E premte, 25.07.2025, 04:09 AM (GMT+1)

Mendime

Lindita Sejdiu: A thua, shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë kundër ndryshimit të emrit?!

E shtune, 31.07.2010, 05:58 PM


Pasojat negative të anketave të porositura

 

A thua, shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë kundër ndryshimit të emrit?!

 

Për dallim nga konikuturat e kaluara, pushteti i tanishëm ka gjetur forma më të sofistikuara të shpërndarjes së përgjegjësive, duke lidhur aleanca me segmente të caktuara të jetës jopolitike, kryesisht ato që i sponzoron e menaxhon vet ai. Nëse të gjithë e dimë, se Maqedonia është vend kandidat për anëtarësim në BE prej vitit 2005, atëherë e tepërt është të presim që hapja e negociatave aderuese të ndodhë, pasi Greqia do të tregohej më kooperative, se sa që është tani. Për ta tejkaluar këtë ngërç i takon Shkupit zyrtar, i cili jo përmes anketave të porositura, por përmes politikave të pjekura, të balancuara e të studiuara mirë, do të dilte me zgjidhje që nuk do të prodhonte bllokadën e radhës.

 

Nga Lindita SEJDIU

 

Anketat me pyetje prejudikuese, ku prej përpara dihen përgjigjet, tashmë janë bërë të mërzitshme dhe pak kush u beson.

Edhe anketa e fundit e realizuar nga Insituti “Pavel Shatev”, vuan nga sindroma e “pyetjeve prejudikuese”. Sipas kësaj anketeje, të realizuar tash së fundi, del se shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë kundër ndryshimit të emrit kushtetues të shtetit.

Të pyetur, si do të votonin, nëse nesër mbahet referendumi për ndryshimin e emrit për hyrje në BE dhe NATO, 57,4 për qind janë pronocuar, se do të votojnë "kundër", përderisa 30,7 për qind janë të pajtimit që të vie deri te ndryshimi i emrit të shtetit.

Në pyetjen e njëjtë sipas linjës etnike, për ndryshimin e emrit janë prononcuar 73,70 për qind e shqiptarëve, ndërsa 17 për qind e maqedonasve.

Anketa është zbatuar gjatë periudhës prej 11 deri 18 korrik të vitit 2010, mbi ekzemplarë reprezentativ prej 1110 të anketuarve.

Kjo anketë ishte tempura, pikërisht në kohën kur në Bruksel do të mbahej takimi i nivelit të lartë të Këshillit për Stabilizim e Asocim, ku Maqedonia nuk mori nota pozitive. Menaxhuesit dhe porositësit e mendimit publik në Maqedoni, po luajnë dobët në kartën e, gjoja  “presionit publik”. Në gjithë botën dihet, se cili është roli i mendimit publik, mirëpo askund nuk ndodhë, sikur këtu te ne, që për çështje të ndjeshme politike të ketë mendime të njëjta edhe opinioni publik edhe pushteti.

Çështja e kontestit me Greqinë, nuk është një temë që është aktuale sot. Prej pavarësimit të Maqedonisë e këndej, ky kontest ka qëndruar si patate e nxehtë në duart e garniturave politike dhe më së vështiri e kanë patur ato që ishin në pushtet.

Mirëpo, për dallim nga konikuturat e kaluara, pushteti i tanishëm ka gjetur forma më të sofistikuara të shpërndarjes së përgjegjësive, duke lidhur aleanca me segmente të caktuara të jetës jopolitike, kryesisht ato që i sponzoron e menaxhon vet ai.

Ajo që bie në sy e që lë një shije të keqe, është organizimi i anketave për hulumtimin e mendimit publik. Të gjitha anketat e deritanishme, e kanë nxjerrë shumicën e popullatës maqedonase, tifozë të flaktë të politikave qeveritare, për sa i përket kontestit me Greqinë. Por, ajo që është për t’u kritikuar në këto anketa, është mënyra se si shtrohen pyetjet, të cilat në të shumtën e rasteve janë tepër të kufizuara, brenda një kuptimi të ngusht politik dhe tepër prejudikuese. Nëse në të shumtën e pyetjeve dominon dilema se duhet, apo jo Maqedonia ta ndryshojë emrin, automatikisht do të dihej përgjigja prej përpara. Rrallë ndonjëri nga maqedonasit do të votonte pro ndryshimit të emrit, mirëpo, nëse anketuesit parashtrojnë ndonjë zgjidhje alternative, që nuk do të prejudikonte automatikisht ndryshimin e emrit, por gjetjen e ndonjë formuleje të ndërmjetme, atëherë me siguri do të mund të presim përgjigje interesante, të cilat do ta përjashtonin logjikën e izolimit dhe bunkerizimit. 

Nëse të gjithë e dime, se Maqedonia është vend kandidat për anëtarësim në BE prej vitit 2005, atëherë e tepërt është të presim që hapja e negociatave aderuese të ndodhë, pasi Greqia do të tregohej më kooperative, se sa që është tani. Për ta tejkaluar këtë ngërç i takon Shkupit zyrtar, i cili jo përmes anketave të porositura, por përmes politikave të pjekura, të balancuar e të studiuara mirë, do të dilte me zgjidhje që nuk do të prodhonte bllokadën e radhës. Por, edhe nëse bëhen anketa, le të bëhen mbi baza profesionale e jo politike. Përgjigjet e kërkuara në anketë nuk guxojnë të jenë teza politike të pushtetit, sepse në këtë mënyrë i humb kuptimi edhe procesit të hulumtimit të opinionit publik, por edhe pushteti, në anën tjetër, ngel pa një instrument autonom të vendosjes së parametrave të gjykimit mbi çështje të ndjeshme.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx