E enjte, 24.07.2025, 10:17 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Filosofia politike dhe udheheqesi modern...

E enjte, 15.07.2010, 09:52 PM


Filosofia politike dhe udheheqesi modern...

 

Nga Agron Shabani

 

- Duke menduar ne figuren dhe personalitetin e pergjithshem te kryeministrit te Republikes se Kosoves,z.Hashim Thaci:

          

    Sic eshte cekur dhe shkruar edhe me heret:Jeta dhe vet bota ne te cilen jetojme ne themelet ose supstancen e tyre thuhet se jane logjike me vet faktin se te qenurit dhe ekzistenca e tyre e kane supstratin(strukturen) e njohur diskursive dhe dialektike te Dialogut dhe Mirekuptimit te gjithembarshem shoqeror ose qytetar.Ne kete menyre edhe filozofia si shkence dhe nje disipline e pergjithshme(globale ose universale) gjithmone vepron ose reagon ne menyre diskursive dhe dialektike.Mbase,me ane te Dialogut dhe Metodave(Eksperimenteve) te njohura shkencore dhe metodologjike.Ne kete kuader i kemi edhe Dialogun dhe Dialektiken se bashku me Logjiken,Etiken,Estetiken,Metafiziken,Ontologjine,Epistemologjine,Materializmin,Idealizmin,Monizmin,Dualizmin,Pluralizmin,Gneseologjine,Empirizmin,Senzualizmin,

Intuicionizmin,Racionalizmin,Iracionalizmin,Kriticizmin,Antropologjine etj.E thene ndryshe PRA:vetem mitet(mitologjia),religjioni ose teologjia ne te shumten e rasteve veprojne ose reagojne ne menyre te njeanshme(unilaterale) dhe monologjike.Perderisa Filozofia ne te shumten e rasteve sherbehet ose vepron(participon)me ane te Dialogut dhe gjuhes se lartepermendur diskursive dhe dialektiko-metodologjike.Madje,me gjuhen e fakteve,pervojes se gjithembarshme objektive dhe subjektive si dhe te argumenteve te qendrueshme dhe "kokeforta" qe ne filozofi shpesh quhen edhe konkluzione ose gjeneralizime te logjikshme dhe dialektike konforme Maksimes se njohur "Contradictio in Adjecto". Perderisa,materia(supstanca),ekzistenca,jeta, e bukura,e fshehta,e vecanta,pervoja,shkathtesia,aftesia,drejtesia,barazia etj.mund te definohen ose konceptohen ne suspektin e gjithembarshem komparativ dhe analogjiko-metodologjik te Filozofise me Ontologjine dhe disiplinat tjera metafilozofike dhe antropologjike.Kjo done te thote se pavaresisht "asaj" se ku jemi(ku jetojmer),cilit rajon ose cilin regjion ,cilit subjekt ose ciles parti politike,cilit besim fetar etj. i perkasim ose i takojme.Ne radhe te pare jemi njerez.Pastaj jemi vellezer(shqiptar) te nje gjuhe,te nje trupi(trungu),te nje shpirti dhe te nje gjaku.Dhe,tek pastaj mund te themi se jemi drenicak,llapjan,dukagjinas,anamoravas,gollakas,anadrinas,kacanikas ,shkodra,mireditor,tiranas,vlonjat,elbasanas,sarandiot.tetovar,preshevar,shkupijane,ulqinak e keshtu me radhe.Apo,mbase anetar dhe simpatizant te PDK-se,AAK-se,LDK-se,PSHDK-se,AKR-se,LDD-se etj.etj.Ne radhe te pare jemi shqiptar.Jemi njerez.Ndaj,ne radhe te pare duhet te jemi njerez te dashur dhe njerez te thelle ne kuptimin e plote te fjales.Kjo per faktin se njeriu i perkushtuar dhe patriot ne radhe te pare eshte njeri i dashur dhe njeri i thelle.Se kendejmi,une per veten time si te thuash asnjehere(ose shume pak) jame pajtuar me konceptet ose modelet e ndryshme partiake ose politike te liderit te AKR-se,Behgjet Pacollit:Por,me logjiken dhe filozofine e tij te shquar komerciale dhe afariste po.Respekt!Kjo done te thote se shume shpesh nuk jame pajtuar edhe me disa qendrime ose opcione te ndryshme te Hashim Thacit,Jakup Krasniqit,Fatmir Sejdiut,Xhavit Halitit ,Hajredin Kuqit etj.(mbase si bashkombas i tyre apo mbase si nje qytetar i rendomte i R.Kosoves):Ama,kjo nuk done te thote se i kam armiq figurat ose personalitetet e lartepermendura shteterore dhe politike.Krej dicka tjeter jane problemet e ndryshme te natyres private.Ato nuk kane vend ne shoqeri ose ne opinionin e gjere publik.Inatet,kapriciot e ndryshme,rivalitetet ose hasmerite e cfaredollojshme sidomos. Pra,duhet te kemi kujdes dhe maturi te posacme ne rivalitetet,mosdurimet ose mospajtimet e ndryshme objektive dhe subjektive ndaj njeri tjetrit.Ashtu sic duhet te kemi kujdes dhe maturi ndaj simpative ose idolatrive te ndryshme objektive dhe subjektive.Ndaj,ne vazhdim te ketij shkrimi lexuesit te nderuar e ndiej per obligim moral dhe publik t´ia ceku faktin se une(Agron Shabani) nuk jame as anetar,as udheheqes ose ndonje keshilletar politik ne PDK-se ose ne "bordin" e pergjithshem te Qeverise Thaci.Perkundrazi: nuk i takoj si te thuash "lagjes" se atyre njerezve ose artikullshkruesve te ndryshem qe zotin Thaci dhe bordin(kabinetin) e tij qeveritar ne Prishtine i shpallin hero ose i himnizojne neper faqe te ndryshme shtypi,ne portallet(web-faqet) e ndryshme te Agjensive tona te Lajmeve etj.Megjithate,tendencat e ndryshme "dominante" dhe "eksluziviste" te individeve ose grupeve te caktuara politike dhe te tjera se bashku me ca orvatjet te tjera(objektive dhe subjektive) qe kane per qellim mohimin ose minimizimin(minimin) e figures dhe personalitetit te pakontestueshem politik ,ushtarak dhe historik te  z.Hashim Thaci(Neser ndofta edhe te zotit Ramush Haradinaj etj...)ne njeren ane.Respektivisht,,Ora e Madhe e Historise sone kombetare se bashku me Zerat e kohes dhe Shpirtit tone(Zerat e UCK-se pra!) dhe higjiena ose etika e brendshme shpirterore dhe patriotike ne anen tjeter:Me therrasin dhe obligojne per nje analize konstruktive dhe reflektim te sinqerte, pozitiv dhe kronologjik qe korrespondon me figuren dhe personalitetin e shquar te kryeministrit aktual te Republikes se Kosoves,z.Hashim Thaci me sa vijon:

E para:zoti Hashim Thaci per mendimin tim(dhe,jo vetem timin!) eshte njeri prej figurave ose personaliteteve me te kompletuara dhe me integruese ose karismatike ne "relijefin" ose mozaikun e gjithembrareshem vendor dhe nderkombetar.Perse kjo? Sepse, kryeministri Thaci ne radhe te pare eshte udheheqes ose politikan i njohur i cili karieren e Tij politike dhe patriotike e ka ngritur dhe filluar nga fronti i luftes se njohur clirimtare dhe patriotike te UCK-se dhe popullit shqiptare ne Kosove.Dhe, jo nga nivelet ose rangjet e ndryshme(forumiane dhe kabinetike)te ish jugo-serbo-sllavise se dikurshme.Pra:edhe perkunder parullave,sloganeve,ndajmbathjeve,pamfleteve dhe epiteteve te njohura "demokrate" ose  "djthatiste""kRYEMINISTRI THACI se bashku me bashkeluftetaret e Tij te Beses dhe idealit e fituan Luften e lavdishme clirimtare dhe independentiste te  UCK-se.

E dyta:Z.Thaci ka ardhur ne politike nga jeta dhe bota e njohur shkencore dhe akademike dhe jo nga rruga ose me ane te metodave te ndryshme antikombetare,quazishteterore ,komplotiste dhe pseudopolitike(...).Si disa lidere,ose ish lider dhe politikan te tjere ne Kosove ,Serbi,Maqedoni e kudo.

E treta:Ne kursin dhe filosofine e njohur politike dhe diplomatike te prof.Hashim Thacit: i pasuri, i njohuri, i dituri,i zhvilluari,i verteti ,miku dhe patrioti i vertete gjithmone kane te drejte.Kjo eshte filosofia moderne politike e Perendimit.

 E katerta:Cfare mund te dije,cfare me duhet te bej dhe ne cfare(cka) guxoj te shpresoj?Jane keto ato tre(3)pyetjet dhe parimet kryesore ne kuadrin e "Idealizmit kritik" dhe Dialektiko-Metodologjik te "shoqerise se larte" industriale dhe kapitaliste sipas konceptit te njohur te Immanuel Kantit etj.Qe i njeh dhe i respekton me perkushtim ne kursin ,vizionet dhe ne filosofine e tij shteterore dhe politike kryeministri Thaci.Shih per kete,zoti Thaci duke u mbeshtetur ne formulen e njohur shkencore dhe filosofike te Agnes Heller,Edmund Husserl,Hanna Arendt  etj.:Me plot te drejte e thekson(dhe e zbaton ne praktike te perditshme dhe teori) nevojen ose kerkesen e njohur njerezore ose qytetare sipas te se ciles:politika,shteti,filosofia dhe dialektika e pergjithshme jetesore dhe qytetare duhet t´i japin njeriut spjegim ose pergjigje konkrete ne tre(3) pyetjet ose kerkesat e tij kryesore: Si duhet menduar,cfare duhet bere dhe si duhet jetuar ne kushtet dhe rethanat e sotme bashkohore ose moderniste.Kjo u deshmua me se qarti kohe me pare me rastin e deklarimit dhe pozicionimit te spikatur dhe decidive te kryeminitrit Thaci ndaj "protokolit enigmatik" te EULEx-it me Serbine etj.Gjegjesisht,me rastin e prononcimit te spikatur  shteteror dhe patriotik te z.Thaci lidhur me problemet e njohura ne pjesen veriore te Qytetit te Mitrovices si dhe ndaj provokimeve te tjera te Beogradit zyrtar ndaj Kosoves ku nuk kane munguar si te thuash asnjehere reagimet dhe prononcimet e ekulibruara(shteterore dhe politike) te shefit te ekzekutivit kosovar.Respekt.

E pesta:Kryeministri i Republikes se Kosoves,z.Hashim Thaci ndofta me teper dhe me bukur se cdo udheheqes ose politikan tjeter shqiptar i ka njohur dhe kuptuar metodat dhe refleksionet e njohura etike,dialektike,logjike,metaestetike dhe pozitiviste te Dialogut te pergjithshem shoqeror dhe politik me njerezit dhe qytetaret e vendit e tij.(lexo:Sipas koncepteve dhe vizioneve te njohura te nje lideri ose udhehesi modern.Perkatesisht,ne kuadrin e nje filozofie politike moderne dhe pozitiviste te botes dhe kohes ne te cilat  jetojme.

 E gjashta:Kryeministri Thaci ne stilin dhe manirin e shkelqyer te liderit dhe nje udheheqesi te larte kombetar iu beri balle sfidave dhe provokimeve te ndryshme(objektive dhe subjektive apo mbase,individuale dhe kolektive)ne kohe dhe hapesire nga ana e rivaleve ose kundershtareve te tij partiak dhe politik.I tejkaloi ato me lehtesine dhe zgjuaresine e lakmuar te nje intelektuali dhe vizionari te perkryer politik dhe patriotik.

 E shtata:Edhe perkunder parullave ose sloganeve te ndryshme(folkloriste dhe karikaturiste) mbi kinse "majtizmin" e Hashim Thacit dhe "djathtizmin" e dikujt tjeter.Hashim Thaci dhe Rajoni i Drenices nuk kane qene si te thuash kurre majtist,marksist,leninist ose komuno-pansllavist.Jo.Kurre.Ose,shume pak.Per dallim nga " djathtistet" e partive dhe rajoneve te tjera.Drenica ne ish regjimin e dikurshme serbo-jugosllav ka qene treva me e keqtrajtuar dhe e persekutuar nga Titoja,Rankovici dhe "partizanet" e ndryshem(shqipfoles) ne Kosove.Apo?!...Por,jo vetem Drenica.

 E teta:Kryeministri Thaci nuk eshte oportunist,madje as hedonist,konformist,alkimist ose impresionist i nenshtruar si disa kolege ose homolog te tij.Por,Ai mbi te gjithat duket se eshte metodist,sensualist,intuicionalist,refleksionist,institucionalist,pragmativist dhe nje idealist i matur dhe racional?Pa dashur te futemi ketu  ne ceshtjet dhe aspektet e brendshme(etike dhe metaestetike) te kryeministrit kosovar.

 E nenta:Kryeministri i Republikes se Kosoves,profesor Hashim Thaci i njeh dhe i posedon ne menyre te shkelqyer,madje,profesionale,kompetente dhe teper koherente e afirmative potencialin,shkathtesine dhe metodat e njohura politike dhe diplomatike te komunikimit dhe bashkepunimit te brendshem(kombetar) dhe atij te jashtem(nderkombetar):Ne te mire te stabilitetit  dhe qendrueshmerise se raporteve dhe maredhenjeve nderkombetare te shtetit dhe qeverise kosovare.Per zhvillimin dhe avansimin e vazhdueshem dhe konstruktiv te maredhenjeve nderkombetare te Republikes se Kosoves ne forme profesionale dhe institucionale.Perkatesisht,permes Qeverise se Republikes se Kosoves(Ministrise se Jashtme) dhe perfaqesive te saj konzulare dhe diplomatike neper vendet e ndryshme te botes.Dhe,sidoms raportet ose maredhenjet e shkelqyera te shtetit dhe qeverise kosovare me SHBA-s dhe vendet tjera anetare te Natos dhe Perendimit qe Kosoves dhe popullit te saj iu gjenden prane kur e kishin mese veshtiri dhe kur kishin nevoje.Ndonese,pa i harruar ketu edhe maredhenjet dhe raportet e shkelqyera te shtetit dhe qeverise kosovare me Turqine,Arabine Saudite,Japonine,Indonezine dhe me vende te tjera gjithandej globit me te cilat Republika e Kosoves pretendon maredhenje te ndryshme bilaterale,multilaterale dhe te ngjashme.

Shih per kete,kryeministri Thaci dhe kabineti i Tij duket se i kane konceptuar,sistemuar,profilizuar,konturuar,ravijezuar,eksploruar dhe harmonizuar(konvencionalizuar) per mrekulli maredhenjet ose raportet prijoritare dhe ambivalente te shtetit dhe qeverise kosovare me vendet ,faktoret dhe organizatat me te rendesishme dhe relevante gjithandej globit tokesor ne baze te planimetrise se njohur politike dhe diplomatike me sa vijon:1.Bashkepunimi dhe maredhenjet e shkelqyera te Republikes se Kosoves me SHBA-s dhe vendet tjera(Mike dhe Aleate) te Natos dhe Unionit Evropian;2.Maredhenjet e perzemerta dhe vellazerore me Republiken e Shqiperise;3.Maredhenjet miqesore me te gjitha shtetet dhe qeverite tjera qe e njohin dhe e pranojne realitetin e gjithembarshem ne Republiken e Kosoves;4.Maredhenjet e fqinjesise se mire;5.Maredhenjet e mira,neutrale ose indiferente e keshtu me radhe.Dhe,te gjitha keto konform te te gjitha rregullave,konventave dhe kodifikimeve te njohura (Si "Koventat e Vjenes" me 1961,1963,1964,1967 etj.)te shteteve,politikes dhe diplomacise nderkombetare.Mirepo,kjo nuk done te thote se kryeministri Thaci eshte udheheqes ose nje lider i perkryer shteteror dhe politik.Jo kurrsesi.Perkundrazi:ne figuren dhe personalitetin e pergjithshem te kryeminstrit kosovar gjithmone mund te kete vend,kohe dhe hapesire per kritika,sugjerime,verejte ose rekomandime te ndryshme shteterore(institucionale) dhe qytetare.Pa i harruar ketu verejtjet,sugjerimet dhe rekomandimet e njohura(konstruktive dhe pozitiviste dhe jo ato destruktive ose dekonstruktive te opozites kosovare!) ndaj kabinetit Thaci dhe keshtu me radhe.Sidomos ndaj politikave te ndryshme kadrovike dhe "lokalisto-nepotiste" te shtetit dhe qeverise kosovare (kujto ketu lokalizmat,nepotizmat dhe bajraktarizmat e ndryshem shteteror dhe politik te rajoneve te Llapit dhe Drenices etj.qe bartin vulen dhe "licencat" e ndryshme te Fatmir Sejdiut,Hashim Thacit etj.)qe mund te kene pasoja afatmesme ose afatgjata per raportet dhe zhvillimet e metutjeshme te shtetit dhe shoqerise sone e keshtu me radhe.Per te cilat do bejme fjale ndonje here tjeter.

    Filozofia politike,definicionet dhe koncepti i saj shkencor:

----------------------------------------------------------------------------

 Se kendejmi,filosofia politike eshte dege ose nje dicipline e vecante e filosofise e cila ne forma te ndryshme(apstrakte,skematike,dialektike etj.) i studion dhe analizon konceptet dhe argumentet e ndryshme ne baze te te cilave definohet,formohet dhe konceptohet mendimi i pergjithshem politik.Nderkaq,debatet ose analizat e ndryshme rreth termit ose nocionit "politike,politikke" etj.jane si te thuash nje nder problemet themelore ose supstanciale te filosofise politike.Kjo mu per faktin se ne kuptimin ose dimenzionin e pergjithshem:me termin ose nocionin e lartepermendur politike ne radhe te pare i nenkuptojme teorine dhe praktiken e pergjithshme politike nga te cilat ngrten dhe formohen(themelohen) mekanizmat dhe institucionet kryesore te shtetit dhe shoqerise.Ne anen tjeter nderkaq,filosofia politike si praktike e pergjithshme dhe teori fillon mu nga momenti i njohur kur krijesat e njohura njerezore ose qytetare fillojne ti perceptojne,akceptojne dhe anticipojne veteveten dhe kolektivitetin e tyre shoqeror dhe politik jo si dicka te palevizshme(statike) ose si pjese te nje "rendi" ose "rregulli te palevizshem-natyrore".Por,si nje dicka qe ka force(fuqi),energji dhe potencial.Shih per kete:Ne vende dhe kultura te ndryshme shteterore dhe politike mund te hasim edhe ne forma dhe metoda te ndryshme te filosofise politike.Kjo mu per faktin se ne kete spekter edkzistojne si te thuash edhe dy faktor te rendesishem dhe determinant.I pari i takon sferes se ndikimeve te ndryshme epokale dhe historike se bashku me tendencat e njohura dominante dhe ekskluziviste te cdo shekulli dhe pepoke.Qe ju perkasin kryesisht fushave te studimeve dhe analizave te ndryshme etike dhe epistemologjike ne kuadrin e njohur(ekskursiv dhe diskursiv) te filozofise politike.Perderisa,Faktori i dyte eshte i rendesishem mu per faktin e influences ose ndikimit te fuqishem(invidual ose kolektiv) te nje filozofi,udheheqesi nacional ose politikani ne trendet dhe standardet ose zhvillimet e pergjithshme dhe aktuale te nje shteti dhe shoqerie njerezore ose qytetare.Keshtu per shembull:Ne Evropen e periudhes se njohur mesjetare si teme dominante e filozofise se atehershme politike kane qene lidhjet dhe raportet e ndergjegjshme dhe serioze ne mes shtetit dhe kishes.Ne "kohen moderne"(te apsolutizmin, humanizmit, renesanses etj.) si teme dominante ka qene shkembimi i pervojave dhe argumenteve te ndryshme politike dhe historike ne mes ideologove,kundershtareve dhe ithtareve te zjarrte ose fanatik te apsolutizmit rreth "fuqise se perkufizuar" te shtetit ne ceshtjet dhe aspektet e ndryshme te shoqerise qytetare(Ancien Regime).Nderkaq,ne fundshekullin e nentembedhjete(19) dhe filliminshekullin e njezete(2O) bosht kurrizor i temave te asokohshme te filosofise politike kane qene format dhe metodat e njohura te mobilizimit dhe organizimit te pergjithshem te shoqerise se re(industriale dhe kapitaliste).Gjegjesisht, te sistemit te ri shoqeror dhe ekonomik te Perendimit.Nderkohe qe koncepti dhe definicioni kryesor i filosofise politike ndodhet i ngritur mbi supstratin(formulen) e njohur shkencore dhe metodologjike te mobilizimit dhe nje organizimi sa me te suksesshem dhe produktive te shtetit,shoqerise dhe institucioneve te njohura shteterore dhe politike.Ndonese,pa i harruar ketu Filozofine e njohur analitike dhe ndikimet e saj ne Britani te Madhe,SHBA-s,Australi,Zelande te Re,ne Shtetet Nordike(Skandinavike) dhe keshtu me radhe.(Lexo:Shkollen ose kolegjin e njohur te Oksfordit dhe Filozofine analitike ne kete drejtim..).Kjo done te thote se Filosofia moderne ose bashkohore e politikes ose diplomacise ne radhe te pare duhet te definohet dhe anticipohet si vleresim dhe nje analize e pergjithshme kritike dhe metodologjike ndaj ceshtjeve fundamentale te njeriut dhe shoqerise se gjere njerezore ose qytetare.Ndaj,mu per kete shkak ne praktiken dhe filosofine e sotme politike i kemi pese(5) nocione ose parime kryesore te filosofise politike.Ato jane:1.Barazia sociale,2.liria,3.barazia kushtetuese dhe juridike,4.bashkesia dhe 5.demokracia.Sidoqofte, ne shqiptaret(kosovaret) e rajoneve ose qyteteve te tjera:Kemi per obligim moral dhe patriotik qe ta njohim dhe respektojme shtetin dhe qeverine e vendit tone te dashur qe heperhe(momentalisht) udhehiqet nga vellezerit dhe motrat tona nga Llapi dhe Drenica.Dhe,kjo pavaresisht asaj ne jane "simpatik" ose "antipatik" Hashim Thaci,Fatmir Sejdiu ose Jakup Krasniqi me dikend tjeter atje.Kjo done te thote se duhet te mesojme nje trohe me shume nga tradita e njohur kulturore dhe demokratike e miqve dhe aleateve tane ne SHBA-se,UE-se ose ne Nato.Ku edhe perkunder perplasjeve ose debateve te ndryshme(te nxeheta dhe shpeshhere edhe elektrizuese) ne mes pozites dhe opozites se njohur parlamentare dhe politike:Te gjithe e njohin dhe pranojne njeri tjetrin si aleat te shtetit,madje,si aspirant te barabarte dhe participant.



(Vota: 6 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx