E enjte, 08.05.2025, 10:07 PM (GMT+1)

Mendime

Halil Gashi: Bakllas/th/armat , Xhangaraxhungat dhe “Kodoshat “Pejanë

E marte, 03.08.2010, 09:58 PM


Një prezentim i zbehtë i vlerave Pejane në “ Oxsygen”

 

Bakllas/th/armat , Xhangaraxhungat dhe “Kodoshat “Pejanë

 

Nga Halil Gashi

 

 Një emision i RTK-së që në fillim të fillimit të tijë ishte premtues  më Sinan Vllasaliun e Besim Dinën e me pas edhe më Zanën  ” Oxsygen” në vend të avancimit dhe persosmerisë se vlerave të mirëfillta artistike ,ai filloi të shenoi një rënje  nga dita në ditë . Nuk dua të më marrin për të keq as ata që ishin mysafir të këtij emisioni dhe mysafir  të Besimit e te Zanës deri më tani i cili ka një dell të mirë të lindur për humor , por as  Zanën nuk dua ta akuzoi , ngas e pati disa emisione te suksesshme dhe me sukses udhëheq emisionet e Radio Kosovës  , por në pa mundësi të mbajnë “Top” formnën ato filluan të zbehen. Kulm i një zbehjeje   të tillë  mëndoi se ishte  emisioni i fundit  më Pejanët që  prezantuan Pejën më  Bakllas/th/armat  , Xhangara Xhungat dhe  Kodoshat  Pejanë .

 

 Në rradhë të parë mëndoi se nuk u benë nderë  vetë atyre që benë ketë prezentin ngase ata kishin krijuar  një imazh dhe kanë  një emër në fushn e muzikës dhe artit të  qytetit rrënzë Alpeve shqiptare .Këngtari i dashur dhe i adhuruar , i cili është në estradën e muzikës popullore që shume  vite “Ikonë “e Pejës , Ramadan Krasniqi- Dani,  Mehdi Bajri ,redaktor  shumë vjeqar i  TVP-së dhe  RTK së në programet muzikore , që ka meritat veta për prezantime të vlerave artistike Kosovare  aty ku punoi,dikur djaloshi i dashur e nje gjenerate të artë Pejane, i cili që në moshën e re djaloshare iku në Prishtinë ,  “Tupanxhiu” më i mirë i Kosovës Babuka dhe” lazdrani” i mirë Besnik Qaka , për fatë të keq nuk përmbushen atë çfarë duhej bërë në kte Emision, u pa  se nuk ishin zgjedhje e mirë e Besimit , udhëheqësit të “Oxygenit”për të prezantuar  Pejën dhe vlerat Pejane.

 

 Dua të ju përkujtoi atyre që prezantuan vlerat Pejane atë natë në “Oxygen”se Peja ka mbi 260  objekte të trashigimisë se kulturës , janë vlera këto të lashta shpirtërore të Pejanëve  që flasin për thesarin dhe trashigiminë e  madhe të kulturës  që krijuan Pejanët.Peja ka objektin e parë Industrial në Dukagjin  Mullirin e Haxhi Zekës  Peja   është qyteti i Haxhi Zekës , qyteti i Besës –Besë , e jo qyteti  i Bakllas/th/armave të Danit , as i xhangara xhungave dhe kodoshëve Pejanë . Peja ka Hamamin e Mahmutbeut , ka Bajrakli Xhaminë pranë se cilës xhinden varret e dy patriotve të shquar te kombit  Haxhi Zekës dhe Ali Pashë Gucisë ,ka konakun e Tahirbeut ,Kullën e Haxhi Zekës , Kullën e Begollve , Kullën e Sheremetit , ka biblotëkën , Muzeun Etnografik ,Peja ka “Siparuntin”, qyteti i lashte i Pejës , thesar i arkeologjisë Pejane i pa gërmuar akoma, dhe shumë monumente dhe  vlera të kulturës që janë” ikona” të Pejës . Është gryka e Rugovës dhe bjeshkët  e sajë  “gjevahir” i gjerdanit të alpeve shqiptare që janë “Ikonë “e Turizmit jo vetëm Pejanë porë nje “perle “ e trevave shqiptare.Është ansambli autokton i folklorit “ Rugova” më një trashëgimi të madhe të traditave tona të artit dhe kulturës, bujarisë dhe trimërisë shqiptare qe u ngitë me keto vlera në skenat me të mëdha evropiane  . Janë këto vlera Pejane e jo “bakllas/th/aramat “.

 

Peja ka përsoanlitete të shquara të artit dhe Shkencës që nuk u përmëndën atë natë .   Peja nuk mund të harroi veprimtarin dhe intelektualin e madh , patriotin e shquar të kauzës kombëtare të kohrave më të hershme Bedri Pejanin,Peja vuri themelet e Univerzitetit të Prishtinës dha  Rektorin  parë të univerzitetit të Prishtënës  ,doktori më i ri i atëhershëm shkencave te biologjise z. Dervish Rozhaja, si dhe dekani i parë i fakultetit të Mjekësisë Musa Haxhiu dhe ai i dyti Osman Imami që të dy shkencatrë të kalibrit botëror , që të dy ligjërues në disa Univerzitete te Amerikës me nga mbi 400 punime shkencore . Musa Haxhiu ishte edhe kryetar i Akademisë se shkencës dhe artëve të Kosovës . Peja ka edhe rektorin e tashem të Univerzitetit të Prishtinës Mujë Rugova.Peja ka lavërues të shkencave të historisë më namë si Skender Riza e Jahja Dranqolli etj ,ka edhe shume të tjerre  te cilve ju kerkoi falje se po ju mbetëm në hak .

 

 Peja dhe kapeshnica që u përmëndë atë natë ishin bastion i fortë i atdhetarisë,. pikërisht nga aty patëm veprimtarët e shquar të kauzës kombëtare Ramadan Shala , Remzi Baloku etj, të burgosur politik , si dhe luftëtatrë të lirisë në luftën e fundit

 

Peja ka dhe kishte një plejadë Intelektualësh që priheshin nga  Profesor të nderuar  , si Ymer Muhaxheri , Sali Lika, e shumë të tjerë, advokatë dhe intelektual të shquar si Adem Bajri , Mustafë Radoniqi, Abdylaziz Daci, mjekë dhe inetelelktal të tjerë të shumtë.

 

 Në Pejë ëhtë formuar Teatri i parë amator në Kosovë , nga i cili përpos Faruk e Istref  Begollit, drejtë majave të artit skenik , nga kjo skenë u nxhitën edhe primadona e Tetarit kombëtar Melihate Ajeti, aty në skenënë e këtij Tetari aktrimin mësuan edhe kolosët tjerë të artit skenik Kosovar, si Malogami ,  Ragip e Nuredin Loxha, Kristë Berisha Igballe Qena , Xhevat Qorraj e shumë të tjerë të gjeneratave të reja . Peja në fushën e artit skenik  është “Butriniti” i Kosovës , e jo loja e xhangara xhungave

 

Pejan është Ehat Musa , njëri ndër kitaristet më të mirë që kishim ndojë herë  , u përmend atë nat , por nuk u tha se ai ishte ligerues kitare ne Akademin e arteve të bukura në Paris. PoParis jeton dhe vepron Peajni tjetër piktori përmasaveve botërore Daut Berisha .. Peja krenoht edhe më shumë përsoanlitete të tjera të artit muzikës  që janë edhe sot emra të shquar por që atë natë nuk i përmedni askush.......u kërkoi falje që për shkak të hapsirës  se këtij shkrimi nuk  i përmenda ......

 

Peja ka shumë pënda të shquara të krijimtarisë letrare , kësaj plejade gjithsesi i prinë Azem Shkreli, Ramiz Kelmendi , Qerim Ujkani, Muhamet Kerveshi , Sejdi Berisha Shaip Grabovci,  dhe shumë të tjerë.

 

Pra , të nderuar, në Pejë nuk qenka lozur vetëm “xhangara xhunga” , nuk janë hangër vetëm “bakllas/th/aramat “dhe nuk kanë vepruar vetëm”kodoshat”.

 

Peja ndër shekuj jetoi dhe frymoi gjatë më zejtarët e sajë që ishin krenari e Pejës dhe Dukagjinit , ishin edhe krenari e Shkodrës më të cilën lidhëshin fortë .Fligranët Pejanë Zejtarët Pejanë dhe qyteti i tyre rrënzë Alpeve shqiptare gëzonte nder shekuj namin e madh për zejet që ata ushtronin. Punimet e tyre  të filigranit , ishin arti më I spiaktur i shkrirë  në stolitë më të bukura të shumë princeshave të atyre kohërave, art i shkrirë dhe i derdhur  në zbukurimin e  armëve të shumë trimave, në shpatat dhe  jataganat e tyre,   në parzmorët e tyre, në unazat e gishtrinjëvë  të bukurosheve të këtij nenqielli,shumë stolive te tejra dhe qibukëve të cigareve . Ishin pra filigranet pejanë artistë të shumë kryeveprave të punuara nga ari dhe  argjendi që kan kaluar jo vetëm qarqet e Rajonit  por edhe ato të shtrirjes se kombit  .Këta përpos qytetit të tyre të dashur  u shtrinë dhe janë edhe sot të shtrirë gjithëandej brigjeve të Adriatikut që nga Ulqini e deri të Izola në Slloveni pikrisht gjithëandej kah dikur  ishin Iliret e shtrire. Ishin të njohur zhgunagjinët , tabakët , saraqët , farkatarët  e shumë zeje të tjera që janë zhduk e sot nuk janë .Pra Qarshia e gjatë nuk ishte “ kanali i suezit” që e qaujtën atë natë ku grumbullohej paraja më e madhe. Kjo qarshi mbajti gjallë arsimin Pejanë për dhjete vitë të aparteidit serb, ndihmoi luftën dhe ndihmoi shumë skamnor . pra qarshia e gjatë dhe zejtarët Pejanë janë krenaria e Pejës , janë “ Ikonë” e Pejës. E jo“bakllas/th/armat”..xhangara xhungat dhe kodoshat .

 

 Peja  sot krenohet edhe më  Kampionën e Botës ne Xhudo Majlinda Kelmendin që beri të ngritët flamuri i Kosovës dhe ai Kombëtare ne pedistalet më të larta të shumë garave nderkombëtare , trajnerin e sajë dhe selektorin e Xhudos Kosovare Toni Kukën. Peja ka dhënë edhe shumë futbollistë si vllëzrit Muriqi e shumë të tjerë , ka edhe një Muriq  tjetër i cili po mbanë tituj të kampionit të Boksit  e që jeton dhe vepron në Amerikë...Krenhoet më vllëzërit Iberdemaj ,karateistë të njohur  dhe kampion në shumë gara ..Keta janë sportistë dhe kampion të sportit Pejanë e jo  kampion në xhangara xhunga .....

 

 Më dukët se në atë mbremje në  “Oxygen “ , lujtët vetëm xhangaraxhunga , por nuk prezantuat  vlerat  e kulturës ,artit shencës  dhe shpirtit Pejan. Pejanët që dinë dhe kujtojnë vlerat e vërteta të këtij qyteti janë të pa kënaqur  më prezantimin  jo adekuat të Pejës . Askush nuk dyshon se sa fortë  Ju e doni Pejën , askush , nuk mohon kontributin e madhe që ne veprimatrinë e juaj kulturore e dhatë për Pejën ,duke e berë faqe barrdhë  gjithëherë , por atë natë thjesht nuk ishit në element të duhur . Unë bera një përpjekje ,që nga  Ai mal vlerash që ka Peja,  të prezentoi vetëm pakë, ngase nuk mund te behet një gjë e tillë përmes një shkrimi  sikur ky i imi. Jam shumë i bindur që ju Pejën e duani shumë , e doni edhe më shumë se unë, ngase ajo është vëndlinja e juaj , aty patë ëndrrat e para të femijrisë , aty i përjetuat gëzimët e para djaloshare , aty i ndiet dridhmat e para të zemrave për vajzat pejane, andaj për ketë e për shumë qka tjetër Pejës ia keni borgj ta prezantoni më tërë vlerat e sjaë , kjo i takon  gjithsesi edhe udhëheqësit të emisionit” Oxygën “ njërit ndër humoristët më të mirë që ka Kosova Besim Dinës  dhe shoqërusës se sajë inteligjente Zanës,  për shkak të Opinionit që e ndjekë , të mos krijohet një bindje e shtrembër për vlerat tona shpirtërore  jo vetëm në Pejë , por anë kënd Kosovës në emisionet e arrdhëshme .



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx