E shtune, 27.04.2024, 07:05 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Edi Rama njëri jo i duhur për PS

E merkure, 30.06.2010, 09:36 PM


Edi Rama njëri jo i duhur për PS

 

Nga Faik KRASNIQI

 

Mosadministrimi i mirë i zgjedhjeve është faj i kryetarit të saj politik z. Rama. Stafi i zgjedhur prej tij apo kandidatët, është faj i Edvin (Kristaq) Rames, pasi nuk janë zgjedhur nga strukturat, por prej tij. Vërtet, Nano gëzonte një admirim në fshatra dhe e ka kundërshtuar Ramen edhe në kohë jo të mirë për situatën politike të PS-së të krijuar nga vet Rama, por, duhet analizuar fakti se nga njerëzit, si Nano, apo si ai, ose kundërshtarë politik të Rames kanë goditur në pikat e tija më të dobëta, apo ato gabime politike në drejtim, të themi arrogancën drejtuese të Rames. Teza e Rames për të bashkuar të majtën e përçarë nën drejtimin e Nanos u pa si gjë e mirë në zgjedhjet lokale të 2007-ës me bashkimin me LSI-në, por ndarja e 2009-ës solli të njëjtin gabim, si ai i Nanos, kur e quajti LSI-në lëvizje socialiste e inatosur, kur në fakt nuk ishte kështu dhe Rama e quajti të fituar betejën se gjoja populli ishte i inatosur nga drejtimi i gabuar i Berishes dhe do të fitonte lehtë, e që nuk rezultoi kështu. Ndaj kur behët një analize qoftë edhe për standarde duhet nxjerrë veçoritë të mirat dhe të metat e gjithë liderëve për të bërë një përqasje me realitetin se ndryshe nuk mund të shikosh të vërtetën politike të PS-së. Të gjithë kanë kapur një tezë tashme se Rama është njeriu më i fort që mund të mbaj partin socialiste dhe mund t'i bëjë ballë Berishës. Për mua ky argument nuk qëndron sepse me Berishën e humbi rezultatin, kjo duke marr parasysh deklaratat e Rames në 2007 , kur i drejtohej Berishës dhe i thoshte se historia jote do të marr fund në zgjedhjet e përgjithshme. Ky ishte trofeu i Rames me Berishën, pa analizuar arsyet se duhet një shkrim për këtë pasi behët fjalë për  liderin e PS-së, Edi Ramen. I fundit, ishte i prirur nga teza se kryetari bënë zgjedhjet e stafit të tij pa u ndikuar nga të tjerët dhe humbja apo fitimi është përgjegjësi e tij, duke anashkaluar struktuarat e PS-së .Unë nuk mund të ndaj një tezë me ata simpatizantë të Rames që kanë zëvendësuar ata simpatizantë të Nanos që nuk e lejonin vet Ramen për të folur hapur në PS,  se gjoja Nano ishte i pazëvendësueshëm dhe se Nanon nuk e zëvendësonte njeri tjetër. Një gjë është e sigurt se PS-ja ka më shumë elektorat se PD-ja në Shqipëri, përjashtuar vitin 1992 . Kjo do të thotë se fati i PS-së nuk varet nga lideri i saj në popull të paktën këto 20 vjet që po kalojnë edhe nja 10- të tjera që do të vijnë, sepse,  kështu është indoktrinuar ky popull. Socialistet duhet të kenë parasysh një gjë që tezat e liderëve të fortë dhe arrogantet kësaj partie nuk i duhen, pasi kjo është një parti popullore, duke qenë kjo teori një shtyllë kryesore e saj, gjë e cila është kamufluar nga liderët e saj në momente të caktuara. Nuk mund të ketë tezë “liderësh bëni si them unë e mos bëni si bëjë unë”, kjo gjë nuk ka vlerë kur liderët humbasin, andaj një rikandidimi i mëtejshëm i Rames mund të jetë pjesë e atyre simpatizantëve të tij, por, nuk mund të jetë rruga e drejt e drejtimit të PS-së. Në ketë situatë Rama ka marr pozicionin e Canes, kur të tërë i thoshin se ''O Cane ke faj që të vodhën lopën,  e përgjigjja e Canes,  “se mirë unë paskam faj po hajduti nuk ka faj fare''.Edhe Rama mund të shprehet se këto zgjedhje nuk humbën vetëm për neglizhence të tij, por, edhe për faj gjoja të vjedhjeve të votave nga  Berisha. Por, sido që të jetë personalisht nuk e shikoj si njeri të duhur të PS-së, pasi është person i pakomunikueshëm dhe brutal, mund ta krahasoj me liderin rus Vladimir Putin. Ajo që vet Rama ka harruar është që partia është një bashkim vullnetar njerëzish të cilët kanë të drejtë të shprehën dhe të votojnë një anëtarë një votë dhe jo i pari të votëbesohet dhe çdo gjë pastaj të varët prej tij.

 

“Prandaj,edhe  partitë në struktura të tjera duhet për të kontrolluar supermacine e një lideri.”

 

Disa njerëz janë krenar për ato që dinë, për ato që nuk dinë, janë arrogant. Ky do të ishte ideali i Rames, pasi ai, ka nxjerr teza për të fituar pozicionin e tij si lider me të cilën po e sulmojnë, andaj " Fjalën, sa e ke në gojë, e ke robin tënd, kur te del nga goja, bëhesh rob i saj."

 

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora