E shtune, 27.04.2024, 10:58 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Religjioni, Filozofia, Psikologjia dhe "Metafizika e Moralit"...

E shtune, 26.06.2010, 09:58 PM


Religjioni, Filozofia, Psikologjia dhe "Metafizika e Moralit"...

 

Nga Agron Shabani, Gjermani

 

-Duke menduar në bashkëjetesën dhe harmoninë e pashoqe (biblike dhe apostolike) të tre feve ose besimëve të ndryshme fetare tek iliro-shqiptarët që vazhdojnë të paraqesin tre gurra të shenjëta që burojnë nga shpirti i pavdekshëm i njerëzve dhe popullit tonë si Feniksi:

 

     Sic dihet: Iliro-shqiptarët (ndofta, deridiku edhe jo me vullnetin ose deshiren e tyre paraprake.Por,për shkaqe tashmë të njohura objektive dhe subjektive në këtë drejtim.) që nga lashtësitë e ndryshme të shekujve dhe historisë dhe gjer në ditët tona vazhojnë t´i kenë tre(3) fe ose besime te ndryshme që vazhdojnë të paraqesin si të thuash Tre Gurra të Shenjëta që vazhdojnë të burojnë nga Burimi i pashterëshëm shpirtëror dhe kulturor i njerëzve dhe popullit tonë si feniksi.Dhe,Ato janë feja muslimane, feja katolike dhe feja ortodokse.Ndonëse,secila(akëcila) prej tyre me tiparet,vecoritë dhe karakteristikat e njohura burimore,materiale,shpirtërore,historike,rituale,sakramentale,ontologjike,psikologjike,sociologjike,sensual,epistemologjike,antropologjike,

etike,metaestetike të tjera në sfondin e njohur analogjik dhe komparativo-harmonik të ngritjes dhe sendërtimit të njohur të Besimit dhe Moralit të përgjithshëm njerëzor ose qytetar(lëxo:"Metafizikën e Moralit") mbi bazamentët ose fundamentët e njohura lineare dhe dialektike të "supstancialitetit antik" dhe "subjektivitetit modern"(...). Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu (ndonëse,me një theks të posacëm) edhe "Fenomenologjinë e Shpirtit" të Husserlit së bashku me "Fenomenologjinë e Natyrës" ose vet Botës ku jetojmë sipas Hegelit që paraqesin si të thuash bazat themelore ose supstanciale të  bashkëpunimit dhe koperimëve të njohura eksplikative dhe intrinzniko-ekstrinzinke në mes feve(besimëve) ose kulturave të ndryshme "ekskluzive" dhe "ekzotike" gjithandej rruzullit tonë tokësor.Kjo në radhë të parë për faktin se Hegeli dhe Husserli(pa i harruar këtu edhe filozofët dhe mendimtarët tjerë në këtë drejtim..) secili në formën dhe stilin e vet atëbotë kishin bërë përpjekje të parreshtura etike,estetike,skolastike dhe iluministo-metafilozofike në drejtim të lidhëshmerive(konvergjencave),fuzionimëve dhe komparacionëve të ndryshme diskursive dhe dialektike në mes "supstancialitetit antik" dhe "subjektivitetit modern" ose bashkohor.Dhe,kjo gjithnjë më qëllim të thellimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të supstancës ose materies së njohur ontologjike dhe epistemologjike(si degë ose disiplina të vecanta të filozofisë) në tejkalimin dhe eleminimin e shkallëshkallëshëm ose sistematik të njëanëshmerisë ose "unilateralitetit antik" në kontesktin e njohur të "formës apstrakte" dhe "traditave multiprofilizuese"  ose "transsupstituitive" të paraqitjes ose "prezantimit të uniformuar" të kohërave ose hapësirave të ndryshme fetare dhe ideologjike.Mbase,në funksion të determinimit,eleminimit dhe "rehabilitimit" të dogmave,fetishëve,reliktëve ose paragjykimëve të ndryshme mesjetare ose arkaiko-eshatologjike në domenin e njohur të përhapjes dhe aplikimit të metodave të reja shkencore,materiale,logjike dhe humaniste të Filozofisë Moderne dhe Praktike në këtë drejtim.Ku i ashtuquajturi "bashkëbisedimi moral" ose "Dialogu Etik" i Immanuel Kantit etj.i ngritur dhe projektuar mbi etikën,estetikën dhe "metafizikën e moralit" në njerën anë,gjegjësisht, në kader të "religjonit të pastërt" ,gjegjësisht, brënda kornizave të njohura të " unit dhe një shpirti të pastërt"njerëzor ose qytetar në anën tjetër:Pëpos të të ashtuquajturit "formalizmit tradicionalist" si i atillë  cfarë ishte iu kishte paraprirë përceptimëve,akceptimëve,anticipimëve, konceptimëve dhe formulimëve të reja shkencore dhe metodologjike mbi "metafizikën e moralit" në njerën anë, si dhe në drejtim të etikës dhe estetikës së njohur shkencore dhe humaniste në anën tjetër.Dhe kjo sidomos në fushën e  njohur të "ligjshmerisë së brëndshme"(morale dhe shpirtërore) të pajtimit,konturimit,ravijezimit,eksplorimit dhe konvencionalizimit të përgjithshëm ose supstancial të pikëpamjeve dhe botëkuptimëve të ndryshme në mes "botës moderne" dhe "botës klasike" si pikësynime dhe ideale kryesore ose supstanciale të Filozofisë moderne ose bashkohore në këtë kuader.Në instancë të fundit:religjioni(feja),morali(etika),estetika,ideologjia,,kauzaliteti i njohur fetar,nacional,kulturor dhe historik së bashku me karakterin dhe funksionin e njohur moral dhe shoqëror të religjionit,madje,gjuhën,kulturën,subkulturën,kontrakulturën,traditat e njohura fetare,nacionale dhe kulturore,reliktët ,sloganet,spontanitetin,intimitetin,subjektivitetin,ekskluzivitetin,individualitetin,reflektimet,mesazhet,vizionet dhe simbolet e ndryshme nacionale,fetare,kulturore ose ideologjike,qarkun(rrethin) e mendimëve dhe botëkuptimëve të njohura racionale dhe pozitiviste janë në funksion të procesëve,zhvillimëve dhe fenomenëve të ndryshme shoqërore ose qytetare në botën ose kohën e sotme moderne ose bashkohore.Ndonëse,pa i harruar këtu edhe dukuritë dhe fenomenët tjera si rritja,zhvillimi dhe përsosja e tyre në kohë dhe hapësirë.Madje,traditat,inovacionët dhe difuzionët e ndryshme ciklike dhe eklektike e kështu me radhë.Secila prej tyre me vecoritë dhe karakteristikat e veta "ekskluzive" ose specifike në këtë drejtim.

Se këndejmi,jeta,materia,supstanca,ekzistenca, e vërteta, e bukura(bukuria),e dashura(dashuria),mirëqenja,shëndeti,lumturia ,begatia,e fshehëta,e vecanta(intimja),përvoja jetësore ose njerëzore,gjegjësisht,objektive dhe subjektive,shkathtësia,intuita,logjika,besimi i njohur njerëzor ose qytetar,nevojat e ndryshme dhe kërkesat etj.Mund të konceptohen ,përceptohen dhe klasifikohen në kuadrin e një të të ashtuquajturi botëkuptimi klasik të filozofiosë së përgjithshme ose praktike që me tepër i përkasin fushës së njohur të ontologjisë dhe deridiku edhe asaj të gneseologjisë,përkatësisht,epistemologjisë dhe antropologjisë së përgjithshme fetare dhe kulturore.Ndërkaq,mitët e ndryshme(mitologjia),religjioni ose teologjia në të shumtën e rastëve veprojnë ose reagojnë në mënyrë të njëanshme(unilaterale ose monologjike.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe "konfliktët" ose mospajtimet e njohura konceptuale dhe ideologjike në mes "Rendit Metafizik" dhe Metodave të njohura shkencore dhe dialektike në kuadrin e njohur të "Metafizikës së Përgjithshme",gjegjësisht, metafizikës dhe ontologjisë.Shih për këtë:Kritika e njohur shkencore dhe metafizike së bashku me logjikën dhe metodat e njohura diskursive dhe dialektike me kalimin e kohës do ti transformojne dhe determinojnë konceptët dhe botëkuptimet e ndryshme mesjetare ose klasike mbi njeriun,jetën,botën,materien,ekzistencën,shpirtin,besimin,bestitnytë,procesët dhe fenomenët e ndryshme natyrore,mbinatyrore ose metafizike.Në  kuptimin e njohur human dhe pozitivist mbi jetën, natyrën dhe besimin e njohur global ose universal të njerëzve,popujve,feve(besimëve) dhe kulturave të ndryshme gjithandej globit tokësor në Hyjin(Zotin) e Gjithëpushtetshëm në natyrë dhe në gjithësi.Si ´Arkitektin´dhe  ´Gjeniun më të Madh´ dhe Kryesor të  shpirtit ,botës dhe jetës sonë mbi këtë tokë.Duke e pranuar kështu Zotin(Hyjni) si Një ´Princip të Lartë´(Supstancial) brëndapërbrënda vetës,shpirtit,unit ose logjikës së njohur njerëzore ose qytetare.Ndryshe nga kjo:medyshjet,dilemat ose percarjet e ndryshme të të tjerëve (pakicës) rreth asaj të jesh musliman,katolik ose ortodoks:vazhdimisht do t´i pengojnë dhe pamundësojë pjesën dërmuese të njerëzve ose popullit(kombit) tonë për ti dashur,kuptuar dhe pranuar Fjalët e njohura të Shëlbyesit(Krishtit) kur tha:Duajeni njeri tjetrin ashtu sic ju desha une juve.Se këndejmi,Jezu Krishti është Sinonimi dhe Simboli më i shkëlqyer dhe më kuptimplotë i respektit,paqës,tolerancës,mirëkuptimit,harmonisë dhe dashurisë së njohur hyjnore dhe universale ndaj jetës dhe botës sonë.E thënë dhe deshifruar ndryshe:Iliro-shqiptarët që nga lashtesitë e mesipërme të shëkuve dhe historisë i i deshën,i mbrojten dhe i madhëruar atdheun dhe popullin(kombin) tonë pa dallim feje,krahine ose ideologjie.Në luftërat dhe betejat e ndryshme për komb dhe atdhe luftuan dhe u përpocën bashkë dhe të pandarë(si Damarët e pandarë të një zemre,të një trupi,të një shpirti dhe të një gjaku..)edhe shqiptarët e besimit katolik,edhe shqiptarët e besimit musliman , edhe shqiptarët e besimit ortodoks.Pa asnjë të vetmin dallim të mundshëm në këtë drejtim.Ashtu sic i kremtuan(festuan) festat e ndryshme kombëtare dhe fetare-historike bashkë dhe gjithmonë pranë njeri tjetrit.Në "sofrën e shkëlqyer" fetare,nacionale dhe kulturore të popullit dhe kombit tonë.Rreth Flamurit të Përbashkuar me Besa Besë dhe më Një Qëllim...Ndonëse,pa i cekur ose trajtuar këtu(vec e vec) cështjët dhe aspektët e shumëta ose të panumërta që bëjnë fjalë mbi bashkëjetesën dhe harmoninë e pashoqe fetare dhe kulturore të iliro-shqiptarëve për të cilat zatën në analet e përgjithshme te kulturës dhe historisë shqiptare dhe ndërkombëtare janë shkruar libra,histori,antologji dhe enciklopedi të shumëta.

Në vazhdim dicka rreth Psikologjisë dhe Religjionit:Vendi,koha dhe hapësirat e ndryshme ku takohen dhe komunikojnë bashkë psikologjia dhe religjioni:Sic dihet:edhe besimi(religjioni) edhe psikologjia i ndihmojnë njeriut kur ndodhët në vështirësi të ndryshme objektive dhe subjektive.Kur ka probleme të ndryshme emocionale,shpirtërore,sociale,ekonomike,psikologjike,fizike,shëndetësore,organike dhe kështu me radhë.Madje,në ngritjen,hartimin,formulimin dhe sendërtimin e qëllimëve ose aspiratave të ndryshme objektive dhe subjektive.Për realizimin e plotë të potencialeve,mundësive,kualitetëve ose aftësive të tij objektive dhe subjektive dhe të ngjashme.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu(me nje theks të posacëm) edhe raportët dhe dimenzionet e njohura (emocionale,spirtualiste ose vertikalo-horizontale) të besimit dhe lidhjes ose komunikimit tonë interaktiv ose transcedental me "botën e lartë" hyjnore ose profetike dhe me njerëzit ose besimtarët tjerë në këtë drejtim.Dhe,kjo gjithnjë në bazë të një të të ashtuquajturi "kodi të lartë moral" dhe metaestetik në bazë të të cilit i ngrisim dhe sendërtojmë besimin,raportët dhe komunikimët e ndryshme  transcedentale dhe metafizike me Hyjin(Zotin) dhe me vet botën dhe shoqërinë tonë njerëzore në përgjithësi.Në këtë menyrë për psikologët dhe psikologjinë sikur bëhën të pashmangshme dhe tepër aditive pyetjet dhe hulumtimet e mëtejme  mbi nevojat dhe kërkesat e njohura transcedentale dhe ontologjiko-epistemologjike ndaj jetës dhe botës së pasosur dhe të pavdekshme në këtë drejtim.Kjo donë të thotë pra se psikologëve të ndryshëm ose psikologjisë si shkencë nuk iu intereson edhe aq shumë ekzistenca e njohur Hyjit(Zotit) të Gjithëpushtetshëm në natyrë ose në gjithësi.Por,më tepër iu interësojnë lidhet dhe besimet e ndryshme të njeriut në botën e madhe transcedentale ose metafizike.Përkatësisht,forca,ndikimet dhe reflektimet e tyre në raport me njerëzit tjerë për rreth.Apo,mbase vet "bota tanscedentale" si një përgjigje e pashmangshme intrinznike dhe ekstrinznike ndaj pyetjeve dhe kërkesave të ndryshme njerëzore ose qytetare.Por,pa i harruar ose apstrakuar në këtë kontekst edhe meditimet,lutjet,sakramentët e ndryshme,ritualet,reflektimet,sentimentët dhe kontaktët ose komunikimet tjera me "botën transcedentale" me anë të "shkallëve" ose nivelëve të ndryshme emocionale,intime,intuitive,sugjestive,metaforike,diaforike,adiaforike,metafizike etj.etj.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe reagimet ose kundërreagimet tona emocionale dhe instiktive ndaj paradoksëve  ose anomalive të ndryshme objektive dhe subjektive në këtë drejtim.Në këtë menyrë sipas Viliam Xhemsit(ë.James) i kemi tre pamje ose paraftyrime të ndryshme mbi religjionin ose besimin tonë transcedfental ose metafizik:1.Përvoja përsonale mbi besimin ose religjionin;2.Karakterin emocional të besimit ose religjionit dhe 3.Shumëllojshmëria fetare ose religjioze.Shih për këtë:sipas mendimëve të njohura të Zigmund Frojdit,Karl Gustav Jungut dhe shumë psikologëve të tjerrë:besimi ,intuita ose parandjenjat e ndryshme fetare ose religjioze në radhë të parë janë rezultate dhe një karakteristikë e brëndshme(intime ose interaktive) e unit dhe shpirtit të njeriut.Ndonëse,pa i harruar këtu edhe llojet ose format e ndryshme(apstrakte,skematike,transcedentale,intuicioniste,ataraktive,inkarnacioniste etj.) të lindjes ose të shfaqjes së tyre në kohë dhe hapësirë.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin "religjionin humanitar" dhe "religjionin autoritar" ose "totalitar" sipas Erich Frommit,Sigmund Freudit etj.Ndryshe nga kjo ndërkaq,sentimentët,meditimet,lutjet dhe besimi janë një ndër faktorët kryesor ose supstancial të ngrtjes,formimit dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm të një përsonaliteti njerëzor në qoftë se ato kuptohen,perceptohen dhe anticipohen drejt,madje, në menyrë humane,etike dhe logjike.Përkatësisht, në menyrë kognitive,diskursive,dialektike dhe intrinzniko-ekstrinznike.Madje,pa e harruar këtu edhe ndarjen ose klasifikimin e besimit(religjionit) në A: Religjionin Integral ose Integrativ, B: Religjionin Intrinznik, C: Religjionin Ekstrinznik , D: Religjionin e Formuar ose të përkryer  dhe kështu me radhë.Dhe,së bashku me këto të fundit edhe tiparet dhe krakteristikat themelore ose supstanciale të njerëzve(klerikëve) të formuar dhe kompetent.E kemi gjithnjë fjalën mbi misionarët ose udhehëqësit e njohur te komunitetëve të ndryshme fetare në vendin(vendët) dhe popullin tonë shqiptar.Të cilët e kuptojnë dhe e pranojnë në menyrë të drejtë dhe shumë të sinqertë (pa komplekse ose paragjykime të ndryshme) të vërtetën dhe realitetin e përgjithshëm fetar,kulturor,nacional dhe historik të shtetëve dhe shoqërive tona njerëzore ose qytetare.E kanë vullnetin dhe aftësinë e shquar morale,intelektuale dhe teologjike të marëdhenjëve,raportëve dhe komunikimëve të njohura humane,patriotike dhe pozitiviste me të tjerët.Përkatësisht, me besimtarët e ndryshëm.E kuptojnë dhe e pranojnë shpirtin,kulturën,traditat,sentimentët,reflektimët,spontanitetin,identitetin ,ekskluzivitetin,besimin dhe intimitetin e besimit tjetër.Janë të qëndrueshem,vizionar dhe pragmatik ndaj problemëve ose pengesave të ndryshme objektive dhe subjektive në kohë dhe hapësirë.Kanë aftësi dhe potenciale të shquara intelektuale dhe misionare -patriotike në ngritjen dhe avansimin e vazhdueshëm të procesëve dhe fenomenëve të ndryshme fetare,kulturore,sociale,psikologjike dhe të tjera tek njerëzit ose kombi ynë shqiptar.I stimulojnë dhe avansojnë vazhdimisht procesët e njohura integrative dhe intrinzniko-ekstrinznike që kanë për qëllim bashkëjetesën dhe harmoninë e lartëpërmendur fetare dhe kulturore të iliro-shqiptarëve dhe të ngjashme.Kanë potencial dhe aftësi të jashtëzakonshme shpirtërore,intelektuale dhe profesionale të rrizjes,thellimit dhe zgjerimit të vazhdueshëm te teorisë dhe praktikës së njohur fetare ose religjioze tek besimtarët ose famulltarët e tyre.Duke e vërë theksin në Mësimet dhe Predikimet e njohura të Misionarëve tanë për të dashur,për ta dashur,nderuar dhe respektuar tjetrin me "gjuhën" e Dashurisë së Lartë Hyjnore ose Profetike.Në instancë të fundit:Karakteristikë themelore ose ambivalente e cdo religjioni të formuar dhe humanist ,pos tjerash janë edhe parimet ose postulatët e njohura me sa vijon:1-Cdo besim fetar nuk është një proces i përfunduar ose fnal.Gjithmonë mund të ketë vend,kohë dhe hapësirë për rritje,zhvillime,përsosje dhe përparime të ndryshme në këtë drejtim.2- Cdo fe ose besim fetar e ngritë, e forcon, avanson,eksploron,ravijezon,konturon dhe konvencionalizon  besimin dhe harmoninë e gjithëmbarshme shoqërore,fetare dhe kulturore në shtetin dhe shoqërinë homonime ose respektive(tek shqiptarët sidomos).Pra,fetë ose besimet e ndryshme(të larmishme) brëndapërbrënda popullit ose kombit tonë  si të thuash asnjëherë nuk kanë qenë të "vërbuara" ose të "vërshuara" nga "inflacioni i madh" i dogmave,fetishëve,reliktëve,sloganëve ose afishëve të ndryshme iracionale dhe proteksioniste.Përkundrazi.Gjithmonë e kanë bërë pajtimin dhe harmonizimin e cështjëve dhe aspektëve të lartëpërmendura objektive dhe subjektive.Madje,duke ua ruajtur dhe garantuar gjithmone pavarësinë,identitetin,spontanitetin,intimitetin,ekskluzivitetin dhe subjektivitetin e plotë të të gjitha feve ose besimëve të ndryshme fetare ose kulturore në këtë sfond.Duke i ngritur,sendërtuar,avansuar dhe garantuar në këtë sfond edhe kurajon,lirinë dhe pavarësinë e gjithëmbarshme individuale dhe kolektive të njerezve dhe popullit(kombit) tonë nga të cilat dikur me vonë do të lindinin dhe buronin edhe liria dhe pavarësia shtetërore dhe nacionale e liro-shqiptarëve.Dhe,jo vetëm e liro-shqiptarëve.



(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora