Mendime
Albert Zholi: Postierët që të lënë me gisht në gojë
E marte, 10.08.2010, 09:15 PM
Postierët që të lënë me gisht në gojë
Nga Albert Zholi
Detyra e postierit (dikur korierit), është sa fisnike aq dhe e vështirë, sa e bukur aq dhe me përgjegjësi. Shekuj më parë me detyrën e tyre lidhej jeta e fmiljes, fisit, fshatit, qytetit, krahinës, pse jo dhe e shtetit. Në shumë periudha historike dhënia apo mos dhënia në kohë e lajmit, përcaktonte zhvillimin e shumë ngjarjeve historike që kanë pasur të bënin me luftrat, ose më thjesht që kishin të bënin me të ardhmen e një vendi. Korieri athere ishte i shenjt....Edhe sot roli i postierit është jo pak i rëndësishëm, për të mos thënë qëndron në ato nivele. Të qënit në emigracion e një pjese të madhe të popullsisë, të ardhurat e pakta që kanë familjet e tyre në atdhe, e kanë rritur dukshëm komunikimin e postierit me popullatën për shumë arsye që kanë të bëjnë me ndihmën ekonomike që të afrëmit u dergojnë familjeve në atdhe. Vendet me demokraci të stabilizuar, rolin e postiretit e kënë ccmuar dhe e ccmojnë pa masë. Postierët në Angli shihen si njerëzit më të dashur dhe më të përpiktë. Puna e tyre korrekte ka bërë që ata të tërheqin vëmenjden e qytetarëve, duke rritur në maksimum respektin ndaj njerëzve lajmëtarë. Në botën e qytetëruar postierët kanë uniforma speciale, mjete komunikimi, lëvizjeje dhe kryesorja, ata kalojnë në kurse speciale para se të fillojnë detyrën. Në këto kurse ata praktikohen për njohjen e zonës, numrat e pallateve, rugët lëvizëse dhe komunikimin me njerëzit. Një postier në ccdo shtet është shëmbëlltyrë e sjelljes perfekte dhe e uniformës së pastër. Po në atdheun tonë të dashur cc’ndodh? Nuk dua të paragjykoj, por ashtu si funskionon shteti funksionon dhe posta. Të zë drithma kur dëgjon që të marrin në cel dhe të thonë që të kanë sjellë një pako. Njerëzit halleshumë shqiptarë presin nga fëmijët e tyre jashëtë pako të natyrave të ndryshme që mund të jenë dhe ilacce. Dhe këtu tek pakot fillon ironia…Lajmërimet (për pakot) nga postierët sillen me vonesë. Disa herë lihen në dyqanet më pranë pallateve, apo poshtë pallateve. I gjen lajmërimet për pakot mes sallatës, makaronave, nëpër shkallë, mes shisheve të birrës, aty ku ata ua lënë në dorë shitësve të dyqaneve. Bile në disa raste raportohet që janë lajmëruar qytetarët duke paraqitur dhe firma fallco . Nuk dua të paragjykoj, as të fyej, as të lëndoj kënd. Nuk janë hipoteza, po janë krejt të vërteta. Ngjarje të tilla më kanë ndodhur personalisht dy herë, brenda harkut kohor të 9 muajve. Konkretisht, në pakon e ardhur nga Kosova më datë 31.10.2009, letra lajmëruese erdhi në shtëpi 20 ditë me vonesë, pra në datën 21.11.2009 ( e njëta gjë edhe pëer një lajmërim të ardhur para disa ditëve nga Kanadaja). Në postë më treguan tre letër lajmërime me shënime të ndryshme, s’gjendet, është jalmëruar, dhe pa adresë. Sipas rregullores së postës, pas 5 ditëve të para, pakomarrësi për ccdo ditë mos tëheqje (pas lajmërimit) do të duhet të pagauaj 30 lekë për ccdo ditë kamat vonesë (pra mall ruajtje në magazinë). Kjo dotë thotë që postieri s’ka lajmëruar, dëmet i paguan qytetari i varfër. Të vjen një placckë nga jashtë, që s’mund ta blesh dot në atdhe sepse s’ke të ardhura apo s’gjendetdhe paguan kamat mosparaqitje sa një e treta e rrogës mujore. Po per pensionistët si i bëhet? Cudia më e madhe me pakon time ishte se në një nga 4 lajmërimet e paraqitura nga postieri në post (për të prezantuar punën para shefave) thuhej se adresa nuk gjendej. Nuk gjendet një pallat 12 katësh në Tiranë?! O zot, ccpo na dëgjojnë veshët!!! Lind pyetja, kur vetëm mua personalisht më ka ndodh ky problem dy herë, sa herë u ka ndodh 1 milion qytetarëve të Tiranës? Sa korrekt janë këta “tironsit e vjetër” në lajmërimet për pakot?! A e dinë ata se cc’halle largojnë nga vetja shumë njerës me ato pako të ardhura? Apo mos vallë, postierët instruktohen në të kundërt, të vonojnë lajmërimin me qëllim që të paguhen kamat vonesat në marrjen e postës?! Sa të ardhura fiton në mënyrë të pandershme kështu posta dhe si i “qan” në këtë mënyrë kaq ironike ajo hallet e popullit, qëllimi për të cilin është ngritur si institucion dhe funksionon?! Nqs shikon postierët tanë, që nga veshja, komunikimi, saktësia, përpikmëria, ccdo gjë mund ti quash por vetëm postier jo. Edhe pse janë “rritur” në Tiranë 10 vjetët e fundit, ata nuk e justifikojnë të qënurit “Tirons të vjetër”, pasi lajmërimet i lënë në arkat me amballazhe të reja të panjohura, për të “larguar të vjetrën” në mënyrën e shërbimit të qytetarëve. Lum si ne. Shpenzojnë të afërmit nga jashtë dhe ne marim mallin kur u ka kaluar afati i përdorimit. Ka dhe diccka, që pakot “grisen”, pak vetiu, nga “era”, përplasja, aq sa syri të shoh ccka brenda (edhe pakoja ime si kish shpëtuar syrit të erës). Vetëm syri, jo dora. Na rrua-fshi o postier “Tirons të vjetër”, që nuk gjeni dot pallatet, apo gradaccielat në Tiranë, pa le po të bëhet fjalë për banesat përdhese në rrugicat e pa ana të kryeqytetit. Postelegrafa në qendër të Tiranës është modernizuar, por mentaliteti i postirëve jo. Cdo gjë fillon nga njeriu. Së pari duhet të “moderrnizohen” ata. A e dinë këtë drejtuesit e këtij institucioni kaq të rëndësishëm?!