E diele, 28.04.2024, 11:13 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Qesaraku: Në luftën e Kosovës në Tropojë shpëtuam për mrekulli

E enjte, 01.07.2010, 07:52 PM


Më 24 Prill 1951 krijohet  aviacioni ushtarak me avion të falur nga Rusia

 

Flet piloti  Agim Qesaraku

 

Ja si munda të shpëtoj kur mu fik motori i avionit mësimor

 

Në luftën e Kosovës në Tropojë shpëtuam për mrekulli

 

Nga Albert Zholi

 

Sipas ditarit tonë të mbajtur në kohën e luftës në Kosovë (dorëshkrim), ju them se nga baza e helikopterëve në Farkë  :

Nga Kosova  janë shpërngulur me forcë, dhunë, nga trojet e tyre 530 000 vetë, të cilët me çlirimin e Kosovës u kthyen në atdhe.

 

-Tek stanet e Serbicës në datën 29.04.1999 deri më 30.04.1999, kemi kryer një numër rekord prej 10 fluturimesh me helikopterë “Mi-8”.

 

-Gjatë kësaj lufte kemi transportuar me helikopter 111 luftëtarë të plagosur rëndë (nga Tropoja në drejtim të Tiranës).

Transportime të tjera gjatë luftës:

 

-Medikamente mjekësore 99 ton

 

-Ushqime dhe ndihma të tjera 50 ton

 

-Mbi 400 gazetarë e telekronista në Kukës e kampingje

 

-Kemi transportuar udhëheqës të UCK-së, Bajram Rexhepin, Hashim Thaçin, si dhe udhëheqës të vendit tonë si Pandeli Majkon dhe Ilir Metën

 

- Z Agim, kur dhe ku e keni mbaruar shkollën për aviacion?

 

-Unë kam studiuar në Shqipëri, ndrësa gjithë pedagogët e mi kishin  studjuar në BS. Shkolla e aviacionit ishte në qytetin piktoresk të Vlorës. Në këtë shkollë speciale kam shkuar në vitin 1968, në muajin shtator. Një vit më vonë, në vitin 1969 kemi bërë fluturimet në qytetin Stalin (sot Kuçovë).

 

Pra ishe student kur ke bërë fluturimin e parë?

 

Po. Isha student. Atje ndodhi dhe ajo që bëra ulje të detyruar që u fik motori në ajër. Fatmirësisht shpëtova.

 

-Si shpëtove?

 

-As vetë se di. Ndoshta fati, por ndoshta se unë kisha lidhur dhe 3 rripat e parashutës shumë fort dhe nuk pata asnjë goditje tek gabina. Kam vetëm një shenjë të vogël  që më ka mbetur poshtë mjekrrës, nga kjo ulje e detyruar. Ishte një moment tepër i vështirë. Vetja më dukej sikur nuk kisha asnjë shpresë shpëtimi. Por nuk u turbullova, nuk u çorientova.

 

-A ka ndodhur dhe herë të tjera ulje të tilla të detyruara?

 

-Ka pasur dhe raste të tilla me pilotë të tjerë. Shumë të rralla. Zakonisht kur ndodhnin ulje me fikje motorri largohesh nga forcat ajrore.

 

-Me çfaë avioni ke fluturuar?

 

-Ishte tip 61 “Jak”.Avionët kanë lloj lloj emrash. Ky tip avioni ishte mësimorë.ishin prodhim rus dhe kinez. Ishin dy vendesh.Unë shpëtova nga kjo ulje, u shtrova në spital, bëra vizitat mjeksore, nuk pata ndonjë gjë me problem dhe doja të vazhdoja shkollën. Athere nëse bëje një ulje të tillë nuk mund të vazhdoje përëri. Donin të më largonin nga shkolla e aviacionit..Më dhanë se ku do të shkosh në Universitet. Ata menduan se unë u frikësova. Jo, i thashë unë do të vazhdoj për pilot. Jam diplomuar më 14 tetor 1971.

 

Pas përfundimit të shkollës ku keni punuar?

 

Kam punuar pilot me helikopter dhe  me helikopter kam vazhduar deri sa kam dalë në pension.

 

-Si e kishte emrin helikopteri?

 

-Helikopter “Mi” të prodhimit rus por edhe të prodhimit kinez. Sigurisht Kina prodhonte sipas patentës ruse.Këta ishin helikopterë të mëdhenj dhe sot nuk janë më sepse kanë dalë jashtë armatimit. Ishin helikopter luftarak.Kishte edhe nga këta që kishin edhe mitrolozë.Ne i kishim të dy tipat , pra nga ata  që kishin mitrolozë dhe pa mitrolozë. Deri në vitin 2003 kam qenë pilot me helikopter.Në vitin 2003 pastaj na hoqën dhe deri tani në pension.

 

-Si ka qenë aviacioni në kohën e komunizmit?

 

-Për atë kohë që ishte ajo teknikë ishte e fuqishme.U përshtaste me kushtet e vendit tonë. Ne I kemi kryer me sukes të gjitha detyrat në shërbim të popullit.. Kemi marrë të plagosur, nëna që ishin në lindje,ushtarë  të plagosur, kur ndodheshin aksidente automobilistike. Ne kemi qenë gjithmonë në krye të detyrave. Pilotët në atë kohë trajtoheshin mirë.. Cdo gjashtë muaj bënim vizitat mjekësore me korrektësinë më të madhe.Cdo pilot ishte në gjendje shëndetësore të mrekullueshme në radhë të parë.Kishim trajtim të mirë ushqimor, trajtim të mirë në veshje. Atëherë kishim privilegje edhe në familje. Nuk ndodhte që p.sh gruaja e ndonjë piloti të rrinte pa punë.

 

-Duke patur parasysh këto, aviacioni jonë në krahasim me vendet e tjera ballkanike si ka qenë?

 

-Të tjerët kishin aviacion më të zhvilluar, tipa të ndryshëm. Por ne me këto tipa avionësh dhe me sasinë që kishim i kryenim detyrat shumë mirë  në shërbim të popullit.. Flas vetëm për helikopterët. Aviacioni reaktiv kryente detyrat e tijë në mbrojtje të kufijëve ajror në gadishmëri të plotë. Koha tregoi se shumë aviatorë të huaj që shkelën hapësirën tonë janë detyruar që të ulen këtu, dhe hapësira jonë ka qenë gjithmonë e pastër.

 

-Si keni marrë pjesë në luftën e Kosovës?

 

Ne çonim ushqime në Tropojë, në Has, Kukës, Peshkopi. Dërgonim ushqime 600, 700, 800 kg. Pastaj mernim refugjatët kosovarë në këto vende, pleq, plaka ,fëmijë dhe i sillnim këtu në pallatin e sportit. Ne i linim aty dhe pastaj ishin të tjerë ata që i mernin dhe i sistemonin.Rasti i vecantë ishte që kishte të bënte me Sanin e Surbicës që është në Tropojë. Sani ka qenë një postë kufitare e jona. Trupat e UCK kishin goditur serbët dhe ishin tërhequr dhe ishin strehuar në kufirin tonë brenda , tek posta jonë kufitare.Na lajmërojnë neve që rt shkonim menjëherë në San të Surbicës se ka të plagosur.Shkojmë atje ka qenë muaji mars dhe helikopteri fluturonte në lartësinë mbi 200 metra mbi dëborë. Dëbora ishte një metër e gjysëm.Ne u ulëm afër një burimi. Fikëm helikopterin dhe shkuam tek posta. Nuk i gjetëm , kishin ikur.Në postë ishte një llahtari e vërtetë. Shishe serumi të varura në mur, gjak, kapota, kokore të hedhur andej e këtej. Ishin batanijet që ishin tërhequr të plagosurit dhe kishin lënë shenja  pra vija gjaku nëpër dëborë.. Ne u bindëm plotësisht që ata kishin ikur.Pastaj ne  shkuam në Tropojë por në drejtim tjetër.Kishte një rrezik se po të kishim shkuar në atë drejtim që vajtëm më parë ne do të na kishin goditur serbët. Ata I ndiqnin lëvizjet tona.

 

Ju kaluat në teritorin kosovar kur shkuat?

 

-Jo kaluam në territorin tonë.Kjo ishte 50 metra larg kufirit ser btë asaj kohe. .Kur kaluam lart kësajë lugine në kthim na qëlluan me mitraloz. Porn ë këtë rast ishin ushatërt e UCK-së. Ata menduan se ishim serbë, vetëm kur panë flamurin shqiptar tek trupi helikopterit panë se gabuan.. Ndaluam pastaj në fushën e sportit të Tropojës. Ata u cuditën që ne ishim gjallë. Ata thanë  se kush ka shkuar atje nuk është kthyer I gjallë nga serbët.Atë natë qëndruam në Tropojë sepse forcat e UCK që ishin të plagosur , (pra këta që do të mernim neve)  ishin fshehur në pyll dhe natën do të shkonin forcat tona dhe do ti tërhiqnin.Atë natë i morëm i mjekuan dhe të nesërmen në mëngjes shkojmë në fushën e sportit. Dy vajza ku njëra kishte marë një plumb në krahë dhe një tjetër e kishte mnarrë tek kofsha.Një tjetër që ishte shefi i shtabit të Bataljonit ai e kishste plumbin në mushkëri.Vjen mjeku dhe këtë shefin  në listë e kishte future me rreth të kuq dhe na thotë se Brenda një olre këtë do ta dërgoni në spitalin ushtarak në Tiranë.dhe do të futet menjëherë në operim.Vimë në Spitalim usjhtarak në Tiranë dhe I sjellim të plagosurit. Ishim dy pilotë unë dhe një shok.

Mbaroi lufta e Kosovë. Dhe djali I shokut tim shkon dhe kërkon punë në Gjakovë. Dhe dëgjon se pronari I lokalit bisedon me disa të tjerë . Ai pronari i lokalit po tregonte se jetën e kam nga piloti shqiptar sepse ata më shpëtuan sepse unë kisha një plagë të madhe dhe për një orë mund të vdisja.Djali i shokut tim e pyet se në cfarë  viti ka qenë  kjo që të ka ndodhdur ai i tregon të gjithë ngjarjen si i kishte ndodhur. Djali I tregon se ata pilotët kanë qenë babai im bashkë me një shok tjetër. Ky ish i plagosuri habitet se si ndodhi kjo rastësi.Pastaj këta më vonë lidhën  me lidhje familjare me njëri tjetrin.

 

-Cfarë do të veconit nga historiku i aviacionit shqiptar të parë në këndvështrimin e sotëm?

 

-Kam bërë detyra me humanizëm të madh, me përgjegjësi të lartë dhe të përkushtuar.Pa marrë parasysh kondidat e vështira.

 

-Duke përjashtuar se ka qenë një sistem komunist, duke pasur se aviatorët të pregatitur në atë kohë ishin të aftë të përballonin të pregatisnin cdo lloj situate?

 

-Koha e vërtetoi se në vitin 1985 ndodhi gjithë ai izolim i madh i veriut dhe i verilindjes nga dëbora, pilotët dhe helikopterët kanë shkuar duke dërguar ushqime.Në vitin 1999 që ishte lufta e Kosovës kam kryer detyra  të vështira. Mund ti jap edhe me shifra se sa kosovarë kemi sjellë, sa ushqime kemi dërguar dhe cfarë detyrash kemi bërë. Në favor të luftës së Kosovës.

 

-Në kuadër të Natos çfarë mund të cilësohet tek aviacioni shqiptar sot?

 

Edhe sot këta djem të rinj i kryejnë detyrat. Ndoshta ata nuk kanë shumë eksperiencë por në bashkëpunimin me forcave të Natos dhe me stërvitjet e përbashkëta që bëjnë, pilotët  tanë janë të dalluar

 

- A vazhdon sot  shkolla jonë e aviacionit?

 

Tani nuk kemi shkollë, pregatiten jashtë.

 

-24 prilli është dita e forcave ajrore çmund të na thoni për këtë ditë?

 

-Kjo është një festë që ne e bëjmë vit për vit. Edhe atëherë që ishim në pune dhe tani që jemi në pension ne këtë festë e festojmë.festën tonë të aviacionit reaktiv dhe të helikopterit. Ne si grup kemi qenë 22 veta.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora