E diele, 28.04.2024, 03:50 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Naxhaku: O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar!

E marte, 29.06.2010, 08:47 PM


O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar!  

 

Nga Halit NAXHAKU

 

Nuk më shkon dora që ta marr fletën dhe lapsin e të shkruaj për shokët e mi, apo më mirë për ish-shokët e mi. Ketë s`do  t’ia kisha dëshiruar askujt, as hasmit, e në veçanti askujt që veten e ndien dhe e quan shqiptar, e që ka dhëne qofte edhe 0,1%  çfarëdo qoftë kontributi për kombin, por besomëni se tanimë e keni tepruar dhe e keni mbushur kupën, qëmoti. Kam pritur që të reflektoni pozitivisht në të mirë të çështjes kombëtare, por ju si bëtë emër, zutë pozita e poste-funksione të larta, ratë në rehati, sikur harruat rrethanat se si erdhët deri aty ku jeni, falë sakrificave të të parëve tanë! Me dhembje duhet tua përkujtoj, e t’u shkruaj:

          Ju o shokët e mi të deridjeshëm, ku e keni ndërgjegjen njerëzore dhe atë kombëtare? Ku i latë idealet, vuajtjet, mendimet e shumta, ditët dhe netët pa gjumë, plagët e lidhura, dhembjet shpirtërore dhe fizike, angazhimet me tërë qenien njerëzore, ditët dhe netët e gjata me vite e dekada burgjeve dhe kazamateve të errëta sllave të vrarë shumë herë për së gjalli, por kurrë s’u përkulëm para këtyre torturave çnjerëzore të atij ish-sistemi sllav të çoroditur monist-komunist, totalitar-militar, ku i latë më të merituarit, ataa djem dhe vasha të sakrificave mbinjerëzore, të gjithë ata të dëshmuarit si më të mirë dhe më të vyeshëm të kombit; ku e latë historinë që e kishim mësuar me të vjedhur-ilegalisht  se e kishim të ndaluar nga pushteti dhe sistemi i atëhershëm; ku i latë rrënjët, fiset ilire, heronjtë kombëtarë, dëshmorët më të rinj të kombit, ku e latë gjakun e derdhur rrëke –tokën shqiptare të ujitur e larë me gjak, ku i latë dhe i harruat njerëzit më të merituar që sëbashku me familjet e tyre të ngushta dhe të gjera u dënuan dhe u lëçiten vuajtjën aq shumë për komb?! Por vetëdija e tyre e lartë kombëtare u jepte forcë dhe ato idealet kurrë nuk i tradhtuan, edhepse nëpër birucat e errëta shumica nga ne gjenim forcë për të qëndruar stoikisht, vendosmërisht, e çdo herë VERTIKALISHT, bile çdo herë gjenim kuraja të kundërshtojmë me force e të përleshemi me organet e burgut, t’i dalim zot drejtësisë, shqiptarisë; gjenim forcë e mund, nder e moral të dalim faqebardhë dhe të mos dorëzohemi edhe në ato rrethana specifike dhe të rrezikshme për jete! … Më shkurt neve na ofruan poste, pasuri, çdo gjë tjetër, vetëm e vetëm të bashkëpunojmë, por ne i refuzuam vendosmërisht deri në një edhepse të vetëdijshëm pse rrezikoshim me jetë a vdekje.  Ky ishte çmimi i rezultatit përfundimtar, sepse  kishim vendosur të punojmë dhe sakrifikojmë për komb, duke u bërë dritë për ta, dhe të jetojmë ne errësirë për vete e për familjet tona!

E kishim mësuar se idealistët nuk martohen, sepse martohen me revolucionin. Idealin e kanë dashuri e martesë, atë e kanë shokë të pandarë të jetës, atë e kanë ushqim, LIRI, dritë dhe ardhmëri, nuk lenë bile as edhe pasardhës që t’i torturojë armiku, sepse djemt dhe vashat-luftëtare dhe luftëtarët  që të gjithë fëmijët e kombit janë fëmijë të tyre! E ju, e ju i harruat të gjitha se çfarë rruge kishit nisur, çfarë përgjegjësie morët të mbani mbi supe, e ju u shitët për pak – për hiç gjë!

          Ju, o ish-shokët e mi të veprimit të politikës e të luftës: Tahir Hani, Fadil Bajrami, Xhevat Ademi, e ju të tjerët, shpejt e harruat burgun. Fatin tonë të përbashkët-fatin e kombit. U bëtë një-bashkë me armiqtë tanë që na burgosën me dekada burgim të rëndë, me ata që na dhanë dajak, që na përbuznin dhe tentonin të na përdhosin nderin, krenarinë kombëtare, që na nënçmonin e na quajtën: Nacionalistë, separatistë, irredentistë, fundamentalistë, kanibalistë, kundërrevolucionaristë, armiq të përbetuar të asaj ish-RSFJ-së, e në kuadër të saj edhe të Maqedonisë të qelbur, prishës të „Vëllazërim-Bashkimit“ shih e lexo: „Vëllazërim-shkatërrimit“, vrasës e kriminelë për ne shqiptarët, e ju!?

Ju o të gjorë, nuk e paskeni pasur seriozisht dhe me gjithë mend, e paskët pasur vetëm për një fotele, për një post! Se sa e paskeni pasur për njëmend, po tregoni në praktikë sot më së miri, ku nuk latë parti politike shqiptare në IRJM pa më hyrë e pa më dalë, që i bëtë si dyer hanesh.  Në PPD, PPDSH, PDP, PDSH, PDK, BDI, e ku ta di se ku tjetër! Pra, kjo tregon se ju keni vrapuar turr vetëm pas partive e pas interesit, dhe posteve për të bërë emër e pastaj pasuri! Sa keq, por mëse e vërtetë!!!

          Si te themi ndryshe kur bashkëpunoni me maqedonas, rrini ne bashkëqeverisje e participoni në të, në atë Qeveri ku merren vendime kundër shqiptarëve, emëroheni: Shefa, drejtor, kryetarë komunash, prefekt, zv.guvernatorë, zv. Ministra e ministra, etj., etj., që d.t.th. shumë keq, sepse pastaj ata justifikohen se çka duan shqiptaret më shumë se kaq, ja, i kanë të gjitha:  kanë Parti Politike, Zv/kryeministër, Zv/kryeparlamentar, ministra e zv ministra, shefa e drejtorë, deputetë, kryetarë komunash e prefektë, Teorikisht dhe praktikisht është ashtu, e pastaj pse ata shërbejnë vetëm si dekor e s’i pyet kush është tjetër gjë e tjetër temë! S`ka më keq! Pastaj me emrin tuaj arrestojnë, dënojnë e burgosin shqiptare pa faj, i VRASIN ata kur të duan dhe si te duan, sa here që dëshirojnë, e ju rrini indiferentë sikur ndodh diçka në Afrikë, me të tjerë rreth jush e jo me ju e bashkëkombasit-vëllezërit tuaj. Dijeni mirë ata i vrasin sot, mua nesër por ju e keni radhën pasnesër, mos harroni, të gjithëve na pret e njëjta fatkeqësi, dikë më herët e dikë pak më vonë, sepse të gjithë jemi shqiptarë dhe ata e duan IRJM-së pa ne shqiptarët! E ju, o të gjorë, rrini edhe më tej pa u merakosur në Qeverinë kriminele që vret shqiptarë!

          Ish-shokët e mi të veprimit, të tubimeve, te demonstratave, të politikës dhe të luftës: Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Musa Xhaferri etj. Ju keni përgjegjësi të veçantë edhe ndaj ish-Organizatës LPK-së, mbani përgjegjësi edhe ndaj UÇK-së, edhe për participim në Qeverinë antishqiptare të Gruevskit!...

          Duhet te jepni llogari se pari, qe për dy dekada i keni mashtruar anëtarët e saj te sinqerte, qe e kane dashur kombin, dhe jo ju dhe thjeshte Organizatën tuaj te nderuar( LPRK)-LPK-ne, e as partin e tashme te BDI-se, ngase është dashur tu thoni se pas mbarimit te luftës ne do te shendrrohemi dhe do te bëjmë parti. I keni mashtruar dhe tradhtuar anëtaret e saj te devotshëm, disa nga te cilët tani me janë DESHMOR TE KOMBIT, qe unë kam pasur respekt edhe për se gjalli dhe tash u përkulem me mija e miliona here,simpatizantët e LPK-se, pjesëmarrësit neper demonstrata neper perëndim, keni tradhtuar te gjithë ata qe e kane ndihmuar LUFTEN ne njërën apo tjetrën mënyre, ku afro DY dekada u keni thëne, proklamuar, propaganduar, reklamuar…se me LPK-ne do ta realizojme: „BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE“, dhe se deri atje ku ka nje shtepi shqiptare do te jete Shqiperi.Ku mbeten keto premtime?! A i realizuat?! Apo ishin fjale boshe?! Hapni arkivat, qe një diete patjetër te hapen, dhe do te shihen këto fakte dhe argumente te vërteta ne sy, e shkruar e zeze mbi te bardhe, çka keni thëne dje, e çka bëni e si silleni sot.  Lexoni „Zërat e Kosovës“ te botuara ne Zvicër, Rruga Jone“ e botuar ne France etj. etj. Shihni materialet e mbledhjeve. Deklaratat, komunikatat, fjalimet tuaja, pyetjet dhe përgjigjet tuaja neper tubime te ndryshme e te shumta se për çka angazhoheshit asokohe-dikur! E çka dreqin jeni tu bere sot!!!

          Sa pragmatik radikal, keni ndryshuar për 180 shkalle. Nga krijimi i një shteti te vetëm shqiptare, e keni zbritur pazarin dhe për turp e keni ulur veten në – zero! Kjo d.t.th. se tani angazhoheni për ta mbrojtur IRJM-se, me shume se sa vet maqedonasit, si tërësi territoriale, integritetin e saj, sovranitetin e saj, hyrje ne paktin veriatllantik-NATO,hyrje ne BE, per ti vrare shqiptaret dhe çdo gje qe bën kundër ne shqiptareve, siç janë shume raste me te burgosur politik shqiptare, qe i ka mbushur burgjet me vepra te kurdisura, pa fakte e argumente te montuara këmbë e krye, qe duhet te lëshohen sa me shpejte pa asnjë kusht!...Aferim! Kësaj i thonë politike se jo mahi. Ne djalle le te shkojne ata vete IRJM-se, por shihni veten dhe shqiptarinë!!!

         Sa here u be qe burgosen e vriten shqiptare dhe vetem shqiptare, vriten e priten djem dhe vajza shqiptare, njerëzit me te mire dhe me te vlefshëm te kombit shqiptare, e ju edhe me tej bashkëpunoni me armiqtë tanë, qe vranë e prenë, dogjën e shkaterruan, rrënuan çdo gjë shqiptare, bashkëpunoni me ish-UDB-ashet maqedono-shqiptare, me fëmijët e tyre, me spiujt e felliqur te djeshme dhe te sotshme. Ju martoheni nje here me LSDM-ne, tjeter here me VMRO_DPMNE,ju jeni martuar me Gruevskin, qe tallet me ju dhe u thotë „Mie ve znaevme vollci, a vie ne befte ni ovci“-Ne u dishim ujqer a ju nuk qenkeni as dele.“…Kesaj radhe kaq!...

 

(nga ish-shoku juaj, ish-i burgosur politik me 12 vj.burg te rende,  ish-veprimtar, udhëheqës i shume demonstratave dhe tubimeve,ne IRJM-se e perëndim,  ish-politikan(nen.kryetar i PDK-se ne IRJM-se), ish-ushtar, i UCK-se)

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora