Mendime
Selim Hasanaj: Letër e hapun për Kolec Traboinin
E premte, 23.07.2010, 09:27 PM
LETER E HAPUN PER KOLEC TRABOININ
Jamë shumë i zanun me shpernguljen time nga banesa në shtëpinë të cilen posa e kamë ble, andaj mori pak kohë pergjigjëja ime në dy shkrimet e tua sulmuese dhe të poshtra, shkrime këto që i bane pa pas pik nevoje dhe të cilat ti si duket mezi paske pas prit të të prek dikush "sedren" tande. Çka ti bajë tash unë taksiratit që "sedra" e jote hatermadhe mu thye mu në dorë.
Do fillojë nga fillimi, pra do të pergjigjem shkurtimisht per shkrimin e parë ku unë i bana dy komente , por si duket ty ato nuk të mjaftuen dhe ti si "trim" nga Traboini del tash edhe me ni shkrim tjeter publik.
1. Shkrimi yt i Parë me titull: "PER KINEMATOGRAFINË E KISHEN E SHEN KOLIT - PERGJIGJE KRITIKES PA SENS TË SELIM HASANAJT"
Kolec i nderuem, unë në shkrimin tim per tmerrin dhe mjerimin e Varrit të Gjergj Kastriotit në Lezhë, atë filmin tand 4 minutesh që ti e quen ETYDE e permenda pa asnji qellim denigrues, sikur shfryen mllef dhe akuzon ti tash me at urrejtjen tande të papame raciste. I vetmi shkak që e permenda ishte se unë e pash, e percolla at film tandin dhe masi isha dhe e pash se në Lezhë mezi dalloheshin gjurmet e themelve të Katedrales së Shen Kolit ku para gjashtë shekujsh u varros biri ma i madhë i kombit shqiptarë per gjithmonë e jetë Gjergj Kastrioti dhe unë kur isha aty nuk i gjeta dyert e mbylluna sikur i kishe pas gjetë ti dhe megjithate sado me dyer të mbylluna ti ke pa dhe je kënaq me ate që e ke pa dhe je inspirue të bash ETYDE kater minutshe me titullin "MEMORIALI I SKENDERBEUT NË LEZHË". Unë Kolec i nderuem i gjeta dyert e hapuna, gjeta aty edhe kater turist apo studjues francez, gjeta aty edhe ciceronin shqiptarë i cili kembeu me mue shumë mendime dhe syni im (jo ai i kameres sikur rasti yt) aty pau mjerim.
Në shkrimin tim shkrova ate që shkrova per ETYDEN tande, e thirra Rrenë. Tash e di se ti do kishe pas deshirë që unë të të kerkojë falje dhe ti do kënaqeshe. Por jo , unë atë ETYDE po e thrras RRENÊ E KULLUEME per të dyten herë, dhe po e thrras kështu se syni i kameres së aparatit tand ka inqizue ato mure, por ai që ka perdorë at kamerë , pra Kolec Traboini derisa ka ba inqizimin padyshim asht ndie si "KATOLIK" dhe as që i ka hanger palla se publikimi i tillë asht maskë, asht mastrim, ashtë rrenë, asht zerro, hiq dhe bile, bile asht poshtrues sepse anashkalon realitetin, mjerimin e zbukuron, trishtimin e gllancon.
Ndersa syni im z. Kolec Traboini kur ka shkue aty ka shkue ta shef mburrjen tonë kombtae, tua deshmojë trashegimtarve të mijë (që kisha me veti) krenarinë tonë kombtare. Unë shkova aty si SHQIPTARË e jo as si musliman as si i krishten.Këtu asht dallimi mes meje e teje. Unë aty shkova me mallë per historinë tonë të lavdishme, ndersa ti ke shkue per ta deshmue mjeshtrinë e perdorimit të kameres. Per këtë të pergëzojë se padyshim ja ke arrijtë qellimit!!! Mjeshtrisht ke pa diçka që nuk egziston!!! Pra ke rrejtë veten tande dhe ata që kurr nuk kanë shkue në Lezhë. Ama mos harro se posa të shkojnë do shofin se kundevenja ime inqizimit-ETYDES tande asht me vend ndersa ETYDA e jote asht rrenë.
2. Shkrimi yt i dytë " E VERTETA ËSHTË SI TA SHOHESH DIELLIN ME SY" e botueme me daten 19.07.2010 në saidin zemrashqiptare.net doli si vullkan me llaven e të cilit ti si autor sulmon e ofendon jo vetem mue , por edhe të gjithë ata komentues të shkrimit tand të maparshem per të cilin shkrova ma naltë. Ky shkrim edhe më nxiti ti marr vetes kohen e shtrenjtë që e kamë këto ditë dhe të ta themë haptas ate që ti padyshim e meriton.
Nder të tjera në këtë shkrim ti permend shkrimin tand të para 14 viteve me titull: " ÇFAR I SOLLI FEJA E PUSHTUESIT POPULLIT SHQIPTARË" , ke cek këtu deshmitaret per shkrimin z. Kadri Mani e z.Frederik Rreshpja.
Mjer ata kand e kanë lanë mas.
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
23.07.2010