Mendime
Kolec Traboini: E vërteta është si ta shohësh diellin me sy
E hene, 19.07.2010, 09:59 PM
E VERTETA ESHTE SI TA SHOHESH DIELLIN ME SY
- A mundemi ta bejme kete apo vec te merremi me perralla dushqesh?! -
Nga Kolec Traboini
O vllezer shqiptar muslimane te forumit "Zemra Shqiptare" qe po me kritikoni aq rrepte si te ishit me katolike se Papa....Se sa ka hequr kurrizi im prej do islamikeve te fese tuaj te respektuar e di shume kush, te pakten qe 15 vjet e ketej ne zgafellat e internetit. E jo vetem aq. Merrni gazeten "Bota sot" qe ka dale ne Zvicer ne numurat e pranveres, prill-maj 2000 e lexoni emrin tim te stigmatizuar me germa te medha sa faqja e gazetes, me kercenime e pune te tjera, vetem sepse une jam perpjekur per te thene te verteten qe ka ndodh ne histori. Keto sulme kane qene fort te egra dhe me kercenime per jete. Ky ka qene shkaku qe jam terhequr nga cdo lloj diskutimi mbi baza fetare. Por tani krejt pa pritur me del Z.Selim nga Suedia e me ben moral per Kishen e Shen Kollit, sikur une te isha nje anti katolik. Madje duke me ftuar publikisht ti heq rrenat e mia prej internetit ku i paskam lenduar sedren e tij me filmin tim "Memoriali i Skenderbeut ne Lezhe". Po kujt ja ben ate kritike morale more mik. Po ku ishe ti mor lum miku kur une shkrova shkrimin"Cfare i solli feja e pushtuesit popullit shqiptar" para 14 vjeteve. Kam deshmitar te nderuarin Kadri Mani,
kengetarin Frederik Ndoci e tjere, se cfare kam perballuar ne listgrupin fanatiko islamik "Shqiperia"ku gelonion ca plehra qe sot jane kuadro administrative ne Shqiperi.Se keshtu ka qene misioni i tyre te depertojne ne tere hallkat e shtetit shqiptar per te percjellee injektuar ideale e praktika fanatiko lindore. Dhe jam i bindur se ja kane arritur kesaj.
Ne ate kohe edhe Kastriot Myftaraj eshte hedhur kunder meje egersisht nga pozita islamike duke me quajtur ne shtyp katolikocentrik, ani pse tani ka ndrruar. Si nuk me mbrojtet sadopak, o vellezer muslimane, a te thonit nje fjale te mire po me late nen baterdi te islamikeve fanatike, apo atehere kur shkruajten jo pak po 15 shkrime ne nje gazete si "Bota sot" te atij Mazrrekut qe dikur kur e kishin arrestuar e rrahur ne Tirane e kisha mbrojtur. Po ku di derri se cfare eshte nderi. I vetmi ze qe doli ne mbrojtje timen ishte i ndjeri profesor Engjell Sedaj me shkrimin pergjigje po ne gazeten "Bota sot" te Zvicrres.
Po si te vije puna keshtu pas dhjet vjeteve, te me pervisheni nga krahu i kundert.Po kush jam une se nuk po marr vesh. Mos kam ndrrue fe. Mos kam ba ndonji kumari me Bin Ladenin. Tani vertete po me habisni. Po me habisni se nuk sulmoj askend mbi baza fetare. Qofsh katolik a musliman, qofsh ateist apo budist, qofsh madje edhe ne fene e miut, te qeneve te maceve, nuk me intereson. Por, te spekullosh, duke me konsideruar mua si antikatolik nderkohe qe vete je musliman kjo nuk ka bythe ku te rrije. Te me falni. Mua moral fetar mos me beni. Selim Hasanit i kam thene gjithmone vetem fjale te mira ne kete forum, e ky papritur me sulmon. Nuk ka pas asnje shkas te permend emrin tim aq ligsht. Une as e kam prishur e as e kam rregulluar ate vendvarrim te heroit tone kombetar "mbrojtesit te krishterimit" sic e kane cilesuar ne papat. Selimi e kushdo mund te me beje vrejte e sugjerime, por pa denigrime sepse ndryshe do te pergjigjem ne menyre idhnake. Nuk marr nisiativen per te sulmue askend si individ, diskutoj per punet, per artin, e problemet, per historine por as nuk i them as nuk mundet kush te me thane se rrej. Genjeshtra nuk ka lind ne Hotin e te pareve te mij, as ne mal te Traboinit, po na ka ardhe prej Anadolli prej Sulltan Sulejmaneve qe e kane shkretue kete vend fizikisht e moralisht .
Po them edhe dicka, kushdo qe desheron te jete me katolik se papa, se pari te filloje te pastroje skorjet e kaluara, te heqe nga shpatullat ate barre qe i kane lane ata qe u konvertuan, qe moren emrat e pushtuesve, te kthehen aty ku ishin e pastaj po, le te me bejne moral kristian sa te duan. Jo beni si them une e mos beni cfare them une. Nuk ka bindje me te thelle se shembellesa.Une keshtu i kuptoj gjerat, mire keq keto jane mendimet e mia. Greket nuk ishin budallej qe e tere popullsia pas fitimit te pavaresie ju kthye nje religjioni, krijoj unitet, dhe erdhi duke i zgjeruar territoret e vete ne kurrizin tone qe grindeshim mes vedi me percarje fetare sa deri ne 1915 na del nje Haxhi Qamil e shkatrron shtetin e therret "Duam baben!"" Duam Turqine!". E kishin te drejte se pjelle turqish ishin. Se turqit ne Shqiperi nuk kane perdorur vetem pallen... Vec kush jetonte ne maje te maleve shpetoi.
Pastaj cfare kerkoni ne Lezhe qe po shqetesoheni aq shume kur ne mes te sheshit "Skenderbej" te Tiranes mblidhen me qindra besimtar mysliman dhe kthehen permbys duke krijuar pershtypjen se Tirana eshte Meke e jo nje kryeqytet laik europian. Si do hyjme ne Europe keshtu. Cili eshte indentiteti yne?A e dini se kur vjen mbremja bucasin megafonet elektronike te muzeineve sa te huajve u duket se nuk jane ne token e Gjergj Kastriotit por te Sulltan Muratit. Prandaj hiqni emrat turko lindor e mos na i lini trashegim brez pas brezi. Eshte koha me e mire per tu kthyer ne indetitet para se te merremi me demagogji. Kjo toke ilire na ka lene emra shume te bukur me te cilet mund te krenohemi ne Europe si populli me i vjeter e fisnik. A duhet ta bejme kete vetem me fjale?!
Por jeta nuk eshte nje pune e kote e ne nuk kemi ardhur ne kete bote vetem si fantazma.
E verteta eshte si te shohesh diellin me sy... A mundemi ta bejme kete apo vec te merremi me perralla dushqesh?!