale të këti vendi ?!

 

Mjerisht manipuluesit e zellshëm kanë shfrytëzu për mrekulli kohët e turbullta, duke na lën të hutuar me nxitimin dhe mjeshtrin për të përvetsuar flamurin e patriotizmit duke  arritur  me shumë sukses për të  marrë edhe pozita të larta në të gjitha hierarkit udhëheqse në emër të patriotizmit si kështjella më e fortë dhe e pathyeshme e pseudopatriotëve mashtrues, të cilët nuk hezitojnë ta shpallin veten edhe heronjë! të q`do gjëje,duke vepruar tashmë nga pozicione udhëheqëse dhe interesa të reja.

 

Heroizmat e mjegulluara të disa personave me të kaluar të “panjohur” jo vetëm se sakatojnë Patriotët e vërtetë të Luftës,përmes nihilizmit dhe atribuimit të meritave, sipas interesave të momentit duke injoruar figurat e vërteta të Luftës duke e bër të frikshme edhe idenë e  atdhedashurisë,.

Mjerisht për interesa të rastit rrezikohet edhe e ardhmja e sigurt e vendit nga dëshira e tyre për të patur q`do gjë nën kontroll, bazuar në interesa të ngushta  personale, familjare, klanore apo partiake.duke tentuar që të jenë pronar të gjithçkaje, deri te pronsia e interpretimit të së vërtetës, për çlirimin e vendit nga pushtuesi.

 

Ndaj  interpretimet e tilla të historisë, heronjve dhe figurave historike te shqiptarët si te asnjë popull tjetër , sipas dëshirës së atyre  që posedojnë forcën e vendosjes, jo vetëm se humbin vlerat e  shëndosha kombëtare  shqiptare,por  edhe shpjegimi me variante të ndryshme të ngjarjeve, kan shtuar  dyshimin edhe te të huajt mbi seriozitetin  e lavdisë së  vërtetë të heroizmave tona kombëtare.

 

Kështu që edhe shqiptarët vet, këto dukuri i shohin edhe si burim  i prejardhjes së të gjitha shkaqeve për mosrealizimin e ëndrrave të tyre për bashkim kombëtar,si gjithë popujt tjer në kët botë!

 

Ndaj si pasojë e gjithë kësaj,derisa të vazhdoj ky mentalitet,  shqiptarët do mbeten  si gjithmonë në kërkimin e mëshirës duke pritur ndihmë nga të huajt edhe atëherë kur të bashkuar mund të arrinim vet atje ku  ne duam në bashkimin e trojeve dhe kombit tonë një herë e mirë.

 

Fatkeqësisht tendencat për pushtet dhe përfitime të partive politike në kurriz të vendit dhe popullit,na sollën deri këtu,ku edhe sot njejtë si  një qind  vjet më par,frika për të ardhmen e sigurt të vendit dhe kombit  dhe rreziku i ndarjes së më tejme të tij ,mbetet aktualë dhe i frikshëm si gjithmonë!

 

 

Gani Qarri         Cyrih 

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx