E shtune, 27.04.2024, 08:40 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Polemizuesit e mi islamikë, të cilët vërtetojnë se musliman praktikant domethënë shqiptar i arabizuar

E shtune, 26.06.2010, 09:59 PM


Polemizuesit e mi islamikë, të cilët vërtetojnë se musliman praktikant domethënë shqiptar i arabizuar

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Që prej datës 26 maj 2010, kur botova artikullin tim të parë (“Ylli i kuq i Moskës dhe Guri i zi i Mekës”), pjesë e një serie të re artikujsh për Islamin në hapësirën shqiptare, kam pasur një komunikim shumë intensiv me muslimanë praktikantë nga të gjitha trojet shqiptare, në adresat e mia në facebook, e-mail, si dhe nëpërmjet adresës së gazetës “Sot”, ku u botuan këto shkrime. Sa më tepër që komunikoja, aq më tepër bindesha se ky nuk ishte një debat ndërmjet shqiptarësh, por ndërmjet një shqiptari, i cili isha unë, dhe shqiptarësh të arabizuar. Nga të gjithë reagimet për shkrimet e mia të përmendura, po përzgjedh për t’ ju përgjigjur atë të Dr. Mustafa Bajramit, me titull “Kastriot Myftaraj, njeriu që ezanin e quan qenlehje ndërsa mujezinët qen që lehin”, i botuar edhe në gazetën “Sot”, ku botoj unë, në 24-25 qershor 2010. Përgjigjen dr. Bajramit do t’ ia jap në vetën e dytë dhe jo në vetën e tretë.

Ju z. Bajrami përfaqësoni më së miri muslimanin praktikant shqiptar, në dy anët e kufirit, i cili ka marrë të gjitha veset e shumta të arabit, pa marrë asnjë nga virtytet e tij të pakta. Ju keni marrë edhe veset intelektuale të islamikut arab, të cilat janë rrena e trashë dhe falsifikimi në polemikë. Ju nuk më citoni në mënyrë korrekte për atë që kam thënë për ezanin zi qenlehje dhe muezinët si qen lehës, se ju keni kompleksin e fajit për atë që po bëni. Unë kam shkruar, e zeza mbi të bardhë: “Arabishtja mund t’ u ngjajë e ëmbël arabëve, kur e dëgjojnë nga megafonët e minareve të tyre, por në Shqipëri dhe në krejt trojet shqiptare, në dy anët e kufirit, ajo ngjan si një lehje qeni, si një qenlehje kozmike.” (Gazeta “Sot”, 4 qershor 2010, f. 16)

Pra, unë nuk e kam thënë këtë gjë për të gjithë botën islame arabe, por vetëm kur bëhet në trojet shqiptare. Ky falsifikim u duhet ju, si atij kriminelit të cilit i duhet të fshehë gjurmët e krimit. Se ju jeni të vetëdijshëm për krimin që po bëni ndaj nacionit (kombit) shqiptar, duke dashur t’ i jepni atij profil arab, me këtë performancë të përbindshme arabe, të të mijëra megafonëve të minareve të xhamive, nga ku thirret ezani në arabisht pesë herë ditën. Gjuha është thelbi i identiteti nacional, prandaj qenia e arabishtes si gjuha liturgjike e fesë islame, kjo do të thotë se Islami ushqen arabizimin. Këtu nuk mund të bëhet asnjë krahasim p.sh. me Kishën Katolike cila përdor latinishten për një pjesë të vogël të riteve të saj. Derisa latinishtja është një gjuhë e vdekur, arabishtja është gjuhë e gjallë, e cila është gjuha e shumë shteteve arabe. Pastaj asnjë nga fetë e krishtera në Shqipëri nuk vendos megafonë për të përhapur lutjet e saj pesë herë ditën në gjuhë të huaja. Këmbanat e kishave nuk përhapin fjalë në ndonjë gjuhë të huaj, por tinguj universalë, të cilët nuk identifikohen me asnjë gjuhë.

Ju pretendoni se Allahu është zoti i botëve, se është i gjithëdijshëm, megjithatë juve i kufizoni këto veti të tij, duke i atribuar atij një lidhje specifike me arabishten. A thua Allahu i gjithëdijshëm nuk e kuptoka dhe pranoka shqipen. A thua edhe në botët e tjera ku supozohet që të adhurohet Allahu, kjo gjë u bëka në gjuhën arabe dhe se i gjithë universi i pamasë, me miliarda botë të banuara, periodikisht, pesë herë ditën, na e thirrka ezanin në arabisht! Me këtë do të qeshnin edhe devetë e Mekës, sikur ta dëgjonin, por ju jeni bërë më keq se devetë e shkretëtirës. Ju e fyeni gjuhën shqipe, e quani atë lehje qensh, duke e quajtur atë të padenjë për t’ i drejtuar në këtë gjuhë disa fjalë Zotit, disa fjalë të thjeshta të ezanit, të cilat janë përkthyer edhe në shqip.

Asnjë nga besimtarët e feve të krishtere në Shqipëri nuk e quan Zotin një gjuhë të huaj, sikur bëni ju që e quani atë në arabisht “Allah”. Kurrkush nga besimtarët e krishterë në Shqipëri nuk përshëndeten mesvedi në gjuhë të huaj, sikur bëjnë besimtarët muslimanë, të cilët përshëndeten mesvedi në arabisht: “Selam Alejkum, Alejkum Selam”. Ju e urreni gjuhën shqipe, se ju e urreni edhe nacionin (kombin) shqiptar. Ju thoni qartë në polemikën tuaj me mua: “Përkundrazi, mësimet islame jo që nuk ndalen brenda kufijve nacionalë të ndonjë përkatësie kombëtare, por ato, sikurse nuk pranojnë nuancat nacionale, ato nuk njohin fare fjalën komb. Realisht nëse nuk gabohem, kombet paraqiten diku ka fundi i shekullit XVIII”. (Gazeta “Sot”, 24 qershor 2010, f. 15)

E pra, këtu është muslimani praktikant i sinqertë, i cili nuk e njeh nacionin (kombin), identitetin kombëtar, por vetëm atë fetar islamiko-arab. Për këtë gjë juve deklaroheni ndjekës i teorive nacionale të çifutëve Ernest Gellner dhe Erich Hobsbaëm, të cilat Soros kërkon t’ i induktojë në mendimin shqiptar, dhe sipas të cilave nacioni (kombi) është një dukuri e vonë, e fundit të shekullit XVIII. Është një gjë shumë kurioze kjo ndarje e ideve të ideologëve çifutë prej jush! Nëse ju do të ishit njeri i sinqertë, gjë që as nuk pritet se në polemikë ju silleni si beduini i cili ka vjedhur një deve, ju duhet të pranonit se ju e ndjeni veten arab dhe jo shqiptar, se shteti ku ju doni të jetoni është Khalifati global islam, dhe se ëndërroni ditën kur edhe trojet shqiptare do të gjenden nën të. Për ju Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, shteti i bashkuar nacional shqiptar, janë disa gjëra të përkohshme, janë idhujtari politike të pafesh, të cilat do të treten kur të krijohet khalifati islamik global, i vetmi shtet të cilin ju e keni për zemër.

Ju shqiptari i arabizuar Mustafa Bajrami më mohoni mua nacionin (kombin) shqiptar dhe pastaj ma zini për të madhe se unë ju mohoj fenë tuaj! Ju e urreni flamurin shqiptar, dhe nuk e mbani atë mbi kulmin e xhamive, apo në oborrin e tyre, siç bëjnë kishat e krishtera. Ju e urreni Heroin Nacional Shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, dhe në të gjitha tubimet shkencore, akademitë solemne, simpoziumet që mbani, ju nuk e përmendni kurrë për mirë atë.

Ju edhe kur flisni shqip mendoni arabisht, dhe në rastin më të mirë turqisht. Ju thoni: “Revolucioni Socialist i Tetorit dërmoi Rusinë ndërsa Safavidët e Iranit me gjithë të tjerë nacionalistë shkatërruan Perandorinë Osmane, trashëgimtaren e Halifatit të Pejgamberit a.s. Dhe prej asaj dite, për çudi, as e para, as të dytët, nuk panë ditë të bardha”. (Gazeta “Sot”, 24 qershor 2010, f. 15)

Ju, qartësisht, vajtoni shkatërrimin e Imperisë Osmane, dhe u vjen keq se shqiptarët nuk janë edhe sot e kësaj dite nën Imperinë Osmane. Imperia Osmane nuk e njihte zyrtarisht identitetin nacional shqiptar, nuk lejonte mësimin në shkolla të gjuhës shqipe (një nga 14 pikat që Hasan Prishtina i paraqiti qeverisë osmane në emër të kryengritjes së përgjithshme shqiptare në 1912 ishte pikërisht lejimi i mësimit të gjuhës shqipe), nuk lejonte ekzistencën e flamurit shqiptar (kur lejonte flamurin serb nëpërmjet simboleve të Kishës Serbe). Pra, ju doni që edhe sot të mos ekzistonte zyrtarisht nacioni shqiptar, të mos mësohej gjuha shqipe në shkolla, të mos ekzistonte flamuri shqiptar, të mos ekzistonte zyrtarisht identiteti shqiptar.

Ju thoni: “Meqë filluam kështu, hajde pra t’ i ulemi në ballë punimit të Myftarajt”. (Gazeta “Sot”, 24 qershor 2010, f. 15) Por ju megjithatë i shmangeni atij, se ju keni frikë nga ballafaqimi me tezat e mia. Ju thoni: “Kastriot Myftaraj i frikohet kritikës shkencore” (Gazeta “Sot”, 24 qershor 2010, f. 15). Por në fakt jeni ju që i frikoheni kësaj gjëje, dhe tash unë do t’ ia vërtetoj lexuesit këtë gjë. Ju thoni më tutje për mua se: “Për Yllin e Kuq ai na thotë se qenka i keq për shkak se përdoret edhe në magjinë e zezë! Themi: Nëse diçka keqpërdoret nuk do të thotë se ajo diçka duhet të klasifikohet si diçka e ligë!” (Gazeta “Sot”, 24 qershor 2010, f. 15)

Kështu pra, na filloka kritika juaj shkencore?! Por, a mund të më thoni se ku na qenka mirëpërdorur ky Ylli i kuq, i cili na qenka keqpërdorur në magjinë e zezë? A mos do të thotë kjo se poshtë Gurit të zi të Mekës, na qenka Ylli i kuq?

Më tutje, kritika juaj “shkencore” ndaj meje vazhdon kështu: “Pastaj, për Gurin e Zi të Qabes thotë se është simboli më i shenjtë i Islamit! Themi: Kjo që thotë Myftaraj as që ka të bëjë me të vërtetën, sepse ai gur nuk ishte kurrë i shenjtë, bile as para ardhjes së Islamit lëre më të ishte konsideruar i shenjtë pas ardhjes së tij!)” (Gazeta “Sot”, 24 qershor 2010, f. 15)

Problemi në polemikën me ju, është se ajo është po aq e vështirë sat ë polemizosh me një deve. E para, unë, o njeri, se supozohet të jeni njeri, edhe pse në polemikë silleni si deve, nuk kam thënë se Guri i zi është simboli më i shenjtë i Islamit. Unë kam thënë se është objekti më i shenjtë. E gjithë bota shikon me sy se siç do vit turmat e islamikëve nga gjithë vendet islamike tubohen përreth Kaaba-s (Qabes), tempulli në formë kubi ku është Guri i zi. Çka tjetër tregon kjo veç faktit se ai është objekti më i shenjtë i fesë islame. Nëse nuk është kështu atëherë çka bëjnë këta njerëz rreth këtij guri dhe përse ai gjendet në tempullin e Kaaba? Këtë pyetje të arsyeshme do ta bënte edhe një deve, sikur të kishte gojë të fliste.

Ju vazhdoni, në stilin e beduinit mashtrues, të tjetërsoni fjalët e mia, duke mos më cituar, por duke më atribuar sikur kam thënë: “Gjithashtu për Gurin e Zi thotë se dikur paska qenë i bardhë, e pastaj për shkak të mëkateve të njerëzve që e paskan puthur, ai qenka bërë i zi! Themi: Këtu Kastriot Myftaraj e bën bllabllablla-në më qesharake në punimet e tij!” (Gazeta “Sot”, 24 qershor 2010, f. 15)

Ju qenkeni me të vërtetë shumë zbavitës, z. doktor islamik! Në fillim tjetërsoni fjalët e mia dhe pastaj qeshni me veprën tuaj! Ku e paskam shkruar unë se guri u nxi për shkak të puthjeve të njerëzve? Kritika juaj “shkencore” bëhet me të vërtetë sharlatanizëm islamik kur ju thoni: “Për Ibrahimin a.s. thotë se paska jetuar 2400 vjet para Krishtit… Themi: Përderisa Kurani nuk përmend kohën kur se ka jetuar Ibrahimi a.s., Kastriot Myftaraj duhet të jetë ‘historiani’ i fundit që mund ta dijë se kur na paska jetuar Ibrahimi a.s.” (Gazeta “Sot”, 24 qershor 2010, f. 15)

Ju kërkoni kështu që Kurani të merret si burimi i vetëm i informacionit! Por Abrahami, apo Ibrahimi sikur e quani juve, përmendet edhe në Bibël (Testamentin e Vjetër) dhe historianët duke bërë llogarinë e gjeneratave, kanë arritur të përcaktojnë kohën se kur ka jetuar Abrahami. Nëse do të merrej Kurani si burimi i vetëm i informacionit, atëherë unë do t’ u thosha se ku e dini ju që Muhameti ka jetuar atëherë kur pretendoni ju se ka jetuar, se Kurani nuk e përmend kohën kur ka jetuar Muhameti? Por unë nuk e them këtë, se nuk kam logjikën e devesë. Më tutje ju thoni: “Sikur që nuk është aspak e vërtetë se çdo fis arab paska pasur Kaaban e vet”. (Gazeta “Sot”, 24 qershor 2010, f. 15)

Këtu jam i detyruar që t’ u drejtohem në termin me të cilin më etiketoni mua, dhe t’u them se ju jeni krejt xhahil në historinë e idhujtarisë arabe paraislamike. Se ju doktor, nuk mund ta mohoni se arabët paraislamikë kanë pasur kulte idhujtare dhe se Kaaba në Mekë ka qenë njëri prej tyre. Tekefundit Kaaba-n nuk e ndërtoi Muhameti, por e gjeti atë. Edhe që çdo fis arab ka patur Kaaba-n e vet, është një e vërtetë e rëndomtë e historisë së religjioneve në Gadishullin Arabik. Arabët idhujtarë kanë qenë animistë, do të thotë ata besonin se gurët, pemët, puset kishin shpirt. Derisa idhujtaria, jo vetëm në Arabi, por në gjithë botën ishte e ndërtuar në bazë tribuje, nuk ishte ndonjë çudi që çdo tribu arabe kishte Kaaba të saj, e cila ishte një tempull në trajtë kubi, ku gjendej një gur i shenjtëruar, i cili përgjithësisht ishte një meteor i rëndomtë, ose një copë meteori. Se përse Muhameti e ruajti dhe e inkorporoi në Islam këtë pjesë të idhujtarisë arabe, kjo është një gjë të cilën asnjë teolog islamik nuk merr përsipër ta shpjegojë. Unë do të doja që ju të më jepni definicionin e idhujtarisë sipas cilitdo fjalor që të dëshironi, dhe pastaj të kqyrim nga kjo pikëpamje se çka është ky Guri i zi i Mekës dhe tubimi i besimtarëve rreth tij në pelegrinazh.

Më tutje ju thoni për mua se: “Marrëzinë më të madhe ky shkrues e bën sidomos kur thotë se Muhamedi a.s. i paska dhënë Allahut tiparet e Hubalit!” (Gazeta “Sot”, 24 qershor 2010, f. 15)

Hubali ishte zoti suprem në idhujtarinë arabe paraislamike, zoti-hënë, se arabët idhujtarë qenë një popull hënor. Idhulli i Hubalit qe në Kaaba, në Mekë. Arabët idhujtarë tuboheshin në haxh, në Kaaba për të adhuruar Hubalin dhe Gurin e zi. Muhameti e ruajti këtë rit, por në vend të Hubalit vuri Allahun, ndërsa Guri i zi mbeti. Këto janë fakte. Unë ju sfidoj ju z. doktor që të gjeni cilindo libër serioz për idhujtarinë arabe paraislamike, dhe të diskutojmë mbi bazën e tij.

Ju thoni se: “fraza tjetër e këtij Kastriot Myftarajt rreth shartimit të Judaizmit dhe Krishterizmit që i paska bërë Islami, nuk është asgjë më shumë se një frazë e radhës”. (Gazeta “Sot”, 24 qershor 2010, f. 15)

Por është një frazë e cila bart fakte. Kurani është shkruar shumë shekuj pas Testamentit të Vjetër dhe atij të Ri dhe qartësisht në shumë pjesë është një plagjiaturë e tyre.

Ju thoni se: “Islami lejon faljen e namazit edhe brenda kishave të krishterizmit dhe sinagogave të Judaizmit”. (Gazeta “Sot”, 25 qershor 2010, f. 14)

Por kjo tregon tolerancën e të krishterëve apo të judejve, nëse ndodh vërtet. Islamikët do të kishin të drejtë të mburreshin nëse lejonin edhe që të krishterët dhe çifutët të bënin ritet e tyre në xhami, gjë që nuk lejohet. Në Mekë nuk lejohet të ndërtohet asnjë kishë, ndryshe nga Roma ku ka xhami.

Më tutje ju falsifikoni me vetëdije dhe në mënyrë qesharake fjalët e mia, kur thoni: “Kastrioti Myftaraj, me një dozë psikoze të tepruar, më vonë Muhamedin a.s. do ta krahasojë me Svetisavën e Shumadisë, për të cilin në mënyrë shumë të hapur tregon një admirim të posaçëm. Ai Svetisavën na e ofron si shembull që duhet ta ndjekim, ndërsa për arsyetim lançon tezën e tij të çuditshme, se shqiptarët me Islamin nuk po i lidhka asgjë më shumë veçse një aksident historik! Themi: Nëse është e vërtetë ajo që thotë Myftaraj se Islami po na tërhiqka nga shkretëtirat, nëse është e vërtetë se Islami po na prishka koherencën tonë kombëtare, atëherë përse duhet të marrim shembull Svetisavën, përse duhet të pasojmë Vatikanin, Kishën Orthodhokse Greke?” (Gazeta “Sot”, 25 qershor 2010, f. 14)

Ju nuk e doni serbizmin dhe helenizmin, jo nga pikëpamja e Shqiptarizmit, por nga ajo e Arabizmit. Për mua Arabizmi është po aq i keq sa serbizmi dhe helenizmi. Që Muhameti ngjan shumë me Shën Savën kjo është e qartë për çdo studiues religjionesh, se të dy e nacionalizuan fenë, duke i dhënë asaj gjuhën nacionale dhe ritin nacional. Nga kjo pikëpamje, Muhameti dhe Shën Sava janë krijuesit e kombeve përkatëse, atij arab dhe serb. Islami vërtet është mbinacional, por kjo fe ka një dimension të qartë asimilues arab, se arabishtja është gjuha e saj. Unë veprën e Shën Savës e kqyr si shembull të cilin duhet ta ndjekin shqiptarët, se ajo e ve fenë në shërbim të nacionit. Të njëjtën vepër sit ë Shën Savës bëri dhe Mbreti i Anglisë Henry VIII në fillim të shekullit XVI, kur nacionalizoi Krishterimin në Angli, me Anglikanizmin. Për mua feja më e mirë për Shqipërinë do të ishte një Krishterim i Albanizuar, sipas shembullit të Anglikanizmit. Unë nuk kam thënë se duhet të ndjekim Kishën Ortodokse Greke dhe këtu ju mashtroni me paturpësinë e beduinit. Unë kam thënë se duhet nacionalizuar Kisha Ortodokse Shqiptare, duke u bërë shenjtë martirët e saj shqiptarë që luftuan kundër Helenizmit dhe Sllavizmit, dhe se parakushti që të bëhet kjo gjë është që të deislamizohet Shqipëria, se Greqia ndërhyn në punët e brendshme të Kishës Ortodokse të Shqipërisë për shkak të ekzistencës në Shqipëri të Islamit me profil të lartë arab.

Unë nuk mund të pranoj që Vatikani të vihet në një radhë me Kishën Greke dhe atë Serbe, kur është fjala për nacionin shqiptar, se Vatikani në të shkuarën ka sponsoruar fuqishëm nacionalizmin shqiptar. Por qëndrimi i Vatikanit ka ndryshuar pikërisht për shkak të rritjes së profilit arabo-islamik të trojeve shqiptare kohëve të fundit. Vatikani detyrohet që të marrë parasysh interesat e Kishës Serbe në Kosovë pikërisht se i trembet një bastioni islamik në anën tjetër të Adriatikut. Unë kam bindjen se Islami prish koherencën nacionale shqiptare, ve në rrezik ekzistencial nacionin shqiptar, prandaj është e nevojshme që shqiptarët të ndahen prej Islamit, me anë të deislamizimit. Deislamizimi është një sfidë imediate e nacionit shqiptar. Sa për religjionin të cilin duhet të marrin shqiptarët, derisa ne jetojmë në Europë, dhe fati i jonë është i lidhur me Perëndimin e krishterë, atëherë fetë që duhet të zgjedhin shqiptarët duhet të jenë degët e Krishterimit perëndimor.

Ju talleni me mua duke thënë: “Sipas tij, paska qenë e pritur që arabët me surrla e tupane të këndonin pavarësinë e Kosovës!” (Gazeta “Sot”, 25 qershor 2010, f. 14)         Epo, çka tjetër duhej pritur z. doktor derisa ju e keni bërë Kosovën të ngjajë si një provincë e Arabisë, me megafonët e minareve që shpërndajnë ezanin në arabisht? Ju thoni për mua se: “Harron ky burrë se Afganistani musliman ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e Kosovës”. (Gazeta “Sot”, 25 qershor 2010, f. 14) Por ju bëni sikur harroni se Afganistani është nën regjimin e okupacionit amerikan dhe të vendeve të tjera, kryesisht të krishtere. Ju thoni për mua se: “bile neve na sjell edhe një link interneti për të parë atje se çka paska folur në Serbi Presidenti turk në dëm të Kosovës”. (Gazeta “Sot”, 25 qershor 2010, f. 14) Por ai link që kam sjellë unë në shkrimin tim është website zyrtar i Presidentit të Turqisë!

Ju thoni se: “Islami, në përmbajtjen dhe formën e vet nënkupton paqe dhe jo luftë”. (Gazeta “Sot”, 25 qershor 2010, f. 14) Islami nënkupton paqe sa kohë islamikët janë të dobët, dhe kur e ndjejnë veten të fortë flasin ndryshe, dhe Islami do të thotë luftë. Ju tolerancën e shoqërive të tjera e shikoni si ekspedient të cilin ua dhuron kundërshtari. Ju nuk i merrni seriozisht ligjet e vendit ku jetoni, në këtë rast të Kosovës e Shqipërisë, ju rebeloheni ndaj laicizmit. Kjo ndodh se ju ëndërroni ditën kur do të vendosni ligjet tuaja islamike. Ju nuk shqetësoheni se nacioni shqiptar mund të asgjësohet nga profili i lartë arab të cilin ju ia jepni qëllimisht. Në fjalorin ndërkombëtar ka hyrë termi “mallkimi i naftës”, për të treguar vendet arabe të pasura me naftë, të cilët nuk arritën që ta përdorin këtë pasuri për të diversifikuar ekonominë e tyre, por mbetën të varur nga të ardhurat e naftës, duke vuajtur pasojat e luhatjes së çmimit të saj. Ju jeni mallkimi arab pa naftë, për nacionin shqiptar.

Ju keni frikë nga arsyeja, se ju jeni akomoduar me dogmën, dhe i trembeni vënies në diskutim të saj. Ju, krejt bashkësia e muslimanëve praktikantë në trojet shqiptare, jeni një konspiracion arab kundër nacionit shqiptar. Ju jetoni me kalendarin hënor dhe nën simbolin e Hënës, mjedis një nacioni diellor. Ju keni përcjellë urrejtjen arabe për diellin, urrejtje e natyrshme tek një popull që torturohet nga dielli në shkretëtirë, tek një popull diellor si shqiptarët. Ju jeni një “kolonë e pestë” hënore tek një nacion diellor si shqiptarët. Ju i keni frikë dhe i urreni femrat tuaja, se keni përvetësuar frikën dhe urrejtjen e popujve hënorë ndaj femrës.

Ju e keni bërë Allahun tuaj Nostradamus, duke i atribuar Kuranit parashikimin e të gjitha zbulimeve shkencore që janë bërë në shekuj. Por si ithtarët e Nostradamusit ju i gjeni këto në Kuran pasi këto zbulime janë bërë, jo para se të bëhen. Ju flisni kundër parasë, por profeti juaj dhe themeluesi i fesë suaj ishte një tregtar, Muhameti. Kurani është çuditërisht i ngjashëm me një libër llogarish tregtie. Ju shfaqni një barbari shumë të thellë. Tek ju është projektuar barbaria beduine. Arhetipi juaj është beduini nomad idhujtar. Ju në thelb jeni idhujtarë, çka tregohet me pelegrinazhin tek Guri i zi, simptomë kureshtare e dyshimit tek feja juaj. Ju flisni për qytetërimin e lartë arab, por nuk mund ta shpjegoni se si ky mund të kishte lindur në Mekë, e cila nuk ishte veçse një oaz, ku kishte një pus, çka e bënte ata një pikë ndalimi në rrugëkalimet e karvanëve të deveve. Çdo trajtim i juaji merr në mënyrë të paevitueshme kahje psikiatrike. Ju jeni një tumor në trupin e nacionit. Ju e paraqisni urrejtjen si virtyt (urrejtjen që shfaqni ndaj gjuhës shqipe me adhurimin e arabishtes), barbarinë si qytetërim, vesin si virtyt (keqtrajtimin e femrës).

Nëse ju do të kishit pasur fuqinë që ka sot Perëndimi i krishterë ju me siguri që do ta kishit pushtuar gjithë botën, do t’ i kishit ndaluar të gjitha fetë e tjera, dhe do t’ i kishit imponuar njerëzimit Islamin dhe mënyrën e jetesës islamike. Ju jeni hipokritë, se ju e luftoni Perëndimin me të dhënat që botoni ai, për të këqijat e tij, si drogën, prostitucionin, pedofilinë, krimet etj. Por ju veset tuaja i fshihni, se në botën tuaj islamike nuk ka media të lira. Ju shpreheni me ngazëllim kundër pedofilisë së disa priftërinjve të krishterë, por harroni se profeti juaj Muhameti duke u martuar me një vajzë nëntë vjetëshe bëri pikërisht pedofili. Natyrisht ai pretendoi se e bëri këtë si një gjest atëror, por burgjet e botës janë të mbushura me pedofilë, që pretendojnë se kanë vepruar me qëllime të tilla të mira.

Nga mënyra se si kërcënoni ju tregoni se nga se keni frikë. Ju keni frikë nga njerëzit që ju sfidojnë në debat. Unë qëndroj përballë jush në emër të së vërtetës sime, Zotit dhe Nacionit shqiptar, por ju keni frikë të qëndroni përballë meje në debat në emër të së vërtetës suaj, Allahut dhe Arabizmit tuaj. Ju ndërmorët një Xhihad global në facebook, duke raportuar shkrimin tim “Ylli i kuq i Moskës dhe Guri i zi i Mekës”, në mënyrë që ai të ndalohej në facebook. Unë ende ju kërkoj që ta tërhiqni raportimin dhe ju ofroj që në faqen time të bëhet debat për këtë shkrim, me cilindo teolog islamik që do të zgjidhni ju. Ju pyesni se ku e gjej unë kurajën të fyej fenë tuaj. Unë e gjej kurajën tek fakti se feja juaj fyen nacionin shqiptar. Feja juaj e ka bërë sharjen e feve të tjera princip në librin e saj të shenjtë, Kuran. Urrejtja ime për ju është përgjigje ndaj urrejtjes suaj për ata që janë ndryshe nga ju. Unë nuk gjej kurrgjë të përbashkët me ju, unë nuk ju shoh as si njerëz, jo më si bashkëkombas shqiptarë.

 



(Vota: 33 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora