E marte, 07.05.2024, 11:56 AM (GMT+1)

Mendime

Qazim Doda: Azem Syla

E enjte, 05.08.2010, 09:59 PM


AZEM SYLA

 

Nga Qazim Doda, New York

           

Akuzat kundër Azem Sylës të fabrikuara në Serbi

 

Akuzat për vrasjen e spiunëve te UDB-së janë bërë shprehi në fjalorin politik e medial të Kosovës që dikur përkrahej nga UNMIK-u dhe tani nga EULEX-i, dikush duhet të bie viktimë dhe të paguaj për fitoren ndaj armikut.

 

Pas luftës së Kosovës, organet e shërbimit sekret serb publikuan disa emra të shqiptarëve te Kosovës të cilët akuzoheshin si kriminel luftë dhe ishin renditur disa pika për të cilat akuzoheshin ata. Kësaj liste nuk i shpëtoi as Azem Syla, i cili gjatë luftës së Kosovës ishte Komandant i UÇK-së dhe pas lufte në qeverinë e përkohshme u zgjodh ministër i mbrojtjes së Kosovës.

 

Deri në vitin 2003  agjentët e shërbimit sekret serb shpresonin se Azem Syla mund të kapet i gjallë dhe akuzat kundër tij nuk dilnin në skenë. Mirëpo, në shtator të vitit 2003, shërbimi sekret serb publikoi listën e personave që kërkoheshin në atë kohë ku Azem Syla ishte i renditur në numrin 114. Aty u shkrua për një akuzë në të cilën thuhej se Azem Syla kishte urdhëruar vrasjen e 800 shqiptarëve të cilët nuk kishin pranuar të anëtarësoheshin në Partinë Demokratike të Kosoves, kjo akuzë nuk ishte marrë si shumë serioze pasi që flitej për vitin 1998 kur kjo parti nuk ekzistonte fare.

 

 Azemi akuzohej nga ata se ka formuar shërbimin sekret të Kosovës dhe merret me shitblerjen e armëve në mënyrë ilegale. Dikund rreth gjashtë vite më vonë e kishin përgatitur edhe një person i cili doli haptas dhe deklaroi se Azem Syla i kishte dhënë urdhër për likuidimin e Selim Broshës dhe disa oficierëve të lartë të shërbimeve sekrete serbe. Këtë lajm e morën me gëzim të madh mediat në Kosovë dhe menjiherë filluan të komentojnë se sa e dëmshme ishte vrasja e bashkëpunëtorëve të UDB-së.

 

Deputetët që kishin dhënë kontribut kundër Azem Sylës

 

Në këtë lojë u gjetën edhe dy deputet të parlamentit të përgjumur të Kosovës. I pari ishte i njohur si trim i stilit te Hamdia Pozdercit, nuk guxonte kush t’i fliste, i rrafte deputetët, por edhe politikanët, e kushdo që ballafaqohej me të përfundonte i humbur, prandaj me plot-kuptimin e fjalës quhej trim i madh.

 

Përpos trimërisë për rrahje, ai kishte edhe eksperiencë në vrasje, ku në tetor të vitit 1998 e vret Abedin Rexhen – Sandokanin në momentin kur Kosova më së shumti kishte nevojë për luftëtarë si ai.Me imunitetin e tij si deputet doli haptas dhe deklaroi edhe një here se e ka vrarë Abedin Rexhen dhe filloi të qeshej para kamerave televizive. Megjithatë, ky deputet i pa prekshem nga ligji per krimet e luftës, nga kanuni i Lek Dukagjinit, nga ligjet e Kosovës apo nga Çfarëdo lloj arsyeje e ndërgjegjeje ishte flamurtar i nismës së akuzës kundër Azem Sylës.

 

Ndaj tij tregonte maturi dhe respekt kryeministri, kush e di se per Çfarë arsyeje, kurse kryetari i shtetit doli me një deklaratë ku në mënyrë indirekte e përkrahte klanin “Bllaca,” ndoshta e kishte bërë këtë verprim sepse në krye të klanit ishte deputeti që ja futi frikën ne bark me grushtimet e tij te rrufeshme.

 

Deputeti tjetër sikur ky i pari, konsiderohej se ishte një trim i madh, ish i burgosur politik, njeri i aftë dhe sy-patrembur. Kishte aq shumë trimëri sa edhe gjysmën e vetes së vet e kishte vrarë për qëllimin e tij politik.  Doli me akuzë kinse UÇK-ja e kishte plagosur rëndë, por gjaku i shkoi kot pasi që u zbulua se për të bërë një të keqe kunder ish ushtarëve të UÇK-së deshi të përfundonte jetën e vet në nevojtore.

 

Heroi i trillimit

 

Personi i tretë që doli si hero i akuzës kundër Azem Sylës ishte Nazim Bllaca; një njeri i shkolluar për mesues, por i prirë për aventura. Doli me një CD ku producent dhe regjisor ishin dy deputetët e lartë-përmendur ndërsa skenari ishte i përgatitur kryekëput nga Serbia. Ky person doli me emër e me mbiemër për të gjithë ata që nuk ishin në taborrin e dy deputetëve të klanit të tij. Më herët ju kishte kërkuar një shumë të majme të parave disa njerëzve por nuk kishte pasur sukses, tani doli si burrat dhe akuzat i bëri publike kundër të gjithë atyre që nuk i kishin dhënë para.

 

Zhgënjimi nga kolegët e partisë

 

Azem Syla kohëve të fundit nuk e pati të lehtë as nga kolegët e tij partiak, njëri nga kolegët e tij i dërgoi forcat policore duke shkelur Çdo normë morale e demokratike për t’i rrahur njerëzit të cilët kishin qenë prezent në atë varrim. Në këtë rast, Azemi nuk i shpëtoi gazit lotësjellës dhe tërheqjes së vërejtjes që të jetë më i kujdesshem në paraqitjet publike.

 

Kohë më parë  disa kolegë të Azemit kishin dhënë intervista tek një ish bashkëpunëtor i Stanishiqit (ish-shef i sherbimit sekret serb). Ata ishin deklaruar si themelues të UÇK-së,  por në bisedë e sipër ishin sjellur fjalët ku edhe ky ish bashkëpunëtori i Stanishiqit kishte bashkëpunuar ngushtë me ta. Kjo paraqitje e nervozoi Azem Sylën dhe me një deklaratë për mediat ishte zotuar se së shpejti do të nxjerrin një libër ku do të sqaronte se si është themeluar UÇK-ja. Libri nuk doli kurrë por të paktën u ndalën tentimet për bërjen e një historie të pa qenë. Kjo deklaratë i kushtoi shumë shtrenjtë në varimin e Ali Aliut.

 

Azemi  gjithmonë ka qenë një tip i mbyllur dhe shumë i thjeshtë në paraqitje duke mos insistuar që të dalin në skenë dhe të krijojë emër të madh në shoqërinë ku jetonte. Mirëpo, nëse dikush kishte nevojë për përkrahjen e tij, ai ishte i gatshëm në Çdo moment. Kjo pra e karakterizon moralin e fortë dhe atdhetarizmin e tij.

 

Kërcënimet dhe akuzat ndaj Azem Sylës për vrasjen e tradhëtarëve

 

Atij iu kërcënuan më herët por nuk i mori shumë serioze telefonatat e Nazim Bllacës, të cilat rezultuan në fund si dëshmi për paraqitje të një aktakuze. Edhe nëse Azemi akuzohet si njëri nga urdhër-dhënësit e vrasjes së Selim Broshës apo oficierëve të UDB-së që përmenden në akuzat kundër tij nuk duhet te merret si një humbje për të. Ai e ka fatin që të akuzohet nga një grup për vrasjen e armiqve të popullit dhe për këtë gjë duhet të jetë krenar sepse Çdo shqipëtar do të donte të ketë këtë fat të madh.

 

Nese flitet për Selim Broshën, atëhere duhet të merret parasysh se Çfarë ka bërë ai. Përpos përgatitjes për vrasjen e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, ai kishte bërë kërdi edhe në Kosovë, prandaj kushdo që të ketë dhënë urdhër ose të ketë shtënë mbi të do të duhej të dekorohej e jo të akuzohej. Në fund të fundit thuhet se me Selim Broshën ka qenë edhe nje historian i njohur i Kosovës në atë moment kur është bërë atentati; ai është akoma i gjallë dhe mund të deklarohet nëse ekzekutuesi i Selim Broshës ka qenë ai që paraqitet në aktakuzën e klanit “Bllaca.”

 

Lojën e serbisë nuk kanë të drejtë ta bëjnë as EULEX-i e as Klani i Bllacës

 

Kur përmendet shprehja “loja e serbisë, të sjell prapa në historinë e kohës së Millosheviqit ku kriminelët serb ruheshin, ndihmoheshin dhe trajtoheshin si të shenjtë, kurse shqiptarët trajtoheshin si kriminel e popull pa vlera. Prandaj, EULEX-i duhet ta ndryshoj strategjinë e veprimit dhe të ndërmarrin masa kundër atyre që masakruan civilët e Kosovës. Poashtu duhet të merren më seriozisht në kthimin e eshtrave të civilëve shqiptarë të cilët u bartën në Serbi gjatë luftës së Kosovës.

 

Azemi ka forcë morale t’i rezistojë edhe këtij plani serb, por ata që po e luajnë lojën e serbisë dhe flasin shqip duhet të kenë respekt për brezat e tyre të ardhshëm që të mos turpërohen nga historia. Është e pa-kuptimtë që EULEX-i bashkëpunon me kriminel për të dënuar Çlirimtarët, kjo nuk është e drejtë ligjore që të luhet loja “perÇaj e sundo” nga oraganizmat që erdhën për të vënë rendin dhe ligjin në Kosovë. Ata duhet të kuptojnë kompetencat e tyre si një privilegj për të pasur mundësinë e evropianizimit të Kosovës.

Azem syla mund të akuzohet e ndoshta edhe të dënohet nga EULEX-i, por vlerat e tij nuk bien asnjëhere, dhe në histori mbetet si një atdhetar i përkushtuar për lirinë e popullit shqiptarë.

 



(Vota: 13 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora