E premte, 06.06.2025, 09:43 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Mikrobota e krimit në Greqi

E diele, 15.08.2010, 09:20 PM


MIKROBOTA E KRIMIT NE GREQI

 

Nga Albert  ZHOLI

 

Ky është një kapitull që e bën të skuqet nga turpi autorin e këtijë libri për shkak se të gjitha përpjekjet e tijë për të krijuar sakrificat, djersën, gjakun e bashkëatdhetarëve të vet të ndershëm, të zgjuar e trima, bien ndesh me një grusht tjetër njerëzish, nga po vendi i vet, të cilët, me veprimet e tyre, i bëjnw shumë familje  shqiptarëve që banojnë në Greqi, të ulin kokën para komshinjëve të tyre  grekë. Diku në faqet e para të këtijë libri, thamë se me hapjen e burgjeve për të burgosurit politikë, përfituamn nga kjo liri edhe gjithëfarë fundërrinash të realitetit shqiptarë. Në kohën e diktaturës së proletariatit siç quhej, -këta njerëz ishin të pakët sepse goditeshin fortë. Nga ana tjetër shtypi partiak nuk i publikonte realisht krimet që kryheshin në Shqipërinë e asaj kohe. Në të vërtetë krime kishte. Vrasje më pak, prostitucioni i fshehur, i “zakonshëm”, dhe shumë vjedhje: gjithëfarë magazinjerësh, shitësish, deri edhe drejtues ndërmarjesh. Po shtypi dhe propaganda rozë e kishin minimizuar  aq shumë këtë plagë të shoqërisë, sa ngjante sikur Shqipëria dhe shqiptarët ishin më të ndershmit në botë. Hapja e kufijëve  me botën, sidomos me Greqinë  bëri që kjo kategori  të përfitonte nga bollëku i tregut të huaj, nga mundësitë e pakufizuara për të lëvizur, panvarësisht nga sofistikimi i policëve. Që në vitet e para ’90 u vu  re një dukuri; ca njerëz ordinerë, pa asnjë aftësi dikur, të pasuroheshin me një shpejtësi të habitëshme. Tregëtia e cigareve lulëzoi bujshëm. Nga ca valixhe ajo u kthye nga makina të mbushura  me koli. Një njeri i vetëm nuk mund të manovronte përmes kontrrolleve të policisë dhe atyre doganoreve.Për këtë kërkoheshin njohuri. Të kësajë periudhe janë “zhveshjet” e tregut “majmu”, siç quhen prodhimet e etikuara si të firmave të mëdha, por që në të vërtetë  janë anonime. Një televizor ‘FILIPS” i vërtetë nuk do të kostonte tri fishin e vlerës së një “FILIPSI” që shitej në Shqipëri si i tillë.Shqiptarët e padjallëzuar, natyrisht, i molepsën së pari ustallarët e huaj të tregut të zi. Por shpejt nxënësit i kaluan ustallarët e tyre. Ata nisën të marrin pulsing, jo vetëm të tregut të urritur vendas por gjithëfarë mallrash, por më pas të ndjenin  edhe pulset e tregut grek, Italian, madje edhe atijë amerikan, sado e çuditëshme që duket kjo. Dhe tregu është treg… Fillimet mund të vijnë nga produktet e fabrikave apo të punishteve anonime.Fitimet mund të vinin nga rrugët ligjore, por edhe të paligjëshme. Tregëti mund të bësh me makina larëse, magnetyofonë, e kaseta, por edhe me fëmijë latentë që duhen shitur për bamirësi jashtë, apo për transplantim  organesh; mund të eksportosh gjithëfarë femrash, me dashje ose pa dashjen e tyre, për të mbushur tregun e prostitucionit, mund të transportosh drogë jo aq të cilësisë së lartë  sa ajo që prodhohet  në Kolumbi, apo Afganistan, por thjesht bimën  Kanavis, e cila mund të rritet në gjithë teritorin e Shqipërisë jugore dhe perëndimore.

Le ta nisim me fëmijtë…

Tregëtia dhe loja me fëmijtë ranë nw sy menjëherë në Greqi. Këto “operacione” të cilat kërkonin një farë experience kriminale dhe organizëm të përsosur, kishin pasur ca kohë dyshimin  te policia greke  se nuk qenë vepër e shqiptarëve. Por shpejt u vërtetua se nuk ishte  kështu. Grupe të rinjsh 20-30 vjeç gënjenin fëmijë  8-12 vjeçarë në Shqipëri dhe i sillnin në Greqi. Premtimet ishin tepër joshëse. Spekullimi me padjallëzinë  fëmijërore ishte krimi i parë. Pasi i sillnin në Greqi vendosej “rendi”. Ata grumbulloheshin diku në banesa të papërshtatëshme, ushqeheshin keq dhe instruktoheshin për punën që do të bënin. Në të shumtën e rasteve ata përdoreshin  si lypës në kryqëzimet qëndrore, apo në sheshe të mëdha, të fshinin xhamat e veturave të cilat qëndronin për një çast në pritje të sinjalit jeshil, të shisnin kartopeceta për 100 dhrami. Ngjanin aq të mjeruar me këtë punë të fundit sa shumica e ‘klientëve” ua jepnin të 100 dhramitë dhe nuk ua merrnin  mallin. Tregëtia e ditës mbaronte në orët e vona të natës. Si në “Oliver Tëist” të Dikensit, argatët e vegjël ktheheshin të dërmuar  nga lodhja  në “pallatin” e tyre ku zbraznin xhepat dhe jepnin llogari të pronari për veprimet e ditës. Shumica e tyre  pendoheshin më pas për këtë “aveneturëfëmijërore” dhe i grryente malli për prindërit, një pjesë e të cilëve nuk i dinin se ku gjendeshin dhe vinin alarmin nëpër gazeta. Them një pjesë, se pati edhe nga ato familje të zhytura në varfëri që binin në ujdi me këta lloj tregëtarësh. Autori i këtyre rreshtave ka njohur shumë fëmijë të tillë, u është afruar, ka biseduar me ta. Le ta përshkruajmë këtu një rast: atë të djalit nga Elbasani, N.K.

U takova me të në rrethana krejt të veçanta. Po shkoja në punë, kur në metronë e Athinës dëgjova një bisedë shqip. Ishin dy gra shqiptare. Me to qe edhe një djalë i vogël. Fëmija po i pyeste gratë për stacionin e autobuzave që të çonte në Kakavijë .Kur isha larguar ca, u pendova që nuk kisha ndërhyrë për të ndihmuar të voglin. Sepse edhe gratë më ngjau se po nguronin. Dola nga metroja. E pashë përsëri. Ai rrinte i mbështetur pas një shtylle metalike semafori. Iu afrova, i shpupurita flokët e pakrehura dhe e përshëndeta shqip. Ai ngriti kokën dhe më pa me përçmim. I thashë  se mund ta ndihmoja për atë që kërkonte. Por përgjigja ishte e rrufeshme. Mund ta ndihmoja më mirë po të largohesha prej tij! Bëra sikur ika. Pastaj u ktheva prapë. Nisa t’i shpjegoj se jam një shqiptar i thjeshtë dhe se e dëgjova aty pari që i kishte pyetur të dy gratë për stacionin e autobuzave.

-E di ti?- më pyeti ftohtë.

-Natyrisht,-ia ktheva.-Kam ardhur dhe kam ikur disa herë.

Po ti pse vetëm?

-         Kështu është një punë…- ma ktheu evaziv.

-         Epo,…- thashë për të mos e trembur me kuriozitetin tim.-Por tani është shpejt të nisesh. Autobuzat zakonisht nisen në orën 8-9 të darkës. Deri atëherë … Do të ulemi këtu?- e pyeta pastaj duke i treguar ca karrige të një lokali ku shërbehej edhe jashtë.

-         Pranoj me ngurim. Por me sa dukej ishte tepër i lodhur. Nuk mund të përballoja ngashërimin. I thashë se unë për vehte do të merrja një kafe, kurëse ai mund të porosiste ç’të donte.

-         -Do një sanduiç?I bëjnë të çastit…

-         Nuk ju shmang tundimit…

-         Ky fëmijë më tregoi më pas gjithë “aventurën” ogurzezë të tregëtarëve të të miturve. E kishte gënjyer së pari një burrë nga lagja e tij. I kishte  premtuar se sa do ta shpinte në Greqi  ku do të bënte një jetë përrallore përmes lodrave  e ushqimit të bollshëm. Por edhe sikur të detyrohej të bënte ndonjë punë të vogël,- kishte shtuar tregëtari,- ai ishte i sigurtë se e bënte lehtë. E joshi. Lanë një vend ku duhej të takoheshin të nesërmen në mëngjes dhe, pasi e hypën në një makinë ku gjeti dhe dy bashkëmoshatarë të tjerë, u gjendën natën në Greqi. Athina e kishte magjepsur me dritat e reklamat e shumta. Pastaj,…pastaj e detyruan të lypte. Madje edhe e goditën. Lypte gjithë ditën dhe fitonte jo më pak se  10-15 mijë dhrami. Të gjitha të hollat ia merte “miku”. Atijë i jepte ndonjë bërxollë apo koka-kola sa për të shuar etjen. Kjo punë zgjati dy vjet. Familja e tijë ka dhënë alarmin. Rastësisht e mësoi këtë nga një shoku i tijë. Malli, jeta e rëndë, gënjeshtrat e “mikut” bashkëlagjas e mbushën kupën…

-         -Sot do të iki,- tha me dëshpërim e me ca sy të mrekullueshëm  të mbushur me lot,-ai më di në punë…

-         E mora me vehte për ta pasur të siguruar. Mbasdite  vonë e çova në stacionin e autobuzave të Athinës, ku do të nisej për në Kakavijë. Ja besova një të njohurt tim. Mund të binte  pre edhe në momentin e nisjes…

-         Por le të lëmë shtypin grek të flasi për këtë çështje: Gazeta “Ethnos”, ndër më të mëdhatë e vëndit, në shkrimin me titull “Organizatë shqiptare që shfrytëzon të miturit”, ndër të tjera shkruante :… Eshtë  rasti i katërt që policia greke brenda dy viteve ndërmerr operacionin “clic” për vënjen para përgjegjësisë të trafikantëve shqiptarë që mashtrojnë e shfrytëzojnë fëmijët e bashkëatdhetarëve të tyre. Janë dy shtetas shqiptarë që kapen nga policia me veturë në të cilën ndodheshin dhe tre fëmijë të tjerë  10-12 vjeçarë. Për fëmijtë policia nuk jep shpjegime, ndërsa të rriturit janë 30 vjeç dhe 19 vjeç. Nuk është e sigurtë nëse shqiptarët kanë në dokumenta emrat e tyre të vërtetë apo të falsifikuar, sepse siç dihet ,-nënvizon “Ethnos”,- shumica e shqiptarëve këtu nuk mbajnë emrat e tyre. Bashkëpunëtorë në këtë “biznes” të ri të shqiptarëve janë ciganët grekë, diçka kjo krejt e re për policinë tonë. Ngjarjet e kohëve të fundit flasin se ciganët  nuk janë të njohur vetëm për tregëti rrugësh. Shqëiptarët e punëve të pista  shfrytëzuan  këtë  “shtresë të  nënvleftësuar” të shoqërisë greke për të bashkëpunuar pa rënë në sy të policisë. Kjo organizatë, do t’ju siguronte fëmijëve të gënjyer  shqiptar fjetjen, veshmbathjen, ushqimin. Gjatë ditës u ndante detyra. Mbikqyrësit e tyre të drejtëpërdrejtë do të ishin ciganët grekë… Ata detyroheshin të lypnin rrugëve dhe të nxirrnin fitime për “bosët” e tyre. Natën ata aktivizoheshin përsëri për vjedhje biçikletash motoçikletash të vegjël, video, televizorë, kasetofonë dhe motora skafesh. Pastaj ‘kubea” organizonte shitjen e tyre në Shqipëri, apo edhe në Greqi larg Athinës. Në verë, në kohën e plazhit, fëmijët janë të detyruar  të gjuanin plazhistët. Ata u grabisnin turistëve aparate  fotografike  dhe kamera filmimi  të kostueshme …

-         I kësajë kohe është mbyllja e tregut  të mnadh të Monastiraqit të Athinës, i vetmi në llojin e vet  në të gjithë Europën. Burimet policore dhe të bashkisë së Athinës thonë se shkak për këtë veprim  u bënë grindjet e herëpasherëshme, shpesh herë edhe me vrasje të ciganëve grekë të cilët kërkonin  “pjesëne luanit” ndaj bashkëpunëtorëve të tyre nga Shqipëria. Po kjo gazetë, sjell një rast tipik që ndodhi më 2 shkurt  1996. Një grup ciganësh është përleshur ashpër me dy shqiptarë, përkatësisht D.R. dhe XH.R në lagjen periferike të Athinës Neo Losia. Motivet e përleshjes ende nuk janë të qarta, por mendohet se ciganët grekë ose kanë shfrytëzuar fëmijët shqiptarë të afërm të të sipërpërmendurve, ose shqiptarët  janë pjesëtarë  të rrjetit  dhe kanë pretendime për rolin e  tyre drejtues në të. Të dy shqiptarët janë plagosur keq në këmbë, aq sa femrës, plagosja mund t’i kostojë prerjen e këmbës E.K nga Rroskoveci i Fierit e takova gjithashtu rastësisht..Në pritje të ndizej semafori e të kaloja në anën tjetër të rrugës, më afrohet një fëmijë i vogël, i shëndetëshëm me flokë të qethur thuajse në ‘zero”. Sytë i shkëlqenin. Ngriti kokën dhe me shenjë më pyeti se sa e kisha orën. Ju përgjigja shqip. Sepse tanimë i njihja këta “bijë” të krenarisë sime kombëtare.

-         Pse shqiptar je ti?- ma ktheu. E pyeta për emrin dhe nga ishte.

-         Ku banoni me familjen?

-         C’familje!- tha ftohtë.- Punoj vetw.

Nuk ishte më shumë se 10 vjeç. Por pa mbaruar habija ime, shtohej…

-Ehu, ka lloj-lloj punësëh këtu në Athinë. E di ti që unë nxjerr disa herë më shumë se të rriturit? Ja ç’bëj: sa ndizet sinjali ikuq për makinat unë kaloj veturë më veturë dhe lyp. Ca më japin  100 dhrami, ca 50, disa as që më kthejnë kokën, por unë përsëri nuk mërzitem. Punë e tyre. Disa janë cingunë, disa përtojnë të nxjerrin lekët nga xhepi. Punoj nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 pasdite. Tani në dimër bën pak ftohtë, por…-fërkon duart.- Në behar ja kaloj më mirë. Nuk bie nën 5 000 dhrami në ditë…

Vazhdonte të tregonte me një sinqeritet të tillë sa më ngjau se kishte dëshirë të shfrynte. Tha se banonte tek një mik i familjes  së tijë. “Ishim shumë të varfër në fshat. Nuk punonte njeri. Këtu unë fitoj dhe i dërgoj familjes. Ua dërgon miku ku banjo. Ai nuk më merr para për ushqim. Banojmë në lagjien Iliupoli… Ika tani se duhet të punoj. Dilna ndonjëherë po të kesh kohë. Më ngjave burrë i mirë…”

Shtanga. Ai ktheu dhe një herë kokën, më shkeli syrin dhe filloi “punën” te vetura e parë që kishte ndaluar para vijave të bardha  të kryqëzimit. Dhe vetiu kujtova moshatarët e tijë grekë që llastohen me lloj lloj lodrash, por edhe moshatarët e tijë nga Shqipëria. Eltioni i burrëruar parakohe punon si të duhej të ushqente fëmijë…

Rënia e sistemit totalitar në Shqipëri, siç kemi theksuar, përveç konturimit të një shteti me tipare krejtësisht të tjera nga ai i mëparshëm, krijoi edhe disa probleme të mprehta, të cilat, ndonëse dukeshin se lidheshin me ekonominë, në të vërtetë, flisnin për shpërthime instiktesh kriminale te disa elementë të caktuar. Diktaturat totalitare, infrastruktura e shtetit e ndërtuar  mbi bazën e dhjetëra organizatave shoqërore, kodi moral ende  me nuance patriakale, bënin të eliminoheshin shumë krime dhe vecanërisht krime  të organizuara . Tanimë nuk është sekrete se fjala “MAFIE” është aq shumë e përdorur si nga shtypi ndërkombëtar , ashtu edhe ai shqiptar. Natyrisht ne nuk jemi në gjendje të zbulojmë nëse edhe në Shqipëri ekziston një MAFIE e organizuar si në Itali e gjetkë, por këmbëngulja e opinioneve  vendase e të huaja, si edhe disa veprime që po ndodhin në Greqi, me bazë shqiptare, duket se po përvijohen qartë tipare  kriminale  të organizuar edhe ndër ne.

Po le t’i referohemi shtypit grek, i cili,siç është provuar në disa raste, i tejkalon disa herë përmasat e vërteta të krimeve të Shqiptarëve, aq sa edhe vetë Ministria e Rendit të Greqisë ka qenë e detyruar herë pas here të përgënjeshroi shtypin e vëndit të vet.Gjatë gjithë muajit dhjetor 1995 të gjitha gazetat kryesore  të Athinës iu referuan të ashtëquajturës Mafie Shqiptare, me një gjuhë të tillë, sa KOZA NOSTRA italiane të ish një bandë fëmijësh. Disa ngjarje që ndodhën në atë kohë, si djegia e një familjeje në lagjen Virona  të Athinës, vjedhjet e organizuara  të një grupi shqiptarësh nëpër disa shtëpi grekërish, grindjet dhe përleshjet midis grupeve të shqiptarëve për probleme prostitutash, shpërthimet në burgun e Janinës, ku siç dihet ndodhen mjaft shqiptarë të burgosur, kanë qenë nën okeliot kryesore të gazetave. “Ta Nea”, gazetë prestigjoze, analizonte shumë nga këto shkaqe dhe përmendëte shifra të cilat të ngjethnin. Sipas shtypit mafia shqiptare tanimë ka depërtuar  deri në sfera të larta  të policisë greke dhe kjo ishte fillimi i krimeve të tjera të mëdha. Ky pohim sensibilizoi opinionin public. Për shkak të klimës së mosbesimit që ka ekzistuar  gjithmonë mes shqiptarëve e grekërve, tani edhe njerëz të thjeshtë, apo të rregullt, nisën të shiheshin me dyshim. Nuk ishte shuar ende jehona e operacioneve të ashtëquajtura “fshesa”, ku shumë të rinj emigrantë nisën të dërgoheshin përsëri drejt Kakavijës e Kapshticës, thuajse për asnjë faj. Mirpo, komente për këtë mafia të frikëshme e shumë të organizuar nisën të vinin edhe përtej Atlantikut. Sipas burimeve amerikane, mafia ballkanike, ku vendin e parë e zënë mafiozët shqiptarë, po ndërhynë edhe në jetën ekonomike amerikane duke kërcënuar  seriozisht mjaft njerëz. Tejkalimet ishin të bujëshme. Sipas shtypit grek, vjedhjket më të mëdha të ndodhura vitet e fundit  u atribohen shqiptarëve, duke shmangur kështu qindra e mijëra  emigrantë të tjerë  nga vendet e Europës Lindore e Azia.

Kultivimi i bimëve narkotike brenda teritorit Shqiptar, por edhe udhëkalimi i drogave më të shtrenjta e më të pastra përmes Maqedonisë e Turqisë, e shtuan shumë zemërimin grek. Zoti Karolos Papulias deputet i Janinës dhe Ministër i Jashtëm, aso kohe, duke vizituar një division të Këmbsorisë në Janinë tha se “Shqipëria duhet të marrë masa urgjente për ndalimin e kalimit të trafikantëve gjithfarësh drejt Greqisë ndryshe do të mbajë të gjitha përgjegjësitë”. Ai shtoi, se për të parandaluar krimin përmes atij kufiri, divizionit të sipërpërmendur do t’i shtoheshin dhjetëra automjete moderne dhe ftonte për një tender firma më të fuqishme elektorale për instalimin e paisjeve për zbulim e lajmërim (me rreze intra kuq) përgjat kufirit shqiptaro-grek. Pikërisht në ato kohë kufiri u përforcua edhe me rreth 500 oficerë. Në fjalën e atëkohshme z. Papulias shtoi se “…nuk do të ketë legalizim  të emigrantëve  shqiptar, nëqoftëse qeveria e atij vendi nuk merr masa për ndalimin e fluksit  të klandestinëve”.

Ish-ministri që hapi për herë të parë portat e Kakavijës, pra edhe kufijtë edhe me vendin e tijë, tani kishte përdorur një gjuhë tejet të ashpër, jashtë etikës diplomatike që ai përdorte kur ishte  fjala në marëdhëniet me Shqipërinë. Cili ishte shkaku i këtijë zemërimi ekstrem të z. Papulias do të pyetej gjithandej? Për këtë le të japim disa fakte të reja duke ju referuar përsëri shtypit  grek.

Gazeta “APOJEVMATINI” e datës 17 dhjetor 1995 boton shkrimin me titull “MAFIA SHQIPTARE E PAPREKSHME DHE E PLOTËFUQISHME”.

“Ligji i heshtjes dhe territori i vazhdueshëm, në varësi me lidhjet në Greqi dhe në Shqipëri, e bën mafien shqiptare të paprekshme dhe të plotfuqishme. Anëtarët e saj  vjedhin, vrasin, ushtrojnë tregëtinë e narkotikëve, transportojnë armë, janë zotër të plotfuqishëm në tregëtinë e prostitucionit dhe mbetën të pakapshëm, megjithë masat e policisë dhe arritën të konsiderohen sundimtarë  të krimikt në Greqi. Nisën me levat, thikat, me vjedhjen e teshave e të ushqimeve dhe tashmë u shtrinë kudo…Veprimtaria e tyre, gjatë pesë vjetëve, që nga 1990 kur erdhën nga Shqipëria emigrantët e parë ilegalë, është shtuar në mënyrë vertikale. Organizimi dhe zbatimi i veprave të tyre kriminale  janë analoge me atë të mafias italiane. Veprimet e para kriminale të emigrantëve ilegalë shqiptarë ishin vjedhjet  dhe grabitjet e vogla, shumica e të cilave kryhen në qendrat e mëdha urbane, sepse atje u vendosën emigrantët e parë ilegalë. Atje ishte kërkesa më e madhe për krahë të lirë pune…”

Në vitet 1994-1996 krimet pasuan një rritje të konsiderueshme  dhe shtypi e mediat elektronike greke përgjithësisht  ua veshnin  shqiptarëve. Ndër emigrantët e ndershëm nisi të sundojë nddjenja e tyrpit, e demnigrimit. Veprime vrasësish profesionistë të bënin me të vërtetë të skuqeshe për kombësinë  tënde. Vrasja e një profesori universiteti nga njeriu  që për tri vjet ishte  strehuar, ushqyer e punuar  në vilën e tijë, vetëm disa orë pasi e shoqja e njeriut të shquar kishte dalë nga shtëpia, tronditi gjithë Greqinë. Pamja e mureve të shtëpisë, të lyera me gjak, ku krimineli kishte përplasur kokën e mirëbërësit të tij, ngjethën njerëzit. Por nëse kjo vrasje e bujëshme dukej si një motiv i dobët i një njeriu të fvetëm, shtimi i krimeve i dha të drejtën policisë, por edhe opinionit grek, të gjykonte se krimet e shqiptarëve tanimë ishin të organizuara. Në muajin dhjetor  1991, katër shqiptarë, me fytyra të mbuluara me maska, hynë në një apartament bashkatdhetarësh, në rrugën, “Difillo”dhe kthyen në kasaphanë, duke vrarë tre persona dhe plagosur rëndë një tjetër..

Pas krimeve të para, vëmendja e policisë greke nisi të orientohej  gjithmonë e më shumë drejt kësajë kategorie njerëzish. Pas vrasjeve  për grabitje, ose për larje hesapesh nisën të dukeshin shenjat e para të tregëtisë së narkotikëve. Kemi theksuar se në Shqipëri nisi kultrivimi i mijëra bimëve narkotike dhe ato, më së shumti, synonin tregun grek. Kështu, pas disa vjetësh, mafia shqiptare, tanimë e organizuar, po mban në duart e saj  50% të qarkullimit dhe të tregëtisë të hashashit duke thyer monopolin e Turqisë. Nga viti  1993, që konsiderojhet si viti  i organizimit të mafias shqiptare, grafiku i krimeve ka ardhur  gjithmonë  duke u rritur por edhe duke u sofistikuar. Sipas të dhënave të Ministrisë  së Rendit Publik vetëm në vitin 1994 u kryen 33 vrasje, ndërsa një vit më pas ato do të arrinin në 131. Kulmi i veprimtarisë  mafioze ishte tragjedia në rrugën “Bajron” (Virona) ku u dogjën të gjallë katër veta, midis të cilëve edhe dy fëmijë  6 vjeçari Soklet dhe 10 vjeçarja Venisa Cuka. Dy të rriturit ishin babai i fëmijëve dhe nipi i tijë Tonin Gjoni. Ata që shpëtuan preferuan të ndjekin ligjin e heshtjes  për të shpëtuar nga hakmarrja  e mëtejshme. Zona “Mesojia” u mbyt nga vjedhjet e vazhdueshme, por edhe nga konfliktet midis grupimeve të ndryshme të cilët përpiqen të ndajnë zonat e influencës. Shumë shqiptarë të ndershëm janë të detyruar të paguajnë shuma të konsiderueshme për të shpëtuar nga presionet e mafias nga vendi i tyre, ose të shpëtojnë jetën e fëmijëve. Këto presione i kanë detyruar familje të tëra që, ose të kthehen në Shqipëri, ose të lënë zonat ku banojnë e të shtyhen thellë e më thellë Greqisë. Policia greke megjithë arritjet, nuk ka mundur ende të zbulojë lidhjet e mafias shqiptare, megjithë ndonjë dëshmi të shtypit. Gazeta “APOJEVMATINI”,shkruan përsëri, se, në të vërtetë, fijet e mafias shqiptare janë në duart e bosëve grekë, të cilët, përmes dhjetëra e dhjetëra telefonave celularë lajmërojnë  çirakët e tyre në kufirin shqiptar për veprimet e mundëshme. Kjo ndoshta është një nga arësyet se përse policia nuk arrin dot të eliminojë  këtë organizatë  kriminale.

Si për gjithshka, edhe krimet e mafiozëve, ndikojnë jo vetëm në  moralin e shoqërisë shqiptare, por edhe në veprimet e policisë  për të vepruar mbi emigrantët shqiptarë. Është bërë rregull që pas veprimeve kriminale, të mblidhen pothuajse të gjithë banorët emigrantë të zomnave ku kryhen krimet dhe të eksrtradohen në Shqipëri, pavarësisht se ata nuk kanë asnjë lidhje  me krimin, ose që mund të kenë që vet ata të kërcënuarit. Kështu burgjet mbushen shpejt e shpejt  me shqiptarë, shumica e të cilëve pastaj mbeten pa u gjykuar për mungesë avokatësh apo të hollash. Në vitet e nxehta 1994-1995 policia ka arrestuar  1700 shqiptarë shumica e të cilëve  më pas janë ekstraduar. Por një vëzhgues i paanshëm nuk mund të mos vërë re se veprimet kriminale të mafias shqiptare janë në përpjestim të drejtë me retë e zeza që shfaqen herë pas here në marëdhëniet politike shqiptaro–greke . Kështu të krijohet përshtypja se shtypi, por sidomos televizioni grek, i shton veprimet e mafias shqiptare  që për mua s’duhet të quhet kështu) sa herë duhet sinkronizuar  propaganda me politikën. Tipik është viti 1997. Megjithëse në Greqi, për shkak të situatës së rëndë politike dhe ekonomike që po kalon Shqipëria, kanë vërshuar mijëra keqbërës, nuk shohim të publikohen krime të rënda. Kjo, me sa duket, ka lidhje  me politikën e butë të qeverisë greke ndaj proçeseve që po kalon  Shqipëria. Televizionet private më shumë shqetësohen për goditjen e mafiozëve në Korfuz, se sa në Athinë. Madje tonet janë zbutur. Krime të shumta tanimë identifikohen dhe quhen me emrin e tyre. Krimet e grekërve janë ku e ku më të shëmtuara se ato të shqiptarëve: Një djalë vret të gjithë të afërmit dhe pasi i copëton, i hedh në mbeturina. Një baba përdhunon vajzën e tijë, një i ri vret shokun, një polic mer shuma të majme  për të mbuluar pedofilinë, etj,etj… Ja se ç’farë  shkruan gazeta greke  “ELEFTEROTIPIA’, e datës 1 Nëntor 1996.

Taksixhiu Jorgos Menikas 37 vjeç e niste punën e tijë, çdo mëngjes nga stacioni i Larisës. Aty shkonte me taksinë e tij që të marri  klientët  e tij të parë. Kishte bashkëpunuar mikun e tijë  Dhimitri Pirolaqi 28 vjeç. Dhe preferonte për klienta refugjatë  shqiptare.

Pardje në mëngjes u arrestua nga forcat policore Menikas dhe Pirolaqi. Që të dy akuzohen për vjedhjen e të paktën 7 refugjatëve shqiptarë. Policia është në ndjekje të një taksixhiu tjetër, të dhënat e të cilit nuk janë bërë të njohura  dhe që ka bashkëpunuar me dy taksixhinjtë e mësipërme në vjedhjen e refugjatëve shqiptarë. Në taksinë me targë A-0521, që e drejtonte J. Menikas u gjet një sprei për humbjen e ndjenjave  dhe dy gurë të cilat i përdorën sipas të dhënave të policisë, për vjedhjen e refugjatëve shqiptarë. Sipas policisë të dy taksixhinjtë në bashkëpunim me shokun e tretë i cili akoma kërkohet, shkonin në stacionin e Larisës dhe merrnin refugjatë  shqiptarë. Dhe ndërsa shkonin në drejtim të zonave  ku klientët u thoshin, duke përdorur sprai (lëng për humbjen e ndjenjave) dhe dy gurë ata i vidhnin refugjatë dhe pastaj i braktisnin aty duke u larguar menjëherë. Ata besonin se refugjatët shqiptarë nuk do të mund të flisnin në polici pasi ekzistonte rreziku i kthimit të tyre mbrapa. POR BËN GABIM VEC…

Denoncimet e disa refugjatëve për vjedhjen e tyre prej taksixhinjëve e çoi policinë pardje në stacionin e Larisës ku dhe u arrestuan të dy taksixhinjtë. Sipas të dhënave të policisë ata të tre kishin kryer 7 vjedhje të rënda, duke përfituar shumën 300.000 dhrami. Por ne e kemi hallin tek njerëzit tanë… Doemos në vend të huaj jehonat e krimeve të njerëzve nga Shqipëria shumëfishohen. Ndoshta për këtë koncepti klasik i mafias është pak i tepruar për shqiptarët…

Këto krime janë krejt spontane…

 

 

 

Vepra penale të kryera  nga shqiptarët  në vitet  1991-1997 ( Greqi)

 

 

 

 

 

VEPRA/ VITI                    1991     1992     1993     1994     1995     1996     1997

VRASJE                                 17       20        16          12         37         36            6

PERDHUNIME                      14       32        23          21         19           9            2

VJEDHJE                             301      468       507       347        459        526       104

VJEDHJE SHTEPI                 42      105         61         38          51          69          20

PROSTITUCIONE                   1         25       256         78         75          80          54

FALSIFIKIME DOK              76        74        133          69        54          72           33

DROGA                                     4         3           15          36        155        331         82

 

 

                                                                  Simbas Gazetës “Ethnos”, 14 korrik 1997.

 

Nga sa shihet më lart, numri i veprave penale të kryera nga shqiptarët, sidomos gjatë  vitit 1997 ka ardhur në rënie. Kjo  tregon shumë qartë spontanitetin e këtyre  veprave penale, që janë shumë larg krimit të organizuar. Viti 1996 ishte viti, kur shqiptarët kanë kryer më shumë vepra  penale, në krahasim me  6 vitet e tjera të emigracionit klandestin.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx