Mendime
Halit Bogaj: Tadiç kërcënon
E merkure, 14.07.2010, 09:58 PM
TADIQ KËRCËNON
Nga Halit Bogaj
Pas deklaratës së Bajram Rexhepit mbi dërgimin e forcave speciale të Kosovës në Veri të Mitrovicës, reagoi Boris Tadiq I cili ishte shumë I ashpër..Kërcënimet e tij pa plumba dhe bajate ishin rezultat I debakleve të vazhdueshme të Serbisë në planin diplomatic.Pas asaj që I ndodhi para disa ditësh në Mbledhjen e OKB-së të cilën e kishte ftuar vetë, Tadiq I humbi të gjitha arsyet dhe filloi ta kërcënojë botën demokratike e cila 11 vjet më parë kishte vendosur ta ndalonte dhe ta varroste një regjim autoritar dhe kriminel që I kishte filluar tri lufta ballkanike.Në këtë rast Tadiq/verbalisht/ishte edhe më I ashpër se Millosheviqi, duke thënë se do të ndodhë një luftë ‘’me pasoja katastrofale’’, por duke harruar se çka kishte përjetuar Serbia gjatë atyre 78 ditëve të bombardimeve të pandërprera!Me një kërcënim të tillë ai nuk mund ta frikësojë askend, përveç t’I trimërojë nacionalistët radikalë të cilët në të njejtën kohë janë edhe profiterë luftarakë dhe nuk bëjnë asgjë tjetër përveç asaj shprehjes popullore’’bëje zot llugë’’.Nëse do të kthehej disa vjet prapa, Tadiq do ta kuptojë se çfarë forcash ushtarake ka Serbia e çfarë forcash NATO-ja, e cila është duke e mbrojtur Kosovën, me ç’rast u pa edhe atë ditë kur të njejtat arritën në Mitrovicë , gjatë protestës së përgjakshme të ‘’carllazarëve’’kur e humbi një mjek musliman dhe u plagosën 11 protesutues të tjerë.!Gjithashtu ai po harron se sipas Marrëveshjes së Kumanovës forcat tokësore ushtarake serbe/në rast të ndonjë rreziku që paraqitet ndaj Kosovës/ e kanë të ndaluar të afrohen më tepër se 5 kilometra në drejtim të kufirit të Kosovës.Përndryshe NATO do të arrinte për 24 orë para dyerve të Parlamentit të Serbisë, përkatësisht do ta përjetojnë edhe një bombardim shumë më të ashpër se atë në vitin 1999./ngase në këtë rast do të sulmoheshin forcat e saj. Duke e shqyrtuar atë deklaratë, njeriu mund të thotë se Tadiq mbase nuk ka qenë stabil në aspektin psikik, sepse njeriu normal nuk do të guxonte t’I thoshte ato fjalë!.Por sidoqoftë, gjuha është nga tuli dhe duke pasur zor të madh, I shkreti është shfryer bile me fjalë! Mendimet e tij të pamatura nuk do t’i sjellin poena politike dhe diplomatike, sidomos tani kur Serbia përpiqet të inkuadrohet në BE, duke u munduar ta bindë botën se është bërë’’shtet demokratik’’.Fjalët e tij do t’I kthehen bumerang edhe nga shkaku se para disa ditësh Parlamenti evropian e ftoi Serbinë që ta fillojë dialogun kosntruktiv me Kosovën, kurse presidenti I saj menjëherë pastaj, në njëfarë mënyre e shpalli luftën e tij ndaj nesh dhe NATO-s!Mirëpo edhe ne mund të marrim frymë më lirisht ngase bota edhe njëherë e pa se kush janë ata dhe çka janë në gjendje të bëjnë me botëkuptimet e tyre çoroditëse, nga të cilat nuk mund të çlirohen në asnjë mënyrë..Madje madje po shihet qartë se me Serbinë, një kohë të gjatë nuk do të mund të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore, por as neve nuk do të na bëhet më vonë se asaj.Gjithashtu Tadiq po harron se të rinjtë serbë nuk do të vijnë më për t’u vrarë në Kosovë, sidomos tani kur do të përballen me vdekjen e tyre të sigurtë dhe në çdo hap!Ata e kanë kuptuar qëmoti se Kosova është bërë shtet dhe sa më parë që ta pranojnë,aq më mire do të ishte për të gjithë.Të gjithë e dinë se një luftë e tillë absurde do të ishte paraprakisht e humbur, aq më tepër kur Serbia është duke përjetuar një krizë të madhe në shumë aspekte.Me fjalët e presidentit të saj ,Serbia po bëhet peng I marrisë së re, I errësirës, I ferrit dantesk dhe se njerëzit e sotëm normalë nuk do të duhej t’I flisnin këto fjalë.Në fund të fundit, nga Serbia nuk do të vijë askush për të luftuar, ngase e kanë hangër njëherë’’Pykën e Deli Ramës’’, duke I ngritur tre gishtërinjtë në ikje e sipër dhe duke e quajtur humbjen ,/si gjithmonë/fitore!Dhe me deklaratat e tij ditëve të fundit, po shihet se ai nuk e meriton vendin e Presidentit serb!.
Luftënxitësi Tadiq, është edhe manipulant I popullit të tij, ashtu siç ishte Millosheviq dhe Koshtunica.Në vend që t’I lejonte serbët që të jetonin në paqe, të cilët votuan për shtetin demokratik të Kosovës, ai bën çmos që t’I çorientojë ata, kurse vetë rri ulur dhe pa brenga në foteljen e butë të metropolës serbe!Dhe për të qenë anomalia më e madhe, për kërcënimet e veta ai akuzon dikë tjetër, ashtu siç e panë atë ditë edhe në OKB, kur as miqtë nuk mund ta mbronin dhe kur përfaqësuesi amerikan dhe Skenderi ia nxorrën gënjeshtrat në fushë dhe ai nga inati e lëshoi para kohës mbledhjen të cilën e kishte ftuar vetë!