Mendime
Sali Mustafaj: Nji pergjigje per t`nderuarin, Selim Hasanaj
E diele, 11.07.2010, 09:57 PM
Nji pergjigje per t`nderuarin, Selim Hasanaj
me 09.07.10.Wohlen
Nga Sali Mustafaj
I nderuari baca Selim
Jame ndjere i befasuar kur me ra ne sy nji leter publike e adresuar ne emerin time.Kjo per faktine se eshte rasti i pare. Me duhet te theme se ndjehem mjaft i sfiduar.
Me deshire do isha pergjigje permes nje adrese direkte, Por meqe ajo me mungon dhe qeshtja
Perafersisht para dy mujve shfetova per here te pare ne faqen –Z.Sh. Qe diten e pare aty lexova nji shkrim Tujin. Meqense ishe
tregimeve qe kasha ndegjuar nga femijerija ime. Nga te gjitha leximet e punimeve Tuaja krijova pershtypjen e drejte se: Selim Hasani eshte nji veprimtar i perkushtuar qe kur hallet e Atedheunt te Tij i beri brenge. Respekti per perkushtimin, por edhe mosha ma nxoren nga goja meritushem fjalen bacë.
Fakti qe une jame jo partijak, me jepe mundesi te jeme krejtesishte i pa anshem ne kete pergjigjen ketu poshte. Ne gjith jeten time, qe nga viti 1978 une kame qene vetem opozite e te gjitha pozitave(kuptohet me kaqikun tim). Ne v.1984 si student edhe i burgosur politik.Tash jame 48 v. dhe prej 21 vitesh jetoj ne Zvicerr. Jame shqiptar i Vaso Pash Shkodranit.
Pikpamja ime per mjerimin e vendit tone eshte forte e ngjashme me Tuajen. Me pak fjale kete gjendje do ta perkufizojsha keshtu: trojet shqiptare, pa perjashtim, dikund prej 20 v. e dikund qe 10 v. i perngjajne nje lendine dhe mali, ku hijena,qakaj,ujqe ,qene,zagare, korba, krimba e djaje, kafshojne e kafshojne dhe nuk kane te ngopur.Mjerisht, te problemi i zgjedhjes, shqiptaret ma nuk po dine ma as kend ta zgjedhin, se te gjithe tashma jane provu si kafshus, qe nga krytaret e shteteve deri tek pastrusi ne komuna,shkolla,spitale etj.Po çfar kafshojne keta ?.Te gjitha te mirat e vendit pa asnji perjashtim, por edhe ardhmerine e kombit tone. Jane 20 vjete qe une mbaje bindjen, se kombi yne ,ne krejte hapsiren ku jeton, eshte ne krize te jashtezakonshme per personalitete.Vete gjendja ne te cilen jemi e thote kete.Pak shembuj: A jane personalitete ata qe po plaken me politike dhe nuk bejne nji maternitet ne Presheve? A jane personalitete ato qe gjuhen po harrojne e nuk bejne ne Mal te Zi një gazete te perditshme ne gjuhen e tyre? A jane personalitete ato qe ne Maqedoni nuk rregullojne shtetsine e popullit te vete, per te marre pjese edhe ata ne votime? A eshte personalitet Sali Berisha qe i jepe kishe, varre,dete e gjithqka grekut dhe e sjelle vendine e vete ne krize qesharake, se nuk ja ka anda te hape kutite ku eshte i mbyllur djalli ? A eshte personalitet Hashim Thaqi qe rrine e pret ndonji mrekulli ne luften kunder korrupcionit? Me thuje a eshte popull ky i yni qe i shene dhe perjeton çdo dite, deri ne palce, njemi te keqija dhe megjithat flene si ariu ne dimer? A meriton te linde femi aj qe done vetem te fleje?
Faktet historike flasine bindshem se kemi trashegu nji prapambeturi teper te madhe dhe se asesi nuk po mund ta marrim veten.Per edhe me keqe jemi ne qoroditje gjithnje e me te mbrapsht ne mbare hapsiren ku jertojmi. Ma s`ka mbetur vend ku do te mund te gjurmohej ndonji shpetimtar dhe se, permendja e ndonji fshat,rrethine e krahine, eshte vetem nje kotesi e radhes. Nese ndjene se t`kame keqkuptuar ne theksimin e krahinizmit, une me shume lehtesi te kerkoj falje, se keqekuptimin nuk e kame per ushqim.
Persa i perket kontributit te brezave ne te kaluaren, pikpamja ime eshte se historija eshte e pa shkputshme,por se ka momente .Atdhetaret kane vepruar ne te gjitha kohrat, mundesit dhe rrethanat e mundshme. Nderprerja e historise( fragmentimi) ka qene nji masaker, per te cilen edhe duhet te turperohemi.
Persa i perkete Institucionit te Policise se Kosoves, duhet ta kemi parasyshe moshen e ketije institucioni, pervojen, arsimin , por edhe veshtiresite materiale qe kane ata, qe bashk me arsimtaret jane te vetmit qe nuk mund te kafshojne asgja. Duhet te mendojmi edhe ne ç`far rrethanash punojne ata. Dua te perseris se ata jane ata herojte e asaje lendines dhe malit me plote kafshuse. Ata per ç`do dite perballen me krimin e pa denushem. Ç`do dite zane kriminel dhe vetem se hasmohen me ta dhe duhet te jetojne edhe me frigen e tyre, se ligji nuk denon kriminelin tek ne. Per pikpamjen time, policet e Kosoves jane puntoret me te keqeperdorur ne Republiken e Kosoves. Doren ne zemer,me gjith deshiren per ti sherby vendit tim, une nuk do e beja punen e tyre ne rrethanat kur krimi nuk ndeshkohet. Thjeshte e shqip puna e tyre eshte sikur njeriu te dali per te gjetur bela ne mahallen e belagjinjve. Me vjene keq qe them kete,por eshte nje realitet.
Meqense nga natyra jame edhe veshguse, kame patur raste te shohe dhe te degjoj, se si edhe mergata u biet e gjorve ne qafe.Mergimtari yne i lodhur nga puna njivjeqare,nga shtresi i perditshem, nga hallet e shumta, nga diciplina e komunikacionit dhe regjimet e rregullit qe mbretrojne ne boten perendimore, te permalluar e te gezuar qe vine ne vendine e tyre,sapo te hyne ne Kosove duane te shijojne liri te skajshme, duke u hallakatur deri ne permasat e rrebelimit dhe fyrjeve.Kjo nuk do te thote se edhe policet tane jane engjuje. Jo, edhe ata kane dalur nga aj brumi i pergjithshem.
Asesi nuk e mendoj se Ju jeni kategori e ketyre mergimtarve. Jo, kete nuk e thote as edukata dhe as mosha e Juaj.Por ne jeten e perditshme na ndodhin edhe gjera te pa deshiruara,qe munde te jene rrjedhime te perditshmerise sone jo aq te lete, me lodhje nga largesija dhe malli, nga merzija dhe brengate e laimeve te hidhura per vendin tone,qe ne i marrim me shume se edhe buken, nga ndonji provokim i ardhur nga moskujdesi i nje pale tjeter, po nganjihere edhe nga animi partiak ne stilin e tifozit, ashtu qe nganjihere e humbim kujdesin ne komunikim dhe sjellje. Edhe keto jane pjese e jetes njerzore.
Pershendetje atdhetare, paq shendet e kontribut per Atedheun tone.
Sali Mustafaj
Ketu poshte lexo dhe pikpamjen time ne vargje(vjerrsha eshte nji shperthim i brengave t`mija ne keta dy mujte e fundit)
Me merr murlan
Eja, me merrë murlan
e m`hudh në Hënë
të ikë nga kjo botë
ku rehat s`me lënë.
..
Me sjellë atje
edhe dashurinë
ca shokë dhe miqë
se bashku të rrimë.
…
Dua dhe Natyrën
më Florë e Faunë
malli t`mos na mbyti
për vendlindjen tonë.
…
Lule e barë të këtë,
me fusha pa mbarim
për gjënë e gjallë
dhe për syrin tim.
..
Të me rritën lisatë
unë duke i parë
lumë e lumë të bejnë
ku në kemi ardhë.
….
Atje dua dhe shumë ujë
lumenjë,liqejtë dhe detin
plaget tua thajë
tua ndali qelbin.
…..
Kafshët mi zgjedhë
nga të gjitha llojet
se bashku të jetojmë
pa hilët e Tokës.
..
Të me duanë kafshet
si një shpetimtar
që i solla lartë
ku s`ka gjuetar.
…
Për muzikën shqiptare
me sill lautë e qifteli
me cicerimën e zogjve
do bejmë nji simfoni.
..
Këngën shqipëtare
nga bilbili do e mesojmë
pa tallava e rep
do nisim të këndojmë.
..
Në paradizën time
dua të kemë dhe gjarprinjë
nesë keshtjella morale bie
të atillet le të me përbijnë.
….
Në respekt për opozitën
dua të kemë dhe djajë,
ju sjell dhe daulle,
zgjuar të me mbajnë.
…
Lartë i dua të gjitha
por s`dua të kemë politikajë,
prokurorë,gjyqtarë e mjekë,
doganjerë e kopedanë
të tillet me merguanë
në tokën ku endrroj