Mendime
Hilmi Saraçi: Çfarë sjellë dialogu me Beogradin?
E shtune, 26.06.2010, 09:59 PM
Çfarë sjellë dialogu me Beogradin?
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Në qarqe të ndryshme diplomatike të Bashkësisë Nderkombëtare, flitet për një dialog praktik në mes të Beogradit dhe Prishtinënës, për rihapjen e çështjes së statusit për Kosovën, siq pretendon Beogradi. Kjo çështje në kohet e fundit sikur ka marrë përmasa më të dukshme . Në këtë fushë Gjykata Nderkombëtare e Drejtësisë në Hagë pas një sqarimi vendimarës do të mundësojë për shtrimin e kontakteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (Feitth) beson në këtë rast se Beogradi dhe Prishtina duhet të shfrytëzojnë pas kësaj mundësinë për të diskutuar për çështjet praktike (teknike) , të cilat kanë interes të përbashkët që t’i zgjidhin problemet në mes tyre .Ka mjaft probleme që mund të zgjidhen nëpërmes këtyre bisedimeve , sidomos për situatën në veriun e Kosovës që është e paqendërueshme dhe e karakterizuar nga stagnimi ekonomik dhe nga një administratë e korruptuar dhe e kriminalizuar. Janë më se 1500 shqiptarë të përndjekur me dhunë prej banesave dhe shtëpive të tyre në pjesën veriore të Mitrovicës, që aktualisht jetojnë si refugjatë në jug të të qytetit të tyre dhe në qytetet tjera të Kosovës. Për këtë është bërë shumë herë fjalë, por në këtë fushë sikur nuk ka pasur rezultate për kthimin e tyre dhe për përmirësimin e gjendjes.
Shumë gjera që janë zhvilluar në vend kanë arritur mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve . Ky mosbesim nuk është vetëm ndaj një klase politike , por thjeshtë qytetarët e vendit po e humbin besimin ndaj institucioneve . Ky është dëm i madh për vendin . Kjo do të ketë pasoja për të ardhshmen, sepse kushdo që të jetë në pushtet nesër do të duhej të bëjë përpjekje maksimale për të rikthyer besimin e qytetarëve ..”
Bashkësia Evropiane e cilëson Kosovën dhe rajonin si punë të saj
Është e qartë se BE-ja e cilëson Kosovën dhe rajonin si punë të saj, për të ndërhyrë dhe për të zgjidhur shumë çështje që do të siguronin një jetë të lirë , të sigurtë dhe me përspektivë në të ardhshmen, por sikur ka munguar angazhimi i duhur për përmirësimin e gjendjës. Evropa ka të gjitha mundësitë diplomatike , ekonomike e teknike për të ndihmuar dhe afruar përparim dhe prosperitet për qytetarët”. Gjykata Nderkombëtare e Drejtësisë në Hagë është paralajmëruar se do të mund të publikojë mendimin e vet këshillëdhënës për pavarësinë e Kosovës , diku pas 22 korrikut (2010). Ndërkohë në Prishtinë janë shtuar debatet në lidhje me bisedimet me Serbinë , të cilat diplomatët nderkombëtarë i kanë paralajmëruar se mund të nisin pak muaj pas verdiktit të GJND-së. Statusi i Kosovës, ndarja apo ripërkufizimi i territorit si dhe rihapja e Pakos së Ahtisarit, cilësohet se duhet të jenë “vija të kuqe” në bisedimet e ardhshme me Serbinë . Kjo është një parakusht për të hyrë në këto bisedime në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Në këtë fushë shumë analistë kanë dhënë mendime të ndryshme për shkaktarët e gjendjes se krijuar dhe për të ardhshmen më të mirë të Kosovës…
Propozimi i disa pikave për bisedimet me Beogradin
Ndersa opozita ka kritikuar se partnerët brenda kualicionit më shumë janë marrë me njëra tjetrën dhe ruajtjen e pozicionëve në pushtet, se sa që me përmbushjen e obligimeve kushtetuese” . Kështu pas shumë kritikave në adresë të Qeverisë opozita ka propozuar disa pika që duhet pasur parasysh me rastinn e bisedimeve me Beogradin. Këto pika të propozuara nga AAK-ja besohet se janë përqafuar edhe nga pjesa tjetër e spektrit politik.Por, problemi është se kush do të bisedojë me Serbinë . Mendoj se në këtë fushë duhet të përfaqësohen njerës të aftë , njohes të mirë të kësaj fushe si nga pozita ashtu edhe nga opozita, sepse opozita nuk e sheh qeverinë e Kosovës të denjë që të hyjë vetëm në këto bisedime pa një përfaqësim të gjerë të spektrit politik të shtetit. Përderisa zyrtarë nga Qeveria në vazhdimësi thonë se janë të gatshëm dhe të përgatitur edhe për këtë proces i cili mund të lehtësohet me gjasë, sidomos nga përfaqësues të SHBA-ve dhe ata të BE-së…Sidoqoftë mendoj se në këtë drejtim duhet të jemi mjaftë të kujdesshëm dhe të kemi qendrime unike gjatë këtyre bisedimeve ,nese do të mbahen dhe kursesi të japin shkas për hapjen e ndonjë vrime sa do të vogël, që do të reflektonte një ndërhyrje për statusin e Kosovës .
Kemi shumë punë të pazgjidhura
Ne kemi shumë punë të pazgjedhura, sidomos duhet të punojmë më tepër rreth luftimit të dukurive negative , ndaj korrupsionit, krimit të organizuar , kontrabandës, sidomos në veri të Mitrovicës. Për këtë arsye Pieter Feith nga Brukseli u bëri thirrje zyrëtarëve kosovarë që po hetohen nga organet e drejtësisë që të japin dorëheqje . Një akt i tillë është vlerë evropiane , ndersa tash është koha e duhur për ta luftuar korrupsionin- ka sygjeruar Feith. Mirëpo mendoj se kjo sa është e arsyeshme dhe me vlerë evropiane aq është edhe e pa sqaruar për një hap të tillë , sepse siq dihet shumë zyrtarë qoftë nga Qeveria , qoftë nga institucionet tjera shtetërore janë duke u hetuar, prandaj në këtë fushë kishte me pasur shumë dorëheqje, sepse çdo njëri që punon gabon, prandaj duhet të percillet dhe të vlerësohet puna e tij. Kjo në një formë do të ndihmonte, por në anën tjetër do të sillte paqartësi dhe shpekulime që do të dëmtonin institucionet shtetërore të vendit…
Diskriminim i parimit shumetnik
Kjo do të reflektohet më tepër tani kur janë duke u formuar komunat e reja sipas Pakos së Ahtisarit, sepse më në fund komuniteti serbë doli në zgjedhje (përveç në veri të Mitrovicës) duke parë se decentralizimi (formimi i komunave të reja ) është në radhë të parë në dobi të tyre dhe në dëm të të tjerëve... Mirëpo prej fillimit të funksionimit si komunë e re , komuna e Graqanicës ka miratuar një stemë e cila nuk përfaqëson të gjitha komunitet që jetojnë në Kosovë , është një stemë e cila në vete ngërthen shumë elemente serbe duke diskriminuar kështu parimin shumetnik. Nderkohë që për Prizrenin përmbajtja e stemës paraqet problem dhe diskriminim për pakicat, ndersa stema e komunave me shumicë serbe të cilat kanë elemente serbe , nuk paraqesin problem. Kjo nuk është në rregull, sepse në këtë fushë problemi duhet të jetë i dyanshëm dhe kursesi të bëhen tolerime në dëm të të tjerëve ,sidomos tani në fillim të krijimit të komunave me shumicë serbe. Sadri Ferati thotë se do të rishqyrëtohen stemat e komunave , por vetëm në aspektin gjuhësor, dhe jopërmbajtësor të tyre, se këtë çështje e ka parashtruar para kryetarit të komunës së re të Graqanicës , i cili i paska premtuar se do ta shikojë këtë çështje .. Kjo nuk qendron, sepse herët duhet sygjeruar dhe intervenuar ndaj rasteve të tilla që do të shkaktonin reagime në të ardhshmen…
Çfarë sjellë privatizimi i PTK-së
Në kohet e fundit bëhet fjalë për privatizimin e PTK-së.Posta e Kosovës , si njësi brenda PTK-së do të ndahet dhe do të mbetët në pronësi të Qeverisë së Kosovës , ndersa telefonia fikse dhe ajo mobile do të privatizohen në paketë , përmes shitjeve të aksioneve deri në masën 75 përqind për sektorin privat, ndersa Qeveria e Kosovës do të mbajë në pronësi 25 përqind të aksioneve . Mendoj se për privatizimi është bërë fjalë mjaft, sidomos është kritikuar ecuria e privatizimit , keqpërdorimet që janë bërë gjatë privatizimit në dëm të punëtorëve dhe qytetarëve , prandaj kjo fazë e privatizimit është dashur të realizohet me kujdes dhe në dobi të qytetarit tonë dhe kursesi në dam të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Mendoj se privatizimi i PTK-së dhe sipërmarjeve të tjera si kjo, në këto momente nuk është i dobishëm , por i ngutshëm dhe i dëmshëm…Për këtë arsye dhe për arsyera të tjera ekonomia kosovare ka psuar në zhvillimin e saj. Kjo është si pasojë e angazhimit dhe kujdesit të pamjaftueshëm të Qeverisë dhe organëve të tjera shtetërore . …Prandaj përdorimi i letrave me vlerë ka një rëndësi të veçantë për ekonominë e secilit vend, sepse përmes tyre mundësohen transaksione të mëdha financiare në mes vendeve. Përdorimi i letrave me vlerë do t’i mundësonte Kosovës kthim më të shpejtë të parave që janë jashtë vendit dhe do të krijonte siguri për investitorët e huaj. Fatkeqësisht Kosova nuk i përdorë letrat me vlerë , sepse mungon infrastruktura ligjore . Për përdorimin e letrave me vlerë Kosovës do t’i duhen së paku dy vite …