E shtune, 31.05.2025, 07:53 AM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Në ''botën globale'' apo në ''tokën e askujt''...?!

E diele, 18.07.2010, 07:14 PM


Në ''botën globale'' apo në ''tokën e askujt''...?!

 

Globalizmi dhe Gjeopolitika si "fat i përbashkët"apo fatkeqësi ?!...

 

Nga Agron Shabani, Gjermani

   

   Ndërkohë që ditë me parë në menyrë solemne u inauguruara e ashtuquajtura "Rruga e kombit": Si duket ne shqiptarëve nuk po na bëjnë punë madje as rrugët tokësore,detare ose ajrore për t´u bashkuar dhe integruar njëherë e përgjithmonë me njeri tjetrin?!Madje,madje as "bota globale" dhe integrimet e njohura kontinentale dhe interkontinentale.Na mungon si duket arkitektura ose infrastruktura esenciale dhe supstanciale në këtë drejtim.Na mungojnë rrugët,idetë,vizionet,platformat,projektët dhe planimetritë e qarta që (si po shihet)hëpërhë ndodhën akoma nepër "udhëkryqet"  ose "sirtarët" e ndryshme të jetës dhe historisë.Për të mos thënë këtu nepër "sirtarët" ose "arkivat" e ndryshme klanore,familjare,krahinore,rajonale,politike,partiake,konceptuale,ideologjike dhe të tjera që i shpartallon dhe davarisë mengjesi.Opozitat e ndryshme parlamentare dhe politike në Shqipëri,Kosovë dhe në trevat tjera etnike të shqiptarëve vazhdimisht e akuzojnë,penalizojnë dhe kriminalizojnë njëra tjetrën pa e vrarë  kurrë mendjen se në radhë të parë i bëjnë dëm të madh cështjës së përbashkët (e aq të shënjtë) të kombit dhe atdheut.Dhe, tek me pastaj interesave të tyre parciale,politike ,partiake dhe të tjera.Aty janë edhe "zërat neutral" të individëve,grupëve,shoqatave ose shoqërive të ndryshme civilie ose qytetare që e ngrisin zërin si në "kor" kundër pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ në Kosovë dhe Shqipëri në "stilin" dhe manirin e njohur hobsian "Bellum Omnium Contra Omnes"(Lexo:Të gjithe kundër të gjithëve!)!Pra,edhe kundër pozitës edhe kundër opozitës së atjeshme parlamentare dhe politike në një kohë kur për protektor ose monitorues të zhvillimëve ose procesëve të ndryshme tranzitore dhe integrative në vendin tonë(ose,në vendët tona respektive) i kemi njerëzit ose përfaqësuesit e atyre vendëve(me të zhvilluara dhe me të fuqishme industriale dhe teknologjike në globin tonë) që vazhdojnë t´i eksplorojnë Marsin,Saturnin dhe Jupiterin.Dhe,lërë me ti kurthat,intrigat dhe dredhitë e njohura brendashqiptare ose ballkanike(...).Thonë se rrushi që nuk mund ta mberrinë ose ta kapësh me dorë gjithmonë të duket i thartë dhe i pa shije.Sepse,si të thuash asnjëherë nuk ke mundur ta shijosh embëlsirën ose nektarin e tij.Kështu e ka "lufta e egër" për karierë dhe pushtet ku jo rrallë  nuk zgjidhën mjetët dhe kur njerëzit ose qytetarët e rendomtë trajtohen si mjete e jo si qëllim.Ndonëse,në politika të ndryshme ose diplomaci qëllimët e ndryshme i justifikojnë mjetët.Ndërkohë që strukturave dhe superstrukturave të njohura intelektuale dhe patriotike të popullit ose kombit tonë(që nuk jane pak fatmirësisht)po vazhdon t´u mekët zëri dhe stepët goja në "koncertin e madh" të britmave dhe ulurimave të ndryshme individuale ose kolektive(qofshin ato "pro" ose "contra") që në një masë të konsiderueshme e ngulfasin dhe e shurdhojnë zërin e një arësyeje të shëndoshë në një kohë kur nuk po dihet akoma me saktësi se "kush po pinë dhe kush  po paguan" në "dollinë" ose "banketin e madh" të "rrugës së kombit" dhe projektëve të tjera në këtë sfond që krejt lehtë mund t´i ngjajnë asaj "Darkës së fshehtë" në Nazaret(...).Nejse!Thonë se flokët i bashkon uji,metalet i bashkojnë furrat ose temperaturat e larta,ndërsa,shqiptarët si duket po i bashkuaka vetëm frika ose rreziku i përbashkët nga armiku.Për të mos thënë këtu:frika ose rreziku i përbashkët nga vetëvetja ose nga njeri tjetri."Shqipërinë e bënë(krijuan) trimat dhe heronjtë e kombit,e ruajtjen rastet dhe e shkatërruan njerëzit ose politikanët e pandërgjegjshëm dhe introvert."Do thoshte përafërsisht kështu Faik Konica ynë i Madh dikur.Kush e di?!...Në  vazhdim një statistikë e shkurtër paralele ose asimetrike nga "bota globale" dhe "tregu i përbashkët " evropian:Thuhet se vetëm në Gjermani(pa i llogaritur këtu vendët tjera të UE-së) jetojnë dhe punojne me tepër se 4 milion turq me të ardhura dhe një realizim të fuqishëm monetar ose buxhetor që e kap shifren e afro 13O miliard eurove këtu në Gjermani .Gjermania është shteti me i fuqishëm dhe "lokomotiva" kryesore e Unionit Evropian(UE-së).Ndërsa,Turqia është anëtare e Paktit të Nato-s(Bashkë me Gjermaninë dhe shumicën tjetër të vendëve anëtare të Unionit të Përbashkët Evropian) dhe njëra ndër fuqitë kryesore ushtarake në mbarë rruzullin tokësor.Ushtria e Turqisë thuhet së pas ushtrisë amerkane është ushtria me e madhe dhe me e fuqishme në kuadrin e forcave të përbashkëta ushtarake të Natos.Në anën tjetër ndërkaq,tashmë janë të njohura botërisht dhe konfidensionalisht roli dhe pozita e rëndësishme gjepolitike dhe gjeostrategjike e Turqisë në kontekstin e politikës dhe sigurisë globale ose interkontinentale.Fuqia dhe potencialet e saj njerëzore dhe materiale gjithashtu.Aty janë edhe resursët tjera së bashku me miqësitë dhe "aleancat" e ndryshme historike,ushtarake,gjeopolitike,gjeostrategjike dhe të tjera të Turqisë me Gjermaninë,SHBA-së,Francën ,Britaninë e Madhe dhe me fuqitë tjera kontinentale ose interkontinentale që bartin vula,kalendare dhe protokole të hershme.Në këtë kuader është i njohur fakti se pas përmbysjes së Napoleon Bonapartës dhe "frytëve" të njohura të Revolucionit të Madh në Francë nga pushteti me 1815:Rolin dhe statusin e deriatëhershëm të Francës si aleate dhe një "protektore" e njohur e "Portës së Lartë" e kishte marrur Britania e Madhe.Dhe,pas kësaj të fundit(Mbretërisë së Bashkuar) Gjermania dhe kështu me radhë.Ndërkoë që edhe ekipet e njohura futbollistike dhe të tjera të Turqisë janë prezënte dhe bëjnë gara në pothuajse të te gjitha ligat ose garat e mundshme sportive të kontinentit të vjetër evropian.Në anën tjetër ndërkaq, me të gjitha potencialet ose kapacitetët e saj(shumefish me të vogla se sa ato të Turqisë)aty është edhe shteti helen.Greqia...Madje,si anëtare e rregullt dhe fuqiplotë në"tregun e përbashkët" evropian dhe në atë gjithëbotëror të mallrave të ndryshme dhe kapitalit.Ndonëse,me rrugë,itinerare dhe zhvillime të ndryshme politike,ushtarake dhe historike nga fqiu i saj gjigant-Turqia.Vetëm Stambolli thuhet se ka dy herë me shumë banor se sa Greqia.Stambolli i numëron dikund afro 2O milion banor,ndersa Greqia vetëm 1O milion.Por,megjithatë Greqia është anëtare e Unionit Evropian,ndërsa,Turqia akoma jo.Vrojtuesit dhe njohësit e mirë të rrethanave dhe zhvillimëve të gjithëmbarshme shoqërore dhe politike në Turqi:Fajin kryesor për mosanëtarësimin e gjërtanishëm të Turqisë në Unionin Evropian në radhë të parë ia mbështesin vet popullit dhe shtetit turk.Përkatësisht,aversionëve,divergjencave,antagonizmave dhe diskrepancave të njohura politike,kulturore,ideologjike etj. në mes "taborrit të laikëve" të atjeshëm sekular dhe pragmatik dhe "taborrit tjetër" të konservatorëve të ndryshëm fetar dhe idealist.Turqit,ashtu sikurse edhe shqiptarët(për dallim nga grekët) njihen si Moralist dhe Idealist të parikuperueshëm dhe tradicionalist.Ndërkaq,grekët ose helenët janë të njohur për nga komplotizmi dhe dinakëria e tyre ortodokse dhe bizantine.Për të mos thënë këtu për nga komplotizmi i njohur konspirativ dhe dekonspirativist.Ndaj elementit të atjeshëm shqiptar në Camëri sidomos.Shih për këtë në kuadrin e librit të tij monumental me titull "2OOO vjet të Krishtërimit ndër shqiptarët",prof.dr.Zef Mirëdita duke bërë fjalë mbi pozitën dhe statusin e rëndë(dramatik) të elementit të njohur iliro-shqiptar në Greqi(Camëri)pos tjerash thekson faktin se me rastin e zhdukjës ose largimit të elementit shqiptar të besimit musliman në Camëri(Greqi) si të thuash sikur është zhdukur ose ka pushuar se ekzistuari elemnti shqiptar në Greqi.Nejse! Për këtë temë është mirë të flasin ose të shkruajnë akoma më shumë kronistët,logografët ose historiografët e ndryshëm shqiptar që nuk janë pak.Thuhet se Greqia ndodhët në një krizë të thelle monetare dhe ekonomike e cila shtetin helen e ka sjellur si të thuash përballë bankrotit ose kolapsit total.Për të mbijetuar nga kriza dhe kaosi i mesipërm social dhe ekonomik shtetit helen i nevojiten me urgjencë indihmat ose "infuzionet" e pashmangshme ndërkombëtare.Të bankës dhe ekonomisë së fuqishme gjermane sidomos.Gjermania sic u cek edhe me lartë është shteti me i fuqishëm në Evropë dhe "lokomotiva kryesore" e "kompozicionit të përbashkët" evropian.Ndërkaq,Greqia anëtare e të të ashzuquajturës "evrozonë" dhe anëtare e kahershme e "familjes së përbashkët" evropiane.Sidoqoftë,intervenimi i bankës së përbashkët evropiane(me pjesëmarjen me të madhe të Gjermanisë në këtë drejtim) bëhët i pashmangshëm mu për faktin se ne rastin e shtetit helen(Greqisë) kemi të bëjmë me fatët dhe ardhmerinë e gjithëmbarshme të "eurozonës" dhe të stabilitetit monetar dhe ekonomik të UE-së në përgjithësi.Bëhët fjalë këtu për një ndihmë urgjentë të Bankës së Përbashkët Evropiane për Greqinë që kap shifrën e qindra-miliarda eurove.Mbase,gjithnjë fjala mbi "tregun global" ose "universal" të "vlerave të përbashkëta" dhe kapitalit evropinan(kontinental) dhe atij gjithëbotëror(interkontinental).Përkatësisht, mbi "globalizmin" dhe "gjeopolitiken" si "fat të përbashkët" ose fatkeqësi?! "Tregun global" dhe "shtëpinë e përbashkët" evropiane e synojnë edhe shqiptarët e të "dyja anëve" të "kufirit" pa dallim.Por,si dhe me cka(me cfarë)? Shtrohet pyetja. Një digresion i vogël sociofilozofik: Immanuel Kanti në kuader të shkrimëve dhe veprave të tij të njohura,pos tjerash shkruan:Ashtu sikurse fytyra e njeriut që është e bukur,ngase përmes saj shihet shpirti,ashtu edhe bota dhe natyra ku jetojmë janë të bukura,sepse përmes tyre shihet Zoti.Duke pleduar kështu në "Fenomenologjinë e Shpirtit" dhe "Fenomenologjinë e Natyrës" sipas konceptëve dhe botëkuptimëve te njohura filozofike dhe metaestetike te Hegelit dhe Husserlit.Përderisa Göetheja planetin tonë(tokën) asokohe do ta quante si "Institucion Mendor të Gjithësisë".Kush e di?!..."Në shumicën prej nesh vazhdimisht sikur ndodhët ose ekziston një i mitur (femijë) qe ia ka endja të lozë apo të tallet shpesh me jetën dhe botën tonë.Gjegjësisht,me vlerat e tyre hyjnore dhe universale.."Do të thoshte me këtë rast Niceja në "stilin" dhe manirin e njohur të një "arkitekti" ose "instruktori" të llastruar të "mbinjeriut".Thuhet se e kundërta e mitologjive,utopive,amnezionëve,anomalive,amorozitetëve,fenomenëve dhe fantazive të ndryshme objektive dhe subjektive janë altruizmi dhe ambiguiteti së bashku me kritikën dhe analizat e njohura shkencore dhe metodologjike.Dhe,kjo aq me tepër kur mendojmë se: Jetojmë në një "botë globale" ose "ultramoderne" te "supermenëve" të ndryshëm industrial dhe teknologjike ku mendja,shpirti dhe morali i gjithëmbarshëm i njeriut të sotëm modern ose bashkohor sikur janë bartur dhe "konvertuar" tek "njerëzit rrobot" ose "njerëzit makine"?! Për të mos thënë këtu tek mikrosofët,mikrocipët ose softverët e ndryshëm digjital dhe elektronik.Orveli në kohën e tij trendët dhe standardët e sotme "ultramoderne" ose "post-moderne" do ti përceptonte dhe konceptonte në prizmin e njohur të një bote furioze,hektike dhe tepër eklektike e dinamike ku jo rrallë mund të verehën edhe tendencat e ndryshme dominante dhe ekskluziviste të atyre(" supermenëve" të mesipërm industrial dhe teknologjik)ndaj pjesës tjetër të globit në një kohë kur këta të fundit nuk përbejnë madje as 5 % të popullsisë së gjithëmbarshme të planetës sonë.Kolakovski nga ana e tij ndërkaq,trendët dhe tendencat e mesipërme dominante dhe ekskluziviste të manjatëve ose "supermenëve" te ndryshëm industrial dhe ekonomik do ti quante hiq me pak se "ripushtim" ose "blasfemi të re" apo të "sofistikuar" të  shumicës apsolute të njerëzve dhe popujve të ndryshëm gjithndej rruzullit tonë tokësor nga ana e "pakicës sundimtare" dhe monopoliste të "tregut global" dhe vlerave të gjithëmbarshme të kapitalit botëror..Ndërkohë që robotizmi  dhe kompjuterizmi i njohur industrial dhe teknologjik së bashku me komercionalizmin,privatizimin ,uzurpimin(sekuestrimin),monopolizimin dhe stratifikimin e gjithëmbarshëm të pronës ose pasurisë së gjithëmbarshme kontinentale ose interkontinentale nga ana e manjatëve ose "supermenëve" të sipërpërmendur industrial dhe ekonomik :Paraqesin si të thuash sfidat dhe provokimet kryesore në kuadrin e zhvillimëve dhe procesëve të ndryshme "ultramoderne" ose "post-moderniste" tek vendët dhe "shoqëritë e larta" industriale dhe kapitaliste. Aty janë edhe gara e njohur për armatim dhe dominim,gjegjësisht,rivalitetët e njohura nukleare ose atomike në mes SHBA-së, Rusisë dhe fuqive të tjera bërthamore së bashku me intersat e njohura gjeopolitike dhe gjeostrategjike të vendëve ose fuqive të ndryshme ushtarake dhe ekonomike  .Ndonëse,të trasheguara si "kostume" ose "relikte" të njohura gjeostrategjike dhe gjeopolitike që nga periudha e fluidshme dhe tepër hektike e ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve te asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit për shumë vite dhe dekada me radhë.Për të mos thënë këtu shumë me herët.Dhe,kjo edhe perkundër faktit tashmë te johur dhe të pamohuar sipas të të cili:Lufta dhe Revolucioni i njohur Amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga "kurora" dhe "metropola" e njohur angleze ose britanike në tre dekadat e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë(18):Të mbiquajtura dhe paramendura gjatë asaj kohe si "pranverë politike" dhe "paralojë revolucionare" e revolucionëve të ndryshme në kontinentin plak. Në një masë tepër të madhe atëbotë i kishin reformuar dhe transformuar konceptët dhe planimetritë e njohura dominante dhe ekskluziviste të fuqive të ndryshme imperiale dhe kolonialiste në një kohë kur e ashtuquajtura "historia botërore" ende po vazhdonte të shkruhej,hartohej dhe formulohej në "rrethin e ngushtë" të fuqive të dikurshme imperiale dhe kolonialiste të kontinentit të vjetër evropian.Duke e vërë theksin këtu në Kongresin e Parë Konstitucional dhe Institucioonal të popullit(kombit) të madh amerikan në Philadelphia(Filadelfia) të vitit të largët 1774.Respektivisht,në DEKLARATëN e njohur të Pavarësisë së bashku me Konventën e njohur konstitucionale dhe jurdike "Checks and Balances"(Lexo:Rregullat dhe Kontrolli) të Philadelphias së vitëve 1879 dhe 1879.Dhe,të gjitha këto të etabluara dhe profilizuara me emrat e shquar(legjendar dhe emblematik) të presidentëve të parë të SHBA-se si George Uashington,Thomas Jefferson,John Adams dhe Benjamin Franklin.Të njohur përndryshe si arkitektët dhe instruktorët kryesor të shtetit dhe kombit të madh amerikan.E thënë ndryshe:Edhe përkundër "platformës" dhe "filozofisë së përbashkët globale" ose "universaliste":Të të ashtuquajturin "tregun global" të kapitalit dhe "vlerave të përbashkëta" të kulturës dhe civilizimit botëror edhe sot e kësaj dite po vazhdojnë ta dominojnë dhe ambivalojnë konceptët,tipët,modelët,sloganët dhe pamfletët e dikushme borgjeze,revolucionare,hegjemone,koloniale,imperialiste etj.Qofshim të gabuar kësaj radhe.Dhe,kjo sidoms atëherë kur flasim dhe mendojme(esull) mbi perëndimin e etapave ose periudhave  të dikurshme hektike dhe tepër fluide të "Kongresit të Vjenës" dhe "Aleances së Shenjtë" me 1815,të "Pentarkisë së Madhe","Antantës së Madhe" dhe kështu me radhë(...).Historitë thuhet se nganjeherë i ngjajnë(për të keq) njëra tjetrës.Kush e di?!...Sidoqoftë,konceptët dhe idealet e njohura shkencore dhe humaniste të Sen Simonit ,Immanuel Kantit etj.(të ngritura dhe projektuara askokohe mbi bazat e një "kristianizmi të ri" dhe të reformuar,gjegjësisht,mbi "katekizmin" e njohur pozitivist dhe industrialist dhe në frymën e dialogut dhe diskutimëve humane dhe poziviste të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme industriale dhe kapitaliste gjithandej globit tonë tokësor..):I kishin dhënë frytët dhe rezultatët e tyre dikur me vonë.Respektivisht,me rastin e ngritjes dhe themelimit të Unionit të Përbashkët Evropian(UE-së) dhe Paktit të njohur Veriatllantik të Natos në Brukselin e vitëve 1948 dhe 1949.Se këndejmi,Sen Simoni në kohën e pushtimit ushtarak të Parisit nga ana e ushtrisë angleze dhe asaj pruse(gjermane) në vitin e largët 1815:I ngrishte ngritur dhe projektuar miqësinë,bashkëpunimin dhe aleancat e ardhshme në mes Francës,Anglisë dhe Gjermanisë në një kohë të vështirë dhe tepër dramatike për fatët dhe ardhmerinë e gjithëmbarshme nacionale dhe historike të "De l´a grande nationit" të njohur francez.Si e Atillë cfarë ishte:Ideja e lartëpërmendur humaniste dhe iluministe e Sen Simonit të Madh i kishte dhënë frytët dhe nektarin e saj ndonja dy shekuj me vonë.Pra:me rastin e ngritjes dhe themelimit të Unionit të sipërpërmendur Evropian dhe Integrimëve të njohura kontinentale dhe interkontinentale në këtë drejtim.Në anën tjetër ndërkaq,edhe përkunder faktit tashmë të njohur se "projektët" dhe "planimetritë" e ndryshme naive dhe kontraproduktive të "instruktorëve" ose "arkitektëve" të ndryshëm të "popujve artificial" dhe johistorik sic kishin qenë dikur "populli jugosllav" i Josip Broz Titos dhe i "Dinastive" të ndryshme të Karaxhorxhevicëve,Pashicëeve etj. në njerën anë dhe "populli sovjetik" ose "proletar" dhe "internacionalist" i Leninit,Stalinit,Brezhnjevit dhe të tjerëve në anën tjetër :kishin "jetuar"(duke mbijetuar me infuzione të ndryshme dhe paterica) si të thuash afro 7O e më shumë vjet.Megjithatë,mbretëritë ose "perandoritë" e dikurshme komunopansllaviste të ish BRSS-së dhe RFJ-së do të ipnin shpirt pikërisht mbi ruinat dhe gërmadhat e njohura të projektëve dhe planimetrive të tyre militare,hegjemone dhe ekspanzioniste kundër vendëve dhe popujve të tjerë joserb ose jorus(...).E thënë ndryshe:Lojërat dhe "apetitët"  e ndryshme  imperiale,koloniale ose gjysëmkolonialiste të Serbisë dhe aleatëve të saj sllavo-ordoks ndaj Kosovës nuk do pijnë kurrë më "ujë" si dikur.Jo.Shqiptarët dhe lidershipi i tyre shtetëror dhe politik në Republikën e Kosovës,në Republikën e Shqipërisë dhe kudo në emër të vlerave  dhe idealëve të tyre të përbashkëta shpirtërore,kulturore,politike dhe demokratike me SHBA-së dhe vendët tjera të NATOS dhe Perëndimit në njerën anë.Respektivisht, në mër të paqës,mirëkuptimit,tolerancës,stabilitetit,bashkëjetesës ,zhvillimit,progresit dhe prosperitetit të njerëzve ose qytetarëve të shtetit më të ri në Evropë dhe në Botë(Republikës së Kosovës) në anën tjetër:popullit dhe shtetit serb i kanë bërë mjaft lëshime dhe kompromise të ndryshme politike,nacionale,historike etj.Dhe,kjo edhe përkundër terrorit dhe masakrave të njohura të regjimit kriminal dhe gjakatar të Milloshevicit gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe shumë më herët.KOSOVA ëSHTë GJAKU YNë Që NUK FALëT KURRë PëR ASNJë PëLLëMBë DHE ASNJë MILIMETëR Të HAPëSIRëS DHE TëRITORIT Të SAJ Të NJOHUR HISTORIK DHE GJEOGRAFIK!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx