E shtune, 27.04.2024, 07:25 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Letër e hapur Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama

E marte, 29.06.2010, 09:59 PM


Letër e hapur Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Zonja Prokurore e Përgjithshme

Në 14 qershor 2010 kam dorëzuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, kallëzimin penal të regjistruar me nr. 1128- K, ndaj shtetasve shqiptarë Selim Muça, kryetar i Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe Fisnik Kruja, kryetar i Forumit Musliman të Shqipërisë. Kallëzimi penal konsiston në vepra penale shumë serioze që janë  “Provokimi i luftës”, “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”, “Thirrja për urrejtje nacionale”, të parashikuara nga nenet 211, 223, 265, 266 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Kryerja e këtyre veprave penale konsiston në atë se, nga të gjitha minaret e xhamive të Shqipërisë, të cilat janë pronë e Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe që administrohen prej tij, periodikisht gjatë ditës, megafonë të fuqishëm, disa në çdo minare, shpërndajnë fjalë në gjuhën arabe. Ky është një veprim në kundërshtim me principin kushtetues të laicizmit mbi të cilin janë ndërtuar dhe funksionojnë shteti dhe shoqëria shqiptare, dhe pikërisht nga kjo pikëpamje duhet kqyrur kompatibiliteti i veprimit të të kallëzuarve me nenet e përmendura më lart të Kodit Penal. Të kallëzuarit e kanë marrë praktikën e mësipërme nga vende fundamentaliste islamike, ku nuk ekziston ndarja kushtetuese mes fesë dhe shtetit.

Me këtë veprim Komuniteti Musliman i Shqipërisë ka kapërcyer kufirin e lirisë dhe së drejtës së ushtrimit të fesë, të cilën ia njeh ligji, dhe ka hyrë në sferën e abuzimit me liritë dhe të drejtat kushtetuese, deri edhe me pasoja kriminale, të veprave penale të parashikuara në nenet e përmendura të Kodit Penal. Ushtrimi publikisht në një shkallë të tillë, i riteve fundamentaliste islamike, në një vend laik dhe shumëreligjioz si Shqipëria bën që ato të shndërrohen në mesazhe të nxitjes së urrejtjes ndërmjet komuniteteve fetare. Por, këto kumte në arabisht përbëjnë dhe thirrje për nxitje të urrejtjes nacionale, se shtresat e popullsisë të cilat nuk kanë apel ndaj kumteve të tilla në arabisht, domethënë shumësia absolute e popullsisë së Shqipërisë, nuk mund të mos i perceptojnë ato si nxitje urrejtjeje ndaj tyre, se në vendet fundamentaliste islamike ku ushtrohen rituale të tilla, ato paralajmërojnë vënien e gjithë shoqërisë nën një diktaturë fundamentaliste islamike, që imponon mënyrën e jetesës sipas normave islamike.

Në një vend si Shqipëria, që mbetet gjithsesi një vend me stabilitet të brishtë, për çka është ende nën monitorim ndërkombëtar, gjë që e provon prezenca në Shqipëri e shumë misioneve të huaja që monitorojnë sigurinë në vend, ashtu edhe për faktin që Shqipëria gjendet në një regjion me stabilitet të brishtë, në veprimet e të kallëzuarve nuk mund të mos shihet edhe pasoja kriminale e vënies së Republikës së Shqipërisë para rrezikut të ndërhyrjes ushtarake të fuqive të huaja, për shkak të perceptimit të saj si një vend ku ka hedhur rrënjë fundamentalizmi islamik, çka natyrisht do të përbënte rrezik për sigurinë në regjionin e Ballkanit, dhe më gjerë në Europë.

Për të gjitha këto arsye kërkoj që, për rëndësinë e posaçme që mendoj se paraqet kallëzimi penal i paraqitur prej meje, atë ta marrë në shqyrtim Prokuroria e Përgjithshme, në pajtim me dispozitat proceduriale penale të cilat e mundësojnë këtë gjë. Të kallëzuarit gjithashtu kanë paraqitur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë një kallëzim penal ndaj personit tim, ku kërkojnë fillimin e ndjekjes penale ndaj meje mbi bazën e disa artikujve të cilët unë i kam botuar në shtyp. Në lidhje me këtë çështje ju bëj të ditur se gjithçka që kam shkruar unë për fenë islame, e kam shkruar pasi për shumë vite kam qenë dëshmitar i ushtrimit të kësaj feje në mënyrë të fundamentaliste islamike. Unë e urrej fundamentalizmin islamik, dhe derisa në Shqipëri ushtrimi i fesë islame nuk u kuptoka ndryshe veçse si fundamentalizëm islamik, atëherë unë kam gjithë të drejtën ta urrej fenë islame, ushtruesin e fesë islame, institucionet e fesë islame. Tashmë durimit tim i erdhi fundi. Në këtë rast nuk jam fajtor unë, por janë fajtore institucionet e shtetit shqiptar, duke përfshirë edhe Prokurorinë e Përgjithshme, të cilat kanë lejuar këtë gjendje.

Pastaj unë i njoh vetes një status të posaçëm në këtë fushë, se në vitin 2003 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë filloi ndjekjen penale ndaj personit tim me akuzën e nxitjes së urrejtjes ndërmjet feve dhe racave, pa specifikuar se ndërmjet cilave fe dhe raca, e pata nxitur urrejtjen unë. Por problemi kryesor qëndronte se në provat që Prokuroria solli në mbështetje të akuzës së saj, kishte përfshirë dhe një paragraf që interpretohej si nxitje e urrejtjes ndaj fesë islame, të cilin paragraf unë e citoja nga një libër i botuar nga Fondacioni “Soros” në Tiranë. Kjo përbën një shpërdorim detyre nga ana e të gjithë personave në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, të cilët kanë firmuar aktet e ndjekjes sime penale, si dhe nga ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, i cili u vu në dijeni zyrtarisht për këtë problem. Unë jam ende në afat për të bërë kallëzimin penal ndaj këtyre personave. Por problemi kryesor nuk qëndron këtu por tek fakti se Prokuroria, si institucion ka abuzuar ndaj personit tim, në një kohë që nuk ka marrë asnjë masë ndaj atyre drejtuesve të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, të cilët gjatë gjithë këtyre viteve kanë kryer veprimet e kundërligjshme të përmendura më lart.

Në këto rrethana, unë i lejoj vetes të mos vetëkufizohem në termat e përdorura kundër fundamentalizmit islamik në Shqipëri, me të cilin praktikisht është vetëidentifikuar Komuniteti Musliman i Shqipërisë dhe të gjithë muslimanët praktikantë në Shqipëri. Derisa Prokuroria gjendet haptazi në një pozicion të kundërligjshëm, në raport me mua, si dhe në raport me Komunitetin Musliman të Shqipërisë, të cilit i ka lejuar të vazhdojë veprimtarinë e vet të kundërligjshme, permanente, atëhëre unë nuk e gjej të arsyeshme që të rezervohem në termat në të cilat shprehem ndaj fundamentalizmit islamik në Shqipëri, të përfaqësuar tashmë nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë dhe Forumi Musliman i Shqipërisë.

Zonja Prokurore e Përgjithshme!

Ju keni detyrim ligjor që të merrni masën e sigurisë të pezullimit të praktikës së thirrjes së ezanit nëpërmjet megafonëve të vendosur në minaret e xhamive. Gjithashtu ju keni detyrimin ligjor që të pezulloni veprimtarinë e Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe të Forumit Musliman të Shqipërisë, të cilat janë organizatat që janë përgjegjëse për ushtrimin e këtij rituali fundamentalist. Moskryerje prej jush e këtyre veprimeve ju ngarkon ju dhe vartësit tuaj me përgjegjësi ligjore, sipas dispozitave të Kodit Penal, të cilat ju i njihni mirë.

Ju, zonja Prokurore e Përgjithshme, para disa kohësh keni qenë e pranishme, së bashku me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, në shfaqjen e dramës “Zotëri Ibrahimi dhe lulet e Kuranit”, e cila tregon për marrëdhëniet mes arabëve dhe hebrejve. Ju nuk mund të mos e dini se në raste të tilla veprimet e zyrtarëve të lartë të shtetit, çka jeni ju dhe Presidenti, fitojnë një konotacion politik. A mos do të thotë kjo se në Shqipëri do të tolerohen “arabët”, domethënë muslimanët praktikantë, të cilët janë përgjegjës për profilizimin arab të Shqipërisë, që të vazhdojnë të bëjnë atë që po bëjnë prej 20 vitesh? Tek ky shpjegim mua më çon fakti se ju nuk merrni asnjë masë për të ndërprerë këtë gjendje të kundërligjshme.

Më duhet t’ u tërheq vëmendjen, zonja Prokurore e Përgjithshme, se këtu nuk bëhet fjalë për shumicën e popullsisë së Shqipërisë e cila na qenka ushtruese e fesë islame, siç pretendojnë të kallëzuarit, në kallëzimin që kanë bërë ndaj meje. Në të vërtetë fenë islame në Shqipëri e ushtron veç një minorancë, jo më shumë se 3% e popullsisë, të cilët janë muslimanë praktikantë dhe që kanë apel shpirtëror ndaj kumteve arabisht që shpërndajnë megafonët e minareve të xhamive. Kjo minorancë nuk pajtohet me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe i dhunon ato publikisht, praktikisht me bashkëfajësinë e institucioneve të shtetit shqiptar, në radhë të parë të Prokurorisë së Përgjithshme. Nëse ju do të bëni hetime më të thella nuk do ta keni të vështirë që të konstatoni se Komuniteti Musliman i Shqipërisë është duke abuzuar dhe me minorancat kulturore, si romët, egjiptianët, varfëria e të cilëve shfrytëzohet që ata të tërhiqen në ritet islamike, në mënyrë që të duken sheshet të mbushura me besimtarë që kryejnë rite islamike. Pjestarët e varfër të minorancave kulturore shpërblehen për pjesëmarrjen e tyre në ritet islamike me ushqime, të cilat shpërndahen nga xhamitë.

Zonja Prokurore e Përgjithshme!

Ju bëj me dije se angazhimi im në këtë çështje, nuk do të bjerë me kalimin e  kohës, siç mund të shpresojë dikush, por do të vijë duke u shkallëzuar, nëse institucionet shqiptare dhe në radhë të parë Prokuroria e Përgjithshme, nuk veprojnë ndaj Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe Forumit Musliman të Shqipërisë. Unë ju bëj me dije se në rast se institucioni titullare e të cilit juve jeni, nuk vepron, atëherë, në përfundim të afatit ligjor, unë i rezervoj vetes të drejtën të ndërmarr publikisht dhe hapur të tjera veprime, absolutisht konsistente me problemin, për t’ i dhënë fund veprimtarisë së fundamentalizmit islamik në Shqipëri, të përfaqësuar nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë dhe Forumi Musliman i Shqipërisë.

 



(Vota: 24 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora