E diele, 28.04.2024, 08:36 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Kosova sërish në fokus

E shtune, 26.06.2010, 09:58 PM


KOSOVA SËRISH NË FOKUS

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë në Vjenë u mbajt Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës në të cilën u miratua Rezoluta përkitazi me statusin e Kosovës.

 

Me një votim të ngushtë , amandamenti i propozuar e mbështeste Pavarësinë e Kosovës, të cilën e kishin refuzuar disa shtete mike të Serbisë, Rusia dhe 5 vende të Bashkimit evropian/ Spanja ,Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qiproja/.

 

Deputetja nga Austria, Ulrike Lunaçek tha se ky ishte një lajm dhe një rezultat shumë  i mirë për Kosovën, me ç’rast vihej në spikamë se ajo është duke ecur hapave të sigurtë.Pra Parlamenti evropian kësaj radhe me shumicë votash u shpreh se vendi ynë duhet që sa më shpejt të hyjë në Unionin evropian, pa marrë parasysh refuzimin e përkohshëm të 5 shteteve të lartheksuara, por të cilat janë duke i njohur pasaportat e Kosovës, që do të thotë se ato duhet ta bëjnë vetëm edhe një gjysmë hapi mëtej për ta pranuar pavarësinë e Kosovës. Fundja ato edhe nuk kanë kah t’ia mbajnë dhe nuk mund të ecin në drejtim të kundërt me Unionin të cilit i përkasin/disa nga të cilat e kanë hequr të zitë e ullirit deri sa kanë hyrë aty/Runania, Sllovakia dhe Qipro/ kurse tani mundohen të çojnë pluhur.

 

Deputetët e Parlamentit evropian theksuan se mosnjohja e mëtejme e Kosovës nga ato shtetet, veçsa e thellon edhe më shumë  hendekun dhe shkakton kokëçarje të mëdha në rrugëtimin e Kosovës drejt prosperitetit dhe paqes në rajon. Prandaj një neglizhencë e tillë i nevrikos edhe më shumë shtetet më të fuqishme evropiane të cilat e kanë pranuar Kosovën menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së saj.Ato nuk mund t’i durojnë më, sidomos 4 shtetet e përçudshme që po  çesin shkelma, kurse punët e veta i kanë si mos më keq/ Greqia, Rumani, Sllovakia dhe Qipro/. Pra deputetja evropiane i ftoi vendet e lazdruara që’’të mbushen mend’’ dhe sa më shpejt ta pranojnë realitetin nga i cili nuk mund të ikën askush, madje as vetë serbët e Kosovës të cilët janë duke rënë në binarë dhe duke e pranuar shtetësinë e këtij vendi., siç ndodhi këto ditë edhe me komunën më të re të Parteshit/sipas planit të Ahtisarit/.Siç po shihet, as Serbia nuk po mund’’të shpurdhë’’siç ishte edhe rasti i rasformimit të 5-6 komunave paralele të Serbisë në Kosovë ,për çka u ngrit pluhur i madh në Beograd, ngase u ishin ndalur rrogat njerëzve që jetonin atje e kinse i udhëhqenin komunat kosovare/gjë që nuk mund të gjendet as në librin e Ginisit/.Por ajo që duam të themi është se edhe Serbia po e sheh se deri ku kanë shkuar punët dhe dalngadalë po tërhiqet nga pozicioni i saj kryeneq dhe ireal i cili nuk është duke gjetur përkrahje askund, madje tanimë as tek miqtë tradicionalë të saj/rusët/ të cilët si duket janë lidhur me të fortin e kësaj bote/SHBA-të/, natyrisht për interesat e tyre shtetërore, siç e pamë nga takimi Obama-Medvedev.

 

Në këtë kontekst duhet theksuar se Tadiqi ishte hidhëruar në Evropën se përse ajo nuk po i thotë troç atij se do ta pranojë në radhët e saj!!!Po don erifi që t’i tregohet sa më shpejtë, por  pa i plotësuar kushtet dhe kriteret e njohura, në mesin e të cilave, para së githash, është edhe dorëzimi i kryekriminelit Mlladiq i cili , me çmendurinë e tij të njohur çetnike,i krijoi dy varreza masive në Bosnjë/Srebrenica dhe Zhepa/. Ishte hidhëruar Tadiqi i mjerë , kinse Serbia është ndonjë factor nga i cili varet politika botërore, ndaj në mënyrë ultimative i ishte drejtuar Evropës që të prononcohet sa më shpejt përkitazi me pyetjen e tij inatçore!!!Por Tadiqi kishte zor të madh, jo vetëm nga Parlamenti evropian, por edhe nga Stejt Deparatmenti amerikan i cili ishte përgjigjur adoleshentit Jeremiq kur ky i fundit kishte thënë’’Se çështja e statusit të Kosovës akoma nuk është kryer’’ duke i treguar atij edhe njëherë ‘’Se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, bashkë me kufujtë e saj të palëvizshëm’’.Prandaj edhe në këtë rast donkishotët serbë do ta kenë pasur shumë vështirë ‘’t’i gjëmonin’’kësaj pune, duke mos mundur më ta gënjejnë popullin e tyre naiv dhe që mashtrohet lehtë nga propaganda shumëvjeçare e cila u servohet vazhdimisht atyre me të njejtin pompozitet .

 

Përkitazi me këto qëndrime të paluhatshme dhe shumë të vendosura të fuqive të mëdha , u prononcua edhe ambasadori anglez në Serbi dhe ministri i jashtëm anglez në Kosovë.Ata thanë se Serbia duhet të pajtohet sa më shpejtë me faktin se Kosova është shtet sovran dhe  i pavarur, duke ia lehtësuar edhe vetës rrugëtimin drejt strukturave evroperëndimore.Dhe , siç u tha edhe më lart, se Kosova është shtet i pavarur ,e panë edhe serbët e Kosovës të cilët janë duke kontrubuar në mënyrë konstruktive për ta vazhduar sa më mirë jetën e tyre bashkë me popullin e Kosovës dhe për ta ndarë me ne të mirën dhe të keqen, të cilët ia dhanë edhe një grusht tjetër politikës beogradase në vendin tone.

 

Gjitashtu një shuplakë tjetër Serbisë ia dha edhe presidenti turk Abdulla Gyl, i cili tha:’’Se Kosova nuk guxon të pengohet në procesin e bashkëpunimit rajonal, pavarësisht nga qëndrimi i disa vendeve përkitazi me statusin e saj ‘’.Kosova duhet të bëhet pjesë e bashkëpunimit të Evropës juglindore, vazhdoi ai.Domethënë se edhe në këtë rast serbët do ta kenë pasur vështirë kur dihet se Turqia është një vend me ndikim të madh në politikën globale së cilës i shkon fjala edhe në SHBA.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora