E diele, 28.04.2024, 01:39 PM (GMT+1)

Mendime

Avdi Ibrahimi: Shpresoj se do të bëhet mirë?!...

E merkure, 30.06.2010, 09:58 PM


Shpresoj se do të bëhet mirë?!...

 

Nga Avdi Ibrahimi

 

Janë për tu admiruar gazetarët që informojnë mbi të vërtetën,ata i kthejllojnë mendjen atij që do ta kuptoj realitetin,perms shtypit gazetari apo krijuesi i arteve të bukura letrare që tregon të vërtetën e hidhur atij që s’deshiron ta kupton,mosnjohja e së vërtetës është burimi i fakeqësive për mëkatet gjatë të jetuarit. Jeta është e vështirë në një botë të kalbur prej mafiozësh budallenj. ËShtë vërtet fatkeqësi kur ke punë me budalla! Të jetosh rastësishëm, pa vepra të mira,pa kujtime të bukura nga e kaluara dhe e tanishmja,është mbase marrëzi. A ja vlen të jetosh në humner të pafundme,në kërkimin e të panjohurës se kur kishte filluar marrëzia?! Për mua kjo dilemë është e zgjidhur kaherë,ajo ka zënë rrënjë qysh nga lindja e Adamit dhe Evës,kur kjo e dyta bëri mëkatin e parë të jetës. Ka njerëz që nuk bezdisen fare për mëkatet që bëjnë gjatë të jetuarit. Kjo mbase është e vështirë që njeriu ta korigjoj vetën nga kjo marrëzi! Mirpo ju të nderuar artist shkruani dhe jepni ndihmën tuaj të pakursyer,që t’i largoni këta njerëz nga marrëzitë. Këta fatkeq s’po kuptojnë vetveten,se janë duke vepruar kundër ndërgjegjës së tyre…A kishte vepruar kundër ndërgjegjës së tij Sizifi,që poetët e antikitetit e trgojnë si vjedhës,gënjështar dhe dinak,biri i ti qe Odiseu. A ishte kjo një marrëzi dinakërie?! Tantalin e tregojnë poetët e kohës,se ai therri të birin e poçi në zjarr dhe ua serviri zotrave në Olimp. A ishte kjo një marrëzi kriminale prindërore?! Ovidi e përshkruante Adonisin se kishte një bukuri të rrallë. Atë Afërdita ja dha ta rriste mbretëresha e Hadit,e cila ishte e dashuruar pas djaloshit të bukur. Por në këtë krijesë të buykur njerëzore ishte dashuruar edhe vetë Afërdita, e cila u ankua te Zeusi,i cili vendosi që Adonisi të jetonte gjysmën e vitit në tokë me Afërditën dhe gjysmën tjetër të vitit në nëntokë me Persefonin. Mbase edhe kjo ishte një marrëzi e të jetuarit për krijesën e bukur njerëzore?! Homeri Ciklopin e përshkruante  si vigan që kishte një sy në mes të ballit,njëkohësisht Ciklopi ishte edhe njeringrënës! Në fakt edhe kjo ishte një marrëzi e kanibalizmit njerëzor?! Ndërsa sipas Pindarit çdo njeri ka një demon(djallë),të së mires dhe një të së keqës,që simbolizon fatin e caktuar të çdo jete. Ata njerëz që nuk bëjnë vepra të liga,janë në rrugën e jetës së mire. Ata njerëz që bëjnë vepra të liga,janë në rrugën e jetës së keqe dhe shpirtin e kanë të shitur tek djalli i Faustit. Po dialogoja më veten time,po çfarë ka nga rruga e së mires?! Këtë dua ta shohë,ta ndjej,çdo ditë të bashkëkombasit e mi. E si është ajo tjetra?! Rruga e së keqës. Për këtë më gërryen dyshimi,se e para është urrejtja që bartë ngado energji negative. Kjo urrejtje personale e ndrydhur në vetvete është tepër e shëmtuar dhe e marrëzishme. Urrejtja është një ëndrimtare e mjerë. Kjo ndez gjakun ndaj ndenjave të padobishme,që është aq e dëmshme për njerëzorën. Kjo paturpësisht,ta merre pamjen e arsyeshme nga thellësi e mendjes. Urrejtja është rutinë e përditshme,të cilën mund ta hasësh çdo ditë në Tiranë,Prishtinë,Preshevë,Tetovë,Ulqin dhe Janinë,në atdheun e heronjëve shqiptar. Ka njerëz që kanë urrejtje ndaj mbrtërve ilir Agronit dhe Teutës;ndaj Gjergj Kastriotit;ndaj Ali Pashë Tepelenës;ndaj vëllezërve Frashëri;ndaj Hasan Prishtinës;ndaj Avni Rrustemit;ndaj Jusuf Gërvallës;ndaj Adem Jasharit;ndaj të gjallëve: Adem Demaçit;Ismail Kadaresë;Dritero Agollit dhe Albin Kurtit. Për këtë duhet të zgjohemi. Nuk duhet ta kemi frikë të vërtetën. Nuk kemi pse ankohemi shumë për atdheun tone të ndarë,por duhet punuar shumë për ta bashkuar atë. Më bren shpirtin kur shikoj e dëgjoj çdo ditë politikanët tanë të ndarë e të përçare në bajraqe,tek vjedhin pasurin kombëtare dhe pasurojnë veten e tyre…Zemra më është bërë dysh,përse kjo ndarje e tyre nga populli?! Përse ky fat i keq në atdheun tim?! Përse populli vuan në skamje?! Për çfarë heroizmash flasin këta politikan,kur tregon më së miri rasti i djeshëm,ku serbët përkujtuan ditën e betejës së humbur  në Gazimestan dhe lëshuan këtë thirrje raciste:“Duhet të vriten të gjithë shqiptarët që të  mos ekzistojnë. Kosova është Serbi dhe do të mbetet pjesë e shtetit serb”. I pranishëm në këtë miting ishte edhe peshkopi Amfilohije Radovic, i cili ka bërë thirrje për një vendim të ri mbi statusin e Kosovës. Është e tmerrshme,shumë e tmerrëshme,shkijet në token shqiptare hyn si në bahçe të babes. Çfarë bëjnë plitikanët shqiptar?! Politikanët përbindësh po hanë pasurin tone kombëtre,o tmerr! A ta kanë të mirat e zotit pë familjet dhe veten e tyre…dhe unë nuk guxoj të hap gojën! E tmerrshme! Objekti i adhurimit tim atdheu po shkilet nga racizmi serb dhe unë përsëri nuk guxoj të hap gojën! Aha,atdheu dashuria ime e vetme,për pakë më bëri edhe mua me urrejtje ndaj racizmit,grekë dhe serbë. Për diçka të tillë mbase ia vlenë ta urreshë. Në çast kujtoj të kaluarën time të padobishme,por të ndershme,që më premtoi lumturi për të tanishmën,e cila disi më rri si e turbulltë, më duket se pronarët e pasurive të paligjshme më shikojnë më tallje,por kjo tallje më duket se është vetë budallalleku i tyre. Po theksoj me bindje se ata që i urrejnë njerëzit,mësoni nga unë, nuk duhet t’i urreni njerëzit e pasur nga puna e tyre e ndershme. Nëse ky shkrim do të shëroj të paktën një njeri që të mos ushqehet nga demoni,do të ngushllohesha se kam bërë një shkrim të mençur kundër marrëzisë dhe nëse sejcili nga artistet e arteve të bukura do të shërojnë nga një apo dy smirëzinjë,kanë bërë shumë për t’i hequr demonin e së keqës marrëzisë njerëzore. Ndërsa unë deri atëherë do të jetoj pa urrejtje ndaj njerëzorës me shpresë se do të bëhet mire?!...

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora