Mendime
Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi uron 15 vjetorin gazetes kombëtare ”Bota Sot”
E premte, 02.07.2010, 09:37 PM
Ishte dhe mbeti roje e përhershme fizike dhe shpirtërore ndaj interesave kombëtare, ku si dëshmi nga gjiu i saj sot kemi dëshmor të kombit, si Enver Malokun, Xhemail Mustafen, Bekim Kastratin dhe së fundi Bardhyl Ajetin, ku kohë pas kohe i përkujtojmë me mall dhe ndjehet thellë mungesa e madhe e tyre në mesin tonë dhe për gazeten kombëtare ”Bota sot”.
Në esencë, puna dhe veprimtaria e gazetës kombëtare shqiptare ”Bota sot” ishte dhe mbeti lajtmotivi konceptual i çështjes kombëtare, që kalon kufirin e një gazete të rëndomt në gazetë kombëtare.
Vetë koncepti i përfshirjes së ngjarjeve kombëtare nga një realizëm me një burim nga sfera të ndryshme të veprimtarisë njerëzore, ishte një sfidë që arrinë suksesshëm të ndërlidhë përpjekjet për ruajtjen e filozofisë kombëtare si një vizion për unifikimin e botës shqiptare. Gjatë punës së saj 15 vjeçare mbi këtë përvojë të gazetarisë, arrinë të realizon të gjitha ngjarjet më madhore varësisht nga pesha dhe rëndësia e tyre gjithëherë ishte përkrahëse e vijës institucionale të Republikës së Kosovës që Kosova të arrinë synimin e saj për njohje si shtet i pavarur me në krye Presidentin e parë të saj historik dhe shpirtëror Dr. Ibrahim Rugova. Pra ishte gazetë shtetërore e Kosovës.
Këtë e kemi parë që nga gazetatë e para, e pastaj vazhdon e jetësohet si një medium i fuqishëm mbi dëshminë e zëshme të ekzistimit fizik të saj, duke u ballafaquar me çdo të keqe që i kanosej Kosovës dhe popullit Shqiptar dhe për të demantuar propaganden e fletushkave marksite leniniste në mërgatë. Ishte dhe mbeti roje e përhershme fizike dhe shpirtërore ndaj interesave kombëtare, ku si dëshmi nga gjiu i saj sot kemi dëshmor të kombit, si Enver Malokun, Xhemail Mustafen, Bekim Kastratin dhe së fundi Bardhyl Ajetin, ku kohë pas kohe i përkujtojmë me mall dhe ndjehet thellë mungesa e madhe e tyre në mesin tonë dhe për gazeten kombëtare ”Bota sot”.
Data 26 qershori 1995, ishte një datë që u botua numri i parë i gazetes kombëtare ”Bota sot” në Zvicër me disa intelektual ku në krye të tyre ishte editori gjeneral i saj z. Xhevdet Mazrekaj, i cili kishte vendosur me arsye t’i hynte kësaj rruge pavarësisht sakrificave dhe rreziqeve që mund t’i kanoseshin. Por ai, ia doli me sukses. I LUMTË.
Sot, kjo gazetë, ka identitetin e vet si krijuese e vlerave të mirëfillta kombëtare, e ka lexuesin e vet tejet besnik dhe të pandashëm, ka dritaren e saj për lexuesin e cila është shëndruar si zëdhënëse e vertëtë e ngjarjeve më madhore të Republikës së Kosovës për të gjithë lexuesit e në veçanti për mërgaten, dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, reflekton e paanshmëri totale në politikat redaktuese si një medium e pavarur.
Ne lexuesit e juaj, përherë do të u jemi mirënjohës juve stafit tuaj për pasqyrimin e drejtë të ngjarjeve në Kosovë dhe mërgatë.
Me këtë rast, Lidhja Demokratike e Dardanisë – Dega në Suedi, sinqerisht uron 15 vjetorin e gazetës kombëtare ”Bota sot” Redaksisë së saj dhe editorit gjeneral z. Xhevdet Mazrekaj.
Zoti e bekoft gazeten kombëtare „Bota sot“ dhe stafin e saj.
Në emër të Kryesisë së LDD-së për Suedi,
z. Hysen Ibrahimi, kryetar.