E premte, 25.07.2025, 09:27 AM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: E vërteta për Kosovën në massmedian rumune (III)

E hene, 09.08.2010, 09:59 PM


E vërteta për Kosovën në massmedian rumune (III)

 

Rumania në kohën e Emil Constantinescu-t e ka përkrahur pozitën pro-NATO dhe pro-Amerikane lidhur me Kosovën, por në kohën e Triaian Basescut-t (ishkomunist), Rumania është bërë Delja e Zezë e Evropës, duke u bërë avokati i Serbisë dhe Rusisë në materje të Kosovës.

 

Nga Baki Ymeri

 

Kush fshihet pas qëndrimeve antikosovare në politikën rumune? Pikësëpari kali trojan i komunitetit shqiptar në parlamentin rumun, Oana Manolescu (alias, Sërbu), joshqiptarja që mashtron elektoratin rumun gjoja se qenka shqiptare, duke gëlltitur mbi 5 mijë euro në muaj në emër të komunitetit shqiptar (gjatë 4 mandateve të pamerituara parlamentare, 1996-2012), duke e kompromituar dinjitetin e komunitetit shqiptar përmes qëndrimeve proserbe lidhur me Kosovën dhe pavarësinë e Saj. A të kujtohet moj “zonjë” kur deshe t’ia rëmbesh mikrofonin Fahri Balliut në momentin kur mori guxim për të thënë para parlamentarëve rumunë se gabim e kanë disa ishvende komuniste që s’e njohin pavarësinë e Kosovës (2009)?  Po ku ishe moj antishqiptare në kohën kur shqiptarët e Rumanisë marshonin bulevardeve të Bukureshtit në shenjë solidariteti me NATO-n dhe SHBA-ës për mbrojtjen e Kosovës në Bukuresht (31 mars 1999)! Po pse heshte si pulë e lagur në dy tubimet paralamentare rumune kundër pavarësisë së Kosovës (2007/2008)! Mënyra se si u zgjodh si deputete nga një grusht njerëzish, shumica pensionarë, dhe për çfarë motivesh është përkrahur nga  parti të ndryshme politike me qëndrime antikosovare, mbetet për t’u parë.

 

            Përndryshe, sipas analistit antikosovar, Victor Roncea,  në kohën e bombardimeve të NATO-s kundër infrastrukturës terroriste serbe, “një ministër rumun e ka shpëtuar flotën ajrore civile të Serbisë. Ditët e shkuara, "Vecernje Novosti" ka botuar një artikull të gjerë mbi mënyrën se si është strehuar në Bukuresht, aeroplanët e linjës jugosllave. Ndër të tjera, autori i artikullit, Dragan Vujiçiç, relation me luks hollësishë se në këtë ndërmarrje ka luajtur rol qëndror edhe një ministër rumunm emrin e të cilit e kalon nën heshtje sipas kërkesës së tij.”

Pa marrë parasysh lidhjet e lashta farefisnore dhe admirimin e pashoq që kanë krijuar shkrimtarët rumunë ndaj poetëve të Kosovës, Rumania ka rrëshqitur si thiu në akull duke e përkrahur pozitën proserbe, proruse dhe antiamerikane në materje të Kosovës. Jo Rumania i ka fajet por klasa politike rumune në gjirin e së cilës ende veprojnë ishkomunistët e Çausheskut dhe Ilieskut, të cilët ende i mundon nostalgjia ballkanike ndaj Arushës së Madhe (Rusisë sovjetike) dhe Dhelprës së Ballkanit (Serbisë antishqiptare). Rumania në kohën e Emil Constantinescu-t e ka përkrahur pozitën pro-NATO dhe pro-Amerikane lidhur me Kosovën, por në kohën e Trajan Bëseskut (ishkomunist), Rumania është bërë Delja e Zezë e Evropës, duke u bërë avokati i Serbisë dhe Rusisë në materje të Kosovës.

            Më 28 shkurt 2008, nga një artikull i botuar në kuadrin e rubrikës Special të ProSportit (on line), konstatojmë se zyrtari dinamovist Corneliu Dinu paska qenë kundër indipendencës së shtetit më të ri në botë. Artikullin e boton Catalin Parfeme, sipas të cilit “Cornel Dinu është pajtuar të komentojë për ProSportin situatën e IshJugosllavisë.”  Sipas tij, “I ndjeri Arkan e ka paraparë qysh më 1990 se serbët do ta humbin Kosovën. Në atë vit ai i është drejtuar Parlamentit të Beogradit dhe e ka shprehur këtë parandjenjë, tashmë e realizuar, pas 18 vitesh, ka thënë “Prokurori” i Dinamos, duke pritur tani deklaratën e pavarësisë. Është njësoj sikur neve rumunëve, do të na merrej në Kurtea de Arxhesh apo Tërgovishte, edhepse gjeografikisht gjërat qëndrojnë tjetërsoj. E bëri këtë aluzion Dinu duke e ndërlidhur me shpifjen gjoja se Kosova qenka vatra e Serbisë mesjetare. “Për ne Kosova është siç është për ju Transilvania. Ishte zemra e Serbisë!”, ka ndërhyrë asokohe (2008), Niko Pekariç, lojtar i Dinamos rumune. Nga menaxheri i sportit shqiptar në Bukuresht, Stefan Kokoneshi, kuptojmë se Cornel Dinu paska prejardhje serbe përnga mamaja, se paska qenë në Shqipëri në fillim të viteve 2000, se qenka mahnitur me mikpritjen shqiptare dhe simbolet kristiane në Krujë, për të lehur më vonë gjoja se shqiptarët e Kosovës qenkan myslimanë dhe se Kosova qenka “zemra e Serbisë”. Thonë se gjatë një ndeshje automobilistike ku paska qenë edhe Cornel Dinu, paska vdekur një futbolist shqiptar (Dan Alban). Burimet vijnë nga InfoNews (7 korrik 2005). Ka apo s’ka gisht Cornel Dinu apo dikush tjetër në këtë ndeshje të montuar apo të pamontuar, mbetet për t’u parë, por ajo që dihet, sipas fjalëve të Kokoneshit, është fakti se Cornel Dinu ka qenë bashkëpunëtor i kriminelit serb, Arkan.

 

Artikullin respektiv e lexojnë 110 vetë, dhe dekorohet në ndërkohë me një koment. Ja se ç’thot Tudor Vladimirescu (pseudonim i B. Y.),  më 4 prill 2010: “Më vjen keq që pas dy vitesh e gjeta këtë artikull që s’vlen asnjë grosh. Mëkat që Cornel Dinu di sport por nuk di histori! Ç’dëshiron të thuash zotrote! Mos don të thuash se Basarabia rumune qenka zemra e Rusisë? Zotrote nuk e di se Dardania e Ilirëve të lashtë, respektivisht Kosova e shqiptarëve aktualë nuk është zemra e Serbisë kolonialiste, por Basarabia e Shqipërisë! Zotrote nuk e din të vërtetën historike sipas së cilës Kosova ka qenë koloni e Serbisë, njësoj siç Basarabia që ka qenë koloni e Rusisë! Poshtë kolonializmi!” Origjinali:

 

http://www.prosport.ro/sport-life/special/dinu-vs-kosovo-2403191#comments

 

            Pason artikulli “Bashkimi Evropian kërkon që Rumania të ndërmjetësojë mes Serbisë dhe Kosovës”, artikull  i botuar në Romania libera (on line) dhe i lexuar nga 687 vetë, on line (27 korrik 2010). Në të njëjtën temë del edhe një shkrim tjetër: “Kosova kërkon nga Greqia që t’ia njohë pavarësinë”.  “Rumania dhe Greqia janë të inkurajuara të shfrytëzojnë relacionet e mira me Serbinë për t’i udhëzuar autoritetet e Beogradit të ndërmarrin një dialog mes Prishtinën, ka deklaruar ministri i jashtëm, Teodor Baconschi, citat nga NewsIn. Pas citimit të fjalëve të shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, lidhur me stabilitetin në Ballkan, Teodor Baconschi, me gjithë qëndrimet e tij absurde (anti-independente), thekson se “do të përpiqemi me realizëm të konstruktojmë një ardhmëri të përbashkët edhe me shqiptarët e Kosovës, edhe me serbët”, duke shtuar gjoja se “Gjykata Ndërkombëptare ka analizuar vetëm legalitetin e aktit respektiv, lidhur me shpalljen legjitime të pavarësisë, por pa i ekzaminuar pasojat juridike të këtij akti.” Po e ripotencojmë faktin se ishkomunistët rumunë në ballë me ishpresidentin Iliesku dhe presidentin Bësesku (rum. B?sescu), e sakrifikojnë Kosovën nga frika ndaj kërkesave absurde të hungarezëve të për të krijuar autonomi territoriale në zemër të Transilvanisë rumune, një precedent që s’ka kurrfarë lidhjesh gjenetike, gjeografike dhe historike me rastin e Kosovës shqiptare. Artikullin e lexojnë 696 vetë dhe e komentojnë dy vetë: Kurt Roh: “Një gjë e tillë në historinë botërore ende nuk ka ekzistuar, që Atdheu i Hajdutëve (Rumania) të ndërmjetësojë mes dy vendeve, siç janë Serbia dhe Kosova. Deri tani kanë qenë tovarishët në pushtet, ndërsa tani janë Hajdutët dhe Banditët. Natën e mirë!” Pas Kurtit pason Dusu: “Tani mund të afirmoheni si demokratë!”

 

http://www.romanialibera.ro/actualitate/europa/ue-cere-romaniei-sa-medieze-intre-serbia-si-kosovo-194928.html

 

http://www.9am.ro/stiri-revista-presei/Social/14112/Spalatoria-Becali.html

 

Antishqiptarët e Rumanisë dhe Adam Puslojiçi i Serbisë



(Vota: 12 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx