E diele, 28.04.2024, 01:12 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Largëpamësia dhe Vizionariteti i njohur i Ramush Haradinajt dhe Demagogjia Politike e Jakup Krasniqit...

E diele, 27.06.2010, 09:58 PM


Largëpamësia dhe Vizionariteti i njohur i Ramush Haradinajt dhe Demagogjia Politike e Jakup Krasniqit...

 

Nga Agron Shabani, Gjermani

 

   Ditë me parë në kuader të angazhimëve, kontributëve, platformave dhe vizionëve të Tij tashmë të njohura politike dhe patriotike për cështjën e përbashkët të kombit dhe atdheut:Ish komandanti legjendar i UCK-së(nga Rajoni i Dukagjinit) ,respektivisht,lideri i AAK-së dhe ish kryeministri i Kosovës,z.Ramush Haradinaj e shfaqi Idenë e Tij politike dhe patriotike mbi Organizimin e Një Tryeze(Sofre) kombëtare me pjesëmarrjen e të të gjithë udhëheqësve(liderëve) të mundshëm politik dhe partiak në Kosovë më qëllim të zgjidhjes dhe tejkalimit të cështjëve dhe problemëve të ndryshme akute ose kronike të grumbulluara për shumë vite më radhë në shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme kosovare.Ndërkohë që Idenë e z.Haradinaj në "stilin" dhe manirin tashmë të njohur të një Demagogu dhe Delengjiu bolshevik(të "shkollës staliniste") e refuzoi kryetari i kuvendit kosovar,Jakup Krasniqi me "arësyetim" se kinse gjëja gjithnjë sipas tij:vendi adekuat për gjëra të këtilla na qenkësh kuvendi ose parlamenti kosovar.Gjegjësisht,pozita dhe opozita e atjeshme parlamentare ose politike." Gjepura tashmë të njohura të Jakup Krasniqit & Company që i njohin tashmë madje edhe kalamajt më të vegjël të Negrocit(vendlindjes së Jakup Krasniqit),Kishnarekës ose Gllanasellës në Drenicë.Apo?! Një Demagogji dhe Hipokrizi e radhës nga ana e  këtij të fundit(Jakup Krasniqit) që kundërmon erë të thartë institucionale dhe konstitucionale.Ramush Haradinaj së bashku anëtarët(pjesëtarët) tjerë të Familjes lapidare dhe monumentale të Haradinajve nga Gllogjani kanë dhenë dhe sakrifikuar aq shumë për lirinë,shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike.Ndërkaq,"kryetari xhuxh" i parlamentit kosovar,Jakup Krasniqi do të mbahet në mend për injorancën,arrogancën dhe indolencën e tij profesionale dhe institucionale ndaj të tjerëve.Përkatësisht, për shkak të "stilit" dhe manirit të tij autoritar dhe totalitarist si kryetar i Kuvendit(Parlamentit) të Republikës së Kosovës që ua ndal dhunshëm fjalën dhe mendimin e njohur publik dhe politik deputetëve të ndryshëm të opozitës parlamentare dhe politike në Kosovë.Madje,për shkeljet dhe abuzimët e ndryshme zyrtare ose politike në emër të "shtetit të përbashkët proletar" dhe "internacionalist" (lëxo:të martesave dhe kurorëzimëve të njohura e të panjohura shqiptaro-serbe,shqiptaro-malaziase,shqiptaro-boshnjake etj.) të Kosovës.Si në kohën e Rankovicit ose të Nikolla Pashicit(...).Në emër të "shtetit të pavarur" dhe "sovran" të Republikës së Kosovës si në kohën e Titos,Rankovicit ose Milloshevicit mund të të burgosin,vrasin dhe arrestojnë djemt ose qikat(vashat) e martesave të përiziera proletare dhe internacionaliste në Kosovë.C´Hedonizëm dhe Alkimizëm i madh nacional dhe politik se jo mahi!!!! Si dikur...Por...?!!!  Aty janë Christopher Delli("zeusi i pakurorëzuar" i Kosovës!),Ahtisari,Xho Bajdeni,Amerika,Rusia...Se këndejmi, në mungesë të strukturave dhe superstrukturave të mirëfillëta nacionale,intelektuale dhe politike në njerën anë,si dhe për shkak të arrogancës,prepotencës,inercionit intelektual dhe politik,madje,amnezionit,amorozitetit dhe një destruktiviteti të padurueshëm infantil dhe patologjik të bartësve (udhëheqësve) aktual të institucionëve kryesore të vendit(kryetarit,kryeministrit dhe kryeparlamentarit kosovar) në anën tjetër:Përvec korrupsionit,krimit të organizuar,nepotizmit,klanizmit,bajraktarizmit,krahinarizmit(lokalizmit) të papërmbajtur dhe tepër primitiv janë instaluar dhe promovuar si të atilla edhe antivlerat dhe mediokritetët e shumëta institucionale dhe konstitucionale në të të ashtuquajturin "shtetin më të ri "në Evrope dhe në botë.Mbase,gjithnjë fjala mbi Republikën e Kosovës.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe Profiterët e mëdhenjë të luftës dhe Demagogët e njohur të "paqës" ose  të pasluftës në Kosovë së bashku me "guenonët","papusët" dhe "okultistët" e ndryshëm paranoid dhe hedonisto-alkimist që vazhdojnë ta përhapin dhe propagandojnë të "vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" të "rinisë së përjetshme" dhe "asaj jetës së pasosur" përtej "anës tjetër" të vdekjës.Si "Sizifi mitik " i Homerit  dikur fund e krye asaj "kodre të madhe" të Golgotës gjatë asaj rruge të mundimshme për në Had(...).Duke u thirruir  dhe trumpetuar madje( Shih ti!Për interesa të ngushta politike,materiale,karieriste,profiteriste etj.)  gjithmonë në gjakun e Deshmorëve dhe Martirëve të shumtë që Ranë(për të mos vdekur kurrë!)gjatë luftës së fundit në Kosovë.E  deshifruar dhe formuluar ndryshe kësaj i thonë pra Demagogji dhe një Hipokrizi e pafalshme e "eminencës gri" ose "par exelencave" të ndryshme shtetërore ose politike në Kosovë të cilët në mungesë sensi,intuite,vizioni,identiteti të pastërt nacional ose gjentik apo në mungesë vetereflektimi të preferuar etik dhe estetik në njerën anë ,gjegjësisht, në mungesë të disajni,peërformansës,rezonansës,etikës dhe estetikës së njohur institucionale dhe konstitucionale në anën tjetër:Sikur janë shndërruar dhe "konvertuar" në Demagog ose "tregtar flamujsh" dhe shpirtërash të pafajshëm dhe të manipular të njerëzve ose qytetarëve të thjeshtë.Përkatësisht,në autokrat,burokrat,fizokrat ,kleptokrat dhe

despot të parikuperueshëm quaziinstitucional dhe anarkoliberalist që nuk i njohin dhe nuk i pranojnë kurre opcionet ose opinionet e dikujt tjetër(si Ramush Haradinaj etj.) që kane qasje,ideale,platforma,inovacione,kreativitete,reflektime e vizione të tjera mbi lirinë,shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Ndërkohë që pa ide,vizione,ideale,reflektime ose formulime të reja opozitare ose politike një shtet ose shoqëri e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare mund të rrëshqasin në kthetërat e njohura totalitare dhe apsolutiste të pushtetit(për të mos i thënë këtu regjimit) aktual në Kosovë.Për me tepër ndërkaq,në të të ashtuquajturat "demokracitë tranzicionale" ose "evolutivo-eklektike" të shtetëve ose shoqërive të ndryshme "revolucionare" ose post-komuniste(si Kosova,Serbia,Maqedonia,Mali i Zi,Shqipëria etj.) si duket nuk janë kuptuar dhe analizuar sa duhet kushtët dhe rrethanat e njohura mbi shtetin e konsoliduar ligjor dhe demokratik.Ku në mungesë të të ashtuquajturit "shtetit ligjor dhe demokratik" nën parullat dhe sloganët tashmë të njohura "perëndimore" ose "demokratike" atje sikur janë ngritur dhe instaluar të të ashtuquajturit "liderët kombetar" dhe "karismatik".Përkatësisht,figurat dhe personalitetët e ndryshme autoritare dhe totalitariste që i kanë bartur dhe koncentruar si të thuash tëerë shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në një të të ashtuquajtur "pronë" të tyre "private".Duke i uzurpuar,privatizuar,komercionalizuar dhe monopilzuar kështu( në menyrë perandorake ose apsolutiste) cështjën e përgjithshme shtetërore dhe nacionale si mbretërit,despotët ose perandorët e njohur mesjetar.Si dhe duke i bartur dhe koncentruar në këtë vorbull tërë pushtetin dhe fuqinë(forcën) e mundshme politike,policore ose ushtarake në duart e tyre së bashku me "strukturat" ose "forcat" e ndryshme nëntokësore ose parapolitike në këtë drejtim.Dhe,kjo para syve të popullit dhe faktorëve të shumtë botëror ose ndërkombëtar.Përkatësisht, në emër të "shtetëve pavarura dhe sovrane" të popujve ose vendëve të tyre homonime ose respektive që po vazhdojnë të tretën dhe davbarisën si "kulla prej letrës" në "xhunglën e madhe" të "ligjëve të pashkelura" administrative dhe juridike.Në Republikën e Kosovës sidomos.Ndonëse,njerëzit ose qytetarët në shtetët dhe shoqëritë e konsoliduara dhe demokratike të Perëndimit(ku sëpakut në letër pretendojnë Kosova dhe Shqiptarët në përgjithësi..):janë të definuar,të mbrojtur me ligj dhe të respektuar në bazë të statusit të tyre,identitetit,spontanitetit,reflektimëve dhe vizionëve të ndryshme objektive dhe subjektive,individualitetit,subjektivitetit,ekskluzivitetit,koherences dhe koekzistencës së tyre shoqërore dhe politike me jetën e përgjithshme imnstitucionale dhe konstitucionale të shtetit dhe shoqërisë dhe kështu me radhë.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu madje edhe qëllimët ose aspiratat e njohura njerëzore ose qytetare,koekzistencën e njohur sociale ose ekonomike,sigurinë dhe mirëqenjën e garantuar objektive dhe subjektive etj.etj.Kjo në radhë të parë për faktin se liria ,pavarësia dhe sovraniteti i garantuar individual dhe kolektiv(shtetëror dhe qytetar pra)parqesin celësin dhe formulën kryesore të kulturës së njohur politike dhe demokratike të Perëndimit.Ndonëse,pa i harruar këtu edhe integritetin moral të grupit ose individit së bashku me ekskluzivitetin dhe universalitetin e njohur individual dhe kolektiv si dhe kulturën e njohur shtetërore,nacionale dhe demokratike në shtetët dhe shoqëritë e zhvilluara evroperëndimore.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora