E premte, 09.05.2025, 05:24 AM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: E vërteta për Kosovën në massmedian rumune (II)

E hene, 26.07.2010, 09:59 PM


E vërteta për Kosovën në massmedian rumune (II)

Për krishtërim ju serbët nuk keni moral për të folur. Mos vallë prerja e fëmijëve kroatë në fyt nga thikat e çetnikëve serbë qenka krenari e krishtërimit! Jo, zotëri, ju serbët jeni turpi i krishtërimit! Ma merr mendja se edhe Krishtit i vjen turp nga krishtërimi serb.

 

Nga Baki Ymeri

 

Dikush i konsideron rumunët si “barinj”, gjë që s’është e vërtetë, edhepse barinjtë arumunë dhe shqiptarë i kanë rruajtur së bashku delet në trojet e Pindit dhe Albano/Maqedonisë. Dikush mund të preket për plasimin e mendimeve të huaja lidhur me Kosovën, por shqiptarët duhet ta dinë edhe mendimin e palës kundërshtare. Shqiptarët duhet të lobojnë për Kosovën edhe në ato pak vende që se njohin, sidomos në këtë vend ku Mihai Trimi (Mihai Viteazul) i pranoi 15 mijë shqiptarë që iknin nga turku, për të kaluar Danubin dhe për t’u strehuar në trojet e Vllahisë (1595), sidomos në këtë vend ku "barinjtë" u mundësuan shqiptarëve të themelojnë shoqatat e para shqiptare, të botojnë gazetat dhe librat e rilindësve tanë, të mbajnë mbledhjen historike për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Nuk është puna për pehlivanllëk, siç na shkruan një  mik nga Gazeta Kritika, ngase shkrimet dhe komentet tona të botuara në gjuhën e "barinjve" në gazetat e tirazhit prej 800 mijë ekzemplarësh janë duke i bindur "barinjtë" se gabim e kanë, se ka ardhur koha kur "barinjtë" do ta njohin Kosovën duke i hedhur në kosh propagandat serbe me karakter antikosovar dhe antiamerikan.

E premte, 23 korrik 2010. Në të përditshmen bukureshtare Evenimentul zilei, Paul Ciocoiu boton artikullin Vizë jeshile në Hagë për njohjen e Kosovës. Vazhdojnë komentimet me karakter pro dhe contra pavarësisë. Dejani i përgjigjet Pleuratit, së pari duke e fyer, pastaj duke e pranuar se është serb dhe se e ditka historinë dhe të vërtetën. Pleurati ia kthen: “Nuk është faji im se je serb, por duhet ta pranosh se je budalla, së bashku me gjithë serbët që mendoni se e keni nisur jetën në Ballkan, duke mos përmendur të vërtetën se keni ardhur nga Siberia, duke gjetur këtu popuj të cilët jeni munduar ti avulloni, por nuk ia keni arritur. Për krishtërim ju serbët nuk keni moral për të folur. Mos vallë prerja e fëmijëve kroatë në fyt nga thikat e çetnikëve serbë qenka krenari e krishtërimit! Jo, zotëri, ju serbët jeni turpi i krishtërimit! Ma merr mendja se edhe Krishtit i vjen turp nga krishtërimi serb. Po kishat rumune në Timok të shembura, mos mendon vallë se shqiptarët e kanë bërë këtë? Vajhalli për varfërinë tënde shpirtërore!” Dejani i kundërvihet Pleuratit, duke i thënë se për tepër qenka indoktrinuar me marrëzi, ndërsa Pleurati ia kthen: “Urdhëron, zoti Dejan, më thuaj të kujt janë 450 kufomat e zbuluara në Rashkë të Serbisë, apo 170 kufomat e zbuluara javën e shkuar në Andrijevicë të Malit të Zi! Urdhëro e rrëfehu, ngase po qe se je serb nuk është faji im!”

          Del në shesh Petru cel Mare (Petri i Madh), duke i thënë Pleuratit se paska qenë më 11 korrik në Srebrenicë ku janë komemoruar 8 mijë viktimat myslimane të serbëve, sipas shtypit: “Në zone nuk ekziston asnjë varrezë e 2 mijë viktimave serbe të myslimanëve në periudhën 1993-1995. Naser Oriçi të thot diç? Është bërë shprehi t’u mvishen serbëve çdo varrezë massive e zbuluar në Bosnjë apo Kroaci. Askush nuk flet për masakrat e myslimanëve. Ratko Mlladiçin nuk e dorëzojnë serbët ngase janë të bindur se nuk është autori i masakrës së Srebrenicës. Vendasit thonë se ka patur viktima nga të dy palët: civilët kanë vrarë civilë shumë më përpara se të vinë serbët. Ata thonë se armata serebe ka bërë krime, por ato nuk janë të krahasueshme me krimet që kanë kryer myslimanët. Aq kohë derisa sa do ti gjykojmë vetëm serbët, nuk do të ketë qetësi në zonë.”

Pason Komiteti i inisiativës, duke e krahasuar Kosovën me çështjen e hungarezëve të Transilvanisë. Del Elena dhe thekson se “Të jesh rumun i Transilvanisë don të thotë të jesh shqiptar kosovar. Të jesh hungarez që ëndërron një shtet në zemër të Transilvanisë don të thotë të jesh serb. Derisa shqiptarët e Kosovës dhe rumunët e Transilvanisë janë autohtonë në trojet e tyre, hungarezët dhe sllavët janë ata që kanë ardhur mbi ne. Rrofshin Kosova dhe Rumania! Rroftë Basescu që së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke i  dëbuar këshilltarët që e kanë helmuar me propaganda serbe!” Edi mendon se vendimi i Gjykatës së Hagës është aberant. “Shpresoj se jevgjit do të shpërngulen masovikisht në Hollandë, në provincën e Hollandës Jugore, për t’u bërë mazhoritarë si shqiptarët në Kosovë, që pastaj të shpallin pavarësinë nga Hollanda, për ta parë se si do të duket një vendim i ri të Gjyktës së Hagës.” Suvi thekson se myslimanët tashmë gjenden në Hollandë, dhe se do ta zotërojnë, ndërsa Maria ia pret: “Shqiptarët janë bërë mazhoritarë ngase punojnë dhe q… më mire se sa serbët kriminelë që e kanë mbushur Kosovën me 565 varreza massive.” Pason Bogdani me akuza kundër shqiptarëve të Kosovës dhe hungarezëve të Rumanisë, të cilit i kundërvihet Gogu duke i thënë. “A s’të mjaftojnë 60 paqë me hungarezët dhe tani instiston kalljen e një konflikti të ri!”, ndërsa Aleksi nga Kanada i quan rumunët si një komb strajce që e tradhëtojnë nënën dhe babain për interesa personale: “Sidoqoftë, çështja është e kohës derisa do të zhdukeni si komb!”

Pasojnë kacafytjet derisa del Eugeni me hamhamërimet e tij: “SHBA e udhëheqin botën pas rënies së BRSS. Amerikanët nuk kanë asnjë rival. Nëse ata thonë se do hajdutë dhe kriminelë si shqiptarët qenkan të shenjtë, gjithë bota duhet të thotë ashtu. Mëkat për Serbinë.” Dhe del Pleurati nga Kosova me replikën e tij: “Mëkat për ty, Eugen! T’u bashkangjitesh kasapëve të Banatës serbe dhe rumune është mëkat. Mëkat për qindramijë rumunë të asimiluar në Luginën e Timokut. Mëkat dhe turp për veten tënde, po qe se je rumun, duke anuar nga ata që kanë zhdukur qindra kasha rumune në Luginën e Timokut. Krishti kishte të drejtë kur thoshte: Falua fajet, Zot, se nuk dinë se ç’bëjnë! Si një kristian i mirë duhet të të vijë turp që po mbahesh me kasapët që kanë prerë qindra e qindra fëmijë në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë!” Dejani ia kthen Pleuratit, duke i thënë se “ti flet për krishtërimin por nëse në të vërtetë je shqiptar, atëherë je mysliman”, duke mohuar gjoja se rumunët nuk paskan qenë të masakruar në Serbi, dhe as kroatët nga serbët, por përkundrazi: “Ekzistonte një aparat special gjatë Luftës së dytë botërore për mbytjen e burrave, grave dhe fëmijëve serbë.” Të jesh shqiptar, sipas Dejanit, don të thotë të jesh “qen që kafshon dorën e atij që e ka ushqyer.” Del  Eni në sqenë për t’i thënë Dejanit se është naiv dhe i indoktrinuar, duke theksuar se edhe myslimanët, edhe ortodoksët janë njerëz. Pason Pleurati:

“Vajhalli sa i varfër që qenke, zoti Dejan! Unë jam shqiptar katolik, ndërsa për rumunët e masakruar urdhëro e lexo më shumë libra për të parë se në fillim të Luftës së parë botërore, në Luginën e Timokut jetonin 300.000-350.000 rumuno/vllahë. Sa kanë mbetur tani, zoti Dejan? Di gjë për armatën serbe, 1918, e cila nën komandën e korpusit francez të Franchet d’Esperey, e pat okupuar Banatën rumune, Timishoarën, duke u ndalur në Muresh? Ke ndonjë ide për arsimtarët dhe priftërinjtë rumunë të pushkatuar nga serbët? Si qëndron puna me Mitropolinë e Basarabisë? Me cilin mbahej Pavli Juaj? Me Aleksejin e Rusisë, dhe jo me Kishën Rumune. Po të siguroj, zoti Dejan, se AND-ja jote, e imja apo e ndonjë rumuni, nuk na tregon nëse jemi të krishterë, apo jo, por na tregon nëse jemi ilirë, dakas apo sllavë. E dije këtë? AND-ja ime dhe e një rumuni tregon diçka tjetër, ndërsa e ytja dhe e ndonjë rusi, diçka tjetër.”

Del njëfarë YON_THE RIVER OF KINGS dhe citon informata nga Wikipedia lidhur me Betejën e Kosovës (1389), lidhur me krijimin e Mbretërisë serbe nga Shtefan Dushani, lidhur me konvertimin e shqiptarëve dhe boshnjakëve në fenë islame, etj., duke ia tërhequr vërejtjen Dejanit se edhe në kohën e Mbretërisë serbo/kroato/sllovene, minoritetet joserbe kanë qenë të perskutuara, se me minoritetet jeni sjellur tejet inkorekt, njësoj si rusët, ukrainasit apo hungarezët, duke i persekutuar për t’i asimiluar dhe shkombëtarizuar, duke ua ndërruar madje edhe emrat me forcë, sidomos rumunëve të Luginës së Timokut, që nga koha e Mbretërisë serbe e deri te ajo e Mbretërisë Jugosllave. “Përkundrazi, në kohën e Mbretërisë Rumune, të gjitha etnitë kanë qenë të favorizuara: hungarezët, gjermanët, hebrenjtë, rutenët, ciganët, bullgarët, sllovakët, polonezët, turqit, grekët, armenët, tatarët, gagauzët, për dallim nga mbretërit serbë që gjithmonë e kanë favorizuar kombin serb në defavor të etnive tjera, gjë që ka shkaktuar akumulimin e një urrejtjeje shekullore. Mbretërit gjermanë të Rumanisë kanë qenë gjithmonë prindërit e Rumanisë së bashkuar, të të gjithë qytetarëve të saj, fakt si pasojë e të cilit nuk kanë shpërthyer mosmarrëveshje dhe masakra interetnike si në Jugosllavi. Lexo për këtë Niko Djuvarën, historikun më të madh të Ballkanit!”

Pleurati ia bën më dije Dejanit se vëllezërit e krishterë të udhëhequr nga Gjorgje Brankoviqi, më 1448 e tradhëtuan aleancën ndërmjet Princit shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, dhe Iancu de Hunedaoarës të Rumanisë, dhe si pasojë e kësaj tradhëtie serbe të Brankoviqit që i pat ndihmuar turqit myslimanë, Iancu u zu rob lufte, (duke qenë  burgosur nga serbët në Smederevë - shën.yni-B.Y.). Zotëri! Nuk është vetëm shekulli i urrejtjes, por shekulli kur duhet t’i bashkojmë gjithë evropianët. Mëkat, po qe se nuk e ndjeni veten si pjesë e kësaj familjeje!”. MDD-ja parashtron pyetjen pse SHBA i përkrah myslimanët, në kohën kur myslimanët e urrejnë Amerikën dhe hebrenjtë., ndërsa Pleurati ia kthen: “Më mirë e ke të parashtrosh pyetjen “Pse 97% nga vendet islamike e përkrahin Serbinë e jo Kosovën?” Albanezul, shton faktin se Serbia i ka humbur të gjitha betejat, që nga viti 1389 e deri më 1999. Pason dialogu mes Laslos dhe Bogdanit lidhur me çështjen hungareze, ndërsa Rumuni universal parashtron pyetjen “Cila Rumani nuk e njeh Kosovën? Nëse Basescu do ta njihte Kosovën, atëherë duhet t’i njohë edhe sekujtë (hungarezët e Transilvanisë). Çfarë lidhje ka njëra me tjetrën? Kosova është marrë me forcë nga serbët, në fillim të shekullit të shkuar. Është normale të ndodhë kjo që po ndodh tani.”

Pasojnë kacafytje elektronike rreth çështjes hungareze në zemër të Transilvanisë, një krahasim i papërshtatshëm me Kosovën e përngjitur me Shqipërinë, siç është Basarabia rumune e përngjitur me Rumaninë. Del përsëri Pleurati, duke theksuar se është shqiptar nga Kosova, se ka studjuar në Rumani, se ka një këshillë të vetme për vëllezërit tanë rumunë, se jemi vëllezër dhe se s’duhet ta krahasojmë Kosovën me asnjë metër katror me Rumaninë. Përse serbët e tradhëtuan Iancu de Hunedoarën (në historiografinë shqiptare njihet si Gjon Huniadi), dhe pse janë zhdukur mijëra rumunë dhe kisha rumune në Luginën e Timokut, në Serbinë lindore? Rroftë Rumania! Rrofshin Kosova dhe Shqipëria!” Nae e kosnideron Kosovën si “një shtet artificial për lehtësimin e trafikimit të opiumit nga Afganistani drejt Evropës, porta e drogave drejt Evropës, një shtet që do të rezistojë ngase do ta përkrahin baronët e drogave.” Pera e ndjen veten të fyer pse shqiptarët i konsiderojnë rumunët si vëllezër, gjoja se jo shqiptarët, por gjeto-dakasit ishin një popull fisnik, guximtar dhe luftëtar, ndërsa Sf ia tërheq vërejtjen Perës pse i krahason shqiptarët me mongolët:

“Myslimanë janë, ngase kanë qenë të konvertuar me dinakëri dhe forcë nga turqit, përndryshe shqiptarët janë një popull i stërlashtë, porsi arumunët.”  Ndërhyn Dejani me tezën e Iliescut gjoja se “Rumania paska dy miq, Serbinë dhe Detin e Zi, edhepse Serbia ka qenë e sulmuar nga Rumania më 1939 dhe 1999.” Del SUV-i në sqenë duke lehur gjoja se “shqiptarët janë myslimanë dhe se ne myslimanët shumëzohemi si minjtë.”, dhe së fundi, fushata pro dhe antishqiptare e komenteve respektive përmbyllet me ndërhyrjen tonë: “ Zoti Dejan! Jo Rumania e ka sulmuar Serbinë, por Serbia e ka okupuar Rumaninë deri në Lugozh, por kanë intervenuar francezët dhe janë tërhequr. Në kohën kur dhjetëmijë rumunë të Rumanisë kanë qindra shkolla dhe kisha, një milionë rumunëe e Timokut në Serbi nuk kanë asnjë kishë dhe asnjë shkollë në gjuhën amtare. Mos u brengos se shkallë/shkallë po shuhet propaganda serbe në shtypin rumun, ndërsa Rumania do ta njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës, siç e pat njohur OKB pavarësinë e Basarabisë (1992).

 

Origjinali:

http://www.evz.ro/detalii/stiri/unda-verde-de-la-haga-pentru-recunoasterea-kosovo-901340.html



(Vota: 15 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx