E enjte, 08.05.2025, 06:16 PM (GMT+1)

Mendime

Kelmend Gruda: Besnik Sinani dhe helmi vehabist

E diele, 08.08.2010, 07:58 PM


Besnik Sinani dhe helmi vehabist

 

Nga Kelmend Gruda

 

Gazetat shqiptare nuk kanë moral. Ndrysh, si do të botonte shkrimin e helmtë të Besnik Sinanit në mbrojtje të vehabizmit gazeta “Panorama”?. Po jo, nuk asht me u çuditë. A nuk thonte i madhi Konica se “Armiku më i math i shqiptarëve janë vetë shqiptarët”. Megjithëse nuk po kuptojmë se kush asht vërtet shqiptar e kush mbeturinë osmane, që gjatë diktaturës komuniste u dhanë fëmijëve edhe emna ma të moderuem si Olsi (Jazexhi), Besnik (Sinani) etj.

Njeriu “i kënduar” Besnik Sinani, që na rrinka edhe në Nju Jork, asht i shqetësuem për retoriken antivehabiste në Shqipni, për mosnjohjen teologjikisht të vehabizmit të vërtetë, e se “në Shqipëri kemi të bëjmë me vehabizëm të transformuar (më saktë "selefizëm" të transformuar, pasi termi i parë mbart ngarkesë stigmatizuese). Imamët shqiptarë që kanë studiuar në Universitetin e Medinës në Arabinë Saudite, i kanë mbajtur mësimet e teologjisë së "vehabizmit", mënyrën si mendohet për Zotin, por kanë përqafuar qëndrime të kundërta nga mësuesit e tyre në Universitetin e Medinës në vlerësimin e traditës fetare shqiptare dhe të angazhimit në jetën sociale dhe politike”. Nuk harron të përmendë edhe se “Imami Ahmed Kalaja i deklaronte reporterit të revistës amerikane Slate në 2009, se ai jo vetëm që u mëson besimtarëve shkollën tradicionale Hanefi, por dhe është duke përkthyer një nga tekstet themelore të kësaj shkolle në gjuhën shqipe”.

Sinani nuk përmend askund sulmin e egër që vehabistat po i bajnë historisë kombëtare, sidomos nëpërmjet ideologut të tyne Olsi Jazexhi, apo Hysemedin Ferajt, Abdi Baletës, pa folë për imamët vehabistë të ardhun këto 20 vjetët e fundit nga Arabia e Malajzia.

Ai ban se nuk di asgja mbi sa e sa tonelata baltë e vner që ky lloj  ka hedhë e vazhdon me hedhë kundër Gjergj Kastriotit, Nanë Terezës, Fishtës e se si hymnizojnë Haxhi Qamilin, Esat Toptanin, Gazi Osman Pasha, sulltan Abdylhamiti II e deri te sulltan Murati. Sinani nuk merr mundimin të citojë Olsin Jazexhiun nga intervista e tij e pak ditëve ma parë botue te gazeta "Java”, Prishtinë. Ai ban gjithçka që të përligjë vehabizmin, ta mbrojë ate pa shumë zhurmë, si helm i ngadaltë, e t’i qajë zemra për retoriken naive e dashakeqe që na vloka tashti në Tiranë e Prishtinë kundër vehabizmit.

Po sjell një fragment nga Olsi Jazexhi: Herojtë muslimanë që luftuan për të mbrojtur viset e tyre (?!!), që nga Esat Pashë Toptani, Gazi Osman Pasha, sulltan Abdylhamiti II e deri te sulltan Murati nëpër librat shkollorë që Perëndimi dizanjoi për shqiptarët, lexohen si tradhëtarë, pushtues e anadollakë dhe janë larguar nga memoria e tyre kolektive. Kaurët perëndimorë, tamam si Samiri në historinë Bibliko-Kuranore të Musait a.s., iu ndërtuan lopë të cilat ua shitën për shenjtorë kombëtare shqiptarëve të paditur. 

Lopët moderne të kombit shqiptar variojnë që nga e ashtuquajtura ‘Rilindje’ e cila në fakt ishte një luftë civile dhe diversion kristian i cili synonte të ndante muslimanët nga Kalifati i Stambollit, e deri te herojtë si Gjorgje Kastriota Skënderbeu apo heroina post-moderne e Kishës Katolike, Nënë Tereza. Shqiptarëve herojtë kombëtar iu imponohen nga jashtë. Në rast se ata refuzojnë, kaurët e Perëndimit përdorin shegertët e tyre vendas, siç po bëjnë sot në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup me idhullin e Nënë Terezës. E në rast se këta dështojnë, iua imponojnë me luftanije dhe topa, siç bënë në vitin 1914.

 

Dhe pak ma tej vazhdon:

“Por zagari i Vatikanit, Ibrahim Rugova, të cilin Kisha Katolike e kishte ndihmuar të vijë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, arriti që të sabotojë luftën kosovare për
çlirim për vite me radhë. Rugova ushqente inteligjencën enveriste të Kosovës me përrallën e madhe katolike, sipas së cilës, kosovarët duhet ti tregonin perëndimit që nuk janë muslimanë, por janë katolikë, dhe vetëm në këtë mënyrë Perëndimi do të vinte në ndihmë.

Menjëherë pas largimit të Serbisë nga Kosova, gjëja e parë  që Kisha Katolike dhe zarbot e saj kanë bërë në Kosovë por edhe Shqipëri ka qënë nxitja e mercenarëve të saj në të gjithë vendin që ti apelojnë muslimanëve të largohen nga Islami.

....................................

Kosovarët dhe shqiptarët e Shqipërisë po ndërgjegjësohen përditë e më shumë që si Shqipërinë si Kosovën, Perëndimi nuk po jua lë atyre që ta gëzojnë por po i ndërton si shtete rikonkuistadore të cilat synojnë zhdukjen e Islamit. Nëpër librat shkollorë të Letërsisë dhe Historisë në Kosovë, kosovarët mësojnë se herojtë e tyre janë Skënderbeu, Nënë Tereza, Pjetër Bogdani, Gjergj Fishta, dhe heronjë të tjerë katolikë të cilët kanë qenë anti-muslimanë.

 

……………….. Pjetër Bogdani i cili luftoi përkrah serbëve në vrasjen e muslimanëve në Kosovë cilësohet si shqiptar.

Protesta e datës 18 Qershor 2010 në Prishtinë, ku disa mijëra të rinjë kosovarë protestuan përpara ministrisë së Arsimit të Kosovës me deklaratat e tyre La ilaha il Allah – nuk ka zot përveç Allahut dhe Allahu Ekber – Allahu është i Madhëruar, tregojnë tensionin që po zhvillohet në shoqërinë shqiptare sot në Ballkan”.

 

Ky asht ideologu i vehabizmit shqiptar, rrymë islame që zotni Sinani na e gjen të moderueme, bile me trajta kombëtare.

Lind vetiu pyetje: Kush e paguen këtë njeri? A asht vërtet shqiptar, apo otoman? Pse, që mban emnin “Besnik”, nuk do me thanë asgja: si ka me qenë ma tradhëtar njeriu?



(Vota: 22 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx