E shtune, 26.07.2025, 03:32 AM (GMT+1)

Mendime

Edgar Frashëri: Cili është efekti i piratërisë në bërjen e Shqipërisë?

E hene, 05.07.2010, 09:58 PM


Cili është efekti i piratërisë në bërjen e Shqipërisë?

 

Nga Edgar Frashëri

 

Problemi i piraterise-vjedhjes ne Shqiperi ka lindur sapo u permbys sistemi i vjeter i diktatures.

Qe te nesermen, ne Shqiperi vershyen mallra e sende te nevojes se perditeshme per te mbushur boshllekun qe la "uria"e sterzgjatur e shkaktuar nga falimenti ekonomik i socializmit tone. Ne keto njezet vite te tregut te lire kaotik, dora dores shqiptaret ndryshuan stilin e jeteses dhe te pakten ne pamjen e jashtme zor se mund te dallosh ate qe ka shume parà ne portofol nga ai qe e ka xhepin bosh. Te dy ne nje fare menyre jane te veshur dhe dallimi eshte tjeterkund, jo tek pamja. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe vecse te pranohej cdo lloj "plehre" e bukur ose fallcitet kur ende nuk kishim nje dhjetesh ne xhep. Shume shpejt paraja filloi te behej mbret!- ashtu sic eshte edhe sot. Nje treta e popullsise sone shkoi te punoje jashte dhe ajo u be edhe burim te ardhurash ketu tek ne. Pra u rrit mundesia blerese. Dhe populli filloi te bleje e te shese, sepse u quajt veprimtaria me e lehte qe nuk kerkonte shume para, profesionalizem por ajo qe mungoi ishte dhe eshte ende sot- MORALI i tregtarit. Ne si popull kishim nje trashegim te fuqishem hajdutlleku ne zakone popullore e cila u ligjesua gjate viteve te socializmit.

 

Perte mos perseritur ate qe kam thene edhe ne shkrime te tjera,  ne keto vite tranzicioni hajdutlleku mbeti perseri nje aset te cilit ja vuri vulen shteti. Ai qe ne fillim mori anen e hajduteve duke nxjerre, nga thellesite e historise se krijimit te botes, justifikime per te perligjur kete ves, i cili duhet te ishte per pak kohe!! sa te rregullonim ca gjera, por qe u be e perhereshme sic ndodh gjithmone ketu.

 

Pra sot eshte pranuar pa vertetim dhe eshte bindje popullore se cdo qe behet ose qarkullon ne kete vend nuk eshte e vertete, nuk eshte origjinale, nuk eshte autentike por eshte e vjedhur, e kopjuar, e falsifikuar dhe qe nuk ka vleren e vertete jo vetem per pamje por edhe permbajtje. Pra Shqiperia eshte kthyer ne nje "parajse" ku lehtesisht derdhen tere "plehrat" e botes, te cilat ne i gelltisim, shijojme, shikojme e degjojme si gjera te rralla.

 

Dikush mund te pyese se ku te con ky diskutim?

Problemi ka shume ane te keqija: Se pari duket se Komuniteti nderkombetar, duke na futur tek shtetet fare pa peshe ne bilancin e qarkullmit te mallrave ne bote, nuk merret fare me ne. Po te ishte se do te merrej me ne, do te bente ate qe ben ne Kine kur kerkon prishje masive disketash ne qender te Pekinit. Ose sikunder beri Microsoft para nje dekade kur rekrutoi dhe pagoi shefin me te zot te CIA-s te zbulonte se ku prodhoheshin ne Evrope programet e saj Windows dhe jo te nenshkruante marreveshje me Ministrin tone te IT kur ne Shqiperi shiten kryesisht programe te kopjuara te ketij gjigandi amerikan! A thua te mos e dinin kete fakt.  Ose me e fundit, te mos reagoje shteti ndaj nje spoti reklami skandalisht te vjedhur ku nje  personazh tashma politik si nje fare Znjshe Çilieta, nuk ben vetem reklame mbertheckash ( kur merr nje dore te mire parash, besoj),  por eshte edhe anetare me vlere e Komitetit Qendror te PD-ne shtet. Te pakten shteti te ruaje kuadrot e vet! pastaj te luftoje piraterine.

E pra kjo i ka dhene shtetit shqiptar " carta bianca" te shije leme brenda vendit. I pari eshte shteti qe jo vetem lejon por edhe stimulon kete mungese standarti dhe per hir te parave te  qe kush e di se nga vijne, I servir popullit te trullosur bakrin per flori. Populli i cili eshte mesuar ta shohe shtetin ne sy si shembull, ligjeson edhe moralin personal te hajdutllekut. Kur vjedh shteti pse mos vjedh edhe une?-thote. Ky lloj morali tashma eshte ulur kembekryq.

E keqja tjeter eshte se gjate ketyre viteve, kur mungon dukshem shteti i ligjit, dija e perftuar e popullit eshte deformuar dhe ai sot nuk eshte ne gjendje te dalloje te bardhen nga e zeza, te miren nga e keqja, e demshmja, e rrezikshmja, pra te mbroje vetvehten. Pra edhe ketu kemi vite kohe e humbur!

Por e keqja e fshehte eshte jo vetem kercenimi eminent me te cilen ballfaqohemi cdo dite si shtetas. Sepse po bejme cmos te hyjme ne Evrope, dhe me siguri qe do te hyjme se nuk kane ku te na perplasin. Mos valle i genjen mendja keta shqiptaret e mij se edhe neKomunitetin Evropian  do te jete po keshtu, si  marokenet e Evropes( jane njerez te respektuar dhe punetore ata!) me canta ne krah qe I ndjek policia cep me cep!. Harrojeni!

Atehere sa kohe duhet te rivendoset kultura e qytetarise se vetedijshme per te vendosur standarte te tilla qe:

- Te mos shikojme spote e programe te TV te vjedhura e kopjuara (.. birra Tirana, Domenica in, Porta a Porta, etj).

-Te mos pijme barna te fallsifikuara, qe kane edhe pulle shteti.

-Te mos shohim ne drite te diellit te gjitha filmat e kenget ne DV e Cd sidhe programe te kompjuterave te kopjuara e te  fallcifikuara.

- Te mos theret ose shitet mishi e te tjera ne prani te qenve e maceve te semura te rruges.

- Te mos blejme mallra firmato sa qimet e kokes kur prodhohen diku ne Lunder apo gjetke ne Shqiperi.

-Te mos pijme lengje helmues me ngjyre qe mbajne emra te famshem pijesh ose qumesht me semundje militence nga shishet e coca coles te fshatareve.

-Te mos na shiten materiale te ndryshme e paisje te pacertifikuara ose te kontrolluara qe na rrezikojne jeten.( perfshire energjine elektrike, uji i pijshem etj).

Te mos…..

Te mos…. Sa te duash nje liste pambarim!

Dhe ne fund:

-Te mos na serviren zgjedhjet si me te mirat e bera ne keto ane, kur mund te mos jene aspak ashtu.

 

Dhe te mos harrojme se paskemi edhe nje Shoqate qe mbron Konsumatoret  te ngritur nga USAID me perkushtim, qe nuk besoj se e luan gishtin, te pakten deri tani.( shenim: Kjo shoqate nuk pergjigjet per mallin:zgjedhje).

Pra demi afat shkurter e afat gjate eshte shume i madh ne aspektin e formimit te shtetit te ri shqiptar.

Do te kete mundesi te riparohet valle? Kjo eshte pyetja.

 

Edgar Frasheri

2010

efrasheri@rotarytirana.org



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx