E enjte, 24.07.2025, 11:12 PM (GMT+1)

Mendime

Sadedin Çeliku: Qeveria, përgjegjësi në edukimin fetar

E premte, 09.07.2010, 09:59 PM


Qeveria, përgjegjësi në edukimin fetar

 

Nga Sadedin ÇELIKU

 

Kohët e fundit vihet re rritje e konsiderueshme e të rejave që qarkullojnë në kryeqytet, me siguri dhe në qytete të tjera, të mbuluara në fytyrë me perçe dhe fustan deri në fund të  këmbëve. Të thuash se të gjithë ata janë përfaqësues myslimanë nuk është e vërtetë sepse ka shumë nga ata që janë të mitur dhe të tjerë në moshën e adoleshencës. Ata nuk dinë ç’është feja, nuk kanë si të besojnë, e për rrjedhojë nuk janë myslimanë. Veprimet që bëjnë ata janë të pavullnetshme dhe produkt urdhrash dhe më së shumti keqedukim nga ana e prindërve dhe opinionit farefisnor. Ditët e fundit, senati francez  miratoi me unanimitet të plotë një ligj kundër mbajtjes se perçeve në vendet publike si shkolla, universitete, spitale, transport publik, kinema, teatër etj. Nëse ndonjë qytetare kapet e veshur me perçe, gjobitet dhe i hiqet automatikisht leja e qëndrimit dhe humbet të gjitha të drejtat që lidhen me shtetësinë. Në Francë, atje ku shkalla e civilizimit është e dukshme, edhe pse jetojnë mbi pesë milion myslimanë, vetëm rreth 2000 gra e vajza janë ato që mbajnë perçe. Edhe deputetët belgë votuan unanimisht ligjin për ndalimin e mbajtjes së perçeve. Në Shqipëri edhe pse shumë më pak në numër të  njerëzve myslimane ajo çdo di të e me shumë vërehet shtimi i këtij fenomeni dhe askush nuk shqetësohet për këtë. Janë bërë disa raste sporadike siç ishte rasti i debatit për dy studente me seks të kundërt në Universitetin e Durrësit, debat ky që u shua menjëherë. Edhe në Kosovë është agravuar ky problem. Në Skënderaj u përjashtuan disa nxënëse që shkonin në mësim mbuluar me perçe. Nuk e di se a ka ndonjë përgjegjësi Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit apo Komiteti i Kulteve në këtë çështje dhe se si duhet të trajtohet me ligj ky problem. Një vajzë (tashmë emër publik) u dërgua nga prindërit jashtë vullnetit të saj në shkollën e Medresesë. Vajza në vitin e dytë të kësaj shkolle braktis mësimin për të vazhduar shkollën e mesme të përgjithshme në një qytet tjetër mbasi mbahesh nën presion. Tashmë ajo mori drejtim tjetër dhe vendimi i saj edhe pse në moshë mjaft te re ishte i drejtë. E motra e saj e martuar në një qytet verior, mban perçe, edhe pse punon mësuese, bashkëshorti e hoqi nga puna për t’ju dedikuar “zotit” në shtëpi e mbyllur duke ju mohuar të gjitha të drejtat. Sipas familjes atje ajo kishte të drejtë vetëm të shkonte në xhami dhe asgjë tjetër. A mund ta dalloni diferencën midis dy motrave? Sigurisht, pavarësisht mentalitetit, rruga që zgjodhi e para ishte me vend dhe këtë e kupton çdokush.

Duke dashur të thellohem në këtë fenomen edhe për shkak të mungesës së përvojës, po  sjell një shembull tjetër tipik. Pyeta një qytetar arab, pronar i një lokali se cila ishte filozofia e perçes? Ai mu përgjigj se me kuran është e palejueshme madje e ndaluar sepse zoti shtoi ai, e ka bërë njeriun të zbuluar dhe i tillë duhet të qëndrojë. Perçja që mbajnë femrat e besimit mysliman influencon në perceptimin e meshkujve, të cilët e shohin si më pak tërheqëse dhe më pak inteligjente një femër që preferon të mbulojë fytyrën dhe trupin. Mendja më shkoi te Kryetari i Komunitetit Mysliman që rast pas rasti shfaqet në ambiente publike pa çallmë madje veshur me kostum dhe kollare. Mesazhi i tij është i thjeshtë, modest dhe kuptimplotë. Besimi nuk ka kurrfarë gjëje të përbashkët me mënyrën e veshjes. Në fund të fundit mund të vishesh si të duash por besimi dhe respekti ndaj fesë  është tjetër gjë. Me këtë nuk dua të them se perçja përbën rrezik islamik dhe as që ka lidhje me terrorizmin, por duke patur parasysh se shoqëria shqiptare vuan edhe nga disa sëmundje që duhen kuruar në kohë, përse duhet ti shtojmë edhe një ves të keq që kërkush nuk e kupton se çfarë përfaqëson madje edhe vetë hoxhallarët. Edhe një gjë tjetër. Ka dhjetëra dyqane fast food të marra me qira nga të rinj mjekroshë që edhe pse dalin me humbje dyqanet vazhdojnë ti mbajnë. Askush nuk di se kush i financon. Po inspektorët e higjienës çfarë bëjnë me kontrollet e tyre. Është e paligjshme dhe jo etike të shërbejnë ushqime këto njerëz. Po librezën e shëndetësisë për ushtrimin e profesionit kush dhe si ja japin? Po dhe predikuesit e Jahovait janë bërë ca si shumë. Ata të vijnë tek dera e shtëpisë  me defter në dorë. Ajo që të bën përshtypje është se janë shumë të rinj madje ka nga ata që ndërrojnë emër për shkak të këtij besimi. Shumë nga analistët e lidhin problemin me të drejtën individuale apo me të drejtat e njeriut. Nëse është kështu, përse problemet në fjalë dominohen nga njerëzit apo qytetarët pa arsim madje ka nga ato që nuk dinë as të lexojnë. Çfarë dinë më shumë nga në këta njerëz? Shqipëria është e vërtetë që ka halle shumë,por dhe kjo nuk më duket i vogël se nesër do të jetë vonë. Përvoja e vendeve të zhvilluara nuk është e keqe dhe ndofta ka ardhur koha ta përqafojmë sikurse dhe të tjerat që janë pjesë përbërëse të politikave të integrimit.

 

 



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx